Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: VERONIKA SOT JETON...(TREGIM)

Shko poshtë

Skender Korça: VERONIKA SOT JETON...(TREGIM) Empty Skender Korça: VERONIKA SOT JETON...(TREGIM)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 21, 2010 2:15 am




Skender Korça: VERONIKA SOT JETON...(TREGIM) 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n


Skender Korça: VERONIKA SOT JETON...(TREGIM)


Në buzë të pjekurisë së saj, një adoleshente e bukur, një bijë e një familje fisnike nga Kosova, diku nga veriu i saj, Veronika duhet të martohet që në moshën e re. Kështu i tingëllonin fjalët në vesh....Martesë kjo që për te ishte më shumë se imagjinatë apo një ëndërr e trishtuar. Flisnin të gjithë ata që e shihnin duke thënë:
Po martohet ajo...Po cila ajo more djalë? Pyeste motra e Veronikës që e thërriste aba....kësaj i thonë njerëzit, sikur me habi ajo i priste, sepse nuk e dinin se ishte motra e Veronikës.
Ha ha ...Kemi çfarë të përcjellim tek burri, thoshte ajo, duke dashur ta mbrojë një Veronikë sikur një engjëll...Po, ju më parë dëgjoni se sa ne që e kemi në shtëpi. E kam motër atë, ishte përgjigja për ata që ja thonë. Këto ishin fjalët që Veronika i mban sot në mend mirë, i kujton herë me një shikim interesant, por kurrë në sytë e saj nuk sheh lotin...Goja e saj çdo të dytën fjalë e thotë aba, motra ...baba...vëllai...
Por ja deri sa po mendonte për vetën duke pëshpëritur qetë, duke belbëzuar herë -herë, i ikte mendja tek prindërit, vëllezërit dhe gjaku fisnor...Po sikur të mos e bëja këtë gjë?!!!
Do jemi për të fol shehër e katund...Shumë keq...duke menduar këtë kujtim, i hapë sytë dhe sheh vetën para dyerve të shtëpisë...Sapo kthehej nga shkolla...
U ndal në hyrje të oborrit, pa diçka sikur që nuk ishte e zakontë për te ne shtëpinë e saj...Sheh shumë këpucë tek dera dhe habitet. U fut me vrap dhe hyri në paradhomën e një shtëpie modeste, që për atë kohë ishte shumë e mirë, sepse në të shumë kujtime rinore ruan Veronika dhe është vendi i vetëm që mund të pushojë edhe sot.
He moj engjëll, erdhe, ...Do bëhesh nuse ishin fjalët e motrës, sa e sa njerëz janë për ty. Lutem që babai të mos gaboj, të mos ngutet për të martuar Ty. Je e re, je e bukur, por nuk e di për çfarë fati do të jesh moj motër...?!!!
Këto ishin fjalët e motrës së madhe, duke përbirë lotët dhe shtrënguar belin e bukur te Veronikës...
He motër, edhe nëse martohem dert nuk ka...Veronika mendonte se po bëhet shaka në një familje sikur e dinte se janë të lirë dhe flasin pa dorëza...Befas u ndal dhe po dëgjonte ashtu me bel të shtrënguar nga motra dhe merrte veshë fjalët:
Ju qoftë me fat, qofshim miq sot e tutje...me fat e me jetë të gjatë...ishin zëra burrash që ishin në dhomën e pritjes, aty ku mesiti kushte ardhur të kërkonte Veronikën për një djalë nga fshati. Brunoja është dhëndri, u dëgjuan fjalët e tyre që kishte pyetur dikush për emrin e dhëndrit...
Bruno, ky?
Habitet Veronika dhe në një moment sikur u zbeh në fytyrë dhe po shikonte të motrën sikur donte të kërkonte diçka më shumë prej saj, ngase nuk ju besonte më as veshëve e as shakasë sikur edhe të ishte shaka...
Motër moj, aba ime, vërtetë çka po ndodhë në këtë shtëpi..??? Çfarë fejese moj...kush moj? Unëëëëëëë?

O jooooooooooooo...lëshoi një zë Veronika dhe u zbehë e tëra në fytyrë. Motra duke lëshuar lotët sikur nga një krua i qetë, e mori dhe ngadalë ashtu me bel të shtrënguar e uli në një kanape dhe po i fliste...
Mos thuaj më shumë...motër...Janë fate jete...Por lutemi që të dal ky fare Bruno i mirë dhe çka të bësh...Jeta...jemi femra...duhet, thoshte me vete dhe me një zë të ulur Aba...
Këtu kishte filluar një dramë e rëndë, jeta nga dashuria e një të vajze të re, jeta mori një helm dhe Veronika e përjetonte rëndë...U lodh deri në ditën e martesës dhe bëri që të shkojë në atë shtëpi të fatit të saj..

Martesa ndodhi pas pak kohësh. Brunoja ishte në punë të përkohshme jashtë atdheu. Ishte shumë më i vjetër se Veronika...Një dekadë e më shumë kishin dallim moshe. Por Veronikës kjo nuk i bënte përshtypje, ngase Veronika ishte e urtë, e mençur, e kujdesur, dhe mendonte me vetën e saj...Nuk kanë lidhje vitet, mosha, ka rëndësi se si do jetë martesa...? Është fjala që e mundonte më së shumti....

Jeta në shtëpinë e Brunos ishte ndryshe, me adete të tjera, herë - herë reflektonin si familje e edukuar e herë-herë vëreheshin elementet patriarkale, cinike...Por Veronika uli kokën, u bë një grua e mirë, mori jetën në duart e saja vetëm për punët brenda shtëpie, sepse ajo ishte këshilluar që në takimet e para me Brunon se do ketë kush te jetë ai që jep urdhra në shtëpi...Ditët e para të fejesës , ishin shumë spontane, sepse Veronika e humbur ende nga ideja se do bëhet nuse, nuk mendonte më shumë se a do mund të hynte në martesë apo jo. Kishte një guxim nga edukata, nga ajo që ë kishte mësuar mamaja për punët e shtëpisë, por mbetej e lodhur me kujtimin se si do pranohet dhe a do ja del të e përballoj këtë sfidë në rininë e saj të një vajze bukuroshe....

O zot ishin fjalët e saj, lutem që të ndryshonë gjërat në martesë dhe të jam e lumtur si njeri, sepse dëgjoja kur ishte e re se në martesë do ndryshojnë gjërat, do pajtohem me fatin e jetës si dhe një ditë do të mund ta dashuroja Brunon sepse fati kërkon të dashurohet për t’u përballuar më lehtë jeta...Kjo ishte shqetësim për Veronikën...Shumë herë pyetje dhe vetë përgjigje që i rrinte në kokë

Jeta po kalonte dhe asgjë nga mendimet e saja nuk ndryshoi, vetëm sa shkuan dhe u bënë më të egra qëndrimet Brunos, i cili kërkonte që Veronika të jetë pos një grua e shtëpisë dhe asgjë. Brunoj i frikësohej bukurisë së Veronikës, mbase ajo ishte shumë e bukur, i frikësohej takimit me miqtë e tij, i frikësohej çdo kontakti të saj me dike tjetër, sikur të ishte i sëmurë me një skizofreni të rrallë, sepse mendonte që çdo njeri e shikon Veronikën me një sy ndryshe nga miqësia e tij, me një sy që do ta dashuronte dikush Veronikën .

Sikur edhe pse jetonin në një shtet europian, Veronika nuk ja del dot të jetë vetja e saj. Shumë herë e pa integruar në shtëpi, shumë herë pa një të drejtë, shumë herë e lënë pas dore....Veronika mbetje me shpresën që vëllai i saj, që në të kaluarën ishte mik i Brunos, do mund të zbuste elementet lidhëse në jetën e Veronikës për të marrë ngadalë në duar të saja vetëm të drejtën e jetës tamam si jetohet me vlera njeriu. Kjo nuk ndodhi asnjëherë....

Ditët kalonin Veronika përpiqej që të ja dilte të marrte vetën, të bëhet një njeri që të shpaloste vlerat e veta si dhe të jetë një forcë e re në familjen e Brunos. Por as kjo nuk ndodhte...përkundër përpjekjeve të saja...
Ajo arrinë vetëm të bëhet një nënë ngase kishte lindur tre fëmijët e saj engjëj: Dy djemtë Dukagjinin, Viktorin si dhe Flavian vajzën e vetme që sot është shumë e bukur sikur edhe dy vëllezërit e saj.

Jeta po ecte me ritëm të njëjtë, asgjë nuk ndryshoi pas krijimit të familjes, pas kësaj pasurie të madhe që i fali në shtëpinë e Brunos, sepse si dukej edhe vlerën e fëmijëve nuk e kuptonte Brunoja...

Kaluan vite e vite dhe në asnjë moment Veronika nuk ja doli të jetë ajo Veronika që dëshironte...Problemet rriteshin çdo ditë, dyshimi se Veronika të çlirohej nga pranga e jetës që tash më kishte vetëm këtë emër Bruno, por kjo vuajtje vetëm rritej e asnjëherë nuk e bëri të mendoj se do ja del pa marrë hapin e guximit për t’i thënë stop kësaj jete...

Në ditët kur kërkonte punë Veronika, posa pranohej nëpër sallone ekskluzive ku bëheshin reklama të profumeve dhe gardërobës luksoze, Brunoja mendonte se bukuria e saj e pranonte, kinse kjo kishte hedhur shtatin e saj para padronëve duke reklamuar gjoksin e saj për t’ia arritur qëllimit, gjë që për Veronikën ishte edhe një vrasje e re, sepse tash më gjërat kalonin në rrafsh tjetër ku Bruno e shikonte Veronikën si një njeri që po tradhtonte me një dashuri tjetër atë duke u lidhur me dike tjetër...Ky dyshim nuk ishte asgjë më shumë pos një reflektim i sëmundjes së tij që e plagosi në shpirt edhe më deri në mbyllje totale Veronikën. Veronika ra në depresion, u mbyll në vete dhe çdo ditë binte më rëndë, nuk fliste, nuk kontaktonte me asnjë njeri, as me vëllain që jetonte afër tyre diku, kishte trembje të ju rrëfente të vërtetën familjes për të bërat e tija, nuk gjente përkrahje sikur me një fjalë të thuhet, vendosi që të përballoj vetëm këtë sfidë që po i sillte kjo martesë e pa fat. Vëllait silkur t’i tregonte, duke ditur lidhjet e tija më Brunon, ai nuk i doli në ndihmë asnjëherë madje as që u mundua një herë të vetme ta kuptonte motrën e vet. Distanca me familjen, prindërit e vdekur të Veronikës, pa fuqia e kontakteve dhe pamundësi për të parë jetën e saj nga afër, e detyruan Veronikën të dobësohet shumë, të humbas çdo mundësi për të u ngritur në këmbë dhe dita ditës rrënohej shëndeti i saj.
Veronika qëndroi me kohë të gjatë në spital, ku sipas mjekëve të gjitha organet kishin filluar të i “flinin” në gjumë, por në të kundërtën ato si tersi jepnin të rezultonin se ajo ende ka forcë për të u përballur për të rimarrë vetën....

Të lutem hapi sytë, të lutemi shumë, ishin fjalët e mjekut...Veronika , të lutem, je e re, duhet të kthehesh në jetë, duhet të tejkalosh këtë...Mjeku gjerman nga Luzerni dhe një ekip tjetër që merreshin me atë rrinin mbi kokën e saj, sepse donin me çdo kusht ta zgjonin nga ky pasivitet dhe ta detyronin të fliste. Veronika ishte tash më shumë rëndë, e pa lëvizshme, me sy të ngulitur në tavan, por vetëm me një puls që të jepte të mendoje se është gjallë....
Brunoja vinte në spital sa për të i prurë fëmijët ndonjëherë, kurse kurrë nuk erdhi për të parë Veronikën me dëshirën e lutjes që të behet mirë. Sikur ky nuk e kuptonte kurrë fajin që i kishte sjellë për 18 vite helm dhe luftë kundër shpirtit të saj....
Veronika edhe këtu luftonte me forcën që kishte në atë gjendje, sepse mbahej e qetë për të mundur që nga ky pavijon të marrë një energji që e mbante në shpirt për të rinisur të jetojë...
Në një pasdite mjekët nga Luzerni , mjeku kryesor që pas 12 orëve tentimi për të rikthyer gjuhën e Veronikës në lëvizje bërtiti duke thënë:

Po, po Veronika thuaja, çfarë do ...vetëm fol diçka, duhet të flasësh, ishin fjalët e mjekut që në fytyrën e tij shihej më shumë se gëzim, ngase tre ditë ekipi më i specializuar rrinin afër saj...
Në sytë e mjekut sikur rrëshqiti një lot, sepse Veronika edhe kështu ishte e dashur për të gjithë, e donin sikur të urtë, sikur të bukur shumë, sikur fytyrë engjëlli, sepse të gjithë ata që e shihnin në moshën më të re, sepse Veronika ishte ajo më e reja në këtë pavijon.

Sapo hapi sytë Veronika, foli diçka...me një zë të dobët :
Flavia bija ime, Dukagjini dhe Viktori, ishin vetëm emrat e fëmijëve që tha...dhe mbylli prapë sytë. Këto ishin shenjat e para se Veronika po kthehej në jetë, po e mund problemin e tërheqjes së saj dhe po lufton bindshëm për jetën dhe për dashurinë e saj të vetme fëmijët .

Ngadalë që nga ky çast Veronika po bëhej më mirë. E dinte se është në një ambient ku nuk i ushtrohet dhunë mendore dhe psikike por në një vend që sulmojnë këto sëmundje që njeriun, Veronikën e kishin përfshirë për vite të tëra me helmin e quajtur Bruno.

Energjia e saj e këndelli mirë, sa që ajo kishte një shpirtë artisteje, pikturonte nga pak...
Veronika mendonte dhe asgjë nuk kishte harruar, por vetëm heshtja ishte fjala e vetme e saj.
Një ditë në mëngjesin e ushtrimeve të përditshme që bënin të shtruarit në spital, Veronika kërkonte që kohën e lirë ta kaloj me një ushtrim të veçantë dhe kishte kërkuar t’i sillnin ngjyrat akrilik dhe mbajtësen për të filluar një punim të një tigri, sepse po afrohej ditëlindja e Dukagjinit. Donte që edhe nga këto rrethana të ofronte me dashuri diçka për të qenë një befasi.

Ajo punoi çdo ditë nga dy ose tre orë me të gjitha atë sëmundje sepse kishte ende probleme me shëndetin. Kjo nuk guxonte të thonte se ka probleme ngase e dinte se ditëlindja e Dukagjinit po afrohej shpejt dhe duhet të ishte gati dhurata për ditëlindjen...dhe mjekët do e kishin ndarë nga puna e saj që të përfundonte dhuratën e birit, Dukagjinit

Kështu e merrnin nga dhoma e dërgonin në vendin ku punonte dhe pas dy ose tre ore ajo kthehej në dhomë.
Kur mësuan mjekët dhe personeli mjekësor se çfarë po bënte ajo dhe kujt po i dedikonte këtë vepër arti, vendosën që edhe Veronikës ti bëjnë një befasi që t’i sigurojnë tortë për ditëlindjen e Dukagjinit dhe të sigurojnë atë ambient të bukur që do e bënin gati për një çast të vetëm të lumtur të Veronikës në jetë, çast ky që sot e kësaj dite ajo e kujton...

Në orën 14.00 në ditën e ditëlindjes, Veronika ja doli ta përfundojë pikturën me dimensione jo të konsiderueshme. Ndihej mirë, priste në çdo minutë se kur do i sillte ai Bruno fëmijët në vizitë. Edhe në ditën që ishte e shenjtë për shkak të ditëlindjes së Dukagjinit, Brunoja dëshironte që të bishtnonte këtu që ti sjellë një ditë më pas e jo në këtë datë, duke e ofenduar rëndë me fjalët : Hë mos a festohet ditëlindja në spital...do i sjellë nesër...ishin fjalët e specialitetit helm, specialitet që e shijonte vetëm dhe dinte çfarë helmi është , e dinte Veronika....

Jo, po nuk i i solle sot, mos i sjellë nesër, sot biri im ka ditëlindjen, dua të jam me te dhe dua të e uroj me nje përqafim..ishin fjalët e Veronikës që ja tha Brunos në celular dhe e mbylli at duke menduar se befasia mund të kalojë edhe në heshtje...



Në mbrëmje erdhën fëmijët dhe kishte hyrë në dhomë Viktori duke dashur të fliste me mamanë vetëm, i nxori një portofol heshtur për t’ia dhënë mamasë kinse ajo i ka blerë për ditëlindjen.

Mami, ta solla ty që të ja japësh Dukagjinit për ditëlindje, ishin fjalët e Viktorit, i cili e shikoi me lot në sy duke mos ja ndalur të puthurat mamasë...

Oh biri im, të pastë nëna, ...ofshau Veronika
Mbaje për vetën tënde dhe të jetë kjo dhurata që ja kë blerë ty vetë vëllait tënd. ...foli Veronika
- Edhe nga këtu mamaja ka menduar se si të gëzoj Dukagjinin, ...
Mos ke merak... unë nuk harroj ditët kur keni lindur ju, sepse jeni dhurata me e mira dhe me çmuara në këtë jetë...Ju pastë mami...

Pas pak në dhomën ku rrinte hynë të gjithë dhe Veronika kërkoi pikturën që e kishin lidhur me letër dekorimi infermieret dhe ja sollën tek shtrati. Edhe Veronika ishte habitur, kur e pa veprën që kishte bërë për Dukagjinin në atë mënyrë.
Shpalosi ngadalë këtë pikturë dhe me forcën që kishte u ngrit duke e puthur në dy sytë e tij duke i thënë:

Urime biri im ditëlindja , qofsh i fortë sikur ky tigër, qofsh me forcën e tigrit që të sfidosh në vitet që po vijnë...dhe me një lot në sytë e saj i puthi edhe dy fëmijët e tjerë Viktorin dhe Flavian.

Në dhomë hynë infermieret e tjera me një tortë në dorë dhe aty Veronika mësoi se me çfarë syri e kishin parë mjekët dhe infermierët atë, e kuptoi se ajo kishte qenë tamam e shtruara në spital më e privilegjuara dhe më e dashura për të gjithë...

Brunoja le më që nuk vërehej sikur po gëzohej, por sikur edhe në këto momente xhelozonte nga egoja e ij helm, Veronikën që edhe n ëkëto çaste të jetës dhe ballafaqimit me te nuk po dorëzohej Veronika me asnjë moment...

Në këtë ditëlindje me këso rrethana, ky është kujtimi më mbresëlënës i Veronikës, përkundër shpirtit të vuajtur të saj dhe që sot ajo thotë me vetën e saj “ Veronika, sot jeton...”

Vërtetë ajo jeton e ndarë nga Bruno, jeton me fëmijët që i do shumë, që herë pas here sipas rregullave të ndarjes fëmijët rrinë herë tek Veronika dhe tek Bruno, por sot kjo “Veronika që sot jeton....”, ka filluar të i kthehet jetës, ambicies së saj për të qenë një piktore dhe nënë e dashur përherë për fëmijët e saj, një mike e miqve të mirë, një njeri që për të vetëm liria ka rëndësinë më të madhe sikur dashuria e madhe për fëmijët që ka sot.....

Veronika sot jeton....thotë ajo.... Tigri i pikturuar sot është dhurata me e madhe dhe me çmuar që ruan Dukagjini, pikturë këtë të vendosur në shtëpinë e babai të tij, në dhomën e gjumit ku flenë Dukagjini i cili çdo ditë viziton Veronikën, në ditët që nuk rri tek ajo....(vazhdon)



Skender Korça: VERONIKA SOT JETON...(TREGIM) 25427_1264058278843_1151332627_30641417_4427093_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi