Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Briliana Shaova:Cikël poetik

Shko poshtë

Briliana Shaova:Cikël poetik Empty Briliana Shaova:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 10:42 pm

Briliana Shaova:Cikël poetik 16336_102672109752847_100000301760699_67096_134678_n

Briliana Shaova:Cikël poetik



Çast pranë detit


E pash detin të kafshohej me sythe resh të virgjëra,

Hijen e kodrës trup-rrudhur t’i binte dallgëve,

E pash kaltërsinë, të mbytej në kaltërsitë e tij

Mes kripësisë që ndante thellësitë,

si një enigmë e mbetur në heshtje!






Briliana Shaova:Cikël poetik 25724_107399392613452_100000301760699_147355_7841508_n
Format i një ditari…,


Përballë hijes tënde, m’u hesht vështrimi,

Përballë lotmallit, m’a preve puthjen e pritur,

Përballë ngelëm….,…., kalimthi shkëmbente ajri,

Lotët e fundit të ndarë në gërma emri.

Format ditari, djegur buzë-deti !



Jam kthyer …,


Në dritëheshtjen e natës, m’u mblodh sekondi,

Shkëmbente dyfytyrësia kohë,

e mbytej në tufat e dallëndysheve të fundit.

Jam kthyer këputur, si degëz vjeshte...,

Të shoh lindjen e një tjetër dite .





Briliana Shaova:Cikël poetik 22280_105095519510506_100000301760699_122707_2050888_n


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi