Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Cikël poetik

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Cikël poetik Empty Lediana Kapaj:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 21, 2010 1:14 pm

Lediana Kapaj:Cikël poetik 13067_209471434599_744374599_2926616_4235214_n

Lediana Kapaj: Cikël poetik

Unë dhe perëndimi!

Ti ike dhe me le, pa kthyer koken mbrapa,

fatkeqe shume u ndjeva, e erret si vete nata,

nuk munda te kuptoja pse ndjenjen kishe vdekur,

nuk munde te shikoje sa teper isha tretur...


Ti ike dhe urreva vete token qe me lindi,

ti ike larg prej meje.. arsyeja jo sme bindi,

nje ngushellim kerkoja dhe malli pervelonte,

asgje nuk kishte shije, asgje me zemra s'donte...


Kjo dhome me nuk me ngrohte, aty jo s,mund te rrija,

kujtimet vetem shfaqeshin gjithe neteve te mia,

behar ishte perjashta dhe brenda bora binte,

as vete ky dielli i nxehte, nuk mundi qe ta shkrinte....


Dhe anash detit ecja, me dallget bisedoja,

ne thellesine e tyre sa shume doja te shkoja,

kjo hija ime fliste.....dhe kurre nuk pushonte,

nga prapa sec me ndiqte, te syte e mi shikonte....


Ti ike sdi se ku dhe endrrat seç mu vrane,

ti ike larg prej meje dhe lotet nuk mu ndane,

nuk njoh une dot me stinet, veç dimer sot po shoh,

nuk dua vetem akull...ket' brenge dua ta ngroh....


Lediana Kapaj


Lediana Kapaj:Cikël poetik 10325_139579179599_744374599_2439342_6705748_n

Gjumë me humbjen!!

E kishin kryqëzuar dashurinë,
e permalluar shumë dukej,
e heshtur,
e vrarë,
buzëtharë....
Dhe pak më tutje..
Nënqeshte,
fitimtar trishtimi...
Nën këmbë kishte ndjenjën...
Turfullonte si i marrë..!!!

E kishin gjykuar.. dënuar dashurinë..
" të përdalë"...
"mëkatare"..
"fort e shtirur".." e mallkuar"!
"zemërvrarë"....!!
Gojëkyçur e ëmbla dot nuk fliste,
dhe mes lotësh,
ndjenjën ndillte...
Për ta parë..!!!


Gurët hodhën pa meshirë mbi të,
për ta zhdukur,
turpëruar,
sakatuar....
Si përbindëshat diabolikë,
" Nënshtrim"!_ Thërrisnin!
Për ta vdekur,
për ta tharë..
gjunjëzuar....!!

Dëshmimtare mes turrmës isha,
dhe thërrisja,
bëlbëzoja...
shpirtëtharë...
Ngrita sytë e përhumbur,
shi kërkova..
plagët,
ëndrrat,gjakun...
Për t'ia larë sa më parë!!


....Befas hapa sytë!
Dreq o punë!....isha në gjumë!
Fshiva sytë e lemeritur...
"Mos me humbjen flija unë"?!!!


Lediana Kapaj

7 Mars 2010

Lediana Kapaj:Cikël poetik 26224_348978429599_744374599_3443630_4680338_n



Dhimbja shfaqej nëpër gërma!

Me ka ndodhur nëpë netë, vargut papushim ti flisja,
plot sekrete e kam mbushur..si e marrë, "shpëtim" therrisja!
Me keqardhje më shikonte por i mjeri dot s'vepronte,
dhe mes lotësh, rreshtat mbushte,"terapinë" në shpirt kërkonte!!


Nuk kuptoja gjithë misteret....e çuditshme dukej jeta,
pse lëndohej njerëzimi, pse varrosej e vërteta?!
Pse përbuzej vetë e mira,pse plagosej dashuria?
Por i mjeri s'kish ç'te thoshte....i sunduar nga habia!


Dhimbja shfaqej nëpër gërma...Këmbëkryq rrinte me mua,
si ulkonja turfullonte...kur një ëndërr thosh: "të dua",
brengën donte të pershkruaja...Sa u lodha! Kisha gjumë!
Ja keshtu kalonin orët...Përmbi letër flija unë!

Sytë e enjtur nga të qarët, lart nga dielli i dërgoja,
të më ngohte me ca rreze...ngrohtësinë ta shijoja,
dhe kur drita më përshkoi...ledhatarja tha ca fjalë :
" Shkruaj mike mos pusho, mirësinë e ke të gjallë!

Lediana Kapaj:Cikël poetik 24879_366324719599_744374599_3487592_201074_n

Bija ime!

Të shoh si trupin hedh o trëndafil behari,
ti prek të bukurat flokë si rreze ngjyre ari,
nga ty moj bija ime, vetë mrekullinë takova,
që ditën kur si prind në gji fort të shtrëngova....


Me ty dhe vetë u rrita, me ty u bëra "nënë,
tek sytë e tu vogëlushe pashë yje edhe hënë,
thesar ke qënë për mua,tek ty veten kam parë,
oh lotë nuk po nxjerr dot...Gezimi i ka tharë!


Dhe rruga ime jetës nuk ishte aq e lehtë,
por njësh me ty u bëra...më bëre të kem "fletë",
i preva hovin djallit që dhimbja mos afrohej,
të mbrojta ty si ëngjëll ...kur shpirti më lëndohej...


Mesnatës shpesh jam ngritur.."Mos vallë nuk po merr frymë"?
dhe ftohja më përshkonte...mëngjeseve plot brymë,
ah frika mos të humbja, nga shpirti kurrë s'është ndarë,
një frut i bukur ishe....Në dashurinë e vrarë!


Por koha iku shpejt...vështroj sa shpejt je rritur,
sa shumë me ty krenohem ...akoma je e mitur,
kështu do të qëndrosh gjithmonë " e vogla ime",
dhe befas lotët dalin...më futin në mendime..!


Dhe koha prapë të vetën...! Nga unë do të largohesh,
por zemra hapur mbetet...do presë të ledhatohet,
si sot kur më pushton dhe thua..." Sa të dua",
një ditë me zor do pres...të rrish pakëz me mua....


Lediana Kapaj

20 mars 2010


Lediana Kapaj:Cikël poetik 27235_378064159599_744374599_3530121_759503_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi