Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Me magjinë kam "flirtuar"!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Me magjinë kam "flirtuar"! Empty Lediana Kapaj: Me magjinë kam "flirtuar"!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 15, 2010 1:32 am

Lediana Kapaj: Me magjinë kam "flirtuar"! 13067_209471434599_744374599_2926616_4235214_n

Lediana Kapaj: Me magjinë kam "flirtuar"!



Qerpikët mbylla e babëzitur,
veten përkunda qiellit me hënë,
me njërën dorë jastëkun preka,
hije vetmie mbi të kish rënë.....

Shtrëngova sytë e mallëngjyer,
me ëndrrën vetë," duel" kërkova,
kish kohë pa ardhur pakëz tek unë,
befas zhgënjimin me shpirt mallkova!...

Më kafshonte natë e ftohtë,
gjumi trëmbur sa ish tërbuar,
brengën ndjeja nëpër deje,
prej besimit .. e mashtruar....!!

Parajsën ndjeva tek po vinte,
ëngjëjt rresht mbi sup mu ndalën,
më bekuan "plagëzemrën",
tufa ndjenjash...seç më falën!

Puthjet ndjeva të më ngrohnin,
dashuria...rridhte lumë,
trëndafilat më rrethonin,
sa të bukura!...Oh sa shumë!

Zhurmë dëgjova .. hapa sytë,
Oh sa keq!! ....Isha në gjumë!
dritën ndeza e përlotur,
me mërzitjen flija unë!

Nëpër ëndrra do zvarritem,
aty jam... E dashuruar,
dhe pse zemra më është vrarë,
me magjinë.. kam "flirtuar"...


Lediana Kapaj

14/02/2010




Lediana Kapaj: Me magjinë kam "flirtuar"! 22280_306771039599_744374599_3304541_4880611_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi