I nderuar nga populli, por jo nga qeveritarët
Faqja 1 e 1

Ramiz Bojaj, BOTA SOT
Në njëvjetorin e shtetësisë përkujtohet ikona e pavarësisë, Ibrahim Rugova
Në ditën e pavarësisë së Kosovës shumë qytetarë dhe udhëheqës të partive politike (kryesisht nga opozita) bënë homazhe te varri i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, njeriu që projektoi dhe ndërtoi shtetin tonë modern. Mirëpo, udhëheqësit e lartë shtetërorë, si: presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Krasniqi, zv.kryeministri, Ramë Manaj etj., nuk gjetën kohë ta vizitojnë varrin e dr.Ibrahim Rugovës, ikonës së pavarësisë, njeriut të cilit iu betuan gjer më sot i gjithë lidershipi politik i vendit.
Kosova - shtet modern, i formësuar nga presidenti Rugova
Në vizitën që delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i udhëhequr nga anëtarët e Kryesisë: Sabri Hamiti, Nekibe Kelmendi, Shefki Ukaj etj., bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh pranë varrit të presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Me këtë rast ata vlerësuan lart figurën e presidentit historik dr. Rugovës, në ndërtimin e shtetit demokratik dhe modern të Kosovës. “Ndërtimi i shtetit modern dhe të pavarur të Kosovës është nisur dhe formësuar nga presidenti i parë dhe njeriu qe për një dekadë udhëhoqi vendin në rrugën e lirisë, dr. Ibrahim Rugova, i cili tërë jetën ia kushtoi bërjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, vlerësoi Nekibe Kelmendi, nënkryetare e kryesisë së LDK-së.
Në të njëjtën ditë homazhe pranë varrit të presidentit Rugova bëri edhe një delegacion i LDD-së, i udhëhequr nga nënkryetari Adem Salihaj. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Naser Rugova, vlerësoi se presidenti historik i Kosovës, dr. Rugova, është arkitekti i krijimit të një filozofie moderne politike në pjesën e Evropës Juglindore, njeriu që me vizionin e strategjinë e tij intelektuale, së bashku me bashkëkombësit tanë më të çmuar si Agani, Mustafa etj, shkatërroi propagandën famëkeqe të Serbisë në adresë të çështjes shqiptare në Kosovë, për të ndërtuar një frymë të re të ndërlidhur me idealet liridashëse të popullit më të vjetër në Ballkan. “Presidenti Rugova, në vizionin e tij të një politikani të përmasave botërore, i frymëzuar nga fryma e demokracisë evropiane, ndërtoi frontin e organizimit politik dhe nacional të shqiptarëve në Kosovë, ku në periudhën ‘89-99 falë veprës së tij madhore, largpamësisë dhe mendjemprehtësisë politike, diti të krijojë miq të cilët edhe dëshmuan sinqeritetin dhe përkushtimin e tyre në ditët më të vështira të popullit tonë”, vlerësoi z. Naser Rugova, duke shtuar se si njeri i përmasave botërore, presidenti historik mund të quhet edhe “Xhorxh Uashingtoni” i Kosovës ose babai i pavarësisë sonë. Tri fjalët e shenjta LIRI, PAVARËSI dhe DEMOKRACI, i frymëzuan jo vetëm shqiptarët e Kosovës për liri, por zgjuan ndjenjat e bashkëkombësve kudo në etninë tonë, për të aspiruar në çlirimin definitiv të vendit dhe trojeve ku jeton fjala shqipe.
Haradinaj: Kosova ende nuk ka përmbushur amanetin e dr. Rugovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me anëtarët e Kryesisë së AAK-së, bëri të martën homazhe dhe vuri kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Rugova. Me këtë rast, z.Ramush Haradinaj, theksoi se Kosova është pjesërisht në atë shkallë, ashtu siç e ka dashur dhe projektuar presidenti legjendar Ibrahim Rugova. “Ne duhet ta nderojmë Presidentin Historik të Kosovës, njeriun që i vuri themelet e shtetit demokratik dhe të pavarur, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me fuqitë më të mëdha botërore. Mirëpo pavarësisht nga kjo, njëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën pjesërisht të formësuar, ashtu siç e ka dashur presidenti Rugova”, theksoi Haradinaj. Te varri i presidentit Rugova bëri homazhe edhe një delegacioni i AKR-së, në krye me Ibrahim Makollin, nënkryetar. “Presidenti Rugova, si një lider shpirtëror dhe historik i shtetit të Kosovës, falë tij dhe rezistencës së armatosur ne kemi arritur ta gëzojmë lirinë dhe përvjetorin e pavarësisë. Pikërisht duke vizituar më meritorët, lëshohet mesazh i qartë i unitetit, bashkimit dhe forcës së përbashkët qe ne kemi si shtet dhe komb”, vlerësoi z. Makolli.

Në ditën e pavarësisë së Kosovës shumë qytetarë dhe udhëheqës të partive politik...

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Arlind Gjikolli - Gjikla - Populli jem i dashtun, populli jem i mjerë
» Pasuria e deklaruar nga qeveritarët e rinj..
» Zogiani: Qeveritarët kanë rroga milionere
» Bashkëjetues me fatin, qëndresën dhe katrahurat e popullit
» AGIM GASHI:LËSHOJNË KOSOVEN QEVERITARËT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi