Idriz Zeqiraj: Telenovela e pergjakshme me emrin - Kosovë
Faqja 1 e 1

Me shkas nga intërvista e shefit te SHIK-ut Kadri Veseli: "Historia ime"
TELENOVELA E PERGJAKSHME ME EMRIN - KOSOVE
"Për zhvillimin e mbarë të shoqërisë, më të dëmshëm janë njerëzit
e mirë që heshtin, se sa keqbërësit."
- Martin Luther King -
Shkruan: idriz zeqiraj
Njëri ndër të përfolurit si bashkëthemelues i hershëm të SHIK-ut, rastin "Bllaca" e pagëzoi, cinikisht, "telenovela ". Por, nga zhvillimet pasuese të epizodës "Bllaca", emërtesa reale, adekuate do të ishte: "Telenovela e përgjakshme me emrin -Kosovë-"
Eshtë rast unikal, ndoshta, në historinë e të gjitha kohërave, që mohimet apriori e kategorike, nga nivelet më të ulëta e gjer në kupolën partiake e qeveritare, të bëjnë efeketin e kundërt, madje, ato, mohimet të konsiderohen e të kuptohen si pohime absolutisht të sakta, të thëna dhe ende të pathëna, të anëtarit vrasës, tashmë të penduar, të SHIK-ut, Nazim Bllaca. Eshtë rast i virgjër, pa paraprijës, që në pluralizëm të funksionojë Shërbimi Informativ një partiak, duke anashkaluar mbi 80% të popullatës, të angazhuar në parti të tjera!!! Që këtej, një analizë sado modeste, shpjegon bindshëm synimet pushtetare, të kësaj kerijese makabre, qoftë edhe duke përgjakur kundërshtarët politikë!
Mistifikimi i një të fshehte publike
Në një intërvistë kryeministri Hashim Thaçi thotë: "Me siguri nacionale nuk luhet, nuk mund të bëhemi përrallë. Ka qenë një funksionim (SHIK-u, red.) më i vjetër se çdo parti politike."
Shtrohet pyetja: a është lojë me sigurinë nacionale dhe bërje përrallë: - dajakosja e deputetëve të Kosovës nga "shtabi i UÇK-së" në Çirez të Drenicës, kur ata kërkonin t`i bashkohen luftës; zëvendësimi i komandantëve profesionalë me ata amatorë; vrasja e ministrit të mbrojtjes në kohë lufte; vrasja prapa shpine e oficerëve institucionalë në luftim e sipër; maltretimi brutal i ushtarëve dhe aktivistëve; vrasja e kuadrove të lartë të LDK-së; vrasja e gazetarëve kombëtarë dhe e veprimtarëve të partive rivale; tentativa për vrasjen e kryeministrit të qeverisë në ekzil; tentimvrasja e përsëritur e Presidentit të Kosovës, apo denoincimi i këtyre krimeve seriale e makabre??!!
Kur të gjitha këto dihen prej më shumë se një dekade, atëherë pse duhet ta heshtim një të fshehtë publike?! S`ka mëdyshje se është krimi ai që rrezikon sigurinë nacionale dhe bërjen përrallë në sytë e botës demokratike dhe jo denoncimi i krimit të organizuar politik. Pse duhet të anatemohen denoncuesit dinjitozë e kurajozë të krimeve të shekullit?! Na dëshmoni zotërinj nëse krime të kësaj natyre e përmase të kenë ndodhur në ndonjë vend të botës demokratike, përgjatë këtij shekulli?! Askund dhe akurrë!
Edhe ndërkombëtarët e dinë këtë të vërtetë sipërore, ndërkohë që ata e pohojnë zëshëm se "KOSOVA ESHTE NJE ARENE E KRIMIT TE ORGANIZUAR POLITIK DHE EKONOMIK." Zotërinj, kjo është bërje përrallë, sepse përralla s´ka brirë!
I rreptë në mohim dhe reagim ka qenë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Dhe, kjo u lexua, si brenda sallës të Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj se, ai i di të bëmat e SHIK-ut dhe nuk ka asnjë kureshtje për këtë të fshehtë publike. Doza e dyshimit u shtua kur në deklaratën mohuese e sulmuese të kryesisë të PDK-së, u hasën elemente tekstuale të prononcimit individual të kryeparlamentarit tonë.
Çuditërisht, kryeparlamentari i thellon mëkatet pikërisht në kohën kur duhet bërë purgë shpirtërtore, siç është përmbyllja e vitit. Ai e cilëson rastin "Bllaca" si "sentencën më negative që është zhvilluar brenda në Kuvend gjatë tërë vitit", duke shtuar se "deputetët (Geci dhe Salihaj) kanë keqpërdorur edhe foltoren e Kuvendit."
Eshtë ky një lapsus i radhës i njeriut që falë "veprës" të SHIK-ut u katapultua në maje. Dy deputetët e nderuar: Gani Geci e Adem Salihaj, të cilët robi i vrau, por Zoti i shpëtoi, nuk sajuan asgjë, vetëm sa denoncuan atë që u serviri dëshmia e gjallë. Realisht, kjo ishte sentenca e vetme pozitive, që zgjumoi një Kuvend të fjetur, që theu tabunë e një teme të përgjakur, heshtja e së cilës turpëron deputetët individualisht dhe kolektivisht. Plagët e Kosovës nuk shërohen duke i mbuluar. Vetëm bisturia është efikase. Jo deputetët e cituar, por kryeparlamentari keqpërdori pozicionin, me atë deklaratën e bërë në emër të kryesisë të partisë të tij, duke hapur edhe një plagë të vjetër, për të cilën tej një dekade më parë, kishte lansuar shpifjen monstruoze, duke akuzuar bashkëluftëtarin e Hamëz dhe Adem Jasharit në shërbim të pushtuesit!
Denoncuesit e parë të rastit "Bllaca", zotërinjtë Gani Geci dhe Adem Salihaj, kishin më së paku nevojë ta përdornin aferën "Bllaca" për fushatën elektorale, gjegjësisht, balotazhin, siç tellallonin ata që "kanë mizën pas veshit." Dhe, nëse do të kishin qëllime të kësaj natyre, këtë rast do ta përdornin me kohë, para zgjedhjeve, ngaqë me kohë e zotëronin lëndën faktike. Partia e tyre konkuronte në dy komuna, shpresa pë fitore ishte vetëm njëra syrësh. Zvetnimi i kësaj partie shpjegohet me faktin se kopjoi LDK-në në menaxhimin klanor të partisë. Edhe fushata e LDK-së kundër saj, është rrënuese për të dyja partitë. Kjo na kujton vargjet e një kënge popullore: "PO E MBYS VETEN E PO TE ÇART TY!"
Edhe përfitimi personal nuk na bindë. Zoti Geci, si anëtar aktiv i çetës të Hamëz dhe Adem Jasharit, ka kapitalin e mjaftueshëm, për të qenë i respektuar dhe pjesë e politikës të Kosovës. Kjo çetë i dha impulsin shumë të nevojshëm masivizimit të rezistrencës të armatosur në Kosovë, kresisht, nëpërmjet krijimit të grupeve guerile, si forca të armatosura luftarake, në aksione rrufe dhe largim të shpejt nga vendngjarja.
Zoti Adem Salihaj, ish i burgosur politik dhe, siç thonë shokët e tij të vuajtjes, tani kuadro të PDK-së, ishte nga më dinjitozët në qendresë, përballë pushtuesit serbo-sllav. Përzgjedhja nga SHIK-u për ta ekzekutuar, është dëshmi tjetër vetëfolëse se zoti Salihaj ka reitingun e bollshëm, si personalitet dhe nuk ka nevojë për akrobacira anësore. Por, angazhimi i tyre në rastin "Bllaca", është pjesë e idealeve të tyre të lirisë dhe të demokracisë, aq më parë kur ata rastësia i shpëtoi nga viktimizimi.
Koha dhe qëllimi i themelimit të SHIK-ut
Pohimi i kryeministrit Thaçi se SHIK-u është më i hershëm se çdo parti politike, është i saktë. Në vitet `70-a, lakeu sllavo-aziatik Enver Hoxha, në vizitën e parë në Tropojë, pas sundimit të përgjakshëm 26 vjeçar, deklaroi se me "popujt vëllezër të Jugosllavisë kemi derdhur gjakun në të njëjtat fushë-beteja." Dhe, prova e parë e kësaj "vëllazërie" ishte burgosjja e ikanakëve politikë të Kosovës, individualisht dhe grupisht, njësoj sikur "hajka" kundra çame në vitet `60-a, me shkas gjyqin montazhë të kundraadmiralit çam Temo Sejko.
Hapja e Shqipërisë në kufijtë me Jugosllavinë, në veçanti me Kosovën, zgjoi interesin e komunistëve shqiptarë, për ta pasur nën vëzhgim edhe Kosovën. Hyrje-daljet e përfaqësuesëve të institucioneve të ndërsjellta, të artit e të kulturës, të sportit dhe studentëve si dhe vizitat private, individuale e grupore, nga familjet e ndara prej tri dekadash, lypsej përcjellur gjer në kufijtë e intimitetit, qoftë edhe në gjiret familjare. Dhe, për këtë kërkohej krijimi i një mekanizmi sekret, të mistifikuar, fort të centralizuar dhe rreptësisht të kontrolluar.
Shqipëria në raport me popullsinë, kishte armatën më të madhe të agjentëve në të gjithë botën. Nëse Gjermania Lindore me 16 milionë banorë kishte 85.000 agjentë, Shqipëria me 2 milionë banorë numëronte 260.500 agjentë të fshehtë! Këta të kudondodhur, kërkonin partnerë, ose më sakt, gjahun e përshtatshëm në mesin e shqiptarëve në Kosovë në dhe diasporë. Djemtë e Kosovës, të begatë në dashurinë e çiltër për Shqipërinë nënë, flisnin hapur me këta burra të matur e intelegjentë të Atdheut të përbashkët, pa u shkuar në mendje për prapavijën e tyre.
Terreni më i përshtatshëm ishte në diasporë, larg syve "turjelë" të UDB-së dhe të hafijeve të bollshëm privatë. Madje, lehtësi tjetër për "diplomatët" shqiptarë përbënte se djemtë e Kosovës ishin ofërtuesë të parezerva, për çfarëdo shërbimesh ndaj personelit të ambasadave apo të konsullatave shqiptare.
E thojzojmë fjalën "diplomatë", ngaqë vendet komuniste nuk e kanë ndjerë nevojën për diplomatë të mirëfilltë, sepse gjithëçka, çka duhet thënë e bërë, e merrnin të gatshëm nga qendra, pra, jo nga Ministria e Jashtme, por, nga zyra e Ministristrisë të Brendshme, e stacionuar në Ministrinë e Jashtme. Kuadri shumëvjeçar i Sigurimit, praktikonte ca muaj "punë" në Ministrinë e Jashtme dhe prej andej vishte kostumin e "diplomatit", për të shërbyer në ambasadë.
Dhe, janë pikërisht këta "diplomatë" shqiptarë që themeluan, në diasporë, SHIK-un tonë të sotëm. E ritheksojmë, qëllimi i djemëve tanë, atëbotë, ka qenë i dlirë dhe thellësisht atdhetar, ndërsa synimet e instruktorëve "dplomatë" kanë qenë sa djallëzore, aq edhe kundrakombëtare, sepse SHIK-un e vunë në shërbim të politikës satanike të komunistëve shqiptarë, për ta ndërsyer dhe implikuar, më vonë, rëndë në krimin e organizuar, përgjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Eshtë interesant të përmendet se punonjësit e Sigurimit shqiptar, sidomos në sektorin e kundrazbulimit, nuk e fshihnin ekzistimin e krijesës të tyre, SHIK-ut, pa e nominuar, në "bisedat informative" me ikanakët politikë të Kosovës. Shantazhimi se "ne ju përcjellim edhe jashtë Shqipërisë" bazohej në mbështetjen ke SHIK-u, qoftë ai edhe në një organizim amator e privat.
Këtë e ilustrojmë me shembuj konkret:
1.- Kërkesa për rikthim në Kosovë ishte provë e rrezikshme dhe, në të shumtën e rasteve, ndeshkohej me burg, duke i vënë, për shembull, nenin e agjitacionit e propagandës ose edhe atë të shpiunazhit. Edhe ata që ishin analfabetë, pas një kërkese të tillë, kanë vuajtur gjer në 27 vjet burg! Përjasdhtime seleksionuese ka pasur. Halit Llazana, mësues, gjilanas, vëllai i Shaban Llazanës, veteran i njohur në Kosovë, pjesëmarrës në LDB-re, por të konfrontuar, më vonë, si familje, me politikën jugosllave, pas një jete endacake në vendet arabe Siri - Egjypt, kthehet në Shqipëri, sëbashku me vëllanë Rexhepin dhe Kurtaliun. Halitit iu kushtëzua kthimi në Kosovë me bashkëpunimin për llogari të Sigurimit shqiptar, siç ishte informacioni se çfarë thonë vizitorët për Shqipërinë e tjera. Ai nuk e zbatoi kontratën, madje ka folur edhe për realitetin faktik në Shqipëri dhe, si hakmarrje, Sigurimi arrestoi dhe dënoi me 10 vjet burg të rëndë vëllanë e tij Rexhep Llazanën, një burrë trim dhe të urtë, tashmë të moshuar!
2.- Nezir Vishaj, nga Belegu i Deçanit, duke qenë drejtor i një shkjolle 8-vjeçare në Lushnje, përshkak të shitjes të disa dëftesave shkollore, qe dënuar me burg ordinier. U nda nga gruaja, duke lënë një vajzë 5 vjeçare. Kur po kthehej në Kosovë, më la amanet-porosi për t`ia takuar vajzën. Ndonëse, unë humba lirinë, pas burgut, rrezikova një burg të dytë, nga 5 deri në 15 vjet dhe, udhëtova fshehurazi në Berat, duke takuar vajzën e Nezirit, tashmë nënë me dy fëmijë. Në janar të vitit 1991, kur shkrova letrën "Kur ndjenja mund arsyen", drejtuar simbolit të rezistencës tonë kombëtare - Adem Demaçit, ku i bëhej "skaneri" Enver Hoxhës dhe partisë të tij vrasëse seriale të shqiptarëve, Sigurimi shqiptar, nëpërmjet SHK-asëve të Kosovës, kërkoi nga Nezir Vishaj një kundërpërgjigje "dërrmuese" për ish burgaxhiun e Burrelit. Dhe, Vishaj, duke përdorur metodën, që ka mbijetuar shekujt, "shpif, shpif se diçka mbetet", në mes tjerash, mua më bëri me shtëpi tre katëshe në Ludwigshafen (Gjermani), "të blerë me paratë e mërgimtarëve!" Ndërkohë që unë edhe sot e gjithë ditën vazhdoj të jem qiraxhinj, duke përballuar punë të rëndë fizike, për të rritur kalamajtë e pleqërisë si dhe duke shlyer borxhet që lufta m´i "dhuroi."
Mbrojtja fanatike që i bëri komunizmit të Enver Hoxhës, zbuloi bashkëpunimin e Nezir Vishaj me Sigurimin shqiptar dhe, në bazë të dëshmive të tij, një mitrovicas u dënua me vdekje, ndërsa ca të tjerë ne dënime të rënda. Plotësimi i këtij kushti mundësoi kthimin e tij në Kosovë, por, me kushtëzimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Ja vlen të përmendet edhe horrllëku i gazetës që botonte shkrimet kundër njeriut që kishte lënë rininë burgjeve politike shqiptare, duke mos botuar demantin tim, për shpifjet pa doganë fare ndaj meje. Dhe, këta maskarenj vazhdojnë të jenë njerëz publikë shtetëror, partiakë dhe të shoqërisë civile, destruktivë dhe kundër demokracisë, tashmë, të përfolur si pjesëmarrës në krimin e organizuar politik dhe ekonomik, pjesëtarë efektivë të ShIK-ut.
Edhe kryeparlamentari aktual ishte pjesë e kësaj bande straliniste-enveriste, diskriminuese e denigruese me shkrimin satanik e amoral "Tradhtia ndër shekuj", ku aprovohej e gjithë politika kriminale gjysmë shekullore e komunistëve shqipfolës, por zbatues të neveritshëm të politikës sllavo-ruse e kineze, në sakatosjen e shqiptarëve të gjorë, të cilët nuk gëzuan qoftë edhe një ditë të bardhë, nën dajakun komusto-fashist.
3.- Një nënë plakë, kaluar të `70-at, nga Rakoshi i Istogut, i bëri një vizitë të vëllait, të cilin e takonte për herë të parë pas 40 vjetësh. Një mbesë e saj, sëbashku me burrin oficër, i bëri vizitë hallës në Durrës, fshehurazi, në errësirën e natës. Kur plaka u kthye në Kosovë, në biseda me njerëzit e shtëpisë, por edhe vizitorë "të porositur", ka rrëfyer për njerëzit që ka takuar. Dhe, oficeri shqiptar e pësoi, me zhveshje të uniformës dhe vënie nën hetim, sepse nuk u lejoka me takuar, qoftë edhe hallën plakë të nuses të tij, pasi ajo, plaka, mund të ishte shpiune e UDB-së?!
4.- Siç dihet Partia e Punës e Enver Hoxhës e donte një Kosovë blegëtore e fshatare, të pa arsimuar dhe të pa emancipuar. Ajo donte gjithashtu një Kosovë të bindur ndaj Beogradit, sepse me këtë do të garantohej e mbrohej nga agjitacioni figurativ, që mund ta bënte një Kosovë e zhvilluar, e begatë.
Tirana, me marrëveshje me Beogradin, i heshti demonstratat e vitit 1968, siç e pranoi edhe Fadil Hoxha. Këtë e bëri edhe më 1981, derisa u sulmua nga Beogradi dhe pas 27 ditësh reagoi për herë të parë!
Lidhja e Sigurimeve informative të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë datojnë që nga lidhjet e tyre partiake, gjatë uftës të Dytë Botërore. Pavarësisht prishjes të bashkëpunimit partiak e shtetëror, pas letrës të Stalinit 1948, shërbimet informative kanë qenë gjithnjë aktive. Në fundvitet `70-a hynë në lojë edhe SHIK-u, si pjesë integrale e Sigurimit shqiptar. Tirana zyrtare, duke qenë e interesuar për ruajtjen e statuskuosë në Kosovë, tashmë, informohej për të gjitha organizimet ilegale. Dhe, nuk është e rastit kur arrestoheshin, njëkohëshëm, ikanakët e Kosovës në Shqipëri dhe grupet ilegale në Kosovë. Për këtë lidhje e bashkëpunim, tashmë, janë shprehur edhe ish udbashët e Kosovës. Dhe, rrjedhojat kanë qenë lëndore, siç janë realizimi i vrasjeve të atdhetarëve në mërgatë dhe zbulimi, me lehtësi, i grupeve ilegale në Kosovë, duke e keqpërdorur, në mënyrë të vrazhdët, besimin e djemëve të Kosovës.
Këto lidhje shpjegohen edhe me nevojat reciproke që kishin këto dy vende fqinj në fushën ekonomike. Shqipëria në darën e vetizolimit idiotesk, i kushtëzuar nga krimet e rënda të bëra ndaj shqiptarëve, që nga marrja e pushtetit me dhunë më 1945, njësoj si partiakët e sotëm majtistë të Kosovës, për ta mbajtur pushtetin dhe shtetin, duhej të sundonte me dorë të hekurtë. Shqipëria, si vend bujqësor e blegëtoral, mbahej me eksportin e domateve, trangujve, specave, djathit e gjalpit, duke lënë tregun e brendshëm të boshatisur, vetëm me presh (purri) Myzeqeje e qepë Korçe. Edhepse me çmime simbolike, por me kosto transporti të lirë, furnizonte tregjet e plazheve në Mal të Zi dhe republikat jugosllave të zhvilluara në veri.
5.- "PERÇAJ E SUNDO" është motoja më e preferuar e komunistëve. Komunizmin, njësoj si fashizmin, harmonia ndërnjerëzore e tmerron. Këto dy sisteme nuk duan t`i shohin dy veta bashkë. Shqetësim i tyre është familja. Ata duan të jenë, patjetër edhe brenda çdo familjeje!
Sjellim shembuj:
Enver Hoxha pushkatoi zëvendësin e tij Koçi Xoxe. Familja e tij u largua nga një vilë e Bllokut, në një apartament në "Rruga e Kavajës", Tiranë. Në një dhomë, brenda kësaj banese, Sigurimi e futi një ikanak të Kosovës. Një ditë, kinse padashje, i bie revolja në dysheme djalit të madh të Koçi Xoxës. Ikanaku i Kosovës e denoncoi rastin në zyrën e Sigurimit. U provua besnikëria e ikanakut, nga njëra anë dhe bashkëpunimi i djalit të Xoxës me Sigurimin, nga ana tjetër. Revolën e kishte me leje, ishte i porositur, fshehurazi familjes, të informonte organin përkatës për të gjitha hyrje-daljet dhe bisedat në familje. Një praktikë e tillë është provuar në shumë familje shqiptare, duke përdhosur kodin shenjtëror të familjes.
Një rast tjetër:
Një futbollist i Vlorës, sëbashku me djalin e axhës të tij, vijnë nga Vlora në Tiranë. Kur kalojnë pranë shtatorës të Skënderbeut, i dyti thotë: Ah, more Skënderbe, po të jetoje sot, ndoshta do të të kishim të dytë, se për të parë nuk lejon ai (aludon për Enverin.) U ndanë për të bërë vizita, duke lënë pikëtakimin më vonë. Por, "shakaxhiu" u arrestua pas gjysmë ore, duke u dënuar me 10 vjet burg, me akuzën e agjitacionit dhe të propagandës. Dhe, personalisht, njoh qindra raste të ngjashme.
Përçarja që "diplomatët" shqiptarë bënë në mesin e mërgimtarëve, tashmë, është provuar katërcipërisht. Miku im, Sabri Novosella, ka qenë përfaqësues i njërit krah të Lëvizjes në bisedime për sheshimin e mosmarrëveshjeve, në Konsullatën Shqiptare të Stambollit. Pala tjetër ka komunikuar me "diplomatët" shqiptarë në Vjenë. Të dy palëve u është thënë se "ju keni të drejtë" dhe "mos i lëshoni pe palës tjetër!" Zoti Sabri Novosella, besnikërisht, e ka përshkruar dhe denoncuar publikisht, në vitet `90-a, të gjithë poshtërësinë përçarëse të "diplomatëve" sigurimsa shqiptarë. Dhe, asnjëri nga pjesëmarrësit në ato bisedime nuk e ka demantuar këtë të vërtetë absolute.
Pas 30 vjet bisedimesh dhe pas 20 vjet denoncimesh, sot, lodhën së koti SHIK-asit, për ta mohuar, madje, duke e zëvendësuar përçarjen me këshillën e "bashkimit!" Fakt është se Lëvizja u përça dhe eksponentët e krahut kombëtar u vranë, madje në disa shtete të Evropës. Shpjegimet tjera janë manipulime e përrallosje bajate, me qëllim të varrosjes të një të fshehte publike.
Këto ishin detyrat "patriotike" që kryente SHIK-u, si pjesë integrale e Sigurimit komunist shqiptar, qysh në fillimet e veprimtarisë të tij tejet të dyshimtë.
Intervista llafollogjike, kamufluese dhe e sofistikuar
Intervista në Klan Kosova me shefin e SHIK-ut Kadri Veseli, realizuar nga Baton Haxhiu, është shembulli më domëthënës, që do të mbahet mend për gjatë kohë, se deri ku mund të arrijë bashkëpunimi i një mediumi të "pavarur", i shoqërisë civile, me strukturat me dyshim të bazuar në krimin e organizuar! Në pyetjet e bëra, intervistuesi jep përgjigjen e pjesëshme dhe orienton bashkëbiseduesin se çfarë duhet thënë, duke u ruajtur nga e vërteta faktike "si djalli nga temjani", siç do të thoshte i krishteri i devotshëm.
Përsëritja e tepëruar, në anashkalimin e përgjigjeve në pyetjet e bëra, me arsyetimin tautologjik, përsëritës se "natyra e punës" kufizon shpjegime të mëtejme ose "për korrektësi me partnerët", ngjason me lojërat e të dashuruarëve fillestarë, që pas këmbimit të puthjeve, "ngritet temperatura", partneri provon të futë dorën nën bluzën që mbulon gjokset e vajzës, ose edhe më thellë nën "uçkur" dhe partnerja reagon butësisht, duke u lutur "këtë herë mjaft me kaq!"
Zoti Veseli nuk e fsheh që ka qenë afër me mediat, madje edhe me vet intervistuesin e tij si dhe shoqërinë civile, e cila ka qenë e mbetet në shërbim të komunistëve, të së majtës. Në fakt SHIK-u ka qenë jo vetëm afër, por brenda redaksisë, i ka pasur mediat në shërbim të tij. Shkrimi për vrasjen e Tahir Zemaj me djalin - engjëll, Enisin dhe kushëririn Hasanin, e ka realizuar vëllai i njërit nga prijetarët e "Vetëvendosja" dhe ka arritur në redaksi disa minuta para atentatit. Gazetari ishte në lidhje me shefat e tij dhe pasi u pikëtua vend-goditja e viktimave, shkrimi u përcoll para krismave! Edhe ekspozimi me tepëri dhe jashtë çdo kriteri i kësaj vrasjeje të trishtme, kishte regji SHIK-ase, për të terrorizuar popullin e Kosovës, me forcën goditëse që ka UÇK-ja e pas luftës, UÇK-ja e SHIK-ut!
Gazeta më e guximshme në Kosovë, e cila reklamonte titujt e së nesërmes, vetëm një minut para lajmeve qendrore, emetohej në Televizionin "publik" të Hajrije spikericës, alias Buçincës, duke shpifur e denigruar bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova dhe duke terrorizuar qytetarët e Kosovës. Dhe, ky terror nuk është hiç i largët, andaj kujtohet gjithëherë me neveri dhe habi, së çfarë mund të bëjnë njerëzit e poshtër në kohë maskarenjësh! Mediat kanë përpunua opinionin, duke denigruar viktimën, para dhe pas ekzekutimit. Një shtet ligjor do t´i vinte në pranga këta "opinionistë" bashkëvrastarë, si pjesë të krimit të organizuar politik.
Zoti Haxhiu, duke dashur të devalvojë të bëmat negative të SHIK-ut, thotë: "Njerëzit në Kosovë kanë paragjykime për shërbimet intelegjente." Kjo nuk qendron. KOS-i, OZN-a jugosllave ishin vrasës pa gjyq të shqiptarëve, gjatë dhe pas Luftës të Dytë Botërore. Shumë kriminale ishte edhe UDB-a gjer në Plenumin e Brioneve, në veçanti, në aksionin për mbledhjen e armëve, në brutalitetin karshi grupeve politike, kundërshtare të regjimit. Sigurimi shqiptar ishte tej mase kriminal dhe, për egësi karshi shqiptarëve, ishte unikal në shkallë evropiane e më tej. Ish burgaxhinjtë politikë shqiptarë e kujtojnë me tmerr hetuesin mizor - Koço Josifin, që edhe autori i këtij shkrimi ka pasur fatin e keq të hetohet nga ai, i cili grushtonte, shqelmonte dhe ua përplaste kokat viktimave për muri, gjer në gjakosje e alivanosje.
Por, pas Plenumit të Brioneve, grupet ilegale në Kosovë, kanë inkurajuar kuadro nga familje të mira të futën në parti, në ushtri, në administratë, madje edhe në UDB-e. Dhe, në përgjithësi këto kuadro kanë dalluar dukshëm për të mirë, nga kuadri i vjetër.
Populli don siguri, don qetësi. Dhe, po të mos kishin ndodhur qindra vrasje "enigmatike" dhe terror pas luftës në Kosovë, SHIK-u do të ishte një institucion i dashur dhe i respektuar, ashtu siç
është policia dhe FBI-ja në Amerikë. Ndërsa, pas gjëmës të madhe, tashmë, të ndodhur në Kosovë, populli nuk mund të këtë as besim dhe as respekt për SHIK-un, duke e krahasuar me UDB-në, të cilën e ka konkuruar në rrahje e terrorizim dhe e ka tejkaluar në vrasje. Asnjë besim nuk mund të kenë qytetarët e Kosovës as në - Agjensinë e Intelegjencës - në themelim e sipër, sepse përzgjedhja po bëhet nga ata që dyshohen për implikime në krimin e organizuar politik. Dhe, këtu nuk ka asnjë lloj paragjykimi. "FSHATI QE DUKET NUK KA NEVOJE PER KALLAUZ" - thotë populli.
Zoti Kadri Veseli thotë se "nuk kemi dashur kurrë ta sfidojmë lëvizjen paqësore." Dhe, këtu flet në emër të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të SHIK-ut, njëherësh. E vërteta është krejt tjetër. Të gjitha grupet ilegale, që nga pas Lufta e Dytë Botërore e gjer në vitet `90-a, ishin pjesë e Lëvizjes Çlirimtare, pa atë "popullore", që është mbulesë hipokrite e ish - "demokracive popullore", të cilat thirreshin në emër të popullit, duke e sunduar atë me plumba e dajak!
Lëvizja në mërgatë u nda në vitet `80-a, për shkaqe shumë parimore. Krahu i Jusuf Gërvallës kishte orientim nacional, kombëtar. Krahu tjetër, ku bën pjesë edhe Kadri Veseli, përqafoi ideologjinë e komunizmit, duke u bërë bisht i Partisë të Punës të Shqipërisë dhe i Sigurimit të tij supër kriminal.
Krahu i Lëvizjes "Popullore" ideologjike, i mbetur në minorancë, por edhe në injorancë, me veprimet përçarëse regresive e destruktive në vijimësi, ishte në kundërshti flagrante me interesat kombëtare jo vetëm të Kosovës, por në shkallë kombëtare. Dhe, këtë e faktojmë me disa nga qendrimet e bëmat të kësaj Lëvizjeje "Popullore": - kur ekzekutohej Çaushevski me Helenën e tij në Rumani - protestonte; - kur shëmbej Muri i Berlinit - protestonte; - kur studentët e Tiranës, të prirë nga tribuni i demokracisë - Azem Hajdari, kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i tyre si dhe reforma radikale - protestonte; - kur bashkohej Gjermania - protestonte; - kur shëmbeshin statujat e turpit: Leninit, Stalinit, Enverit - protestonte; - kur kallej Shqipëria, për t`u kthyer në pushtet komunistët, i fryente zjarrit, duke paralajmëruar rrëzimin e "malokut Berisha" dhe - festonte!!!
Lëvizja "Popullore" ideologjike komuniste, krahu hafije i Sigurimit shqiptar, nuk aprovoi formimin e partisë të parë pluraliste, Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK), sepse pluralizmi binte ndesh me organizimin shtetëror komunist; - nuk njohu Presidentin e zgjedhur me plebishit; - nuk njohu Qeverinë e Kosovës në ekzil, me pretendimin absurd se duhet të jetë në Kosovë, edhepse kjo ishte e pamundur, ndërkohë që kritizerët bridhnin diskotekave të zhurmëshme të Perëndimit; - nuk njohu dhe nuk kontribuoi në Fondin Humanitar të Achenit dhe as në atë të Shoqatës simpatike "Nëna Tereze"; - nuk kontribuoi pë minatorët, arsimin, varfanjakët; - nuk e mbështeti aksionin e madh: "Ta ndihmojmë Kosovën për vetëmbrojtje"; - nuk e njohu Fondin shtetëror, të shprehur në 3% -shin obligativ!
Lëvizja "Popullore" ideologjike hapi Fondin "Vendlindja thërret" kinëse në emër të luftës, por e keqpëdori skajshëm, duke mos dhënë asgjë për nevojat e luftës. Përgjatë grabitjes të mërgimtarëve, duke mbledhur "para me kapuç", terrorizuan qytetarët e Kosovës në mërgatë, duke i shantazhuar me telefonata anonime, duke u trokitur në derë kohë pa kohë, duke e keqpërdorur në mënyrë të vrazhdët demokracinë e shenjtë në vendet Perëndimore. Dhe, e gjithë kjo "trimëri" kishte një mbështetje, që pa dsyshim, ishte SHIK-u. "Harronin" këta halabakë, pa asnjë moral dhe taban etik familjar, se mërgimtarët tanë, për dekada me radhë, nuk kursyen asgjë për ta ndryshua e begatua Kosovën dhe, më vonë, në dekadën e fundit, për ta mbrojtur atë. Nëse mërgimtarët tanë do ta kishin logjikën e këtyre provokatorëve, të dyshimtë për shumëçka, populli i Kosovës do të nështrohej me kohë,sepse "SKAMJA TE QON NE DERE TE ARMIKUT" dhe nuk do t`i vinte radha luftës fare! Me gjithë tubimin e parave dhunëshëm në Fondin e saj përçarës, Lëvizja "Popullore" ideologjike, voli milionat e gatshme nga Fondi shtetëror i Kosovës. U pasuruan, shpërdoruan, uzurpuan pasuri shoqërore e private në Kosovë, me propagandë e kallashë, duke u bërë multimilionerë, profiterë ekonomikë dhe politikë të luftës, moralizues të pacipëshëm dhe kontrabandistë të gjithëçkaje. Tahmë, dihet kush zhurmoi dhe kush luftoi. Kur një ditë do t`i hapin "defteret" zotërinjtë Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, përkatësisht, kryeministër dhe ministër i financave, të asaj kohe, populli i Kosovës do të mësojë se kush hileçoi e kush pagoi!
I gjithë ky bagazh destruktiviteti e negativiteti i kësaj Lëvizjeje ideologjike është sfidues i lëvizjes paqësore, lëvizje që u dëshmua si forcë e mundësi e vetme, për të realizuar lirinë dhe pavarësinë, duke përfituar partnerë ndër qendrat ndërkombëtare të vendosjes, me kupolën e demokracisë botërore - Amerikën zëmadhe.
Sjelljet dhe veprimet e Lëvizjes ideologjike ishin në një linjë me Serbinë, me pushtuesin, i cili gjithashtu nuk i njihte dhe i kundërshtonte fort istitucionet paralele të Kosovës. Kjo na kujton politikën dyfytyrëshe të Qeverisë Shqiptare të para viteve `90-a, kur, verbalisht, shante e mallkonte Bashkimin Sovjetik, por në të gjitha organizmat ndërkombëtare kishin votën e përbashkët me sovjetikët, kundër Amerikës dhe Evropës Perëndimore.
Sfidimi i lëvizjes paqësore ka qenë permanent dhe gjatë luftës ky sfidim u thellua, duke u formësuar si puç kundër Rugovës, fakt ky që e dëshmojnë edhe luftëtarët e orëve të para të rezistencës të armatosur në Kosovë.
Zoti Kadri Veseli thotë se "Dejtoni i ka goditur përpjekjet e deriatëhershme paqësore." Këtu aludohet për dr. Rugovën. E vërteta është se Dejtoni bëhej për Bosnjen e Kroacinë. Amerika, paraprakisht, kishte projektuar diçka tjetër për Kosovën, përndryshe Dejtoni do ta gatuante edhe për Kosovën atë çorbën e thartuar që bëri për Bosnjen.
Më 9 prill 1992, kur po zgjidhej Presidenti demokrat i Shqipërisë, në mjediset e Parlamentit shqiptar, në prani të dr. Osman Kazazit, kryetar i ish burgaxhinjve politikë të Shqipërisë, me stazh burgu 43 vjet, pyeta ambasadorin amerikan, Rajerson, se ç`mendonte Amerika për Kosovën? Dhe, krejt prerazi, madje në gjuhën shqipe, të cilën e fliste pa pengesa, tha: "Kosovën do ta çlirojmë. Për të arritur një qëllim madhor, duhet maturi e kujdes. Dr. Rugova është në hap me kohën, është në rrugë të mbarë." Rrjedhimisht, Amerika nuk donte zgjidhje gjysmake për Kosovën.
UÇK-e nuk ka pasur në Kosovë as në qershor 1999
Themelimin e "UÇK-së" zoti Veseli e lëvizë në kohë, herë në vitet `80-a e herë fillim të `90-ave! Këtë e arsyeton me ndonjë aksion individual apo grupor të shkëputur. Qysh në vitet `60-a, heronjtë e gjallë të Kosovës, Adem Demaçi e Kadri Osmani, në organizime ilegale të ndara, kanë menduar, skicuar, madje edhe emëruar kuadrin përkatës të shërbimit informativ dhe të përgaditjes ushtarake. Por, në aksione vrastare janë kursyer, sepse, atëbotë, ishte shteti jugosllav, me UDB-në pararojë të sigurisë dhe nuk ishte UNMIK-u, kur "dikush" vriste shqiptarët, jo vetëm në errësirë, por edhe në ditën për diell, madje në mes të qytetit, duke u larguar nga vendi i krimit, pa i hyrë ferrë në këmbë, për t´u rrezitur në plazhin e Durrësit apo për të mrizuar në vilat bllokiste të Tiranës hyjnore!
Edhe citimi i disa themeltarëve të "UÇK-së", vënë në dyshim seriozitetin e krijesës në fjalë. "Kuadri kyç", i zotit Veseli, zbulohet, arrestohet, dënohet dhe lirohet pa e vuajtur gjatë dënimin! Njërin syrësh, në vitin 2001, e dëgjova në një perurium të pllakës përkujtimore të dëshmorëve, në Vrellë të Istogut. Ai harroi vrasësit e dëshmorëve, për çka edhe ishte thirrur tubimi dhe iu sul atyre që kishin bërë luftën faktike! Fjalori dhe toni i folësit më kujtuan "luftën" e Enver Hoxhës kundër imperializmit amerikan. Dhe,i zhgënjyer i tëri, mendja më shkoi ke - burgu i vdekjes - siç ka hyrë në literaturën shqiptare burgu i Burrelit. Edhepse i pa shpresë për të dalë i gjallë nga ai ferr, edhe sikur të më ofronte lirinë ky njeri, nuk do të pranoja ta lija burgun, nuk do t`ia besoja lirinë time atij, sepse ajo liri do të ishte fiktive, e rrejshme, nën sundimin e këtij njeriu monstër, si pjellë fatale e idhullit të tij Enver Hoxha.
Kolonel Ahmet Krasniqi ishte njeri i shkolluar, profesionalisht i përgatitur dhe këto aftësi të tij shpalosën bindshëm në literaturën ushtarake të botuar nga ai. Emërtesa - Forca të armatosura - ishte adekuate, sepse në rrethana të Kosovës, në raportin e forcave me pushtuesin, betejat, lufta ballore ishte pamundësi reale për fitore. Beteja e Loxhës ka qenë betejë e parë, ka qenë një përjashtim, ka qenë betejë rrufe, e komanduar nga një ushtarak profesionist, siç ishte kolonel Tahir Zemaj. Ndërsa lufta në Koshare është zhvilluar në një terren të përthyer malor, me shpinën e mbrojtur nga kufiri shqiptar. Rastet e tjera kanë qenë aksione dhe nëse është pretenduar për të bërë betejë, humbja ka qenë e destinuar.
Eshtë fat i mirë që ndërkombëtarët nuk e morën seriozisht emërtimin bombastik "UÇK-së." Përndryshe, ata do të prisnin të matëshin ushtritë në fushën e betejës, siç bënë në Bosnje. Dhe, paramendoni bilancin tragjik në Kosovën e pambrojtur! Që ajo nuk ishte UÇK-e, e tha shkoqur edhe zoti Jakup Krasniqi, në dëshminë para Tribunalit të Hagës, duke deklaruar se "ishte propagandë lufte." Dhe, vërtet, dikush bëri propagandën e dikush tjetër luftën. Ato subjekte që u thirrën si "të dala nga lufta", në fakt, nuk hynë kurrë në luftë! Dhe, kjo shënon një risi dhe cinizëm njëherësh, që të bën për të qarë dhe për të qeshur. Rrjedhimisht, UÇK-ja jo vetëm që nuk është themeluar në vitet `80-a apo fillimvitet `90-a, por as në qërshor 1999 nuk ka ekzistuar një UÇK-e të mirëfilltë.
Por, ndonëse kjo emërtesë ka hyrë në fjalorin gojor të popullit, le ta quajmë edhe UÇK-e, veçse pa e falsifikuar historinë e shkruar, si dokument brezash. Dhe, pa asnjë hamendje, THEMELUES I UÇK-së ESHTE PRESIDENTI I KOSOVES, DR IBRAHIM RUGOVA.
Pretendimi i disave, që kanë qenë shefa të Shtabit, është absurd, kur dihet se kurrë nuk ka funksionuar një Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së. Edhepse shtabi i ministrit Ahmet Krasniqi, i ka pasur grupet e armatosura kudo në Kosovë, përfshi edhe Drenicën, megjithatë, ka pasur grupe të tjera, që nuk e kanë njohur fare. Anarshia bashibuzuke, jashtë institucionale, është edhe bartëse e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.
Kolonel Ahmet Krasniqi, ka bërë organizimin profesional të luftës dhe ai ka qenë edhe shefi i parë i Shtabit. Pas vrasjes të tij, shefa kanë qenë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, të cilët, kanë furnizuar grupet e armatosura, me armë dhe para, përfshi këtu edhe anarshistët kundra institucional, të cilët, ashtu si edhe Serbia, nuk i njihnin institucionet paralele të Kosovës.
Përfaqësimi në Rambuje ishte bërrylor
Angazhimi serioz i miqve me peshë të Kosovës, më sakt, i miqve shpirtëror të dr. Rugovës, ishte shansi më fatlum në historinë tonë kombëtare. Por, përfaqësimi linte shumë për të dëshiruar. E meta e madhe ishte se i ashtuquajturi "krahu i UÇK-së", që vinte nga vilat e Tiranës, nuk kishte autorizim nga baza për përfaqësim. Rrjedhimisht, ishte jolegjitim dhe këtë fakt nuk e heshti as shefi i Shtabit, gjeneral Sylejman Selimi, i cili i konsideronte ata si të shkëputur nga Kosova, që "nuk janë pjesë e luftës", që vijnë nga Tirana, Perëndimi apo nga rruga dhe futën në Kështjellën e Rambujesë! Pretendimi për ta kryesuar delegacionin e Kosovës, e banalizoi edhe më shumë praninë e tij, edhe ashtu të dhunëshme në atë Konferencë jetike për fatin e Kosovës. Vetëm këmbëngulja e sekretarës Madelaine Albright, mundimshëm i tejkaloi pengesat subjektive, karieriste e megallomane të krahut "luftarak", duke e lënë delegacionin pa kryesues!
Këtë të vërtetë, tërthorazi, e pranon edhe zoti Veseli, i cili përmend një takim me komandantët në Obrijë (Drenicë), duke e anashkaluar Shtabin, që, faktikisht, nuk njihnin njëri-tjetrin, reciprokisht. Edhepse për takimet në Kosovë, zoti Veseli, flet në vetën e parë, ato nuk kanë qenë takime fizike, por eterike, telefonike. Kuadri që përgatitej për ta gëzuar pushtetin, kryesisht, nuk ishte pjesë faktike e luftës dhe, normalisht, nuk ishte gati të rrezikonte. Përndryshe, këta djem të hekurosur fort, do të hynin në Kosovë, do të luftonin përkrah ushtarëve të Kryekomandantit Ibrahim Rugova, për të qenë krenar se, vërtet, kanë qenë pjesë e luftës.
Zoti Veselaj thotë shprehimisht: "Unë kam qenë Këshilltar për Siguri i Delegacionit të Kosovës në Rambuje." Jemi në vitin 1999. Në Tiranë ishin vrarë: - gazetari kombëtar Ali Ukaj; - ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi; - ishte zhdukur pa gjurmë ushtaraku dhe veprimtari i shquar institucional Sadri Ramqaj; - në Kukës ishte uzurpuar dhunëshëm e përgjakshëm ushtrimorja e Kalimashit, duke i vrarë oficerët e pabindur institucional, madje edhe kontratëbërësin e ushtrimores, kuksjanin Rushit Elezin; - në rrugën Kukës-Tropojë ishte vrarë komandanti Ilir Konushevci, sëbashku me dr. Hazir Malën, shtetas i Shqipërisë, të cilët do t´i bashkoheshin Kosharës; - ishin grabitur me kallashë kamiona me armë, në rrugën për Koshare; - në bashkëpunim me oficerët e policisë të Tropojes, vrasësit e mëvonshëm të Azem Hajdarit, kishin vënë gjoba mijëra marka gjermane, me kusht të lejimit për të vazhduar rrugën kamionat me armatim, duke shtenë me kallash edhe ndaj autorit të këtij shkrimi; - në Durrës ishin marrë në pyetje mijëra mërgimtarë, nga "banda e policisë" me siglën e "UÇK-së" dhe atyre që paguanin kuotën obligative në Fondin e Qeverisë, ua mirrnin dokumentet e udhëtimit, natyrisht, të mbështetur edhe nga policia e shtetit të Rexhep Mejdanit! Në Kosovë ishin rrahur brutalisht deputetet e Parlamentit të Kosovës; - ishte ekzekutuar para shtëpisë të tij shefi i shtypit partiak të Rugovës, Enver Maloku; - ishte plagosur rëndë akademiku i shquar Sabri Hamiti; - ishin plagosur dhe torturuar shumë dhejtra veprimtarë dhe ushtarë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës! Atëherë, shtrohet pyetja: a ka logjikë që zoti Kadri Veseli, i cili njihej si "parja e kuqe" dhe dyshohej për shumëçka, të pranohej si shef i sigurisë të delegacionit të Kosovës, të paktën, të pjesës legjitime të tij, që përfaqësonin krahun institucional?! Dhe përgjigja do të ishte e prerë: "Kurrën e kurrës!"
Si detyrë tjetër zoti Veseli përmend targëtimin për caqet goditëse të NATO-s, "sepse duhej mbrojtur civilët." Ndoshta? Por, CIA amerikane ishte stacionuar shtatë vjet para luftës poshtë Senatoriumit të Tiranës dhe bashkëpunimi me palën shqiptare ka qenë në nivel. Koordinatat për pikat stategjike në Kosovë dhe më tej, në Serbi, sipas disa miqëve specialistë shqiptarë, rezultonin të sakta. Ishte pranvera e vitit 1999 dhe s`kishte arsye për t`u merakosur as për ndonjë civil shqiptar, që ende mund t`i shërbente pushtuesit.
Kohëzgjatja e luftës nuk ka pse të shtrihet në kohë paqeje, nga 1992-98! Luftë apo, më sakt, masakër, në Kosovë, ka pasur nga shkurti 1998 e deri në qershor 1999. Historia nuk duron hamendësime. Përndryshe,do ta falsifikonim njësoj si në Shqipëri, ku lufta civile trajtohet si luftë çlirimtare! Në Kosovë, jo rrallë, nga mosnjohja, Jugun e Shqipërisë e konsiderojnë si më pak të azhurnuar me çëshjten e Kosovës, në të kaluarën. E vërteta është se asnjë krahinë tjetër shqiptare, nuk e ka pësuar më shumë se sa Jugu i Shqipërisë, për çështjen e Kosovës, në Luftën e Dytë Botërore. Komunistët shqiptarë, të instruktuar nga emisarët jugosllavë, me Dushan Mugoshën në krye, përçanë shqiptarët në Jug, deri në luftë të përgjakshme. Prefekti i Mitrovicës, burri i mençur i Vlorës - Ago Agaj, në shkrimet e tij historike, shpalosë dhimbshëm luftën civile në Shqipëri. Përkushtimi i atdhetarëve gjirokastritë, korçarë, vlonjatë për Kosovën është sublim. Me rrjedhojat e Kosovës, djemtë e Labërisë u përballën edhe në vitin 1981, kur u dyndën burgjet politike shqiptare me kontigjentin e brezit të katërtë lebër. Edhe me pendë janë dëshmuar se jetojnë me hallet e vëllezërve të tyre në Kosovë. Sillni në mendje librin e gjirokastritit - Hamit Kokalari "Kosova djepi i Shqiptarizmës."
Zoti Veseli as sot e kësaj dite nuk është liruar nga mendësia e komunistëve shqiptarë, kur i shpallën luftë Amerikës dhe Evropës demokratike. Ai thotë: "Më i fortë çdo herë në luftë është vullneti i popullit." Lufta jonë provoi të kundërtën. "Komandantët" e Kadri Veselit ikën para ushtarëve, por edhe vullneti i popullit nuk mjaftoi. Në fushën e betejës u mundem. Kosova u boshatis. Sot, epërsia ushtarake, armët janë përcaktuese në luftë për fitore. Izraeli e provon këtë të vërtetë për gjysmë shekulli me radhë.
"Ne kemi vepruar dhe e kemi mundur Milloshevçin" - thotë Veseli! Falsifikime të tilla, ndoshta, mund të "shiteshin" për ngjarje të para erës tonë, por, jo edhe për dekadën e fundit të shekullit të ri. Kjo dëshmon se, ai me shokë, ka qenë shumë larg luftës, ose për të qenë i sinqertë, masakrës. Millosheviçi e përgjaku dhe e boshatisi Kosovën. Karvanët e rraskapitura u zvarritën, me frikën e vdekjes, në pikë-daljet e hapura në Morinë, Bllatë e Kullë-Zhlep. Ekzodi masiv, i një populli të mundur, nga forca e armëve, tronditi botën demokratike. Dhe, NATO - PAKTI, me apashët e tij, gjunjëzoi kasapin e Ballkanit - Millosheviçin. Pra, ishin "armiqtë kapitalistë dhe imperialistë" të idhullit të Kadri Veselit me shokë - Enver Hoxha, të cilët e çliruan Kosovën. Dhe, nëse ka një të vërtetë, është kjo. Të gjitha të tjerat, lidhur me të ashtuquajturën "lufta e Kosovës", janë kalkulime, manipulime, kamuflime, mistifikime e sofistikime të një ngjarjeje publike, që vazhdon ta ngatërrojë dëshpërueshëm Lëvizja "Popullore" ideologjike e Kosovës, me SHIK-un e saj namkeq!
SHIK-u organizatë ilegale dhe abuzimi me ndërkombëtarët
Referenca tek ndërkombëtarët, si për SHIK-un, ashtu edhe për çështjet tjera në Kosovë, jo vetëm e zotit Veseli, por edhe e Thaçit, Kuqit dhe e kuadrit tjetër të lartë të PDK-së, është abuzim dhe banalizim, që kalon çdo përmasë normale. Edhepse, një herë, e pranon përgjigjen negative të marrë nga UNMIK-u, për themelimin e SHIK-ut, ai vazhdon t`i referohet bashkëpunimit me ndërkombëtarët në Kosovë si dhe shërbime me partnerë deri në shifrën 25. Lind pyetja, si mund të partnerohet me një sajesë ilegale, siç është SHIK-u?! Apo aludohet për shtete rrumpallë afrikane! Nuk do të jetë risi për ne, nëse një ditë do të thuani se edhe tentim-vrasja e përsëritur ndaj Presidentit Rugova, është bërë në koordinim me ndërkombëtarët, se "ai, Rugova, është bërë pengesë e marreveshjeve me Serbinë, ndërsa ju, edhepse bëni zhurmë, jeni të lakueshëm!"
Doza e dyshimit shtohet kur dihet se Presidenti Rugova, më 1999, nuk pranoi legjitimimin e SHIK-ut. Dhe, kur një shërbim informativ shtetëror, nuk pranohet nga Presidenti i atij shteti, kujt i duhet ai shërbim?! Presidenti Rugova kishte të dhëna të sakta se SHIK-u ishte pjellë e "diplomatëve" shqiptarë në mërgatë, për arsyet që janë thënë më lart, në këtë shkrim dhe, më 1998 e spostuan nga diaspora në Tiranë, për ta katapultuar me qendër në Kosovë më 1999, tashmë, me duar të përgjakura. Dr. Rugova e dinte se "ÇKA PJELLE MACA, HANE MINJ!"
Zoti Baton Haxhiu pyet: "Trajnimet i keni bërë në ndonjë vend europian, besoj...?" Dhe, zoti Veseli përgjigjet "ROMA PER TOMA", siç thuhet kur pëgjigja nuk ka asnjë lidhje me pyetjen: "Shumica e atyre të rinjve kanë qenë studentë ose intelektualë të rinj." Pse e fshehë vend-trajnimin shefi i SHIK-ut?! Ata kanë pasur trajnime amatore e rutinore, nga oficerët e SHISH-it të Fatos Klosit, në Tiranë.Trajnimet kanë qenë më tepër për aksione me armë, se sa intelegjente. Prova e parë është bërë në sulmin, në errësirë, kundër ushtarakëve të Bukoshit, në lagjën "Laprakë" të Tiranës. Ata mund të vrisnin këdo në Shqipëri, pa i dhënë llogari askujt. Kjo ishte marrëveshje e heshtur e shefit të shtetit shqiptar me Lëvizjen "Popullore" ideologjike të Kosovës, ku, mjerisht, u implikuan edhe disa intelektualë me emër të Kosovës, ish komunistë të PKJ-së.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Idriz Zeqiraj: Telenovela e pergjakshme me emrin - Kosovë
Çudë me zotin Haxhiu që bën këtë pyetje! "UÇK-ja" e Kadri Veselit me shokë ishte në zgrip-kohe, kur bota hamendej për ta shpallur organizatë terroriste! Atëherë, si mund të bëhet fjalë që dikush, në botën demokratike, të merret me grupe ilegale?! Ishte Presidenti Rugova, ai, që sakrifikoi shumëçka, për ta shpëtuar nismën e organizimit të rezistencës të armatosur, duke sinjalizuar, që grupet ilegale të mos implikohen në krime private e hakmarrëse, siç bënë disa horra-kriminelë, me ekzekutimin e luftëtarëve të betejës të Loxhës dhe, për turpin e atij biçim "shtabi", luftëtarët e lirisë i shpalli armiq!!!
Tymnajë përçartëse dhe mungesë serioziteti
Zoti Kadri Veseli në vitin 1999 ka thënë: "Asksush nuk mban më përgjegjësi për veprimet individuale të njerëzve." Por, kur njerëzit i trajnon, i strehon, i pajisë me veturë e kallashë të pazëshëm, me revole e snajpër, u jep rrogë mujore e privilegje tjera, plus listën me emra për ekzekutim të disave dhe dajakosje të ca të tjerëve, atëherë, çfarë i thonë kësaj?! D.m.th. nëse zbulohet, përgjegjësia është personale!!! "E vrava kuadrin e LDK-së; se "KA MBYTE PULEN E MBRETIT!"
Dhe, zoti Veseli, vazhdon me xhevahire përçartëse: "Ne kemi pasur ndër luftërat më të pastra në kuptimin e pastërtisë çlirimtare." Lufta në Kosovë ka qenë po aq e ndyrë sa edhe e asdhtuquajtura "Lufta Nacional-Çlirimtare" e Shqipërisë, para afro 70 vjetësh, kur komunistët, vegla ruso-serbe, të instruktuar nga Mugosha e Popoviçi, vrisnin anëtarët e partisë "Balli Kombëtar", vazhduese e Lidhjes të Prizrenit, të kryesuar nga djali i rilindasit të madh Abdyl Frashëri, Mit`hati si dhe të partisë "Legaliteti" (mbretërorët), duke e kthyer luftën çlirimtare, në luftë të ndyrë civile.
I vetmi ndryshim është se të majtët e Kosovës, të instruktuar nga bllokmenët komunistë të Tiranës, i vranë, gjithëherë, me atentate dhe prapa shpine, kuadrotë atdhetarë e institucionalë të LDK-së. E majta e Kosovës e sabotoi luftën çlirimtare, me synimin për ta marrë dhunëshëm pushtetin, për t`i bërë puç dr. Ibrahim Rugovës. Ky sabotim bëri që, me gjithë gjakun e derdhur, lufta nuk ishte dinjitoze dhe, përfundoi me masakër e disfatë totale në fushë-betejë.
Pavarësisht zënkave karieriste aktuale dhe të denoncimeve reciproke, që bënë për njëri-tjetrin, vitin e kaluar dhe, që ishin absolutisht të sakta, PDK-ja dhe AAK-ja, janë të dyja parti të majta, të krijuara e madhuara me kulaç e dajak; - me struktura të përbashkëta të krimit; - me rekete, vjelje gjobash të dhunëshme; - me uzurpime, privatizime e shpërdorime të pasurive të Kosovës; - me pasurim të paligjshëm e kriminal, duke u bërë profiterë të pacipshëm të luftës.
Janë krerët e partive të majta, që e detyruan guvernatorin e Kosovës ta bllokojë dr. Sali Berishën, në pikën kufitare të Morinit, me kushtin: "ndaloja hyrjen, përndryshe do ta vrasim!" Deklarimi i djathtizmit të tyre është tërësisht fallso. Këtë e përdorin si karem, grep për tërheqjen e ish- elektoratit të Presidentit Rugova. Disa individë e grupe pakurrizorë, pa etikë e moral, bredhës të pa cak, njerëz rrugash dhe injorantë total politikë, për interesa materiale e karieriste, futën, qorrazi, në karantinën majtiste- komuniste, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe të demokracisë, të cilët u flijuan në emër të këtyre dy nocioneve, dy parimeve të barazvlerëshme, që sot janë përdhosur e përtokur nga kuqaloshët e djeshëm, politikaj të sotëm.
Kalimi brenda spektrit të djathtë, është i natyrshëm, sepse nuk konverton ide e parime bazale. Edhe kalimi nga e majta në të djathtë, është emancipuese, progresive, sepse është bashkëkohore e perëndimore. Ndërsa e kundërta, kthimi në të majtën, është ecje prapa, regresive dhe rrokullisje në pa perspektivë.
Në pyetjen se "a do të sfidonit bashkësinë ndërkombëtare", zoti Veseli gjegjet se "në çdo kohë kemi vepruar legalisht dhe zyrtarisht." Kjo është e tëra lojë fjalësh. Ndërkombëtarët thanë "stop tatimeve paralele nga Qeveria e Përkohëshme ilegale." Megjithatë, tatimet vazhduan, duke i konvertua në gjoba, të cilat kanë qenë gjithmonë të dhunëshme dhe, herë-herë, edhe të përgjakshme. Dëshmi faktike e këtyre gjobave janë kullat e vilat si dhe pasuritë tjera të politikanëve stalinistë-enveristë të Kosovës.
Ndërkombëtarët thanë "stop SHIK-ut vrasës dhe ndonjë Sigurimi tjetër pa plumba." As këtë herë ju nuk e morët seriozisht urdhërin dhe vazhduat pa u penguar fare. S`ka dyshim se UNMIK-u ka qenë në dijeni edhe për gjobat, edhe për krimet e komunistëve enveristë të Kosovës. Por, ndërkombëtarëve u interesonte mjegulla, qoftë ajo edhe e përgjakshme, sepse vidhnin dhe iknin shpejt, duke u zëvendësuar me hajna të tjerë. Askush nuk mbante përgjegjësi për asgjë! Rrëmujë! Babiloni në kohë moderne!
Synimi i SHIK-ut - lokalizimi i krimit
Në Kosovë ka bërë kërdinë krimi i organizuar politik, sepse janë vrarë kuadro ushtarakë instituciionalë dhe kuadro të lartë partiakë të LDK-së si dhe gazetarë e veprimtarë të tjerë. Ndërkohë, SHIK-u ka pasur "Drejtorinë kundër krimit të organizuar." Çfarë ka bërë konkretisht?!
Në Kosovë është ushtruar terror masiv, që nga lufta e deri sa PDK-ja mori pushtetin. Mbi 80% e popullsisë të Kosovës kanë bërë lëvizje të frikëshme në oborret e tyre, sidomos në errësirë, nga pusia e mundshme e vrasësve. Janë terrorizuar familjet e viktimave, të lagjës dhe, herë-herë, edhe të një qyteti të tërë, nga atentatimi me armë të rënda, duke e fashistizuar jetën në Kosovë. SHIK-u e kishte edhe "Drejtorinë e antiterrorit." Çfarë ka bërë kundër terrorit?!
Në Kosovë janë vrarë qindra njerëz, madje të gjithë anëtarë ose simpatizantë të LDK-së. Megjithatë, në faqosjet e dosjeve të tyre është sigla - vrasje enigmatike!?! SHIK-u ka pasur "Drejtorinë e informacionit dhe të analizës." Pse nuk kemi informacione konkrete?!
Pavarësisht intervistës të stërzgjatur dhe monotone; - pavarësisht të vetëm tri pyetjeve të gazetarit Bajrush Morina: - pavarësisht ekzistimit të drejtorive të SHIK-ut dhe pyetjeve tona, pse nuk kanë vepruar këto drejtori, shefi i SHIK-ut Kadri Veseli, thotë: "Nuk mund të flas specifikisht, por vetëm në mënyrë të përgjithshme", - pra, "KODRA PAS BREGUT"- siç thotë populli.
Përkujdesja e tepruar edhe në përdorimin e tërminologjisë përkatëse, adekuate, anashkalimi dhe mos përmendja fare "e krimit politik, e krimit të organizuar", për krimet e përzgjedhura e seriale, në Kosovën e pasluftës, e lakuriqësojnë edhe më shumë shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, sepse "FAKTET JANE KOKEFORTA" - ka thënë një frymëzues i tij.
Ka një shpërputhje deklarimesh në mes të të përfolurëve si anëtarë të SHIK-ut dhe shefit të SHIK-ut. Ata nuk e mohojnë, madje dëshmohen si të tillë, duke treguar librezën përkatëse, ndërsa shefi e mohon qenien e tyre në SHIK!
Në praktikën e njohur të rrjeteve kriminale mafioze në botë, arrestimet janë të njëkohëshme, pra, dhjetra apo qindra të dyshuar për implikime në krime. Por, hetimi aktual, i filluar, disi me "pishmanllëk" nga EULEX-i, krijon lehtësira në krijimin e alibive dhe gjer në davalvimin e fakteve, duke e anashkaluar një të fshehtë, qoftë ajo edhe publike, siç është veprimtaria herë ilegale e herë-herë gjysmëlegale e SHIK-ut.
Edhe sikur të jetë studjuar, në nivelet më të larta të partisë, për të lokalizuar, krimet makabre, në një grup njerëzish jashtë SHIK-ut, dyshimi mbetet po ai, sepse për të përligjur veprat kriminale të kësaj përmase, si shkas duhet të shërbejë një motiv e qëllim i madh. Të kapurit aktual, të përdorur si ekzekutorë, sikur nuk dëshmohen as me instiktin vetjak kriminal, e aq më pak në synime për karierë politike, ndërkohë që të gjitha krimet janë thellësisht politike! Madje si shefa të këtij "grupi" janë përfolur njerëz me peshë në hierarkinë partiake të PDK-së. Rrjedhimisht
një ndarje e tërësishme e "grupit" nga SHIK-u, do të çalonte dhe asesi nuk do të ishte bindëse as për provincialët, barinjtë!
Krimet nuk i kanë bërë jashtëtokësorët
Fatmir Sejdiu, President i Kosovës
Zhvillimet aktuale na kthejnë tej gjysmë shekulli prapa, në vitet `50-a. Titoja, ushtar i Revolucionit të Tetorit, më vonë, kuadër partiak në një krahinë ruse, gjatë LDB-re, u servir nga Stalini, si i parë i Jugosllavisë. Ai nuk besoj ta kishte lexuar Migjenin tonë, për parashikimin e saktë, që bëri për personazhin e tij të dashur - Zenelin, që "SA ME LART TE NGRIHESH, AQ ME FORT DO TE VRITESH", por, kishte qenë dëshmitar okular i rrokullisjeve të njerëzve me karierë gjer në varr, në Rusinë sovjetike. Dhe, vendosi ta revizionojë, ta zbus egërsinë e komunizmit kriminal të Lenin-Stalinit. Dikush e quajti edhe mosmirënjohës, bukëshkalë, sepse Stalini e kishte ngritur në piedestalin e pushtetit. Koha dëshmoi se ai kishte nuhatje të një politikani reformator, por, gjithnjë duke e ruajtur dozën e nevojshme ideologjike - komuniste, si mundësi e vetme, për të qenë i përjetshëm në krye të pushtetit.
Stalinin e tmerronte kënga që kendohej kudo në Jugosllavi, madje edhe ushtarakët në marshimet e tyre, edhe fëmijtë në eskursionet e tyre:
"Oj Staline, rusko sine,
uzmi stapu, çuvaj svinje."
(O Stalin, djali rus,
merre shkopin, ruaj derrkucë.)
Krimineli Stalin ishte mësuar vetëm me elozhe e lëvdata, siç ia bënte lakeu i tij Enver Hoxha me shokë. Largimi i Jugosllavisë nga kampi komunist, e shqetësoi shumë Stalinin, sepse mund ta pasonin edhe vendet tjera. Ai projektoi një plan të mundshëm për largimin e Tiros nga pushteti, qoftë edhe me forcën e armëve. Sulmi propagandistik i lakejve të Stalinit, në krye të vendeve komuniste, ishte i njëzëshëm. Disa objektiva ishin arritur. Të pakënaqur për prishjen me nënën Rusi, 8.000 malazezë ishin përplasur në burgjet jugosllave, sidomos në burgun famëkeq të Goli Otokut. Stalini synonte të krijonte rrethin e hekurtë përqark Jugosllavisë. Plani ishte kriminal. Hungarezë, rumunë, bullgarë, shqiptarë (Shqipërie), futeshin për diversion në zonat kufitare jugosllave, ku banonin pakicat përkatëse, me porosi të Sigurimeve të tyre informative, vrisnin ndonjë kuadër të niveleve të ulëta, si kryetar komune e tjerë dhe tërhiqeshin prapa.
Përveç aksioneve të tyre personale, ata instruktonin njerëz, brenda Kosovës, të kryenin atentate ndaj kuadrit shqiptar. Dhe, kjo ka ndodhur, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit. Pastaj, ka pasuar maltretimi masiv ndaj të dyshuarëve. Shumë njerëz kanë marrë arratinë nga frika e dajakut dhe mundësia e linçimit. Qëllimi i Stalinit ishte ikja e sa më shumë njerëzve nga Jugosllavia për në vendet fqinjë, pastaj, të ndihmuar nga armata sovjetike, të sulmohej Jugosllavia. Stalini kishte emëruar për zëvendësimin e Titos malazezin Pero Popivoda!
Vrasja e disa kryetarëve të komunave, që janë suprimuar me kohë, në popull motivohej kinëse të shtyrë nga UDB-a, për ta hequr qafe kryetarin! Dhe, pse UDB-a duhej ta vriste një kryetar, me më pak se 8 vjet shkollë, kur vet e kishte emëruar në atë detyrë dhe, pa asnjë shqetësim, mund ta shkarkonte kur të donte?!
Çfarë interesi kishte bujku apo bariu i Kosovës ta vriste kryetarin e komunës?! Për rastet konkrete që dimë, ai nuk kishte asnjë interes dhe nuk fitonte asgjë, por, thjesht, ishte i manipuluar, ishte i mashtruar, duke menduar se ky akt është patriotik! Ndërkohë që, Kosovës i shtoheshin jetimët, gjaku shqiptar derdhej, me porosi të Enver Hoxhës, "PER MUSTAQET E STALINIT." Dhe, dëgjoni deklarimet e SHIK-asit vrasës të penduar - Nazim Bllaca, do të gjeni ngjashmëri tipike, madje në shumëçka, veçse krimet e tanishme janë bërë që PDK-ja ta marrë pushtetin.
Shuarja fiktive e SHIK-ut
Po bëhen 20 vjet nga shembja e komunizmit në Shqipëri. Janë çbërë shumë struktura të këtij sistemi të urryer. Por, Sigurimi komunist nuk është shuar, veçsa ka ndryshuar taktikën e punës. Ai nuk ka më burgje e gjyqe farse, por ka veprimtari të nëndheshme efikase, që po e zjgatë për dy dekada rrjesht agoninë e tranzicionit, duke e mbajtur peng Shqipërinë dhe duke e asfikësuar demokracinë e brishtë shqiptare.
Pinjollët e bllokmenëve zotërojnë paranë, të fituar abuzivisht përgjatë tranzicionit. Kuadri i tyre ideologjik ka zënë poste kyçe në jetën shoqërore e shtetërore, në veçanti, në drejtësi, duke e bllokuar Shqipërinë për të qenë, vërtet, shtet ligjor. Ata janë vënë në krye të organizatave e shoqatave joqeveritare dhe të shoqërisë civile, duke luftuar në mënyrë përfide demokracinë.
Që SHIK-u, si pjellë e Sigurimit shqiptar, nuk është shuar, e dëshmojnë edhe shkrimet e lansuara, kohëve të fundit, nëpër faqet e Internetit, duke denigruar familje, personalitete, ish të burgosur politikë, madje edhe heronj, të rënë për lirinë e Kosovës.
I.- Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe Kadri Zekës, vazhdon të jetë temë gjithnjë aktuale, për mundësinë e hetimit dhe të zbulimit. Anonimët, nofkaxhinjtë e SHIK-ut, nëpër faqet e tyre të shumëta të Internetit, reagojnë ndjeshëm, duke e përfolur edhe bashkëshorten e heroit Jusuf Gërvalla, Suzanën, sikur ajo i di vrasësit.
Përgjatë këtyre 70 viteve të defilimit të murtajës komuniste, në trojet shqiptare, është vërtetuar gjithëçka, çfarë kanë thënë idealistët tanë kombëtarë, të Dekalogut të Lidhjes të Prizrenit, në vitet `30-a dhe `40-a . Institucioni familjar nuk vlen asgjë pë racën e përçudnuar të komunistëve.
Nusja e Jusuf Gërvallës, Suzanë Gërvalla, erdhi në Tiranë me dhembjen e skajshme të mungesës të bashkëshortit të saj ideal, të babait të fëmijëve. Si një nënë e devotshme, iu përkushtua e tëra rritjes dhe shkollimit të fëmijëve. Zonja Suzanë i edukoi dhe shkolloi Premtonin, Donikën dhe Ergonin, ashtu siç kishte ëndërruar dhe dëshiruar Jusufi ynë, duke lehtësuar dhembjen gjithëkombëtare, sepse për fëmijtë e bashkëshortëve Gërvalla, është përligjur shprehja: "ME BEJ BABA TE TE NGJAJ." Sejcili syrësh mund të drejtojë pushtet dhe shtet.
Edhepse fqinjësohej nga familje, që i përkisnin të majtës shqiptare, familje me kapitalin moral të luftës dhe jo bërrylore, qysh në nismën e pluralizmit, Suzanë Gërvalla, sëbashku me fëmijtë, tashmë shkollarë të lirisë, ruajti drejtpeshimin dhe u përcaktua djathtas, përkrah dr. Berishës, sepse orientim kombëtar kishte pasur gjithmonë edhe kryezoti i tyre - Jusuf Gërvalla.
II.- SHIK-u i ka hapur "thasët e vjedhur" në selitë presedenciale e kryeministrore të Serbisë, pasi ka vrarë disa nga "thesarët" fort të përfolur për implikime vrastare të djemëve veprimtarë në mërgatë, në bashkëpunim me ca të gjallë e pushtetarë. Tani mund të shantazhojë e shpifojë për cilindo të pabindur e kryeneç të sotëm, ish të burgosur politikë, madje edhe të vrarë një herë, duke e rivrarë së vdekuri!
Apostrofimi i zotit Xhafer Shatri nuk është i rastësishëm. Ai, si gjimnazist, në vitet `60-a, filloi veprimtarinë ilegale në grupin e zotit Kadri Osmani. Ishte entuziastë dhe i gatshëm për çdo sakrificë, edhepse djalë i vetëm i prindërve, vëlla i vetëm i motrave. Burgosja e parë nuk e dekurajoi, nuk e "disiplinoi." Riburgosja dhe dënimi i rëndë nuk e dobësoi.
Ridënimi, për vepër penale politike brenda burgut, filloi më 1973, në Burgun e Burrelit, me majorin Jovica Cërvenko, i cili qe dënuar më parë në vitin 1954, nga Gjykata e Tiranës, më 25 vjet burg të rëndë. Krahas akademik Shaban Bashës nga Peja dhe Qazim Bllacës, jurist, nga Suhareka, që shquheshin për dinjitet dhe morpërkulje, zoti Cërvenko, me qëndrimin e tij dinjitoz, kishte "konsumuar" veprën penale të agjitacionit figurativ dhe, në kartelën e tij u shtuan edhe 10 vjet të tjera burg, duke qenë në vuajtje e sipër të dënimit të parë!!! Dhe, kjo praktikë antinjerëzore e kriminale, vazhdoi për të gjithë të piktuarit, të destinuar për t´i lënë kockat buegjeve.
Zoti Xhafer Shatri ishte në mbarim të dënimit. UDB-a jugosllave, e cila i kishte dhënë shumë nga përvoja e saj Sigurimit shqiptar, tani vendosi të huazojë diçka nga praktika shqiptare. Dhe, zoti Shatri do të ishte "Cërvenko" i parë i ridënuar brenda burgut, për vepër penale politike! Thonë se "FRIKACAKU NUK E KA AS DYNJANE DHE AS AHRETIN." Por, zoti Shatri kishte një trimëri të lindur, kishte iniciativë e kurajo, siç thonë "OSE HUNIN, OSE TIRQIT." Dhe, duke përfituar nga trajtimi liberal, që, zakonisht, praktikohet kudo, ndaj atyre që janë në prag të lirimit, iku nga burgu. UDB-a, duke vlerësuar rrezikshmërinë reale për sistemin serbo-sllav dhe me qëllim të devalvimit të kësaj rrezikshmërie, tek tellallët e vetë hafije, lansoi gënjeshtrën e radhës: "Shatrin e liruam ne, për të qenë në shërbim tonin!"
Zoti Xhafer Shatri e kuptoi hilenë udbeske. Ai nuk humbi kohë me demantime. Por, vazhdoi punën aty, ku ia kishte ndërprerë dhunëshëm burgu, veçse tani në rrugë legale. Botoi librin voluminoz, pasqyrë reale e sistemit represiv jugosllav, kundër popullit shqiptar të Kosovës, si dhe shfrytëzimin e egër të pasurive të saj.
Në vitet `90-a, në bashkëpunim me shokun e ilegales dhe të burgut politik, malësorin dinjitoz vuthnjan - Binak Ulaj, i cili ishte nënkryetar i "Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut", për Kosovën, të gjitha rastet e dhunës dhe të vrasjeve i botonte dhe ua përcillte personaliteteve botërore si dhe shoqatave dhe organizatave autoritative si "Amnesty Internacioinal" dhe të tjera, si dëshmi rrënqethëse, për terrorin që ushtronte Serbia ndaj një populli të pambrojtur. Dhe, ishte koha kur zoti Shatri punonte më shumë se sa e gjithë Lëvizja "Popullore" ideologjike, e marrë sëbashku. Edhe postin e Ministrit të Informacionit, në Qeverinë në ekzil, e justifikoi me punë kreative dhe shumëplanshe.
Nuk është hera e parë që sulmohet, me qëllim denigrimi, zoti Shatri. Vite më parë, ishte po kjo garniturë SHIK-ase, që u përpoç të zbulonte të "zezën" në biografinë e tij të dlirë. Por, me kot. Eshtë një jetë e tërë në shërbim të Atdheut. Eshtë një veprimtari e pandërprerë asnjëherë. Ish studentët e juridikut, të indinjuar nga insinuatat sulmuese aktuale kundër zotit Shatri,reagojnë, duke kujtuar praktikën profesionale studentore, të asaj kohe, të cilët preferonin ta vizitonin burgun, ku vuante dënimin njëri nga të burgosurit politik më markant të Kosovës - Xhafer Shatri. Por, ajo mbetej vetëm dëshirë.
III.- Për opinionin qytetarë të Kosovës ishte shokuese sulmi mbi dy kategoritë, që, tashmë, kanë statuesin moral të institucionit, siç janë ish burgaxhinjtë politikë të Kosovës dhe të gjithë të rënët për lirinë e Atdheut. E themi zëshëm, se pa veprën madhore, pa sakrificën e këtyre dy institucioneve, Kosova jonë kurrë nuk do të arrinte në statuesin aktual, në lirinë dhe pavarësinë e saj. "KURBANI NUK MAJMET NE NATEN E BAJRAMIT" - thotë populli. Andaj, përpjekjet në vijimësi të djemëve, të vajzave dhe të burrave të Kosovës, janë shumë dekatore.
SHIK-u përgojoi edhe Enver Hadrin, Hero i Kosovës! E rëndë gjer në paduresë! Në ditë-varrimin e tij, më 1990, në Bruksel, njëri nga themeltarët e SHIK-ut, iu drejtua "xhematit" , se, "sot, ne, Lëvizja (lexo: "Popullore" ideologjike), e falim Enver Hadrin!" Ishte sa shokuese, po aq tmerruese kjo deklaratë publike! Pse, zoti Hadri ishte i dënuar nga SHIK-u dhe, tani i vrarë, po i falej jeta!!! Dhe, pse Lëvizja "Popullore" e dënoi Enver Hadrin? Sepse, ai edhe në art,me poezi, denoncoi krimet e komuniszmit, sulmoi me emër Enver Hoxhën, si vrasës serial të shqiptarëve. Dhe, stalinistë-enveristët e Kosovës në mërgatë, nuk mund t`ia falnin mëkatin e bërë, për të gjallë, Enver Hadrit.
Heroi Enver Hadri i përket asaj gjenerate gjimnazistësh të Pejës, që nga 30 maturantë, 24 syrësh e kishin prindin-baba- të ekzekutuar, nga bishat komuniste jugosllave. Ai ishte bashkënxënës i Esat Myftarit, Namik Lucit, Zyme Berisha, Naime Daci - Gjakova..., që vuajtën burgjet, internimet e persekutimet nga Sigurimi zëkeq shqiptar, ku, këta djem e vajra, të përndjekur nga UDBa-a jugosllave, kishin kërkuar shpëtim në Shqipërinë nënë!
Heroi Enver Hadri i përkiste gardës atdhetare e kombëtare, njësoj si Jusuf Gërvalla me shokë. Duke përfituar nga prania e institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku ai jetonte prej kohësh, me shkathtësi, krijoi lidhjet me organin më të lartë të këtij Bashkimi, pra, me Parlamentin e tij. Në bashkëpunim të përhershëm, me djemtë dhe burrat atdhetarë të Kosovës në mërgatë dhe në Atdhe, me xhentilencë e profesionalizëm, i ofroi Parlamentit Evropian materiale të bollshme dhe bindëse, për domosdoshmërinë e mbrojtjes të popullit të Kosovës, i cili vuante represionin, gjithnjë në rritje komunisto-fashistë, duke i mundësuar këtij populli të përvuajtur shkurorëzimin e përjetshëm, me krijesën artificiale Jugosllavinë, përkatësisht Serbinë. Dhe, pikërisht, në rrugëtimin për në Parlament, me njërën nga dosjet e radhës në makinë, në një ndalesë dritash të kuqe, ekzekutohet.
Dhe, tani, kur populli shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe mërgatë, është në përgaditje e sipër, për ta përkujtuar 20 vjetorin e rënies, në krye të detyrës kombëtare, të Heroit Enver Hadri, SHIK-u "ynë", gjithnjë i gatshëm në krime e manipulime, e rivret Heroin, me denigrime te radhës!!! "O TEMPORA! O MORES!" (O kohë, o zakone) - do të thërriste, madje fort, latini i lashtë.
IV.- Njerëzit në veprimtarinë e tyre jetësore edhe lodhën dhe e ndjejnë nevojën e pauzimit. Por, ka edhe përjashtime. Ndër të palodhurit e gjertanishëm janë SHIK-u, nga njëra anë dhe, magjistër Kadri Osmani (Mani), nga ana tjetër. Prej 20 vjetësh janë përballë njëri-tjetrit. SHIK-u është ushtri e tërë, është parti e tërë. Ndëra zoti Osmani është individ, që, tashmë, ka krijuar institucionin e vet luftarak, për t`u mbrojtur nga një armatë e tërë SHIK-ase, por duke e zgjedhur metodën se "SULMI ESHTE MBROJTJA ME E MIRE."
Magjistër Kadri Osmani është një idealist i madh kombëtar. Prej më shumë se gjysmë shekulli ka punuar, vepruar e luftuar për këtë "copë" Kosovë (ndoshta edhe më shumë), për këtë liri dhe pavarësi. Gjatë veprimtarisë të tij ilegale e legale, mund të vritej shumë herë, por vetëm rastësia e ka kursyer. Edhe para skuadrës të pushkatimit, shqiptarët e lidhur në Tivar, ndonjërin rastësia e ka shpëtuar.
Zoti Kadri Osmani ka një biografi që ndryshon, cilësisht, nga biografia e kujtdo tjetër në Kosovë. Ishte viti 1965, kur ai, i shoqëruar nga profesori i letërsisë shqipe, hyri në klasën tonë, në Gjimnazin e Pejës. Nga çanta nxori një ekzemplar të revistës "Jeta re", që, atëbotë, drejtohej nga i urti Esad Mekuli. Dhe, agjitoi bindshëm pë t`u pajtuar në revistën e vetme letrare në Kosovë.
Një ditë gushti, pa bëzamje, lënë zyrën në "Jeta re" në Prishtinë dhe, duke pëshkuar tri orë në këmbë, rrugëve herë të pluhrosura, por më shumë të baltosura, arrin në Malësinë e Gollakut, në kufi me Serbinë, për mësimdhënie. Dhe, motivi i këtij vendimi: Zoti Adem Demaçi është burgosur, heronjtë e veprës të tij "Gjarpijtë e gjakut" si dhe miq e dashamirë të tjerë, gjithnjë e më shumë po maltretohen nga UDB-a. Duhet bërë diçka, për ta ngritur moralin e popullatës të kësaj zone të izoluar dhe për t`i trerguar UDB-së dhe Serbisë se nuk i frikësohemi askujt në vatrat tona.
As edhe një rast tjetër në Kosovë, as në Shqipëri (përjashto rastet kur Partia u thoshte mësuesëve në trasferim: ose shko në fshat, ose në burg), nuk mund të hasim me lënë zyrën dhe pagën më të mirë në Prishtinë, për të shkuar në malësi mësues, duke e lënë nusen të vetme me tre kalamaj të vegjël. Në dhjetë shkollat e zonës, me një drejtori të përbashkët, me mungesa elementare, për të zhvilluar një mësim normal, zoti Kadri Osmani i rreket punës, për ta ngritur cilësinë e mësimit. Njeri i leximit, i letrave i librit, nuk duronte dot që në dhjetë shkollat fillore e 8-vjeçare, të mos kishte një gazetë, një revistë, një libër! Dhe,me qortimin e kujdesshëm ndaj mësuesëve kolegë, për këtë gjendje mjerane, me vetiniciativë, me shkrim e gojas, përshkoi Prishtinë e Shkup, duke aktivizuar, tashmë, edhe të tjerë, për të begatuar shkollat e zonës me literaturë ditore, dy javore, mujore dhe libra gjithfarëshe. Dhe, ia doli me sukses, duke krijuar edhe rrethet letrare.
Magjistër Kadri Osmani është veteran i ilegales të Kosovës dhe i burgjeve politike jugosllave. Atdheun edhe mund ta duan të gjithë, por, ndjenjen e lirisë nuk e kanë të zhvilluar të gjithë njësoj. Përndryshe, ne, shqiptarët, do ta kishim Shqipërinë të tërë, Shqipërinë Etnike, të paktën, në Lidhjen e Prizrenit. Përkushtimi i tij nuk ka qenë kurrë i mëdyshur, nuk ka qenë honorar. Përkundrazi, ka qenë detyrë, ka qenë parësor. Ai filloi në Prishtinë, vazhdoi në Istog e Pejë, u dënua dhe përsëri vazhdoi veprimtarinë ilegale në Prishtinë, për t´u dënuar sërishmi. Jeta ilegale, në sistemet komuniste e fashiste, është e rrezikshme, "NJERIU ESHTE ME KOKE NE TRASTE". Vërtet, u vranë Nuhiu (Berisha) e Rexhepi (Mala), ndërsa Kadriun rastësia e shpëtoi. Shpifjet e denigrimet aktuale të armatës "nofkaxhi" të SHIK-ut janë hakmarrje primitive e provinciale, madje me një fjalor të denjë për lukuninë komuniste. Në të gjithë Shqiptarinë tonë, zoti Kadri Osmani, do të ishte i fundit për ligështim, denoncim apo tradhti ndaj shokëve të idealit. Dhe, kjo është provuar në gjyqet e përsëritura, të zhvilluara kundër tij.
Magjistër Kadri Osmani nuk është i pafe. I gjithë rrethi familjar janë besimtarë. Ai ka agjëruar, duke ngrënë bukë bajate, me fasule të zjerë vetëm me krypë, pa vaj fare, nga bllokimi i borës në Malësinë e Gollakut. Por, zoti Osmani është magjistër, e di edhe konvertimin e dhunëshëm nga pushtuesi i vjetër. Ai nuk mund të pajtohet me ata që kundërshtojnë ndërtimin e Katedralës Katolike në Prishtinë. Ai nuk mund të pajtohet me fanatikët fetarë të përçudnuar në veshje e sjellje, të cilët thonë: "Nënë, më fal se nuk ta jap dorën as në ditën e Bajramit, sepse para se të jesh nënë, je femër dhe më ngjallë ndjesi seksuale!"
Zoti Osmani nuk mund të vë fenë mbi kombin. Nuk i ushqen ndasitë dhe përçarjet ndër fetare, që do të ishin vetëvrasje e shqiptarëve. Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë stoli, janë dhuratë hyjnore për kombin, sepse përmasa e madhështisë të tyre, është përmasë unikale, supërspecifike, madje në shkallë botërore. Dhe, padyshim, këto dy figura madhore, janë i vetmi privilegj i shqiptarëve, duke u pasua denjësisht nga shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Njëri nga nofkaxhinjtë më brutal, për zbulimin e të cilit nuk ka pse të merakoset zoti Oamani, sepse ai është njëri nga grixha e SHIK-asëve numerikë, akuzon për konvertime partiake. Burgu i gjatë, mungesa e informacionit, kanë bërë që, herë-herë, ndjenja të triumfojë. Por, ai është energjik dhe dialektik, ecë me hapa rapid, duke e kompensuar kohën e humbur. Pavarësisht elozheve, që i bëri atij e veja e Enver Hoxhës me djem dhe kuadri tjetër i bllokmenëve në Tiranë, ai u këndell shpejt dhe denoncoi se "në Shqipërinë e Enver Hoxhës, i gjeta rrugët e Bangladeshit."
Edhepse filloi flirtin me të majtën shqiptare, zoti Osmani, në kohë rekorde bëri konvertimin, duke u orientuar tërësisht djathtas. Dhe, këtë drejtpeshim e ka ruajtur dhe justifikuar, madje në atë masë që di vetëm ai. Dhe, kjo është vijimësi e atij qendrimi thellësisht kombëtar, në kohëzgjatjen gjysmëshekullore. Këtu e ka bazën edhe epërsia e tij absolute morale, atdhetare e intelektuale, karshi kritizerëve të rinj dhe të vjetër SHIK-as.
Zoti Kadri Osmani shquhet për kërkesa që ka ndaj vetes dhe të tjerëve. NE MOSHEN 70 VJEÇARE MAGJISTROI! Një rast i virgjër në Kosovë dhe më gjerë. Vonesa ishte kushtëzuar nga burgu dhe pushtuesi. Njeriu i privuar nga liria, e vlerëson shumë lirinë. Liria e Kosovës e rinoi burgaxhiun e stazhinuar dhe në respekt të lirisë, donte t`ia shtonte një magjistër Kosovës të lirë, Kosovës shtet, ëndërr dhe aspiratë e gjithë jetës të tij të mundimshme.
Shumëkush mendon, ndërsa SHIK-u edhe vepron, se "këtij magjistri grindavec, duhet me ia mbyllë gojën, me ia thyer pendën, me e bë të heshtë përgjithmonë!" Por, zoti Osmani nuk është indiferent për asgjë që është njerëzore. Reformatori Martin Luther King thotë: "Për zhvillimin e mbarë të shoqërisë, më të dëmshëm janë njerëzit e mirë që heshtin, se sa keqbërësit." E vërteta është se ai është i hatëruar gjer në zemratë, sepse populli i tij nuk po e çmon lirinë në masën që kjo liri meriton. Ish i prangosuri politik ka ëndërruar se, kur Kosova do të jetë e lirë, njerëzit e saj vetëm gjumi do t`i ndajë nga puna, nga studimi. Tani që ai i sheh, duke bredhur rrugëve e kafeneve, pa qëllim e cak, tmerrohet se "SI ROBERIA HARROHET KAQ SHPEJT!"
Magjistër Kadri Osmani është zë i veçantë në publicistikën aktuale gjithëshqiptare. Dhe, si i tillë meriton vëmendje dhe respekt, në masën e duhur. Shpirti i dlirë, sinqeriteti në shfrim ndaj së keqes, çiltëria entuziaste për të mirën, ndjenja e sakrificës, atdhedashuria e dëshmuar, përkushtimi i përhershëm për ta emancipuar e prosperuar shoqërinë, kombin, kanë qenë e mbetën vlerë dhe moto e jetës së tij, sa të trazuar, aq edhe të bujëshme.
Cinizmi kulmor dhe ironia përtallëse e Shefit të SHIK-ut
"Jemi me fat që jemi duke kaluar pa trauma të rënda, të cilat kanë ndodhur në shumën e rasteve gjatë tranzicionit" - thotë zoti Kadri Veseli. Ai përmend sulmin ndaj Presidentit maqedonas dhe vrasjen e kryeministrit serb.
Shqiptarët e botës në përgjithësi, ata të Kosovës në veçanti, indinjohen fort me cinizmin kulmor dhe ironinë përtallëse të shefit Kadri Veseli, kur tranzicionin e përgjakur të Kosovës e quan "me fat dhe pa trauma!!!" Në cilin vend ballkanik apo evropian, të pas luftës apo të pluralizmit, janë shënuar vrasje politike, kaq masive e seriale, si në Kosovë?! Askund, absolutisht askund dhe askurrë! Sulmi ndaj një Presidenti, apo edhe vrasja e një kryeministri, si hakmarrje për dorëzimin e Millosheviçit në Hagë, nuk kanë asnjë krahasim me ato qindra vrasje politike, të bëra nga banda partiake, për ta marrë pushtetin dhunëshëm.
Nga qindra vrasje politike, Kosovës i janë shtuar shumë qindra jetimër; mijëra familje kanë rënë në zinë e përjetëshme; shumë mijëra të tjerë janë larguar nga terrori i "kmerëve të kuq"! Dhe, nëse vrastarët nuk do të ndëshkohen për krimet e tyre makabre, mijëra të tjerë do ta braktisin Atdheun, duke e konsideruar si tokë të përgjakur, tokë të djegur, tokë të nëmur!
Lexues i nderuar dhe i torturuar, në të njëjtën kohë, përballë kësaj përgjakjeje e ploje kombëtare, shih emrat e viktimave, (edhepse lista nuk është e plotë), të cilat, zoti Veseli nuk "gaboi" asnjëherë, t`i konsiderojë si vrasje të krimit të organizuar politik! Dhjetra prej tyre, me përgaditjen solide universitare e intelektuale dhe cilësitë epërore morale dhe të personalitetit, mund të ishin Presidentë e Kryeministra.
Vrasjet faktike - gjatë dhe pas luftës në Kosovë
1. Ahmet Krasniqi, kolonel, ministër i mbrojtjes të Republikës të Kosovës
2. Ali Ukaj, gazetar
3. Ilir Konushevci, komandant i UÇK-së
4. Hazir Mala, dr. nga Shqipëria
5. Enver Maloku, shef i Qendres Informative të Kosovës (QIK)
6. Haki Imeri, profesor i gjuhës angleze, anëtar i kryesisë të LDK-së, për Skënderaj
7. Shefki Popova, gazetar
8. Shaban Manaj, avokat, anëtar i kryesisë të LDK-së për Istog
9. Xhemajl Mustafa, letrar, këshilltar i Presidentit Rugova
10. Smajl Hajdaraj, komandant i UÇK-së për Rugovën, deputet i Parlamentit të Kosovës
11. Ismet Rraci, kryetar komune në Klinë
12. Azem Deliu, aktivist i LDK-së në Skënderaj
13. Bekim Kastrati, gazetar
14. Besim Dajaku, ushtar i UÇK-së dhe truproje i Presidentit Rugova
15. Ekrem Rexha, komandant i UÇK-së, zona e Pashtrikut
16. Tahir Zemaj,kolonel, komandant i UÇK-së për Dukagjinin, ushtarak i karierës
17. Enis Zemaj, student, djali i vetëm i komandant Zemaj
18. Hasan Zemaj, anëtar i kryesisë të LDK-së në Deçan
19. Kosovë Zeqiraj, shoqërues i kryetarit të komunës në Istog
20. Albert Zeqiraj. aktivist i LDK-së
21. Ukë Bytyqi, kryetar i LDK-së dhe kryetar komune në Suharekë
22. Ilir Selimaj, ushtar i UÇK-së (i vrarë sëbashku me dy anëtarë të familjes)
23. Njazi Lohaj, komandant i UÇK-së, Ferizaj
24. Bardhyl Ajeti, gazetar
25. Sabahate Tolaj, pilote ushtarake, hetuese sperciale e SHPK-së
26. Isuf Haklaj, policia ushtarake, hetues special i SHPK-së
27. Rexhep Luci, kryearkitekt pranë komunës të Prishtinës
28. Smajl Berbatovci, profesor i gjuhës shqipe
29. Sadri Ramqaj, veprimtar i LDK-së në Zvicër, ushtarak
30. Rexhë Osaj, ushtarak
31. Ramë Pepshi-Peja, ushtarak
32. Bashkim Bala, ushtarak
33. Sinan Musaj, ushtarak,
34. Rushit Elezi, kontratëberës i ushtrimores të Kalimashit, shtetas i Shqipërisë
35. Ismet Musaj, aktivist i LDK-së
36. Sadik Musaj, aktivist i LDK-së
37. Xheladin Musaj, aktivist i LDK-së
Kësaj liste i shtohen edhe emrat e luftëtarëve të Loxhës, të vrarë nga rivalët partiakë si dhe shumë veprimtarë të LDK-së anekand Kosovës.
Janë vrarë, për të humbur gjurmë, edhe shumë bashkëvrasës nga partitë e majta, si i dyshuari për vrasjen e Ekrem Rexhës dhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Shaban Manaj dhe të tjerë.
Vrasje në tentativë . plagosje
1. Sabri Hamiti, akademik, anëtar i kryesisë të LDK-së
2. Gani Geci, luftëtarë i orëve të para, deputet i Parlamentit të Kosovës (aktualisht)
3. Agim Veliu, kryetar i komunës të Podujevës
4. Fetah Rudi, anëtar i kryesisë të LDK-së në Malishervë
Kjo listë begatohet edhe me dhjetra emra të tjerë të plagosurish, të cilët, aktualisht, autori i këtij shkrimi nuk i posedon.
Tentim vrasje
1. Zekirja Cana, profesor, historian
2. Cen Desku, letrar, veprimtar dhe luftëtar
3. Adem Salihaj, kryetar i LDK-së në Ferizaj
4. Vesel Muriqi, ushtarak
5. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së dhe President i Kosovë
Lista emërore e tentim vrasjeve, e rrahjeve, torturave, maltretimeve brutale, është shumë e gjatë, përfshi këtu edhe delegacionin e deputetëve të dajakosur në Drenicë, rrahjen masive të oficerëve dhe të ushtarëve të Brigadës "Mërgimi", rrahjet sistematike, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, të oficerëve dhe të ushtarëve të Kosharës. Eshtë pikërisht ky terror i egër dhe masiv, i ushtruar sidomos në Drenicë dhe Dukagjin, që i kanë sjell votimin në tufëzim PDK-së dhe AAK-së, përkatësisht, në zonat e cituara. Pra, "PA IA KAJTE NANEN SHQIPTARIT, NUK TE THOTE BABE!"
Burgjet rurale në Llap, Drenicë,Dukagjin, janë një dramë në vete, me rrahje banditeske dhe, për të fshehur gjurmët, vrasje komplete, para sulmit të pushtuesit.
Ekziston dyshimi i bazuar edhe për shumë të zhdukur, në veçanti, aktivistë të shquar të LDK-së, të cilët kanë "humbur" në zonat ku bandat e majta kanë qenë aktive.
Janë vrarë disa ish punonjës të UDB-së, të cilët, dyshohen se kanë bashkëpunuar me SHIK-un, qysh në vitet `80-a e këtej, për zbulimin e ilegalës në Kosovë dhe vrasjet në mërgatë.
Pse Lëvizja Popullore kërkoi luftë, por nuk luftoi?!
"Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, ka lindur si kërkesë popullore për luftë çlirimtare me mjete të armatosura"- thotë shefi i SHIK-ut Kadri Veseli. Për më shumë se një dekadë vazhdon të refrenohet pyetja habitore: "Pse Lëvizja "Popullore" kërkonte luftë në kohë paqeje, por kur filloi lufta, nuk hyri në luftë, nuk luftoi?!" Lëvizja, edhepse u thirrë në luftën, për më shumë se dy dhjetë vjeçarë, humbi shansin e pjesëmarrjes në luftë, lëshoi rastin ideal, për t`u bërë pjesë e luftës, duke mos kaluar konturët e "luftës verbale!" Kësaj i thonë "FJALET SI DEMUSHI, PUNET SI KURREKUSHI!"
Kosova është e vogël, po as Shqipëria nuk është e madhe. Djemtë e djeshëm të Lëvizjes, burra të sotëm të partive majtiste, janë parë në Tiranë, Durrës, Komësi - Klos të Matit, madje edhe në Kalimash e Kukës, por nuk kanë kaluar asnjëherë kufirin para qershorit 1999! Ata kanë pozuar me uniformat e UÇK-së, në Malet e Martaneshit, por Televizioni i Tiranës zyrtare-komuniste, i "parashutonte", fiktivisht, në malet e Kosovës!!!
Eshtë meritë e Presidentit Rugova që e NXORI LEVIZJEN NGA ILEGALITETI, NGA ÇUBAT! Por, nuk ishte dakord ta vinte në pushtet, sepse ata ende nuk kishin mësuar as gërmën A të demokracisë. Prandaj, sot, lëvizakët kuqaloshë - ideologjikë, hakmerrën, duke shpenzuar gjetkë paratë, të destinuara për Memorialin e Presidentit Rugova, siç bëri ciceroni i Thaçit, Hajredin Kuqi.
Thonë se nuk është turp të frikësoshesh, por është e turpëshme të hiqesh trim dhe të veprosh si frikacak. Nëse Lëvizja nuk luftoi, pse agjitoi për përçarjen e atyre forcave, që donin të luftonin sëbashku, të cilat, në fakt, nuk ishin as anëtarësi e Lëvizjes ideologjike?! Pse vazhdonte tubimet e zhurmëshme, të bujëshme, por edhe të turpëshme, në sallat klimaterike të Perëndimit, me qëllimin e vetëm për të vjelur paratë nga mërgimtarët, në emër të luftës dhe mos dhënien e tyre për luftën?!
Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, të bëra nga dëgjuesit dhe lexuesit të intervistës të tij, llafollogjike, përlavdëruese e sofistikuese, duhet t`u jep përgjigje shefi i SHIK-ut Kadri Veseli.

Similar topics
» Idriz Zeqiraj:Emërtesat dhe profilizimi partiak në Kosovë
» Idriz Zeqiraj;Kush mund të përballet me kryebandat në Kosovë?
» Idriz Zeqiraj:KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË
» IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???
» Idriz Zeqiraj:"ATA QË PO I VRET PDK-ja, PO I VAJTON LDK-ja"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi