Sulmet e Qoses kundër Kadaresë, zanafilla që në vitet '70
Faqja 1 e 1

Publicisti Sylejman Aliu sulmon akademikun nga Shqipëria Verilindore, sot Republika e Kosovës, Rexhep Qosja. Sylejman Aliu në librin e botuar sëfundi “Filozofia e krrokamës” (Rexhep Qosja në pasqyrë), shkruan se akademiku me origjinë nga territori etnik i Shqipërisë Veriore, Vuthaj, sot në Malin e Zi, është treguar jokorrekt ndaj veprimtarisë së krijuesve shqiptarë. Me Sylejman Aliun, në intervistën e transmetuar në radion “Blue Sky” të Radio Televizionit të Kosovës në Prishtinë, bisedoi Vera Pelaj. Aliu tha se librin e ka shkruar posaçërisht për Qosen.
Bisedoi: Vera Pelaj
-Përse e shkruat për akademik Rexhep Qosjen?
-Sylejman Aliu: “Në radhë të parë, sepse gjatë gjithë kohës e kam ndjerë dhe e kam përjetuar si një mik, si një njeri që meriton të mos jetë kohëve të fundit kaq vetëm. Dhe…vendosa ta shkruaj, përkundër shumë porosive të miqve të mi krijues që të mos merrem me Rexhep Qosjen, sepse, më thonin, ai është përgatitur të bie vetë. Natyrisht mua më trishtoi kjo rënie e tij nga vetvetja dhe e shkrova librin për të, që të mos e lë vetëm. Që të ketë me çka të merret, ose që të ketë ku mund ta shoh edhe gjetkë vetveten”.
-E keni filluar librin me një shkrim të Sadik Bejkos, ku ai shkruan për panairin e librit në Ulqin dhe aty, sipas këtij shkrimi, Qosja e sulmon Ismail Kadarenë. E keqja më e madhe është, sipas tij, se e sulmon në shtetin malazez. Qosja, në Ulqin ka qenë në mesin e libërdashësve shqiptarë.
-Sylejman Aliu: “Jo vetëm libërdashësit shqiptarë kanë marrë pjesë në këtë panair libri, por kanë marrë pjesë edhe krijues nga Maqedonia, shqiptarë edhe maqedonas, kanë marrë pjesë edhe krijues shqiptarë nga Mali i Zi, por edhe malazias, nga Kroacia etj. Dhe kjo është e pakuptueshme. Ky sulm i Qosjes mbi Kadarenë, natyrisht ka prekur jo vetëm Sadik Bejkon, që është profesor universitar në Tiranë, por dhe krijues e shqiptarë gjithandej ku janë. Edhe po të kishte arësye dhe fakte për sulme të tilla aq të ulëta kundër Kadaresë, nuk ishte ndonjë mjedis përkatës për shfyrje të tilla, të cilat e vritnin letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Pse duhej që atje t’u tregonim të tjerëve se çfarë xhelozish kemi ne ndaj njëri-tjetrit dhe ç’përpjekje krejtësisht të vrazhda bëjmë që të rrënojmë njëri-tjetrin. Por, siç mund të dihet, qoftë edhe me të tilla sulme, Qosja ishte fare i pafuqishëm të lente gjurmë shembjeje as në këtë panair të librit, për një figurë letrare kaq të madhe siç është Ismail Kadare. La prapa vetëm një shije tallëse për vetveten. Ndoshta ne shqiptarët, në krye me Rexhep Qosjen, nuk dimë të kemi konsideratë dhe hijeshi të mbarë shtytjeje e përkrahjeje për krijuesit tanë të mëdhenj, por tashmë dihet se për ta, veçmas për Kadarenë, konsideratë të jashtëzakonshme ka bota e madhe letrare në gjithë rruzullin tonë. Ne duhet të prajmë të dëshmojmë pareshtur se jemi popull, i cili vlerat e veta të mëdha krijuese i nëpërkëmbë ose i përmbys, kurse vlerat e të tjerëve i mbiçmon më tëpër se ç’kanë rëndësi në të vërtetë. Prandaj, e gjeta shkrimin e Sadik Bejkos, vërejten më serioze, më njerëzore, më intelektuale dhe e solla në libër”.
-Gjithashtu në këtë libër ju citoni Qosjen të ketë thënë në një intervistë se Kadare është mit i krijuar nga komunizmi. Ka gabuar, sipas jush?
-Sylejman Aliu: “Nuk e di a ka gabuar. Por, të sulmosh tjetrin pa e parë veten, nuk është shumë e moralshme. Nëse komunizmi shqiptar e paska krijuar Kadarenë mit të vetin, del, sipas Qosjes, se një komunizëm i tillë paska qenë i mbarë dhe Qosja, nëpërmjet sulmit mbi Kadarenë, arrinë ta lavdërojë këtë komunizëm. Por, mund të shtrohet pyetja edhe ndryshe: Kush e paska krijuar mit të tillë Qosjen në Kosovë? Fundja, s’ka rëndësi se ç’është Kadare, por janë të rëndësishme veprat e tij letrare dhe artistike, të cilat sot nderojnë gjithë kombin tonë në botë”.
-Në librin “Filozofia e krrokamës” (Rexhep Qosja në pasqyrë), vihen në pah, të themi, shumë shumë anë negative të akademik Qosjes. A ka reaguar Qosja ndaj këtij libri?
-Sylejman Aliu: “Në radhë të parë, unë kisha parasysh jo vetëm pasqyrën normale, por në kopertinën e librit solla një pasqyrë të thyer. Secili njeri, që dëshiron ta njoh vetveten ashtu siç është në të vërtetë, meriton nganjëherë të shikohet në pasqyrën e thyer, sepse aty dalin nuancat dhe fytyrat, të cilat njeriu zakonisht përpiqet t’i fshehë. Dhe njeriu e gjenë vetveten dhe e hulumton, nëse ka zell, brenda pasqyrës së thyer shumëfytyrësinë e vet. Kjo ka qenë ideja. Këtë ide për pasqyrën e thyer, natyrisht ma imponoi paraqitja publike, dimesionesh të çuditshme rrënuese, e Rexhep Qosjes, i cili më ka detyruar të mendoj se kemi të bëjmë me një autor, me një shkencëtar, me një akademik, i cili brenda opinionit tonë dhe opinionit të jashtëm del me disa fytyra, me disa qëndrime dhe me shumë zell përmbysjeje, zhbërjeje të secilit mendim, të secilit veprim tonin kombëtar të mbarë, në të cilin nuk është ai”.
-A ka reaguar akademik Qosja ndaj këtij libri?
-Sylejman Aliu: “Jo nuk ka reaguar dhe nuk besoj se do të reagojë”.
-A nuk është e çuditshme?
-Sylejman Aliu: “Unë nuk besoj që do të reagojë për arsye se deri tash të gjitha shkrimet ose, kushtimisht po e them, vërejtjeve që iu kanë bërë ndonjëhërë, në të rrallë atij, ai kurrë nuk u është përgjigjur, qoftë akuzave, qoftë vërejtjeve kundër shpifjeve, rrënimeve dhe gënjeshtrave e plagjiaturave të tij, sepse është i tillë. Pse është i tillë? Është i tillë, sepse mendon se ky i thotë të gjitha i pari dhe pastaj të tjerët le të thonë çfarë të duan. Mandej vjen një fazë që ato kritika e vërejtje harrohen dhe ky, mandej, del me sulme të reja mbi klasën tonë intelektuale dhe e denjë për respekt, sidomos nga jashtë, nga kulturat e jashtme botërore”.
-Por, me Kadarenë pati polemika mjaft të mëdha për një periudhë të gjatë.
-Sylejman Aliu: “Jo të mëdha. Për sa e kam ndjekur këtë polemikë, dikund në fillim të viteve të 70-ta, fillojnë sulmet mbi Kadarenë nga ana e Qosjes, në një kohë kur Shqipëria ishte mbyllur hermetikisht. Ky e sulmonte për kritikën letrare, që Kadareja provonte të shkruante, pastaj sulmet dolën edhe në krijimtarinë tjetër artistike të Kadaresë, por jo për veprat letrare të tij, por vetëm për autorin e tyre. Nuk mund ta marrë me mend se, përderisa një figurë aq e madhe letrare e Kadaresë, do të mund të shembet nga një studiues i letërsisë, siç është Qosja, i cili nuk ka arritur ende t’i kapërcejë kufinjtë e gjeografisë sonë kombëtare si krijues. Nuk ka arritur, prandaj këtu është ajo çudia që vjen prej tij. Oreksi i pandalshëm i akademik Qosjes për denigrimin ose për rrëzimin e figurave të mëdha të cultures kombëtare, të cilët realisht në botë sot janë ambasadorë të kombit tone, duket të jetë i pandalshëm. Mendoj se ne duhet të bëjmë ngritjen dhe ruajtjen e trurit tonë kombëtar e jo ta rrëzojmë e ta zhvlerësojnë deri në këtë masë”.
-E keni quajtur qëllimin dhe logjikën e akademik Qosjes si të pseudozotit?
-Sylejman Aliu: “Përvec përshtypjeve të deritashme, që kisha unë nga qëndrimi i Rexhep Qosjes, gjeta në faqen e tij të internetit një shkrim të botuar nga një njeri anonim në fushën letrare, i cili e quante Qosjen Zot e hije Zoti. Po të mos donte të quhej kështu akademik Qosja, nuk do ta vendoste në faqen e vet të internetit. Por, pavarësisht nga ky paragjykim, mënyra se si iu qaset me zell rrënues e konfliktuoz problemeve, e në radhë të parë problemeve letrare të krijuesve shqiptarë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, mandej në radhë të dytë politikanëve shqiptarë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoni, është një çudi më vete. Qosja gjithandej del një figurë që ndëshkon, që nuk din të veçojë një figurë të mbarë shqiptare, por i rrëzon të gjithë me rend a kolektivisht. Dhe kjo është e keqe, e keqja e tij”.
-Të ndërlidhemi këtu. Para disa vitesh akademik Rexhep Qosja është quajtur baba i kombit. Për të janë kënduar këngë, janë shkruar vjersha…A mund të ndesheni me ata njerëz në kontradikta për shkak të librit tuaj për Qosjen “Filozofia e krrokamës”?
-Sylejman Aliu: “Pasoja e librit do të jetë shumë më e vogël se sa pasoja që ai i ka shkaktuar dhe i shkakton vetvetes. Këto pasoja të vetvetes së tij, natyrisht barten dhe do të barten edhe në historinë tonë të ardhshme, jo vetëm letrare. Ai edhe tash ka fare pak miq, që do të thotë bashkëmendimtarë. Ndërkohë, mund të merret një histori fare e shkurtër e ardhjes së akademik Qosjes në Kosovë nga Vuthajt e Malit të Zi, ku ajo pjesë e shqiptare në Mal të Zi, gati ka mbetur e shkretë fare. Intelektualët e Kosovës kishin një besim të madh te Qosja. E donin. E donin dhe e çmonin, por ai nuk i deshi më. Nuk I deshi më, sepse me ta i humbte privilegjat e veta të jashtëzakonshme në kohën e Titos, por dhe më vonë”.
-Para disa muajve e kam intervistuar akademik Qosjen dhe ia kam bërë pikërisht këtë pyetje, por ai thotë se: “Një grup gazetarësh më kanë quajtur baba të kombit. Unë nuk mendoj se jam baba i kombit, as që kam qenë, sepse kombi nuk ka nevojë të ketë një baba. Ai është i fortë vet”.
-Sylejman Aliu: “Këtë që e thoni ju, unë po e dëgjoj për herë të parë. Asnjë herë nuk ka dalë në asnjë libër të tij, në asnjë intervistë të tij, dhe në asnjë shkrim të tij nuk e kam gjetur që ai e ka kundërshtuar një emërtim të tillë, një pagëzim të tillë”...
-Mua në intervistën që e kam realizuar, ma ka thënë kështu.
-Sylejman Aliu: “Është rasti i parë”.
-A ishte e vështirë marrja e vendimit për të shkruar një libër të tillë?
-Sylejman Aliu: “Ishte mjaft e vështirë”.
-Dhe çka të shtyri që të vendosësh?
-Sylejman Aliu: “Ishte pikërisht konsiderata dhe besimi që ne, brezi ynë, kishim për profesorin dhe besonim e shprersonin se në mesin tonë kombëtar po lind një figurë e madhe, e denjë për respect, por e gjithë kjo sikur u keqkuptua nga ana e tij. Ajo që më shtyri më tepër ta shkruaj këtë libër ishin edhe miqtë e mi, që nga akademikët deri te gazetarët dhe deri te mësuesit. Ata më thanë të mos merresha me Qosjen. Po citoj si më kanë thënë: ai është bërë gati të bie vetë. Dhe mua më trishtoi ky fakt. Ata më kanë thënë se Rexhep Qosja, nuk e meriton tani të merremi më të për arsye se ai ka mbetur krejtësisht vetëm. Dhe natyrisht njeriu është njeri dhe mua m’u dhimbs, prandaj nuk desha ta lë vetëm.Së paku le të ketë më kë të grindet”.
-Përse ju ia zini për të madhe Qosjes se ai është frymëzuar gjithmonë nga shkrimtarë dhe filozofë të mëdhenj botërorë?
-Sylejman Aliu: “Nuk ia zë për të madhe, ia kam lakmi. Por, e ka një deklaratë në një intervistë në një gazetë shqiptare ku deklaron se ai asnjëhërë nuk është frymëzuar nga sistemet politike, nga regjimet politke, që do të thotë se nuk është frymëzuar asnjëherë nga regjimi titist dhe për fatet e Kosovës brenda këtij titizmi që ka qenë vetë ripushtuesi i Kosovës dhe trishtimi më i tmerrshëm i shqiptarëve. Meqenëse është frymëzuar gjithmonë nga shkrimtarë dhe filozofë botërorë, ku natyrisht populli shqiptar nuk ka marrë pjesë në ato filozofizma tek ata shkrimtarë të mëdhenj botërorë, prandaj del se edhe akademiku ynë frymëzimin s’e ka gjetur atje për fatet e popullit tonë të dërrmuar nën një regjim të tillë. Bile ai siguron gazetaren, së cilës I jepte intervistën, që për herë të parë ia kishte përmendur emrin Titos kur ai vdiq. Por unë nuk e kuptoj z. Qosja, nuk e kuptoj as sot, se si është e mundur që gjithë ai vargan njerëzish shqiptarë, që u masakrua, që u dhunua, që vdiqën nëpër burgjet titiste dhe ai, as s’e kishte ndjerë dhe as nuk ia ka përmendur emrin Titos, qoftë si qortim ndaj një politike të tillë shfarosëse. Tito jo vetëm që vrau, por edhe zhvendosi nga Kosova aq shumë shqiptarë dhe i dëboi nëpër kontinete të tjera. Si mund ta bëjë një gjë të tillë një atdhetarë dhe kombëtar, si e quan veten Qosja, si mund të mos i interesonte fati i shqiptarëve, që sakrifikuan aq shumë të shtyrë nga dëshira më të madhe për liri, për çlirim nga thonjtë kolonizues të Titos, kurse ky të mos ia përmendte kurrë emrin, përveç kur ai vdiq“?!
-Në pjesën ku flitet për të arriturat dhe për mizoritë në periudhën e Titos, ju e përmendi edhe kryeparlamentarin e sotëm Jakup Krasniqi.
-Sylejman Aliu: “E përmendi kryeparlamentarin Jakup Krasniqi për arsye se ai, në një shkrim të tij, veçon dy figura të rëndësishme tonat, Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen. Z. Demaçi u burgos për gati 30 vjet në burgjet e Titos, kurse z. Qosja jetonte jetën e lire dhe me të gjitha privilegjat e mundshme. D.m.th., i pari kishte sakrifikuar aq shumë, ndërsa i dyti, Qosja, gëzonte privilegjet më të mëdha dhe lavdëron periudhën e Titos me zhvillimin e madh e të gjithanshëm të Kosovës. Ndërkohë, Jakup Krasniqi shan Titon, pse e ka robëruar Kosovën, e ka shkatërruar dhe nuk e ka lënë të zhvillohej në asnjë aspekt. Këtu lind kundërthënia, I njëjti autor barazon kombëtarisht njërin, Demaçin, që ka qenë i burgosuri i Titos, kurse lavdëron tjetrin që ka pasur privilegjet e Titos. Qosja lavdëron Titon që e ka zhvilluar Kosovën, Jakupi shan Titon që e ka shkatërruar Kosovën. Dhe njeriu çuditet: në një anë shanë Titon, kurse në anën tjetër lavdëron lavdëruesin e Titos, që ishte dhe është Qosja”.
-Në faqen e parë të librit është një poezi e poetit Ali Podrimja, “Mes dy gurëve”, e shkruar në Bllacë në vitin 1999, marrë nga vëllimi i tij poetik “Libri mbi të qenit”. Është edhe kjo për Qosjen?
-Sylejman Aliu: “Unë e kam përjetuar si të tillë këtë poezi të poetit Podrimja. Prandaj e kam marrë dhe e kam vendosur në krye të librit “Filozofia e krrokamës”. Edhe në brendi të librit e kam shtjellimin e faktit për eksodin e madh që ndodhi me shqiptarët. Në brendësi të librit e quaj një strategji mbase edhe heroike të Qosjes, që qe veshur si grua dhe doli që të shpëtojë. Një veprim i tillë mbase është normal në situata të tilla. Mirëpo, e keqja nga ai vjen më vonë, kur mbaroi lufta në Kosovë. Gazetarët në Tiranë e pyetën Qosjen se çfarë mendote për ata që kishin qëndruar në Kosovë gjatë kohës së luftës, ai qe përgjigjur se shumë nga ata që qëndruan në Kosovë, ishin lojalë të Serbisë, edhe pse vetë, sa ishte ende në Kosovë, kishte ftuar shqiptarët që të mos e braktisnin Kosovën “sepse ne atdhe tjetër nuk kemi”.
-Z. Sylejman, pse e gjithë kjo për Qosjen? Nuk mund të gjeni ndonjë gjë të mirë nga ai kur dihet se ka kontribuar shumë për letërsinë shqipe? Ka shkruar disa romane, ka shkruar historinë e letërsisë shqipe në tri vëllime…
-Sylejman Aliu: “Po ka kontribuar, është e vërtetë, sadoqë ka përfolje të mëdha rreth veprimtarisë krijuese të z. Qosja. Po e zëmë, flitet shumë dhe me fakte të qëndrueshme se ai vjeli nga Dhimitër Shuteriqi historinë e letërsisë dhe u bë autor i saj. Thuhet shumë bindshëm se romani i tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, që ai i quan 13 tregime të përmbledhura në një roman, motive të cilat janë marrë nga “Ahmet Koshutani” i Ramiz Kelmendit, motive këto që mund të lexohen dhe të shihen. Ndërkohë, nuk është e keqja e huazimeve të motiveve letrare, por e keqja është se ai gjithçka shkruhet nga të tjerët, i zhbën, i denoncon, i zhvlerëson gati në thelb. Këtu qëndron ai ndryshimi midis lexuesit të tij dhe, atij si lexues i veprave të shkrimtarëve të tjerë shqiptarë”.
-Z. Sylejman çka më shumë dhe çka më pak se “Filozofia e krrokamës”?
-Sylejman Aliu: “Njeriu ka ambiciet e veta. Unë nuk do të merrëm më me motive të tilla. Është një emocion që është shumë i veçantë dhe ai nuk mund të përsëritet. Këtë që e kam thënë në këtë libër, nuk mund ta përsëris më, nëse nuk do të jem i detyruar të shtoj edhe ato që nuk i kam thënë në këtë libër, sepse janë, vërtet, të pashembullta. Unë merrem me shkrimin e tregimit, kam botuar edhe roman, drama skenar filmash dhe me këto mendoj të vazhdoj derisa ta kem fuqinë krijuese”.
-“Filozofia e krrokamës” është në shitje tani?
-Sylejman Aliu: “Po, është në treg. Kontigjenti i parë prej 500 kopjeve është shitur. Tash po mendoj ta shtyp për herë të dytë. Kërkesat janë të mëdha dhe unë do ta rishtyp”.
Radio “Blue Sky”/RTK, Prishtinë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Fytyrësia e Qosjes në pasqyrën e thyer
Fytyrësia e Qosjes në pasqyrën e thyer
Nga Korab Veliu, Prishtinë
Librin „Filozofia e krrokamës – Rexhep Qosja në pasqyrë“ të autorit Sylejman Aliu tashmë e kam lexuar dy herë. Herën e parë e lexova që ta rinjihja edhe më thellë Rexhep Qosjen në këtë libër të mbrumosur me fakte të analizuara me korrektësi nga autori. Herën e dytë e lexova si përpjekje të gjeja në brendinë e këtij libri arësyet e heshtjes dhe të gjunjëzimit të plotë dhe bukur të padinjitetshëm të intelektualëve dhe të krijuesve shqiptarë në Kosovë e në Shqipëri përpara rrebesheve shpifëse, trilluese e fyrëse për çdo të arritur shqiptare në përgjithësi. Të tillët që heshtën dhe heshtin kaq përulshëm përpiqen që para opinionit të tregohen të urtë, se nuk duan të merren me nivele të ulëta, me çfarë paraqitet Qosja, se nuk ia vlenë, sipas kësaj heshtjeje, të thonë të vërtetën, me të cilën do të duhej, qoftë edhe për shkaqe morali, t’i shpalonin të gjitha ato të zeza, me të cilat Rexhep Qosja përpiqet ta mbulojë gjithë të bardhën tonë kombëtare. Në të vërtetë, heshtja e tyre dhe, mbi të gjitha, shpërlarja e tyre nga fantazitë e zeza të Qosjes, i bën edhe më të vegjël dhe në opinion shihen si inferiorë të paskrupullt. Heshtjen e „urtë“ e ndërtojnë, që ta fshehin frikën e tyre intelektuale dhe pranojnë t’ia pranojnë si të vërteta të gjitha këto mizori Qosjes që bën mbi shumicën e intelektualëve dhe të krijuesve të njohur kombëtarë. Kuptohet gjithashtu se ata heshtin, sepse kërkojnë që me heshtje ta bëjnë asgjë turrin neveritës e shpifës të Qosjes, duke dashur kështu të mbrojnë vetëm vetveten, pa iu vajtur mendja fare se e lënë këtë krijesë pamfleteshkrues të dëmtojë në masë kaq të patolerueshme para botës gjithë kulturën, artin, shkencën, politikën, humanizmin dhe zhvillimin e gjithanshëm të kombit tonë në përgjithësi. Edhe mediet, që i marrin intervista dhe gjithë hapësirën e tyre e lënë të mbushet me aq shumë deklarime kundërlogjike, as e duan Qosjen (por e shfrytëzojnë paranoizmin e tij), por as e duan vendin dhe popullin e tyre.
Qe më shumë se dyzet vjet ai e luftoi në mënyrat më makabre, më të pamoralshme secilin mendim, qoftë shkencor a krijues të popullit tonë. Sidomos ata në letërsi dhe në politikë. Nën strehën plotë dashuri të Titos, që nuk ishte tjetër përveç se një përbindësh shqiptarësh, nuk la gjë tjetër te krijuesit e tjerë shqiptarë pa vënë në shënjestrën e tij plotë vrerë e helm. Ai mohon të gjitha vlerat e pranuara edhe në botë të letërsisë sonë, si mënyrë e vetme, që i ka mbetur, që kështu, ta rrëzojë edhe shkrimtarin dhe viganin tonë të përmasave botërore, Ismail Kadarenë. Dhe, ku i bën këto përpjekje? Në ca media të Kosovës dhe në disa të tjera në Shqipëri. Tash ka gjetur dhe ca të tjera medie edhe në Beograd, që edhe atje të shtrijë fushatën e tij kundër vlerave të krijuesve dhe të letërsisë shqiptare në përgjithësi dhe të Kadaresë, në veçanti.
Lexova po ashtu një koment të një lexuesi (në internet) se pajtohej plotësisht me Rexhep Qosjen kur Kosovën e quan Fermë qensh, kurse shqiptarët, meshkuj e femra atje, i quan qen e qene, dhe, mbi të gjitha, i quan femrat tona kudra e kuçka dhe prostituta, të cilat dalin t’i frymëzojnë qentë edhe seksualisht! Po të mos kishte të drejtë ky akademik yni për të gjitha këto, mileti ynë do të reagonte dhe do të kërkonte përgjegjësi për të gjitha këto fyerje që i bën popullit të tij në Kosovë, shkruan ky lexues. Mund të pajtohemi me një koment të tillë të këtij lexuesi? Patjetër, ndaj dhe heshtim. Thyerja e kësaj heshtjeje bizare ndaj një fjalori kaq fyes e denigrues të Qosjes erdhi me librin „Filozofia e krrokamës“ (Rexhep Qosja në pasqyrë), e autorit Sylejman Aliut, si një reagim kuptimplotë, sado i vonuar të jetë.

Similar topics
» Arben Kallamata: Hapet Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë
» Akademiku ynë kapricioz dhe inatçorë..!
» Vazhdojnë sulmet kundër ISIS
» SULMET KUNDER XHIHADIT-LUFTË E DREJTË
» Abdi Baleta kundër Ismail Kadaresë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi