Haga "zbulon" masakrën e Suharekës
Haga "zbulon" masakrën e Suharekës
Haga "zbulon" masakrën e Suharekës |
» Dërguar më: 01/02/2009 - 13:36 |
HAGE -Një dëshmitar i mbrojtur në gjyqin e ish-zyrtarit të lartë të policisë serbe ka përshkruar vrasjen e 40 anëtarëve të familjes shqiptare në fshatin Suharekë. I identifikuar me emrin K-83, dëshmitari tha para gjyqtarëve se kishte qenë pjesë e operacionit të anti-terrorit në fshatin Suharekë, më 26 mars të 1999, dhe se kishte parë me sytë e tij sesi kolegët, Sldjan Cukaric dhe Radovan Tanovic kishin vrarë 47 anëtarët e familjes Berisha, mes të cilëve edhe fëmijë. "Pashë Çukariç dhe Tanoviç që vendosën 4 burra pas murit dhe i kontrolluan pasaportën... Më pas më thanë mua të ndiqja gruan dhe fëmijët dhe i pashë teksa qëllonin mbi burrat që ishin vendosur me fytyrë nga muri". Ai vazhdoi më pas rrëfimin sesi kishte parë gra dhe fëmijë që shtriheshin në rrugë të plagosur. Dëshmitari tha se Çukariç e kishte këshilluar të shkonte në një lokal dhe të merrte një pije për t'u qetësuar". Kur dola nga lokali dëgjova të shtëna dhe pashë Cukaric me një armë 'shotgun' dhe më tutje dy të plagosur të cilët ishin qëlluar në kokë". I identifikuar me emrin K-83, Çukariç, Tanoviç, Miki Petkoviç, dhe një tjetër rezervist tregoi se së bashku kishin ecur pranë një picerie ku ishin fshehur gra dhe fëmijë shqiptarë. "Tanovic dhe Çukariç morën një granatë dhe e hodhën brenda në picerie dhe më pas filluan të qëllonin me automatik deri sa nuk u dëgjuan më të bërtitura". Dëshmitari tha se 20 minuta më vonë, një skuadër nga siguria civile kishte mbërritur dhe kishte marrë trupat e vdekur. "Kur skuadra pa masakrën, - tha dëshmitari, - filluan të largoheshin me shpejtësi. Çukariç urdhëroi komandantin e skuadrës, i vetmi që nuk ishte larguar të merrte trupat ose do të vdiste vetë. Më pas Curakic vrau një burrë i cili nuk donte të ngarkonte trupat". Çukariç, Tanoviç, Petkoviç dhe Radislav Mitroviç, anëtar të një grupi të njohur si 'Cegar 1', u arrestuan nga autoritetet serbe dhe u dënuan për krime nga Gjykata e Beogradit. Gjykata e Hagës tha se trupat ishin varrosur në Prizren, por më pas ishin zhvarrosur për t'u varrosur në Batajnica, afër Beogradit, që të mbulohej masakra. Gjyqi për ish-zyrtarin e lartë serb, Vllastimir Gjorgjevic, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte në Kosovë në vitin 1999, nisi pak ditë më parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Sipas akuzës, "Gjorgjeviç mori pjesë në një 'fushatë spastrimi etnik' kundër popullsisë civile të shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1 janar-20 qershor 1999". Gjatë konfliktit, mijëra civilë janë vrarë dhe 800.000 të tjerë, ose më tepër se një e treta e shqiptarëve të Kosovës janë dëbuar nga forcat e armatosura jugos-llave dhe serbe. Një ndër krimet më makabre është dhe masakra e Suharekës, ku mbetën të vrarë 50 vetë, 47 prej tyre ishin anëtarë të familjes Berisha, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq.
g.shqipetare
Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)
» Ahmet Murati: Poezi: Titull "Urata e vitit të ri!"; Poetry: Title "New Year's Wish"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)
» Ahmet Murati: Poezi: Titull "Urata e vitit të ri!"; Poetry: Title "New Year's Wish"
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi