Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: NUSËRO MOJ TOKË !

Shko poshtë

Vullnet Mato: NUSËRO MOJ TOKË ! Empty Vullnet Mato: NUSËRO MOJ TOKË !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 19, 2010 10:44 pm

Vullnet Mato: NUSËRO MOJ TOKË ! 21965_1187515819229_1568334934_30385836_5361568_n

Vullnet Mato: NUSËRO MOJ TOKË ! 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato

NUSËRO MOJ TOKË



Toka, më e shtrenjta
e të gjitha pasurive,
meriton më të madhen
e të gjitha dashurive.

Toka jonë e pjerrët,
oaz mes shkëmbinjve,
si medaljon floriri
varur përmes gjinjve.

Toka nuse e re,
nusëron gjithë jetën,
pjellorinë e saj
s’e bën nuse tjetër.

Në brazdat e saj
ngjizim gjelbërimin,
Toka bëhet nënë
dhe na lind gëzimin.

Toka shpirtmadhe,
gazmon si i gjalli,
rrudhat e çdo brazde
i bën kurorë te balli.

Kur toka vesh ngjyrat
e mbjelljeve në maj,
duket si në dasmën
e kurorëzimit të saj.

Qielli tund shamitë
e reve të bardha sipër
hedh pikat e shiut,
si kokrrat e orizit.

Feston gjithë natyra,
ushton hare e madhe,
vetëtima djeg shamitë,
bien daulle në male.

Bleron misri e gruri,
era flladit kallinjtë,
shtëpitë e bardha tutje,
gatisin drapërinjtë.

Toka gjallon njerëzit
gjallon bagëtinë,
na shëron sëmundjet,
vuajtjet dhe urinë.

Dhe kur kemi halle,
dëshpërim të madh,
gjithë helmin idhnak
na e kthen në mjaltë.

Po e lamë djerrinë,
rrit barishte e ferra
që tu zgjatë jetën
gjallesave të tjera.

Toka thërret njerëzit
në kurbet ku shkuan
dhe punojnë tokën
e vendit të huaj;

Të mos braktisin tokën
si gruan e urtë,
për të jetuar larg
me tokën mantenutë.

Të mos lënë shterpë,
tokën te shtëpia,
se ia zënë frymën
barërat e këqija,

Se mbulohen varret
me ferra e gjemba,
s’kanë ku vënë lule
motrat edhe nënat.

Kur nuk mbjell njeriu
për gra e çiliminj,
toka mbjell vetveten
për breshka e zhapinj.

Edhe dielli e shiu
e humbasin vlerën,
po s’i thithi toka,
t’i bëj bukë për njerëz.

Ndaj, o djema, bota
është ku keni tokën.
Këtu keni fuqinë,
keni gjithë botën.

Se dhe vetë Anteu,
kur iu shkëput tokës,
humbi madhështinë,
humbi gjithë forcën.

Kthehuni, o shqiptarë,
toka po ju lutet,
me shallin e ylberit.
t’i mbështillni supet.

Dhe me mjete të reja
t’i bëni tualetin,
se kjo tokë bëhet
miss i kontinentit.

Toka që kur lindim
syve na përkundet,
na shfaqet e para,
na shuhet e fundit.

Toka na bën thelbin,
toka na bën pjekjen,
aty kemi jetën,
aty kemi vdekjen.

Për kufijtë e tokës
shekujve u shuam,
prapë nga toka lindëm
dhe u trimëruam.

Të gjallët te lastarët.
Të vdekurit te rrënjët.
Përgjërohen zemrat,
drithërohen këngët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi