Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi --

Shko poshtë

Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi -- Empty Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi --

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 06, 2010 11:49 pm

Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi -- 19974_1253023808923_1329386093_30878191_2225291_n

Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi --


EPITAFI I POETIT

(Lasgush Poradecit)

Nuk dëshiroj asgjë tjetër
përveçse dheut t`ia kthej
pjesën e vet
e shpirtin për t`ia lënë qiellit,
dhe një gur ngulur përgjysmë në tokë
e pjesa tjetër mbështjellë me ajër,
pranë udhës të jetë
e pak fjalë të ketë mbi të:
"O udhëtarë,ndaluni pak këtu,
për t`i njomur buzët,
e pastaj do t`ju them
rrugë të mbarë
në këtë udhë të shenjtë,
dhe kaq të gjatë!"

shkruar,me.1994
-----------------


VALLËZIMI I LINDJES


I vulosur nga të gjitha anët
nga koha e lashtë
gjurmë pikturash,
vija të shenjëta
histori hapsinore
tojat e opingës
të lidhura nyje për këmbë

Në çdo kep të gurit plak
mal shkëmb dhe gjelbrim kallinjësh
janë të mbështjellë
me varre të shenjëta
të shkrira në vulë.

Guri nuk ju ngriti
piramida faraonësh
as falltore zeusish
por i mbështolli
me pikturën e pëlhurës,
një kurorë malesh mbi.
Kujtesë përjetësie - nderi!

Po luajnë fëmijët
po rriten lule të bardha
po piqen si buka.
Morën copa shkëmbinjësh
mbushën gjoksat
mbathen opingat - u shtërnguan.

Rrotulla bënë valle
sillet në jaz të mullirit,
n`amfiteatër me zeusët
Hamletin duartrokasin.
Nën opingë duke e futur motin e keq
në vallëzimin e lindjes në operë.

shkruar,më.1983
---------------------

MES FLETËVE TË RËNA

Mes fletëve të rëna
nëpër trotuare,
nën lagështinë e mjegullës,
palosen fletët e verdha,
miklohen nga riga shiu,
shtrydhen nën këpucët e gjata,
dhe fluturojnë diku,
prej erërave, nga zori ,
duke fërshfërirë verdhësisë vdektarë,
përzier me sirenat e asfaltit të mykur.
Dhe dashuri e njerëzve,
në mosha të përziera,
nën brymën e ajthme të mjegullës,
disa duke rënë palosur përtokë,
në shtratin e egër të kohës vdekëtare.
E të tjerë si murgj të vuajtur
ngjitur udhëve të bjeshkës
për atje ku mposhtet
brymë e idhët.

shkruar, me.1992
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi