Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Briliana Shaova:Cikël poetik

Shko poshtë

Briliana Shaova:Cikël poetik Empty Briliana Shaova:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 08, 2010 1:45 am

Briliana Shaova:Cikël poetik 16336_102672109752847_100000301760699_67096_134678_n

Ylli që shuhet para meje !

Tan i drita s’kemi, po mua errësira s’më tremb,
Vij anës parmakut me lule, qiellit me yje bredh vështrimin,
Numëroj pllakat gri, që me errësirën janë bërë trup,
Një yll shkëputet nga lart e mbi parmak lë gjurmë....,
...,ndërsa unë (ende) e mbetur pa fjalë humbas fillin e dëshirës,
E ylli shuhet para meje, si fëmija që qesh e meket pas lotëve !



Mesazh mes gjemimave


Mes gjemimave u ca yjesia ,
Nata e kredhur ne terr, strukur u tremb pas reve ,
Une me e heshtura dhomes sime te ftohte ,
Te uroj, _ naten e mire BAB ,
qe dhe ti te qetesohesh ne kete ore te vone !







Pritje e vrazhdë



Më le prerë, me atë vrazhdësi që shtroi pritja, tastjerës memece,
Ikja mbërthente zaje të rrudhura në bregun e thellë të memories.
Dita u ngrit me tjetër fytyrë mbi valët që krihnin fjalë-dallgësh,
Trembur si flakë qiriri, që dridhet murit të lashtë pikon brishtësia,
E kapërcen orë që thinjen buzë vatre, ku kreh flokët një fjollë tymi .








Çast pranë detit


E pash detin të kafshohej me sythe resh të virgjëra,
Hijen e kodrës trup-rrudhur t’i binte dallgëve,
E pash kaltërsinë, të mbytej në kaltërsitë e tij
Mes kripësisë që ndante thellësitë,
si një enigmë e mbetur në heshtje!







Vetmia që thyen gurët hënës


Vetmia ecën fshehtas dhe gurë thyen hënës ,
Shtrembëron forca e mallit fjalët e lamtumirës ,
…, bien si ortekët e plagosin shpirtra .
Diku, drithërimat e zërit s’i fshehin orët e ndarjes ,
Vetmia ecën e kthehet, përgjatë trotuarit të vjetër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi