Xhemajl Rudi: Arben Veselaj-Intervistë:Me-Fatos Kongoli,
Faqja 1 e 1
Xhemajl Rudi: Arben Veselaj-Intervistë:Me-Fatos Kongoli,
Xhemajl Rudi: Arben Veselaj-Intervistë:Me-Fatos Kongoli,
Intervistë: Fatos Kongoli, shkrimtari që hyri bujshëm në letërsinë shqipe nga “dera e prapme”
Realizmi socialist shkrimtarët i shumëzonte me zero
Pse Fatos Kongoli hyri në letërsinë shqipe nga “dera e prapme”? Si e braktisi ai profesionin prej matematikani dhe u bë shkrimtar shumë i suksesshëm? Si e shkroi romanin autobiografik “Lëkura e qenit” dhe si i “lau” hesapet me realizmin socialist? Shkrimtari i madh shqiptar, në këtë intervistë ekskluzive për “Lajm”, flet për jetëshkrimin e tij, të qenit shkrimtar në shoqërinë shqiptare, për atë se çka i mungon dhe çka i tepron letërsisë shqipe etj.
Intervistoi: ARBEN VESELAJ
LAJM: Romanet tuaja të suksesshëm erdhën relativisht vonë në letërsinë shqipe (gjykuar me moshën që keni), a do të thotë kjo se letërsia juaj nuk mundi t’i përshtatej metodave të realizmit socialist ?
KONGOLI: Pyetje jo fort e thjeshtë për t´iu përgjigjur. Në një farë mënyre më duhet të shpjegoj rrugën time si shkrimtar. Në letërsi unë kam hyrë nga “dera e prapme”, për arsye se, siç e përmendni edhe ju në një pyetje më poshtë, kam studiuar për matematikë. Me këtë shpjegohet që u futa në letërsi relativisht vonë, me një iluzion që nuk vonoi të dilte i gabuar. Një gjë mund ta pohoj me siguri: kur e lashë profesionin tim bazë, për t´iu kushtuar letërsisë, unë nuk e dija se po bëja një nga gabimet e mia më të rënda në jetë, në radhë të parë sepse, megjithëse më dukej sikur nuk mund të merresha me asgjë tjetër përveç letërsisë, në të vërtetë, për shkak të njohjeve të mia të kufizuara, unë nuk e dija ç´është letërsia e mirëfilltë, me se merret ajo, mbi të gjitha, nuk isha ende i ndërgjegjshëm se të bëjë letërsi të mirëfilltë nën një regjim të egër diktatorial, ishte diçka e pamundur.
Vij kështu te pyetja juaj. Pasi botova nja tre libra me tregime dhe novela, përgjithësisht brenda standardeve të kohës, unë kuptova se letërsia e mirëfilltë shkonte shumë më larg se tregimet dhe novelat që kisha shkruar. Kur e kuptova këtë, sigurisht jo brenda një ditë, u trondita, e kjo lidhet edhe me elemente dhe ngjarje të jetës sime. Meqë tashmë s´mund të kthehesha mbrapsht, te profesioni i qetë i mësuesit të matematikes, vazhdova të “vegjetoja” në terrenin e letërsisë, duke shkruar pak, vetëm sepse nuk mund të mos shkruaja. Të kësaj periudhe “vegjetimi” janë romanet “Ne të tre” (l985, ribotuar në Kosovë më 1986) dhe “Karuseli” (1990), të cilët, sidoqoftë, patën sukses te lexuesit. Por librat e mi më të rëndësishëm fillojnë të shkruhen pas përmbysjes së diktaturës. Pa dyshim, s´do të kisha mundur t´i shkruaja pa rrëzimin e diktaturës. Atëherë, letërsia ndaj së cilës priresha dhe prirem unë, në rastin më të mirë për mua, nuk do të botohej.
LAJM: Është thënë nga kritikë të ndryshëm se romani juaj “Lëkura e qenit” është një autobiografi e juaj letrare, në të vërtetë si filluat të shkruani dhe cili ka qenë shkrimi i parë i botuar?
KONGOLI: Dëshira për të shkruar me ka lindur shumë herët. E kam dhënë pak a shumë te romani “Lëkura e qenit”. Gjithçka flitet aty për prirjet letrare të personazhit kryesor, është autentike. Kjo nuk do të thotë se ai personazh, i cili nga fillimi deri në fund karakterizohet nga një lloj vetëtalljeje, jam unë. Por në atë libër ka mjaft përjetime të miat, siç janë edhe prirja dhe fillimet letrare të personazhit në fjalë, që në fëmijëri. Kush e lexon këtë roman, do ta plotësojë më tej përgjigjen time për pyetjen tuaj të parë, në kuptimin që do të vendosej më afër së vërtetës. Madje, tregimi im i parë i botuar mban të njëjtin titull me tregimin e parë të personazhit. Jam tallur jo pak me këtë fakt, si dhe me shume fakte të tjera të asaj epoke. Është një “larje hesapesh” me vetveten, nga njëra anë, por më shumë me të ashtuquajturën “metodë e realizmit socialist”.
LAJM: Në kohën kur shteti ushtronte një kontroll të rreptë mbi shkrimtarët dhe letërsinë, ju patët botuar disa tregime dhe novela në periodikët letrarë të kohës, a mund të na thoni se çfarë ndikimi pati metoda e realizmit socialist në kultivimin e shijeve estetike dhe stileve të brezit tuaj krijues ?
KONGOLI: Rreth kësaj teme është folur shumë prej vitesh. Më duket se pasoja më e vajtueshme ka qenë thjeshtëzimi, shumëzimi me zero i të qenit shkrimtar. Kjo mbërriti kulmin në periudhën e “revolucionarizimit” famëkeq të jetës nga fundi i viteve ´60-të dhe fillimi i viteve ´70-të, kur fabrika propagandistike prodhoi “shkrimtarë” të dalë nga radhët e klasës punëtore, fshatarësisë dhe ushtrisë, çka vazhdoi deri në shembjen e regjimit. Automatikisht u shemb edhe e gjithë ngrehina e “superstrukturës”. “Autoret” e ardhur nga klasa punëtore, fshatarësia, ushtria, mbetën zbuluar, shtëpia botuese shtetërore që nxirrte “veprat” e tyre falimentoi.
Për sa u përket shkrimtareve të mirëfilltë, puna paraqitet më e ndërlikuar. Por të bën përshtypje një fakt: pjesa më e madhe e këtyre autorëve, me rrëzimin e diktaturës shkruan pak ose aspak. Edhe ato libra që shkruan në epokën e demokracisë, ishin përgjithësisht të dobët, nën nivelin e librave të tyre të mëparshëm. E gjithë kjo mbyllet me një fakt edhe tragjik në vetvete, edhe tej mase komik. Lidhja e Shkrimtareve, nga një dinozaur, siç ishte në epokën e diktaturës, u shndërrua në hardhucë. Këtë hardhucë askush nuk e deshi më, të gjithë iu larguan. E mbetur si “mall pa zot”, e përbuzur nga disa autorë, dhe e braktisur me dhimbje nga shumë të tjerë për shkak se tepër e komprometuar, ajo katandisi në duart e “shkrimtarëve” nga klasa punëtore, fshatarësia dhe ushtria. Dhe e mbylli ciklin për faqe të zezë, me shkelma e grushte midis pretendentëve për t´u bërë zotër të hardhucës. Një fund ky tepër domethënës.
LAJM: Ju jeni matematicient me profesion ndërkaq jeni treguar shkrimtar shumë i suksesshëm, çka në të vërtetë e lidhë dhe çka e ndanë letërsinë dhe matematikën ?
KONGOLI: Këtë pyetje ma kanë drejtuar shpesh. Në pamje të parë, midis letërsisë dhe matematikes nuk ka asnjë lidhje dhe, në të vërtetë, kjo lidhje mund të mos ekzistojë. Ajo vendoset më vonë, e këtë mund ta them nisur nga përvoja ime. Pasi ke studiuar matematikë dhe vjen një çast kur vendos t´i përkushtohesh letërsisë, siç ndodhi me mua, lidhja midis të dyjave vendoset vetvetiu. Është një lidhje e padukshme, metafizike. Si shkencë, matematika e pajis njeriun mbi të gjitha me atë që quhet “logjikë matematike”. Thënë në mënyrë të thjeshtë, logjika matematike është një veti e fituar gradualisht e cila, së fundi, nuk të lejon të “fluturosh”. Në këtë pikëpamje, e kam thënë edhe një herë tjetër, të gjithë shkrimtarëve të rinj do t´u sugjeroja të kryenin njëherazi një kurs matematike. Nga ana tjetër, Ajnshtajni, midis disa figurave të shquara të njerëzimit në të gjitha fushat e në të gjitha kohërat, që e kanë ndihmuar për zbulimin e teorisë së relativitetit, rendit edhe Dostojevskin.
LAJM: Në romanet tuaja kryesisht dominojnë temat urbane, është çështje frymëzimi apo mendoni se kjo temë i mungon letërsisë shqipe ?
KONGOLI: Nuk di si ta kuptoj fjalën “frymëzim”, por ndoshta mund të flitet për prirje. Në këtë kuptim, tema urbane, siç thoni ju, ka qenë dhe mbetët një prirje imja. Më ka tërhequr gjithmonë e përditshmja, universi i së përditshmes. Dikur, nga kritika zyrtare socrealiste, këto quheshin “tema të vogla”. Rrjedhimisht, edhe letërsia që merrej me to, shihej si “letërsi e vogël”. Kjo injorancë e kritikes zyrtare, e montuar qëllimisht nga regjimi diktatorial, i solli dëm të pallogaritshëm letërsisë në Shqipëri. Për dekada të tëra e mbajti në mënyrë kriminale dhe të pafalshme jashtë rrjedhave të zhvillimeve evropiane e botërore të letërsisë, duke frenuar e penguar deri në shkatërrim, mjaft autorë. Por kjo është një histori e kaluar. Tekefundit, në letërsi nuk mund të ketë “tema të vogla” dhe “tema të mëdha”. Ka krijime që ngrihen në nivelin e letërsisë dhe krijime që nuk e mbërrijnë këtë nivel.
LAJM: Kohëve të fundit është nëpër mediat shqiptare gjithandej është hapur një debat rreth rishkrimit të historisë së letërsisë shqipe.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arben Veselaj: Poezi e veçantë e dy poeteve të veçanta
» Xhemajl Rudi: JU TË DY-poezi-
» Xhemajl Rudi:Dy poezi
» Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi --
» Xhemajl Rudi: TRINITETI YNË KOMBËTAR
» Xhemajl Rudi: JU TË DY-poezi-
» Xhemajl Rudi:Dy poezi
» Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi --
» Xhemajl Rudi: TRINITETI YNË KOMBËTAR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi