Ruki Kondaj: Sukses i madh i Aurela Gaçes në Toronto, 3 Tetor 2009!
Faqja 1 e 1
Ruki Kondaj: Sukses i madh i Aurela Gaçes në Toronto, 3 Tetor 2009!
Shkruan:Ruki Kondaj
Sukses i madh i Aurela Gaçes në Toronto, 3 Tetor 2009!
E sukseshme si gjithmonë Ylli i muzikës shqiptare Aurela Gaçe, gjendet në mes të njerzve që e rrethojnë dhe këndojnë e kërcejnë së bashku me të .Natë shumë e bukur, mbresëlënëse, nuk kishte pushim as për Aurelen e as për njerëzit në sallë. Besoj se askush nuk ndjeu lodhje, dhe lodhjen e mposhti atmosfera e ndezur e kësaj mbremje, jo vetëm me këngët e bukura të repertorit të saj por ajo improvizonte dhe këndonte këngë me kërkesa momentale të njerzve, e paimagjinueshme!
Pak per Aurelën: Ka lindur me 16 Tetor 1974.Filloi të këndojë që në moshën 4 vjeçare në festivalet e fëmijëve të qytetit të Vlorës.Ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka shpenzuar shumicën e kohës së saj duke kënduar.Në koncertin e Torontos pohoi se do të këndojë derisa të plaket së bashku me këngën. Ndoshta të afërmit e saj donin që ajo të vazhdonte shkollë tjetër por fitoi ajo, sepse është e dashuruar marrëzisht me këngën.Në moshën 19 vjeçare ajo mori pjesë në festivalin më të madh të këngës në radiotelevizion në Tiranë.4 muaj më vone ajo fiton ne festivalin më të madh të pranverës 1994.Suksesi real i saj filloi me këngën “Nata“ në festivalin e vitit 1995.Që athere ajo fitoi 2 çmime të para, në festivalin ne vitin 1999 me këngën “S’jam tribu” dhe në festivalin e vitit 2001 me këngën “Ndjej”.Ajo fiton vend të dytë në festivalin e vitit 1998 me këngën “Fati ynë shpresë e marrëzi”,Ajo ka marrë çmime të treta, dhe në festivalin e vitit 1996 me këngën “Me jetën dashuruar” dhe në festivalin e vitit 1998 me kengën “E pafajshme jam”.Aurela më vonë promovon albumin e saj me 2 koncerte live, që janë mbajtur në Pallatin e kongreseve në Tiranë, një në vitin 1998 dhe tjetri në vitin 2000.
Aurela si gjithmonë shumë e zgjuar provoi se perveç talentit të saj per këngë duhet të përfundonte një shkollë për art dhe e realizoi, ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë për dramë, dhe siç e pamë dhe në skenë ajo nuk ishte vetëm një këngëtare e madhe por dhe një aktore e vërtetë.
Stili i saj i të kënduarit varion nga POP tek Folk. Tani ajo banon në New York City, por udhëton shpesh në Shqipëri dhe gjithashtu punon për projekte të reja.
Për Aurelen Amerika ishte një fillimi i ri.Ajo shpejt fitoi një popullaritet të madh në komunitetin shqiptar të Amerikës për zërin dhe interpretimin e saj të veçantë, electrizues ku shumë shpejt ajo pushtoi sallat me koncertet e saj, e suksesshme dhe shumë e kërkuar kudo ku jetojne shqiptarë, brenda e jashtë Shqiperise.Ajo ka performuar shumë bukur hymnin shqipëtar dhe atë Amerikan në nje mbrëmje me Presidentin Bill Klinton.Më së fundi në Mars të vitit 2007, fotografi i mirenjohur Fadil Berisha organizoi një koncert special dhe zgjodhi Aurelën të interprentonte këngëtaren legjendare shqiptare Vaçe Zelen dhe Nexhmije Pagarushën, dhe ajo interpretoi shkëlqyeshëm.Pesë vjet më vonë ajo bëri një rikthim në festivalin e këngës si një e ftuar speciale në atë festival ku ajo filloi karierën e saj.Një vit më vonë ajo mori çmim të parë në Kënga Magjike me këngën “Hape Veten” që u kthye në një hit.Ajo sapo ka perfunduar albumin e saj të 6-te me titull” Mu thane syte”.Siç po e shikojmë ne ketë biografi të saj te shkurtër, kariera e saj artistike ka arritë kulmin,ajo pretendon majat, e meriton se është një këngëtare dhe artiste e madhe.
Në këtë koncert të organizuar nga Aldo Gjançi, dhe e shoqeruar nga i riu i talentuar Erind Emiri ajo interpretoi shumë këngë të bukura që më të vërtetë na kishte marri malli për to.Asaj nuk i mungoi as patuta, humori dhe imitimi, këngëtare dhe aktore e vërtetë, shume reale dhe tepër komunikuese, tërheqëse për të gjithë moshat, të moshuarit kërcenin si të ishin të rinj, edhe fëmijet po ashtu e rrethonin dhe e dëgjonin me shumë dashuri siç shikohet edhe në këtë fotografi, ajo hyri edhe në botën e tyre.
Me krenarinë e saj të dukshme si labe, ajo bëri presantimin e saj, jam Vlonjate, me origjinë nga Tërbaci dhe lindur e rritur në Lakatund. Më bëhet shumë qefi se si bijë e Vlorës, ajo është krenare për prejardhjen e saj, ku mëshiron shumë tipare të një labe të vërtetë.
Para disa kohësh lexova një interistë të saj ku thoshte se më pëlqen të gjej një burrë që ti ngjaj Ali Pashës.Isha e sigurt që do ta thoshte përsëri dhe ja e tha edhe në koncert ku u krijua një situatë shumë e bukur.Një djalë i pashëm, një stilist nga Prespa e Maqedonisë u drejtua së bashku me një grup dashamirës dhe farefis të tij,duke e rrethur Aurelën,dikush nga grupi i tha Aurelës: E kërkove Aliun, ja ku e ke ajo aq u suprizua sa nuk mbante dot të qeshurit duke ju drejtuar njerzve ne sallë, më së fundi e gjeta edhe Aliun këtu në këtë salle!
Njerëzit nuk reshtnin duke u fotografuar me të dhe ajo asnjëhere nuk refuzoi dhe pse ishte në kulmin e frymëzimit të saj ne këngë.
Ajo që më beri përshtypje jo vetëm mua por shumë njerzve present në koncert ishte modestia e saj, dhe fjalet e mira për kolegët e saj e sidomos për ata që imitoi.Ajo përshëndeti shumë këngëtare që i ka për zemër midis tyre edhe Anita Bitrin që tashmë nuk jeton më, një këngëtare me zë briliant që e mbylli shumë shpejt jetën dhe karierën e saj aksidentalisht.
Ajo nuk harroi të përmendëte këngëtaret vlonjate që kanë bërë emër me këngët e tyre, tashmë janë bërë shumë popullore dhe këndohen në të gjithë trevat ku jetojnë shqiptarë.
E filloi me këngët shkodrane, nuk mund të dalloje në se ishte vlonjate apo shkodrane, ajo është nga e gjithë Shqipëria sepse i këndon këngët e gjithë Shqipërisë dhe trevave të saj, që rralllë këngëtarë i arrijnë, kjo falë tonalitetit të saj të lartë dhe zërit shumë melodioz, Ajo këndoi shumë bukur një këngë në anglisht të Whitney Houston që me sa e pamë dhe vetë u shpreh se e kishte shumë për zemër dhe tingëlloi shumë bukur. E bukur e shkathët, me zi brilliant, këndon “live” dhe ju plotëson dëshirat gjithë pjesëmarrësve në salllë.
Por edhe salla ishte e larmishme, mernin pjesë shumë shqiptarë përfaqësues të të gjithë trevave, brenda e jashtë Shqipërisë, nga Tirana, Shkodra,Vlora, Fieri, Korça, Pogradeci, Çame, Prespare të Maqedonisë e Kosovare, (të me falin të tjerët në se lë pa përmëndur ), u ndjemë si të ishim në Shqipëri dhe me ëndrën e dikurshme tashmë të realizuar, të gjithe shqiptarët festojme sëbashku.
Duke ndjekur gjërat më të mira të shtypit se ato te “këqiat” i anashkaloj, syri më kapi një anketë në Tirana Observer të muajit Tetor ku votohen njerzit më të shquar të vitit,ku siç shikohet në citimin më poshte që ështe marrë nga gazeta, ajo ka qenë shumë e votuar për dite të tëra si një nga personazhet më të votuara të artit për vitin 2009: “Përmbysje ka pasur tek “Njeriu i Artit”, kur Aurela Gaçe pas dy ditësh, ka arritur të rimarrë vendin e pare. Në vend të dytë por me vota të barabarta me Gaçen, është aktori i njohur Robert Ndrenika, dhe në vend të tretë është renditur Agron Llakaj”. Marrë nga Tirana Observer, Tetor 2009.Persëri ajo ka arritur te marre kreun në anketë edhe dite tje tjera.
Aurela premtoi se shumë shpejt do të kthehej në Toronto në koncertin e vitit të ri së bashku me të motrën Blerta dhe këngëtarin Gëzim Nika, gjë që e beri realitet ajo realizoi dy koncerte shume te bukura per Shqiptarët e Torontos ne netët e ndërrimit te viteve.
Aurela shpesh thotë që zoti i ka dhënë një dhuratë të madhe, talentin për të kënduar.
Ruki Kondaj
Doktoreshë e Shkencave Farmaceutike
Anëtare e Kryesisë së Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze
Toronto,ON
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ruki Kondaj: Shqiptarët në Toronto festojnë 8 Marsin me një Imazh te ri!
» Ruki Kondaj: Ngrihet zyrtarisht Flamuri Kosovar prane parlamentit te Ontarios, Toronto-17 Shkurt 2010!
» Ruki Kondaj: Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
» Mjeshtri i Madh I Skenës, Mirush Kabashi ne Toronto, me monodramen "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit"
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 13, 14, 15 e 16 TETORIT 2009 - POESIE DEL 13, 14, 15 e 16 OTTOBRE 2009
» Ruki Kondaj: Ngrihet zyrtarisht Flamuri Kosovar prane parlamentit te Ontarios, Toronto-17 Shkurt 2010!
» Ruki Kondaj: Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
» Mjeshtri i Madh I Skenës, Mirush Kabashi ne Toronto, me monodramen "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit"
» Engjëll Koliqi - POEZI TË 13, 14, 15 e 16 TETORIT 2009 - POESIE DEL 13, 14, 15 e 16 OTTOBRE 2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi