Bubullima e Bukureshtit:BIOBIBLIOGRAFI DHE MIRËNJOHJE
Faqja 1 e 1

BIOBIBLIOGRAFI DHE MIRËNJOHJE
Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste.
Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bombardon mesazhet raciste të kriminelëve të gjuhës shqipe, fshikullon propagandat serbe në massmedian rumune, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë, të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash. Gjatë viteve të fundit ka përkthyer dhe botuar dhjetra poetë nga Kosova në gjuhën rumune (Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Sabile Keçmezi-Basha, Shaip Beqiri, Nexhat Rexha, Flora Brovina, Sabit Rrustemi, Halil Haxhosaj, Edi Shukriu, Engjëll Koliqi, Brahim Avdyli, Fatmir F. Salihu, Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Hysen Këqiku, Jeton Kelmendi, Agim Vinca, etj.).
Baki Ymeri është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe bashkautor i dy monografive mbi sivëllezërit tanë në veri të Danubit: Shqiptarët e Rumanisë (bashkautor, Tetovë, 1994), Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani (bashkautor, Shkup, 2004). Ai është njëherësh njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme*, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001. Jeton dhe krijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vlerave letrare të Kosovës në gjuhën rumune, boton, udhëheq dhe shpërndan revistën Shqiptari/Albanezuldhe Kosova. Bibliografi lirike: Kaltrina (poezi, botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Editura KRITERION, Bukuresht, 1994, 146 faqe, ISBN 973-26 0383-6); Dardania (botim dygjuhësh, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Poezi, Botoi Çabej, Tetovë, 2001, 134 faqe, ISBN 9989-93-50-09; Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisë (Poezi në gjuhën rumune, Botoi Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2004, 107 faqe, ISBN 973-7751-28-0): Drumul Iadului spre Rai/Rruga e Ferrit për në Parajsë (Bukuresht, 2005), etj.
* Mirënjohje nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut), e nënshkruara nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994), laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë (2006), laureat i çmimit të Mirënjohjes për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria e Revistës letrare “Pelegrin” në Athinë (2006). Mirënjohje (për donacion dhe bashkëveprim) nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007), etj.
Një model jetësor që t’i përkujton idealet e Rilindjes Kombëtare
Me poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri, njihem dhe bashkëpunoj prej rreth 10 vjetësh.. Zëri i tij është i pranishëm në gjithë hapësirat shqiptare, sepse mendoj se ka tejet të zhvilluar ndjenjën qytetare të atdhetarizmit, dhe është një gazetar aktiv që reaksionon për probleme të ndryshme që lidhen me kulturën tonë, me politikat ballkanike, e më gjërë. Në përvjetorin e lindjes së tij do të ishte mirë që gjithkush nga ne të kujtohemi për një jetë të shkrirë për shqiptarizëm, për të mbledhur qindra materiale arkivore mbi të kaluarën e komunitetit shqiptar në Rumani, për të botuar qindra artikuj mbi diasporën shqiptare, për një njeri që jetën personale e ka shkrirë në funksion të kulturës kombëtare. Baki Ymeri përbën një model jetësor që t’i përkujton modelet e Rilindjes Kombëtare, një jetë e martirizuar për një ideal të lartë. Do të përmëndja këtu ndihmesën e posaçme që ka luajtur për sensibilizimin e problemit të Kosovës në veri të Danubit, veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në kohën kur Kosova kishte nevojë për sensibilizimin e saj (1989-1999). Bakiu është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë të frytshme. (Luan Topçiu, 2004)
Konsiderata të pëzemërta
I dashuri Baki! E lexova me kujdes shkrimin mbi Biografiine Tuaj te bujshme. U mrekullova dhe ishte diçka me shume se e madherishme. Nuk i ndala dot lotet kur e lexova edhe Poezine Shipkovica qe ishte nje pjese e mozaikut te humbur nder vitet e tmerrit por edhe te krenarise sone. Une Ju pergezoj duke iu deshiruar shendet dhe mireqenje Juve dhe te gjithe atyre qe Ju i doni dhe respektoni. Une i percjell te gjitha shkrimet Tuaja dhe ua dergoj atyre qe i dua dhe e respektojne fjalen e shkruar dhe i konsiderojne njerezit e pendes dhe shkences, misionare te popuullit qe i perkkasin, por edhe njerezimit. Paçi fatin e mirë dhe Ju priftë e mbara! (Prof. Dr. Isuf Dedushaj, 2008). 28/01/2009. Patriotizmi vullkanik i Petru Vullkanit (botuar në www.zemrashqiptare.net). Ka kohë që nuk kam lexuar një studim kaq të përkushtuar dhe të thelluar me dokumente e sintetizues në mendime, në faqen tuaj. Bravo Baki! Le të jetë kërkimi juaj, puna juaj dhe analiza juaj historike, etnike, etnografike e kulturore një sinjal i mirë i brezit të ri të studiuesve. Begzad Baliu (ekspert shkencor në Institutin Albanologjik të Kosovës).
Baki Ymeri duhet të ndihmohet ngase është në rrjedhë të çështjes kombëtare. Puna e tij është e çmuar dhe si e tillë duhet të vlerësohet, prandaj çdo ndihmë ndaj zotit Baki është ndihmë ndaj çështjes sonë. (Ali Podrimja), Baki Ymeri eshte zjarri i Shipkovices ne diaspore (Sali Bashota). Intelektual shqiptar si yll i pashuar në megrim (Nexhip Alpan). Baki Ymeri është poet dhe atdhetar. Jeta dhe sakrificat e tij, përherë ma përkujtojnë Nikolla Naçon e madh (Alush Kamberi). Bakiu është një penë e ngrohtë dhe e pastër shqiptare (Agim Shehu). Përkthyes i shkëlqyer i letërsisë, përhapës i zjarrtë i kulturës, bashkëpunëtor aktiv i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha: mik besnik i revistës Shqiptari (Xhelku Maksuti). Bakiu bën një punë të mbare në shërbim të komunitetit ku jeton, dhe në shërbim të gjithë shqiptarëve që meritojnë të sakrifikohet dikush për ta. I kam parë artikujt, librat dhe revistën e botuar të tij. E përgëzoj ngase është duke bërë një punë të madhe për afirmimin e krijimtarisë shpirtërore të popullit shqiptar. E shpërbleftë Perëndia për kontributin e tij! Past një jetë të gjatë dhe qoftë i bekuar për jete! Paqë dhe shëndet për një Baki Ymeri që digjet për shqiptarinë! (Hajro Hajra). I respektuari Baki! Ne me siguri nuk njihemi, por për mua jeni bërë një shtyllë e fortë e kalasë kombëtare. Shkrimet Tuaja me vlerë dhe me interes të madh po i përciellim me vëmendje. Ajo që Ju me shkrimet Tuaja po e informoni Opinionin Kosovar dhe shqiptar në tërësi ështe me vlera të larta profesonale dhe shkencore. Ju përgëzoj duke Ju dëshiruar suksese në rrugët e shkencës. Ju priftë e mbara dhe paç fatin e mirë! (Isuf Dedushaj, 2007).
NGA VEPRAT E PËRKTHYERA TË BAKI YMERIT
Nikita Stënesku: Ekspozitë e të palindurve (Prishtinë, 1986),
Angjel Dumbrëveanu: Kënga e mullibardhës (Shkup, 1986)
Sllavko Almëzhan: Xhuxhmaxhuxhët harruan të rriten (Prishtinë, 1989)
Marin Soresku: Eja të ta them një fjalë (Prishtinë, 1990)
Karolina Ilika: Duke dashur në fshehtësi (Pogradec, 2004)
Sali Bashota: Exilul sufletului/Ekzili i shpirtit (Bukuresht, 2004)
Halil Haxhosaj: Umbra viselor/Hija e ëndrrave (Bukuresht, 2004)
Ibrahim Kadriu: N-a rămas timp pentru sărbători/S’mbet kohë për kremte (Bukuresht, 2005)
Mardena Kelmendi: De la suflet la suflet/Nga shpirti në shpirt (Bukuresht, 2007)
Merita Bajraktari McCormack: Ferestrele sufletului/Dritaret e shpirtit, Bukuresht, 2007
Miradije Ramiqi: Shpirt i përflakur/Suflet înflacărat (Bukuresht, 2007)
Leom Kolmnela: Am văzut lumea/E pashë botën (Bukuresht, 2007)
Riza Sheqiri: Apel pentru Iubire/Ftesë për Dashuri
(Bukuresht, 2007)
Jeton Kelmendi: Ce mult s-au rărit scrisorile/Sa fort janë rralluar letrat (Bukuresht, 2007)
Valeriu Butulescu: Lulet e Përjetësisë/Florile Veşniciei (Bukuresht, 2007)
Sarë Gjergji: Foc nestins/Zjarr i pashuar (Bukuresht, 2007)
Florentin Popescu: Elegjia e kuajve të humbu/Elegia cailor pierduţi (Bukuresht, 2007)
Brahim Avdyli: Stelele Veşniciei/Yjet e Përjetësisë (Bukuresht, 2007)
Jusuf Zenunaj: Din stâncă curg lacrimi/Prej shkëmbit rrjedhin lotë (Bukuresht, 2008)
Corina Matei Gherman: Capra cu trei iezi/Dhija me tre edha (Iash, 2008)
Mihai Prepelita: Mozaik Basarabian (Bukuresht, 2008)
Fatmir F. Salihu: Lumina cuvintelor/Drita e fjalëve (Bukuresht 2008)
Radije Hoxha: Dumnezeu mă iubeşte noaptea / Zoti më do natën (Bukuresht, 2009)
Marius Chelaru: Baladë përditshmërie/Baladă cotidiană (Jash, 2009)
Sabit Rrustemi: Atingere divină / Prekje hyjnore (Bukuresht, 2009)
Fatmir Salihu: Dezvelirile sufletului / Shpalimet e shpirtit (Bukuresht, 2009)
Ramadan Mehmeti: Pentagrama inimii / Pentagrami i zemrës (Bukuresht, 2009)
Nexhat Rexha: Binecuvântarea secolelor / Bekimi i shekujve (Bukuresht, 2009)
Sabile Basha: Anatomia iubirii/Anatomia e dashurisë (Bukuresht, 2009)
Hysen Këqiku: Melodia asteptării/Melodia e pritjes (Bukuresht, 2009)
Engjëll Koliqi: Sa schimbăm lumea cu iubire/Ta ndërrojmë botën me dashuri
(Bukuresht, 2009)
Florica Bud: Glina joshëse/Lut ispititor, Bukuresht, 2009
Nuri Plaku: Lacrima lunii/Loti i hënës, Bukuresht, 2009
George Peagu: Câştigătorul nu ia nimic/Fituesi nuk merr asgjë, Bukuresht, 2009
Vilhelme Vranari-Haxhiraj: Rădăcinile/Rrënjët, Bukuresht, 2009
Victoria Milescu: Bucuriile triste/Gëzimet e trishtm, Bukuresht, 2009
Basri Çapriqi: Deshiderea scoicii /Hapja e guacës, Bukuresht, 2010
Ibrahim Berisha: Sub soarele care nu apune/Nënë diellin që nuk perëndon, Bukuresht, 1010
PROJEKTE TE REJA LETRARE:
Skënder Sherifi, Nazmi Rudari, Abdullah Konushevci, Arif Molliqi etj.
Autorë tjerë nga Kosova, të përkthyer nga Adriana&Sherban Tabaku:
Besa Salihu: Pedeapsa divină/Ndëshkime hyjnore
Ali D. Jasiqi: Ochiul campului/Syri i fushës, Bukuresht, 2008
Besa Salihu: Coşmarul şi spaima celor 78 de zile/Ankthi dhe tmerri i 78 ditëve, Bukuresht, 2009.
Albina Idrizi: Umbrele Turnurilor/Hijet e Kullave, Bukuresht, 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramiz Dërmaku: Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare
» Pleurat Sejdiu: "Bubullima" e Kavajes
» Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë
» Baki Ymeri:Korçarët e Bukureshtit: Adriana dhe Sherban Tabaku
» Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi