Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtimi. ( Ne fund, ajo çka na mbetet, jane vetem kujtimet )

Shko poshtë

Kujtimi. ( Ne fund, ajo çka na mbetet, jane vetem kujtimet ) Empty Kujtimi. ( Ne fund, ajo çka na mbetet, jane vetem kujtimet )

Mesazh nga Hervis Nakuçi Tue Feb 02, 2010 3:53 pm

Mbrojtesit te palodhur te diteve te fundit, faleminderit per sherbimet
e tua. Ti gjeneral i stuhive qe kohen e komandon ne nje spirale te
turbullt cikloni, ku valle shkoi dashuria qe aq shume ndjeja per ty?
Nje grimce mendimi me mbulon lakuriqesine. Ndoshta gjithcka perfundon
tek ti, dhe pa ty asgje s'mund te marre kuptim.
Oh sa do doja te kisha me shume prej teje...si ne nje enderr, te
pushtoja qiellin dhe te veteshpallesha perandor i botes. Por edhe pse e
di se asgje nuk perfundon ketu, edhe pse nje tjeter shkon, e nje tjeter
do te vije serish me te njejten enderr mizorisht brutale, gjithsesi me
dhimbsesh. Ndaj le te jete ky denimi im per nje jete te zhytur ne
enderra te paarritura ende, ne enderra te pazbuluara dhe ne qellime te
pakapshme. Le t'i mbylle dyert per mua kjo bote. Asgje s'do te ngel
prej meje, as qofte edhe nje psheretime e deshperuar qe te gjithe jane
te detyruar per ta paguar si takse kur ikin nga kjo jete... kur e
shohin vdekjen ne sy...si per t'i thene -jam gati . -Eja, tashme, ne
formen e vdekjes, askush nuk mund te lendohet, por ti je nje hero dhe
xhelat ne te njejten kohe, qe s'di ne duhet ta dashuroj apo urrej!

Hervis Nakuçi

Numri i postimeve : 2
Age : 42
Location : Tirane
Registration date : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi