Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve

Shko poshtë

Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve Empty Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 12:53 pm

Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve U1_SuzanaKuqiShen Valentini - Festa e te dashuruarve
Nga Suzana Kuqi
Luperkalet
Romanet e lashte ishin nje popull fshataresh e blegtoresh. Bimet e kafshet kishin nje rendesi thelbesore per komunitetet e tyre, keshtu qe edhe hyjnite ose zotat e tyre kishin per detyre te favorizonin te korrat, te mbjellat, qethjen e bagetive etj.
Celebrimet per nder te nder te ketyre zotave i benin ne periudha qe lidheshin me ritmin e tokes e jetes bujqesore per te favorizuar kete ose ate ngjarje.
Me daten 15 Shkurt ne Rome inaugurohej “ Superkali” , festa per nder te zotit Luperko . Sipas tradites ai mbikeqyrte tufat e bagetive dhe i mbronte ato nga sulmet e ujqerve. Kulti i Luperkove ishte shume i rendesishem dhe prifterinjte e tij gezonin privilegj te madh. Ne fakt pranoheshin si prifterinj te ketij zoti vetem anetaret e familjeve me te rendesishme te qytetit. Luperkalet vendoseshin ne afersi te shpelles se shenjte ne Luperko , shpelle ne te cilen sipas legjendes, nje ulkonje gjeti dhe ushqeu me qumeshtin e gjirit te saj binjaket Romolo e Remo. Ketu prifterinjte sakrifikonin ose benin therror zotit te tyre disa dhi dhe nje qen e duke mbuluar ijet me copera lekuresh vraponin rreth kodres duke goditur kalimtaret, shume prej te cileve i mirepritnin e i kerkonin keto goditje e ne veçanti grate e reja , sepse thuhej se keshtu mund te mbeteshin shtatzena. Ndersa gjaku i kafsheve shperndahej rrugeve si shenje pjellorie.Gjate celebrimit komuniteti purifikohej dhe pergatitej per te pritur pranveren e frutat e saj. Ishte cerimonia e pritur per te favorizuar pjellorine e tokes, kafsheve dhe njerezve ne prag te pranveres , moment ky ku gjithe natyra rizgjohet.
Eventi i vertete per rinine romane te asaj kohe ishte nje lloj llotarie dashurie. Emrat e grave e burrave shkruheshin e viheshin ne nje vazo ku perziheshin. Pastaj nje femije nen mbikqyrjen e prifterinjve zgjidhte sipas rastit çiftet qe per nje vit te tere do te jetonte ne intimitet derisa te kryhej riti i pjellorise. Vitin e ardhshem do te fillohej perseri me çifte te tjera.
Shen valentini – peshkopi i te dashuruarve
Shen valentini lindi ne Terni ne vitin 175 pas Krishtit. Ne kete qytet te vogel jo larg Romes ai ju dedikua predikimit te Vangjelit dhe konvertimit te paganeve, nderkohe qe ne perandorine romane nuk pushonin persekutimet e egra kunder kristianeve. Nje pjese te kohes se tij ja dedikonte ngushellimit dhe ndihmes se te burgosurve qe besonin Krishtin. Gjate jetes se tij thuhet se beri disa mrekulli te cilat bene qe emri i tij te njihej jashte kufijve te qytetit te tij e te arrinte ne Rome. Thuhet se fale tij i biri i Kratonit u sherua . Per kete aresye ne vitin 197 papa San Feliciano e beri peshkop te pare te Ternit.
Ne vitin 270 , valentini jetonte ne Rome, ku persekutimet kunder kristianeve ishin mizore. Ai u arrestua e u çua per gjykim perpara perandorit Klaudio II i cili i kerkoi te mohonte fene e tij e te adhuronte zotat pagane. valentini refuzoi e nga ana e tij kerkoi qe perandori te konvertohej ne fene kristiane . Ky i fundit megjithese nuk u konvertua e fali dhe ja besoi valentinin nje finiku romak ta mbante rob. Bija e ketij fisniku kish humbur shikimin por valentini beri nje mrekulli, ja riktheu ate. Ky akt çoi ne ate qe familja e vajzes te konvertohej ne kristianizem dhe shume romane te tjere ndoqen shembullin e tyre.
Gjate jetes se tij valentini pati shume per zemer fatin e te dashurarve, te cilet gjenin tek ai nje keshilltar te besuar dhe nje mik te sinqerte.Thuhet se eshte i pari fetar qe celebroi bashkimin ne martese te nje pagani me nje kristiane.
valentini nuk mundi te shmangte nje arrestim te dyte gjate persekutimeve te perandorit Aureliano kunder krereve te kishes. Ushtaret romane e dinin sa e donin besimtaret ndaj ju desh ta kapnin e ta denonin gjate rruges Flaminia, larg qendrave te banuara per te mos shkaktuar ndonje rrebelim. Ketu ne vitin 273 pas Krishtit Valentino njohu martirin e vdiq.
Eshtrat e tij u rekuperuan nga tre dishepuj te tij e u çuan ne qytet e tani çlodhen ne Bazilike ku mijera kristiane shkojne dhe e vizitojne çdo dite.
Shen Valentini e legjendat e tij
Gjate jetes se tij beri mjaft mrekulli e shume jane kthyer ne legjenda qe tregojne xhestin e tij prej shenjti.

Dashuria sublime
Nje centrion romak pagan i quajtur Sabino u dashurua me nje te re kristiane nga Terni qe quhej Serapia. Ai shkoi tek prinderit e saj per ta kerkuar per grua por ata refuzuan per shkak te fese se tij. Serapia e dashuruar me te riun pagan e keshilloi te shkonte tek valentini. Sabini ndoqi keshillen e se dashures dhe u batezua nga Shen valentini. Ne kete kohe vajza u semur me tuberkuloz. Ditet kalonin e vajza nuk permiresohej. Keshtu qe vendosen te therrisnin valentinin . Sabino e luti shenjtin qe te bente diçka, duke i thene se nuk mund te rronte pa shoqen e tij. Duke pare deshperimin e te riut, valentini ja percolli lutjet e tij Zotit , e dy te rinjte rane ne nje gjume te rende duke lene jeten tokesore per te jetuar se bashku ne perjetesi.
Femijet
Kopshti i shtepise ku banonte Shen valentini ishte nje vend gezimi e dashurie, ku shkonin shpesh banoret e Ternit per te marre keshillat e çmuara te shenjtit. Frekuentues te perhershem te kopshtit ishin femijet e zones qe shkonin per te luajtur. valentini i gezohej pranise se tyre, shpesh qendronte e i veshtronte me teper per tu siguruar qe te mos kalonin ndonje rrezik. Kur dielli niste te perendonte ai shkonte mes tyre dhe u dhuronte nga nje lule sejcilit, e keto lule ata duhej t’ua çonin nenave te tyre. Nje stratagjeme e vogel per tu siguruar qe femijet te shkonin pa u vonuar ne shtepi.
Trendafili i pajtimit
Nje dite tek po shetiste ne kopshtin e tij degjoi dy te fejuar qe po ziheshin. Ai u shkoi prane e u beri thirrje te aresyetonin duke ju zgjatur nje trendafil, e ata duhet ta shterngonin te dy duke pasur kujdes te mos shpoheshin nga gjembat, e nderkohe lutej qe dashuria e tyre te ishte e perjeteshme. Dy te rinjte u pajtuan menjehere e pas pak kohe ju drejtuan shenjtit per te celebruar martesen e tyre me bekimin e tij.
Para ekzekutimit , valentini qe kish rene ne dashuri me vajzen se ciles i kish kthyer shikimin i shkruan nje leter te fundit duke e firmosur “…Nga valentini yt “ , fraze e cila ka arritur deri ne ditet tona.
Shen valentini - Festa e te dashuruarve.
Ne vitin 496 papa Gelasio anulloi festen pagane te Luperkove duke e zevendesuar me ate te shen valentinit. Megjithese kane kaluar shume shekuj kjo feste ka mbajtur gjithnje kuptimin per te festuar dashurine e vertete. Ngjarjet qe i perkasin Shen valentinit jane mjaft konfuze, por rreth tij peshtillen legjendat qe patjeter kane nje sfond te vertete, e te gjitha u perkasin episodeve te dashurise. Fama e tyre gjeti terren ne vendet anglosassone ku u pranua shume shpejt. Qe kur valentini ishte gjalle ndodhte shpesh qe dy te rinj ne prag te marteses ose te fejuar shkonin tek shenjti . Dhe ishin aq shume sa ai u detyrua te rezervonte nje dite ne muaj per te bekuar martesat dhe kjo dite ishte 14. Me kalimin e kohes mbeti vetem 14 Shkurti e thuhet qe kete dite ai shkoi ne parajse per te celebruar martesen e tij. Legjenda u shpernda ne tere boten e atehereshme e 14 Shkurti u be nje nga festat me te dashura te vitit. Me vone ky rit fetar u shoqerua dhe me shkembimin e letrave , luleve e dhuratave.
Darka ? Nen driten e qirinjve
Festa e Shen valentinit nuk mund te mbyllet pa nje darke romantike nen driten e qirinjve. Restorantet e gjithe botes prej vitesh pergatiten per nje dite te tille. Shume preferojne ta kalojne ne shtepite e tyre duke pergatitur me duart e tyre nje darke e rafinuar.Suksesi i kesaj darke qendron ne pergatitjen e tryezes ne te cilen vihen pjatancat, krijimin e nje atmosfere magjike. Mjafton pak fantazi, nje çentro tavoline originale ne te cilen duhet te predominoje e kuqja, nje ose disa pako dhuratash te verteta apo fallco, disa çokollata te veshura me leter varaku dhe ja…
Te dhuroj nje lule…me mire nese eshte nje trendafil
Shen valentini u jepte shume rendesi luleve, duke ua dhuruar te gjitheve qe shkonin dhe e takonin, edhe femijeve. Nje zakon ky qe eshte mbajtur r ruajtur nga valentinet e valentinat e gjithe botes ne çdo epoke. Ne fakt lulet jane gjuha e privilegjuar e nje pretendenti te ndrojtur, e nje dashnori te apasionuar, e nje burri romantik. Jane nje dhurate qe i pershtatet çdo dite te vitit por sigurisht me me vlere eshte per 14 Shkurtin. Gjuha e luleve ka rrenje te largeta. Ne mitologi, ne bibel ne perralla eshte gjithnje e mundur te gjesh emerimin e kesaj apo asaj lule dhe kuptimin specifik. Nje veper komplete mbi argumentin u soll ne Europe nga Karli II i Suedise , “Gjuha e luleve”, nje liber ne vargje me prejardhje persiane. Shume shpejt libri u shpernda ne te gjitha vendet, duke zbuluar keshtu sekretet e nje luleje “mos me harro”, e nje tulipani, e nje orkideje etj. Megjithe zgjedhjen e gjere te permbajtjes e te formes , te dashuruarit nuk kane patur kurre dyshim :- trendafili eshte lulja simbol e dashurise …
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve Empty Re: Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 12:54 pm

URIME FESTA E TE DASHURUARVE!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve Empty Re: Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 15, 2009 3:44 pm

Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve 06csu303J
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve Empty Re: Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi