Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Huazuar nga Trepça.net:Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dorë te majtë

Shko poshtë

Huazuar nga Trepça.net:Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dorë te majtë Empty Huazuar nga Trepça.net:Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dorë te majtë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 21, 2010 8:53 pm


Huazuar nga Trepça.net:Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dorë te majtë Rugovavarrimipopulli1



1 shkurt 2006

Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës mund të mbetet vetëm me krijues që
shkruajnë me dorë te majtë


Dipl.Ing. Ahmet Hasani, Zvicër
RA
KJO DEKË E U PAMË


"....Mospjesëmarrja e Adem
Demaçit, Rexhep Qosjes dhe disa krijuesve shqiptar në varrimin e Kryetarit të
Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, le vend për spekulime te ndryshme...."


Populli shqiptar, Qeveritë shqiptare, Kuvendi i Kosovës, Ushtria e shtetit të Kosovës, delegacionet e shumë
shteteve i bënë homazhet dhe nderimet me te larta kryetarit Ibrahim Rugova.


Në varrim morën pjesë dhe u luten për shpirtin e tij përfaqësues e të gjitha religjioneve. Vizioni i Rugovës
ishte përmbysja e diktaturës, çlirimi dhe Pavarësia e Kosovës, për këtë ai u drejtua kah Perëndimi dhe bëri mire sepse kështu përshpejtoi rrugën drejtë pavarësisë. Sikur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti ashtu edhe Ibrahim Rugova
do te mbetet si figurë që i bashkon gjithë shqiptarët pavarësisht besimit qe kanë.


Ibrahim Rugova do te kujtohet si një trim që luftoi me forcën dijes, dashurisë, mirësisë, paqes parime këto që i kanë te gjitha religjionet. Për ti dhëne nderime Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës thuhet e shkruhet nga vendoret e te huajt se afër 1 milion njerëz ia mësynë Prishtinës.

Vdekja e kryetarit Ibrahim Rugova la shumë punë te cilat ende nuk po dihet se kush do ti kryej por edhe ndriçoi shumë gjera për te cilat po dihet se kush dhe pse nuk po i kryen. Fjala është për disa institucione me rëndësi për jetën kulturore e shpirtërore te Kosovës siç është Lidhja e shkrimtareve te Kosovës. Mospjesëmarrja e Adem
Demaçit dhe disa krijuesve që për qendër gravitimi kanë Lidhjen e Shkrimtarëve te Kosovës, Universitetin e Prishtinës apo ndonjë institucion tjetër le vend për spekulime te ndryshme.


Për Qosën flitet se nuk morri pjesë pasi që kishte ende inat në Ibrahim Rugovën i cili nuk ia paska
lëshuar “babës së kombit” vendin e Kryetarit të Kosovës.


Për Demaçin spekulohet se këtë e bënë për arsye taktike, analitikët e politikës kosovare mendojnë se Demaçi mund të shkoj ilegalisht natën te varri i Rugovës por ditën nuk e bënë një gjë te tillë sepse nuk do ta hidhëroj kryetarin serb Boris Tadiq.


Nuk është fjala këtu për solidarizim me Z. Tadiq pasi që atij nuk iu dha leja për pjesëmarrje në varrimin
Kryetarit Rugova por për projektin “vëllazërorë” të Ballkanisë. Zotri Adem Demaçi mendon se BALLKANIJA ka qen dhe mbetet më me rëndësi për popullin shqiptar.


Thuhet se Demaçi ka arrit t`i bind disa shkrimtarë dhe t`u shpjegoj si qëndron puna por mjerisht disa nuk po arrin ende ta kuptojnë Demaçin. Shenjat e para të këtij keqkuptimi me Z. Demaçi dhe lidhjet e tij me “vëllezërit Ballkanik” janë daljet e para nga lidhja e shkrimtareve të Kosovës.


Analistet politik prognozojnë se ka rrezik që shumë shpejt në Lidhjen e shkrimtareve të Kosovës të
mbeten vetëm krijuesit që shkruajnë me dore te majtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi