Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Na beri te ndjehemi sovrane

Shko poshtë

Na beri te ndjehemi sovrane Empty Na beri te ndjehemi sovrane

Mesazh nga Gur Kepi Tue Feb 17, 2009 10:33 am

Na beri te ndjehemi sovrane 16---presidenti_i.rugova

Presidenti Rugova, lideri që na mësoi të ndjehemi sovranë

Na bëri të ndjehemi sovranë

Idriz Morina
Rugova dhe pavarësia
Na beri te ndjehemi sovrane Sh_b
Nëse sot konsiderohet më e pranueshme ideja se je ashtu çfarë ndihesh, atëherë, ne që pranuam jetën institucionale ndiheshim shtetas të Kosovës, që kur ajo u shpall e pavarur. Dhe ky shtet nuk u pranua, edhe nga ata shqiptarë që nuk ndiheshin shtetas të Republikës së Kosovës. Pra, nga viti 1991, ne u bëmë shtetas të Republikës, kur i dhamë jetën me votë Referendumit për Republikë të Pavarur. Por, deri te ky moment nuk erdhi asgjë rastësisht.
Ndryshimi i historisë
Më 1989, u formua Lidhja Demokratike e Kosovës, në vorbullën e lëvizjeve të mëdha në Evropën Juglindore, në përpjekje për t’u liruar nga robëria e komunizmit. Por, lideri nuk po gjendej. Njëra nga figurat kryesore intelektuale të kohës dhe i konsideruar më me ndikim, nuk po pranonte assesi të vihej në ballë të lëvizjes, akad.Rexhep Qosja. Ishte vetë shkrimtari Ramiz Kelemendi, që rrëfente shumë herë publikisht në ligjërata me studentë dhe në momente të tjera, se të paktën dy herë e kishte nxjerrë nga shtëpia, por pa mundur ta bindte asnjëherë sikurse dhe shumë miq të tij, që ai të vihej në ballë të Lëvizjes, që do të ripërtërinte Lidhjen e Prizrenit të 1878-ës, që kishte fillesën e parë edhe për çlirimin e Kosovës, por me një platformë të ndryshuar. Akademiku Qosja, këtë moment nuk e ka shpjeguar kurrë.
Pas shumë përpjekjeve do të gjendej njeriu që do të merrte kryesimin e LDK-së. Ky ishte kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, që tashmë kishte dëshmuar edhe para publikut me kokëfortësi dhe sy patrembur, guximin patriotik.
Hoqi dorë nga modestia, jo për tu bërë lider apo kryetar Republike, por për t’i shërbyer kombit dhe për të vazhduar idetë e rilindësve. Mori përsipër misionarin e lirisë.
Nga këtu fillon ndryshimi i historisë së Kosovës. Personalitetet e mëdha historike janë gjetur pikërisht në momente delikate dhe kanë vendosur historinë.
Lidhja komuniste do të shembej si një kullë letre, brenda pak ditësh. Por, jo të gjithë ata që do të dorëzonin librezat, do ta shqitnin nga zemrat komunizmin apo nga kokat ato bindje. Siç do të tregojë koha, kjo pakicë nuk do të shkëputej as nga ndikimi serb, dhe të vepruarit në favor të tyre, qoftë edhe kur zgjidhnin heshtjen.
Më 1990, më 2 korrik nën trysninë e LDK-së, shumica e deputetëve të Kuvendit komunist të Kosovës, do të bindeshin, se duhej që patjetër ta shpallnin Republikën. Në shtatorin e atij viti do të miratohej edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Mbi këtë dokument më 1992, do të krijoheshin institucionet e pavarura, Rugova do të zgjidhej me rreth 99 për qind të votave president, ndërsa deputetët do të zgjidheshin në bazë të votave të fituara në disa zona elektorale, me ballafaqim kundërkandidatësh. Tashmë Rugova u konfirmua si lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Kosovë, por edhe për shqiptarët në trojet e ish Jugosllavisë.
Do të fillojë diplomacinë, dhe shpërthimi diplomatik i Kosovës ishte i pandalshëm. Ai do të arrij të thyejë të gjitha barrierat. Nuk kishte porta të mbyllura për të në gjithë perëndimin. Vizita e famshme në Amerikë, do të kthehet në një kujtesë historike, ku ai u prit si rrallë ndonjë burrështetas. Më pas Xhorxh Bushi i parë, do të vendosë, vijën e kuqe për Beogradin. Kjo ishte fitorja më domethënëse e Lëvizjes së udhëhequr nga Rugova, ndërsa në vitet tjera ai, do të kthehet në një figurë aq të njohur, që do të konfirmohet jo vetëm nga nderimi me çmime të panumërta, por edhe nga imazhi që do t’i krijojë Kosovës dhe shqiptarëve. Njerëzit e paqes tashmë ishin alternativa e perëndimit, përballë flakëve të zjarrit serb, që po përpinte Ballkanin, Bosnjën, Kroacinë...
Vitet e rënda
Gjithë këto vite do të jenë një përpëlitje e shqiptarëve, duke shfrytëzuar me aq sa mundën gjithë atë që kishin krijuar. Ndërkohë, që Rugova tashmë konceptet kombëtare, po i vishte me humanizmin më të thellë, atë paqësor, gjetja e lirisë në dukje nëpërmjet kalimit kufijve të nënshtrimit. Njeriu rebel, a kishte pranuar nënshtrimin? Këtu do të mundohen kundërshtarët e tij të krijojnë tezën e tyre, për të rrënuar ato të heroit prijës, Rugovës. Në fakt gati të gjithë ata, që do t’i referohen traditës do t’i jepnin arsye kundërshtarëve të tij. Por, politika e tij ishte shtjelluar me një racionalitet, thjeshtimi i të cilit nuk mund të shkonte më tej. Pra, mund të hiqnin dorë shqiptarët nga ajo politikë, por jo ta racionalizonin më tej. Por, kundërshtarët më të mëdhenj të rugovizmit, si Qosja, janë edhe kundërshtues të Skënderbeut, pra të koncepteve që ai ndoqi për luftimin e osmanëve. Dhe edhe shumica e historianëve serioz pajtohen se lufta qerekshekullore, dëmtoi seriozisht popullin shqiptar. Dëmtoi elitën kulturore dhe politike, reduktoi popullatën, të cilat ndodhën si pasojë e shpërnguljeve masive pas vdekjes së Skënderbeut (1468) dhe rënies së Krujës (1478). Dhe u dëmtua popullata nga vuajtjet e luftës 25 vjeçare dhe të vrasjeve gati masive, që kryente në shenjë hakmarrje Turqia. Shqiptarët pësuan në substancë. Këtu nis koncepti politik i Rugovës. Dhe duket sikur koncepti i tij paqësor u krijua nga studimi i situatave pesëshekullore të shqiptarëve. Ky pësim do të kthehet në mësim, lajtmotiv i filozofisë politike rugoviane, pra nga kjo ai do të krijonte konceptin e tij për lirinë. Më e rëndësishmja ishte që të ruhet substanca. Sa u ruajt kjo, është një çështje që i takon një diskutimi tjetër, por sigurisht ishte edhe një betejë më e shkurtër, dhe numri i viktimave ishte pakrahasimisht më i vogël, qoftë ndoshta edhe nëse krahasohet me vetëm një betejë të Skënderbeut, në rrethimet e mëdha, si ato të Krujës. Në pikëpamje të koncepteve, pra Skënderbeu dhe Rugova, vetëm se plotësojnë historinë, figura të cilat në mendimin politik shqiptar, në fakt shënojnë prerje, ndarje. Dhe ndërmjet Presidentit Rugova dhe mbretit Skënderbe nuk mund të vihen shenja barazimi, ata qëndrojnë në skajet e dy koncepteve të ndryshme për arritjen e lirisë, por që të dy, pra i lidh ideali i njëjtë, liria.
Prijësi, që lëshon rrugë në emër të lirisë
Në vitin 1997 duket sikur politika e tij po goditej. Ngjarjet e atij viti, protestat e studentëve dukej sikur do të riktheheshin në kërkimin e alternativës politike ndaj tij. Të paktën kështu e prezantonin vetën organizatorët e protestës. Por, e vërteta ishte ndryshe, askush nuk donte të shkonte më tej pa prijësin Rugova. Më pas filloi edhe shfaqja e grupeve të armatosura. Rugova kishte përsëritur thirrjen, mbrojeni pragun e shtëpisë. Në pranverën tjetër, para se të fillonte lufta, u masakrua familja Jashari, dhe kryeheroi i UÇK-së Adem Jashari, u vra në betejë. Edhe koncepti i Rugovës, sikur ishte lëkundur para egërsisë serbe. Nuk mund t’ia ndalonte shqiptarëve ta mbronin nderin. Por, ajo thirrje e tij, është kundërpërgjigja ndaj atyre, që u munduan ta stigmatizonin e demonizonin, se nuk po i përkrahte luftëtarët. Më shumë se sa të jepte leje, kryeheroit paqësor nuk i lejohej. Dhe dëshmi për ata që iu bindën këtij kushtrimi është fitorja e Koshares, një betejë e fituar përgjithmonë, e vetmja gjatë asaj lufte. Zgjedhja ishte e tij, fitorja e jona.
Në Rambuje do të shkonte i dyti. Rasti i parë në histori, që prijësi heq dorë nga të qenit i pari. Jo nga vullneti për nënshtrim. Por, nga ideali për liri. Më mirë i dyti dhe një pajtim i keq, se një ndarje e përjetshme, ky është mesazhi. Ndoshta, nuk është dashur ta pranonte këtë, siç po tregojnë proceset në Kosovë, tash sa vite pa të. Dukej se s’kishte rrugë tjetër.
Lufta përfundoi më 1999. NATO-ja, erdhi dhe ajo, që për të tjerët ishte një profeci, u bë realitet. U vendos edhe administrata e UNMIK-ut, dhe administrimi i Serbisë iku përgjithmonë nga këtu. Dhe ai tha, Kosova de fakto është e pavarur, sapo arriti në Prishtinë, “presim të bëhet edhe de jure”. Kjo frazë tjetër, do të mbetej e papërmbushur për të gjallë të tij. Sërish ndoshta, zgjatja e procesit ndodhi, nga mungesa e unitetit të brendshëm. Jeta në Kosovë u deinstitucionalizua për disa vjet. Egot për pushtet tashmë po zbardhnin rrëfimet e tyre. Por, në të gjitha betejat politike, ai do të ngadhënjente, dy herë në zgjedhje lokale, dhe dy herë në zgjedhje nacionale, duke u zgjedhur president i vendit, duke u konfirmuar për të katërtën herë në të njëjtën pozitë, por me dy mandate të papërfunduara, i dyti i paraluftës më 1998 për shkak të luftës, dhe i dyti pas luftës, për shkak të vdekjes, më 21 janar 2006. Të gjitha fitoret dëshmonin se ai ishte identifikuar me interesat e kombit, dhe shqiptarët njohën vetveten tek personaliteti i tij.
Veriu
Për Rugovën problemi i veriut, thuaja nuk ekzistonte. E kishte thënë këtë thuaja gjithherë. “Aty është KFOR-i, është NATO-ja, ka probleme, por do të zgjidhen me kohë”, kjo ishte përgjigja e tij, zyrtare dhe jo zyrtare. Por, gjatë bashkëqeverisjes së parë, kryeministri i koalicionit LDK-PDK-AAK, Bajram Rexhepi, do të nënshkruajë një dokument për Mitrovicën në Britani të Madhe, pjesë e tij do të bëhet edhe Lutfi Haziri. Të parin do ta kritikonte edhe publikisht, të dytit thonë, se nuk i kishte lënë gjë pa i thënë. Ky do të jetë një nga hapat e parë të veprimeve me papërgjegjshmëri institucionale, dhe ku anashkalohet i zoti i shtëpisë. Pasojat e një nisme të thjeshtë do të vazhdojnë, deri tek Pakoja fatale e Ahtisarit për Mitrovicën, që thuaja e shkëput totalisht nga Prishtina, dhe edhe më keq, situata që pritet ta prodhojë 6-pikëshi. Një tregim i ngjashëm tashëm po rrëfehet edhe për gjashtëpikëshin, se dikush nga zyrtarët e lartë ka dhënë pajtimin, para se të formulohej katërpikëshi.
Jeta e dyfishtë apo refuzimi i pranimit të mirëfilltë të pavarësisë së Kosovës, ka shpënë deri këtu, fati i veriut jashtë kontrollit. Këtë se paramendonte dot presidenti Rugova.
Rugova nuk i subordinohej askujt, as koncepteve të tjera, as pushteteve të tjera. Nuk pranonte obediencën dhe konformizmin, këto sjellje vrastare të lirisë së individit dhe shoqërisë. Ai na bëri të ndiheshim shtetas të Republikës së Kosovës në tërësinë tokësore, atëherë kur dikush thoshte se Republika shtrihej në disa metra katror në Velani.
Shtetas të Republikës së Kosovës në kufijtë e saj duhet të ndihen të gjithë, po këtë ndjenjë duhet ta forcojnë liderët e shtetit.

Bota Sot
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi