Naile Zhupani sjell: Jetojmë në shekullin e Ibrahim Rugovës
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani sjell: Jetojmë në shekullin e Ibrahim Rugovës
Naile Zhupani sjell: Jetojmë në shekullin e Ibrahim Rugovës
Dr.Mehmet Rukiqi
Në katërvjetorin e shkuarjes në amëshim (1)
U mbushën katër vjet, prej ditës kur, fizikisht,u nda nga populli i
vet, që e deshti aq shumë Presidenti i parë dhe historik i Republikës
së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ishin këto vitet më të vështira për të
gjithë dashamirët e tij anembanë botës. Ishte simbol i demokracisë për
botën demokratike. Ishte simbol i afirmimit, i lirisë dhe i Pavarësisë
së Kosovës, pas robërisë shekullore. Ishte shembull i admirimit dhe
atdhedashurisë. Ishte shembull i besës dhe burrërisë, i guximit
intelektual dhe trimërisë tradicionale. Ishte shembull i optimizmit dhe
vullnetit të pa thyeshëm. Në dekadën e tetë të shekullit XX, kur
shtypja e përgjithshme e shqiptarëve të Kosovës, nga regjimi gjenocidal
serb, kishte arritur kulmin, kur populli u hodh në luftë e në sakrifica
të papara, kur digjej dheu nën këmbë, sikur jehoi fuqishëm zëri i
Migjenit:
“Të lindet një njeri./ nga gjin’ i dheut tonë të rim’ me lotë të
vakët,/ nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët,/
për ni gen të ri-/ Të lindet një njeri!/ Pa hyll në ball’- por që me
fjalë të pushton,/ Që të rrëmben qetsin, e ban gjaku të të vlojë…/ Të
dali një njeri!/ - Të mkambi një Kohë të Re,/ Të krijojë një epope!...
Dhe, lindi ky njeri. Nga familja e madhe Rugova, e fshatit Malaj, të
pjesës kodrinore-malore, në Bjeshkët e Rugovës, ndahet një degë. Zbret
në Rrafshin e Dukagjinit. Rreth vitit 1900, vendoset në fshatin Cerrcë,
afër Istogut. Këtu, më 2 dhjetor 1944, lindi Ibrahim Rugova. Babai i
tij Uka, vetëm tri javë jetoi me gëzimin e fëmiut të parë, ndërsa Nënë
Sofa ia kushtoi jetën. Lindi njeriu që e kërkonte Migjeni, me tërë
qenien e tij, të shprehur në vargje poetike. Lindi sivëllai i Migjenit,
nga po ai gji i dheut tonë, të rimë me lotë të vakët. Lindi njeriu që
populli i tij e dëshiroi me shekuj. Lindi Ylli Polar i dritës
shqiptare. Lindi Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova, doli në skenën politike 50 vjet pas vdekjes së Migjenit
Kjo ishte lindja e dytë e tij. Ishte lindje e njeriut suprem, pa
hipoteka të së kaluarës. Ishte lindje e Njeriut të Migjenit, që do ta
mëkëmbë një Kohë të Re dhe do ta krijojë një Epope. Do të dalë në ballë
të çështjes madhore, për sendërtimin e lirisë, pavarësisë, të drejtave
politike, kombëtare e njerëzore. Ky tribun i madh i popullit shqiptar,
rrjedh nga një rajon me begati etnografike e historike, nga Rugova
kreshnike e epikës dhe epopesë kombëtare. Në Rugovë, natyra e jetës
është përcaktuar nga natyra e ashpër gjeografike. Dallohet relievi me
shpate gëlqerore të thikta, me gryka të thella e të ngushta erozive.
Shquhet gryka strategjike e Rugovës. Rugovasit i takojnë fisit
Kelmendi. Nga fiset e tjera, dallohen me largpamësi. Në strategjinë e
mbrojtjes së kufirit, prej Rugove e deri në Jeni Pazar, kelmendasit, me
shekuj, qëndrojnë në rolin e fortifikatës.
Rrustem Rugova, kushëri dhe moshatar i Ibrahimit, shënon emrat e
përfaqësuesve nga nëntë breza të kaluar, të familjes së madhe Rugova.
Kështu, “Rrustemi është biri i Shabanit, ndërsa Ibrahimi biri i Ukës.
Shabani e Uka ishin bijtë e Rrustës; Rrusta i Sadrisë, Sadria i Elezit,
Elezi i Demës, Dema i Nezirit, Neziri i Ibrës e Ibra i Gjokës.”
Thekson: “Rugova është e njohur edhe në histori, për beteja të shumta
kundër pushtuesve, që nga themelimi i Sanxhakut të Dukagjinit më 1462.
Trimat më të dalluar ishin: Avdi Smajli, Balë Alia, Çelë Shabani, Demë
Isufi, Jashar Haxha, Kajë Gala, Sali Jaha e Zhujë Selmani. Në Lidhjen e
Pejës, më 1899, përkrah Haxhi Zekës ishin: Kadri Bajri e Rexhë Avdia.
Në Vlorë, më 1912, përkrah Ismail Qemajlit ishin: Hysen Selimi, Sali
Rama etj. Rugova ishte edhe çerdhe e Lëvizjes Kaçake. Nga kjo trevë
luftuan 78 kaçakë. Komandant kryesor ishte Ker Sadri Bardhi. Më 1941,
me urdhërin e kolonel Bibë Markut nga Shqipëria, ushtrisë shqiptare,
drejtë kufirit të Kosovës me Mal të Zi i priu Sakë Fazlia, bajraktar i
Rugovës, me krerët Haxhi Mustafa, Jusuf Mehmeti, Rizë Zymeri, Rrustë
Sadria, Sali Rama, Zhuk Haxhia. Më 31 maj, 1944 bajraktari bie në
altarin e lirisë.” Në Rugovë, ndërtesat e banimit i takojnë tipit urban
të kullave ilire. Në frëngjitë e tyre qëndronin tytat e armëve, me
syrin pishë të kelmendasve, në thumbin e drejtuar kah armiqtë
grabitqarë. Atje, me besnikëri, zbatohet Kanuni i Lekë Dukagjinit, që
garantoi një rend të spikatur familjar e shoqëror. Përherë jehoi krisma
e armëve për mbrojtjen e atdheut. Në rajonin e Rugovës, s’njihet frika.
Trimëria lind bashkë me lindjen. S’mbahet mend që ndokush ia kthej
shpinën kundërshtarit. Plumbi eventual i armikut, ka mundë të godas
vetëm dërrasën e gjoksit të luftëtarit rugovas.
OZN-a ia vret gjyshin Rrustën dhe babain Ukë Rugovën
Krahas jehonës së armëve, përherë jehoi edhe kënga malësorçe, duke
shprehur edhe kushtrim e gatishmëri për luftë, si dhe kënga kreshnike,
e përcjellur me lahutën e Malësisë. Në Rugovë, me shekuj, qëndron
themeli i patundur i etnosit shqiptar. Kultura popullore, materiale e
shpirtërore, që nga ilirët e deri në ditët e sotme, këtu i ruan
veçoritë karakteristike. Mbanë me besnikëri origjinalitetin. Qëndron e
pacenuar nga kulturat e huaja. Ansambli folklorik autokton “Rugova”,
nga Rugova, i themeluar mbi tabanin etnik shekullor, për më tepër se
gjashtë dekada, mahniti botën e trashëgimisë kulturore shqiptare e
ndërkombëtare. Krijoi, barti, kultivoi e demonstroi, begatinë më të
madhe të artit popullor. Veshja kombëtare, nga të dy gjinitë, mbetet e
veçantë dhe e papërsëritshme. Të veçanta janë edhe vallet, sidomos ato
të stilit me elemente dyluftimi. Pasuri më e çmueshme janë këngët
epike, lirike e legjendare dhe veglat muzikore, nga të gjitha llojet.
“Unë rrjedh nga një familje e madhe fshatare, nga krahina malore e
Rugovës, afër kufirit me Malin e Zi. Kishim disa qindra hektarë tokë,
që përfshinin dymbëdhjetë fshatra. Pjesa më e madhe e kësaj toke, pas
Luftës së Dytë Botërore, u konfiskua. Gjyshi im, Rustë Rugova, ishte
njeri shumë i njohur në popull, me emrin dhe veprimtarinë. Gjatë
luftës, më 1941/45, ishte prijës i popullit të Rugovës, për t’u
mbrojtur nga çetnikët e malazezët. Isha trejavësh, kur brigadat e
sigurimit jugosllav, OZN-a, në dhjetor të vitit 1944, arrestuan gjyshin
dhe babain tim Ukën, të cilët, pastaj, i ekzekutuan. Për mua, fëmijëria
ime, para se gjithash, do të thotë vështirësi e jetës, sprovë për të
mbijetuar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Xhafer Ibrahim Deva
» Naile Zhupani sjell poezinë "Lamtumire" - nga Arshi Pipa.
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani sjell poezinë "Lamtumire" - nga Arshi Pipa.
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi