Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zonjusha Emini,mos na qite hi syve -SHKRUAN''FAIK KRASNIQI

Shko poshtë

Zonjusha Emini,mos na qite hi syve -SHKRUAN''FAIK KRASNIQI Empty Zonjusha Emini,mos na qite hi syve -SHKRUAN''FAIK KRASNIQI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 30, 2010 9:18 pm

Zonjusha Emini,mos na qite hi sy

Zonjusha Emini,mos na qite hi syve -SHKRUAN''FAIK KRASNIQI 8733_1109994958632_1489610899_30269906_4300390_n
SHKRUAN''FAIK KRASNIQI


Zonjusha Emini, me gjithe respektin per partine dhe juve personalisht nuk pajtohem me filozofine e te folurit as tuajin ,por as edhe te asnjerit deputet ne Parlamentin e Kosoves. Mungesa e oratorise dhe respektit per vendin, respektin per popullin dhe si shkak i jeteses se mire per veten tuaj nuk mendoni dhe as qe deshironi ta lodheni trurin te pakten nje here ne muaj per kategorite tjera te shoqerise. Jeni shendrruar ne shperlares truri qe kohen e fundit partite ngjajne me Organizatat e huaja "Humanitare" ku ne vend te ndihmes per ballafaqimin e krizes dhe tranzicionit shperndajne propagande per sekte te ndryshme dhe e dini se deri ku edhe ne c'mase ka arritur shoqeria jone e sidomos moshat e reja. E ju si deputete e re ne Parlament qe ne nje fare menyre duhet ta perfaqesosh interesin e te rinjeve(sepse fal te rinjeve jeni sot deputete,pasi pjesa me e madhe e tyre te kane votuar,edhe une personalisht gjate zgjedhjeve parlamentare te vitit 2007) ju rralle here ju degjoj e mos te them se nuk me kujtohesh qe te kam pare ndonjehere ne foltoren e Parlamentit. Nuk dua te dekurajoj sepse e di se secili i ri mund ta thote fjalen e tij dhe besoj qe je e njoftuar me problemet qe i shoqeron rinine e Kosoves ne kete periudhe te pasluftes.



1.Ju personalisht zonjusha Emini, cfare keni lobuar per rinine ne Kuvend si pjese qe i takoni edhe vete ju.
2.Cfare kontributi keni dhene ne komisionin qe i takoni per procesin e liberalizimit te vizave. ( Ju mund te udhetoni kudo, pse te jepni kontribut)
3.Sa ka qene partia e juaj aktive ne seancat plenare, per ngritjen e ceshtjeve qe ju vete i thuani ate shkrim.

Do t'i permendi disa me rradhe ku ju si deputete Parlamentit duhet t'i ngrisni si probleme dhe jo te merreni me gjera siperfaqesore por t'i analizoni ne thelb.





1: Mos aftesia e institucioneve per t'i ndaluar dhe parandaluar OJQ te ndryshme qe nxisin terrorizmin tek te rinjet sot.

2. Mos aftesia e Institucioneve qe projektet dhe ky buxhet sado i vogel qe eshte dhe vertete eshte shqetesuese te shperndahen te vlerat dhe jo tek emrat qe tani me jane per boze per marrjen e tenderave .

3. Ta ngritni si problem punesimin e te rinjeve i cili behet pa kritere por me intervenime qe jane kulture e institucioneve te tanishme dhe tani kjo ka arritur edhe deri tek njeriu me i thjeshte. ( Dmth kontribues te kesaj dukurie jane vete institucionet)

4. Diplomimin e gjeneratave te reja sidomos ne fushen e artit dhe projektet shkojne tek te diplomuarit e shekullit te kaluar te cilet 10 vite pas luftes u pa se çka ishin ne gjendje te servojne per publikun. As edhe nje Film me vlera dhe permasa pak a shume te rajonit se mos te flasim ne nivel Boterore. ( Nje shembull te mire te financimit dhe perkrahjes se Artit e keni tek shteti qe ka pesuar me shume se kushdo ne rajon gjate luftes Bosnje e Hercegovina ,ku pas nje periudhe shume te shkurter te mbarimit te luftes arrijne edhe deri tek Oscari ).

5. Nese ndalemi dhe diskutojme per temat dhe problemet e te rinjeve ne Kosove ,ka aq shume sa qe jam i bindur qe ne Parlament edhe seancat te mbaheshin çdo dite me nga 8 ore nuk kishe pase mundesi qe t'i prezantosh te gjitha. Zonjusha Emini, koleget tuaj dhe koleget punesojne njerez ne Institucione per kete e dine njerezit e thjesht, pse nuk e dini ju apo pse nuk flisni? Doni ta ruani shoqerine ?, Te rinjte e Kosoves t'i perfaqesosh ne Parlament,te kane votuar per ta ruajtur shokun e klases apo qe t'i perfaqesoni ata? Nese nuk keni guxim te flisni pse nuk e leni ate karrige ashtu te shkrete qe te rrije vetem te pakten nga ajo nuk presim qe te fole. Shikoni RTK-ne si eshte katandisur , shikoni se kush punon aty se si hyne njerezit ne pune dhe konkursi shpallet pas dy jave. Nuk e dini ju? Jam i sigurt qe po . Po pse nuk flisni per çka jeni aty?

Mos u arsyetoni si deputete Opozitare, gjuha jote duhet te jete ajo me e zhurmshmja sepse e perfaqeson shumicen e popullates ate te gjenerates me te re .



FAIK KRASNIQI PUBLICIST I PAVARUR NGA PRISHTINA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi