Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët

Shko poshtë

Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët Empty Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 22, 2010 8:48 pm

Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët U1_IdrizZeqiraj
PROFITERET POLITIKE PO I DEMTOJNE JASHARET
"Pa Ibrahim Rugovën, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë, as shpresë të lirisë për të. Ai ishte një erudit, më me dëshirë autokrat, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut, luftëtar këmbëngulës, shumë popullor dhe megjitatë i izoluar, gjithnjë i sjellshëm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellë dhe maturia e bënin ndonjëherë krenar."
- Bernard Kouchner, ish-guvernator i Kosovës -
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Në marsin e vjem, si rëndom, u përkujtuan Jasharët. Pjesëmarrja simbolike, bilëz, nën çdo nivel, prej afro 200 vetësh, në Prishtinën, prej disa qindra-mijëra banorësh, madje nën patronazhin e vet kryeministrit Thaçi. Nuk ishte thjesht neglizhencë, por mosaprovim, bojkot i hapur, së pari, ndaj Hashim Thaçit me klanin e tij, që duan dhunëshëm ta përvehtësojnë historinë, pastaj, tërthorazi, edhe ndaj familjes Jashari, që heshtin para manipulimeve të tilla profitabile, të atyre që duan të jenë pjesë e lavdisë të të flijuarëve, por, në fakt, nuk janë dhe nuk mund të jenë, sepse përgjatë luftës ata ishin larg saj dhe krismat i kanë dëgjuar e parë vetëm nëpërmjet ekraneve televizive.
Edhe përpjekja e organizatorit për ta justifikuar këtë bojkotim të manifestimit përkujtimor, me gjoja se është festë memoriale dhe jo zyrtare, është e dështuar. Suksesin e përcakton pjesëmarrja masive e popullit dhe jo disa dhjetra zyrtarë të pranishëm. Madje as parakalimet ushtarake, që fundja, bëhen me urdhër dhe jo me ndjenjen e vullnetit.

I pyetur për këtë pjesëmarrje simbolike, në një përkujtesë të zëshme, siç është masakra e Prekazit, zoti Rifat Jashari qe përgjigjur shkurtazi: "Nuk kam koment".

Gazetarja shprehte keqardhje të thellë, për anashkalim të hapur të kësaj përkujtese, por, çuditërisht, nuk e vinte pikën mbi "i"!?
Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët U1_IbrahimRugova-AdemJashari
Mungesë e kushtueshme
Mungesa e Jasharëve në ceremoninë mortore të Presidentit Rugova, do të këtë kosto të lartë morale tek shqiptarët e kudondodhur. Populli ka sy dhe veshë. Ai përcjellë me vëmendje gjithëçka që e rrethon. Në fokusin e veçantë të popullit janë edhe njerëzit me emër dhe familjet oxhak. Në nderimin mortor të Presidentit Rugova vërshoi e tërë Kosova, madje edhe personalitetet e shumëta, nga e gjithë bota demokratike. U përkulën me respekt para arkivolit të Shqiptarit të Madh, i cili, pamëdyshje, nuk ka ndërmjetës në Shqiptari, që nga Skënderbeu e këtej. Çuditërisht, munguan Jasharët!!! Duke nderuar Presidentin Rugova, ata do të nderonin komandantin e Hamëz dhe Adem Jasharit dhe kryekomandantin e Kosovës. Pa atë nismën e dr. Rugovës, për të vënë themelet e ushtrisë, me dërgimin e djemëve të Kosovës në ushtrimorët shqiptare, në mes tyre edhe Adem Jasharin, është logjike se Adem Jashari nuk do të bëhej kryeçetanik në Drenicë dhe nuk do ta kishte famën që gëzon sot.
Mungesa e Jasharëve, me të drejtë, u përfolë ndër qytetarët e Kosovës. Me gjithë vullnetin e mirë, për t´i justifikuar me ndonjë arsye teknike, nuk arrinin dot. Ata nuk duhej të përfillnin asnjë presion partiak. Ishte një gabim fatal që zhgënjeu shumë.
Dr. Rugova bëri mjaft për Jasharët, duke shpallur zinë kombëtare për tre ditë radhazi, me rastin e flijimit numerikë. Ademit i akordoi titullin më të lartë "Hero i Kosovës"! Përrallisjet e profanëve se dr. Rugova ka thënë këtë apo atë për luftëtarët janë broçkulla. Ai ishte President i një vendi të pushtuar dhe në një luftë të pa barabartë. Ai kishte përgjegjësinë e madhe për fatin e popullit të vet. Ai ishte intelektuali më i madh shqiptar -siç e ka cilësuar shkrimtari botëror Ismail Kadare. Ai nuk mund të kërkonte njëherësh edhe ndihmë edhe luftë, sepse do të vihej në rolin e budallait!
Çdo deklaratë, çdo fjalë e dr. Rugovës ishte e studjuar mirë, e matur, e mençur dhe shumë efikase. Ai ishte kundër anarshisë të ndocave, që hidhnin një pushkë në ndonjë fshat kodrinor dhe iknin në Shqipëri apo Perëndim, ndërkohë që rrjedhojat i vuante popullata vendore, që dajakosej e plumbohej.
Eshtë manipuluar shumë pse Presidenti Rugova nuk vizitoi Prekazin, përkatësisht familjen Jashari. Por, e heshtin, qëllimshëm, atë që ka thënë anëtari i kryesisë të PDK-së, drenicas, se "vizita e Rugovës do të ishte vrasje e dytë e Adem Jasharit." Dhe, për habi, familja Jashari nuk reagoi karshi kësaj deklarate pafundësisht të poshtër!
Dihet botërisht se dr. Rugova u sulmua në shtëpi, në rrugë, madje në qendër të Prishtinës. Dhe, shtrohet pyetja: Cila do të ishte siguria e Presidentit Rugova në bokërrinat e Drenicës?! Asfare. Eshtë e vërtetë se mbrojtjen e afërt fizike dr. Rugova ua besoi familjeve oxhak të Drenicës. Por, është po kaq e vërtetë se Drenica është "pushtuar" nga bandat e kuqe staliniste-komuniste dhe drenicakët votojnë në tufëzim. Dhe, kjo është ironia dhe cinizmi më neveritës që përjeton Drenica, pas afro një shekulli në krye të rezistencës të nacionalizmit shqiptar!
Nuk kaluan pa u vënë re edhe mungesa e disa personaliteteve, edhepse të pakëta, si idhulli im, bacë Adem Demaçi dhe ndoca ish bashkëpunëtorë, dikur,mjaft të afërt. Demaçi, si simbol i rezistencës tonë kombëtare, ish drejtues i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, pavarësisht simpatisë apo antipatisë për Presidentin Rugova, Ai bëri një shkelje të rëndë pikërisht të të Drejtave të Njeriut, sepse Njerëzit e Kosovës donin ta shfrytëzonin dhe ta gëzonin një të Drejtë të ligjshme, pra, praninë e Adem Demaçit në ceremoninë mortore të Presidentit të vendit. - me emrin kumbues
K o s o v ë.

Kur njerëzit, që e rrethonin Presidentin Rugova, i thonin se Demaçi po e tepëron me të shara karshi jush, dr. Rugova përgjigjej, çiltërisht dhe krenarisht: "Adem Demaçi është simboli i rezistencës tonë kombëtare", duke mos i dhënë rast, kështu, askujt që të flasë e denigrojë këtë figurë markante të kombit. Ibrahim Rugova, atëherë, student i vitit të parë, nis shpërfaqjen e mendimit dhe të veprimit politik, pikërisht me zërin e bashkuar rinor, në mbledhjen vjetore - zgjedhore të rinisë, në Istog, ku, për herë të parë, në Kosovë, është kërkuar publikisht - lirimi dhe pafajësia e Adem Demaçit me shokë. Ishte, pikërisht, Ibrahim Rugova, ai që përcolli kërkesat e rinisë istogase në Prishtinën studentore. Dhe, reagimi i ashpër, që bëri i pari i partisë për Kosovën, lidhur me "skandalin" e Istogut, në takimin me studentët, mori përgjigjen meritore, duke i përkrahur, madje në tërësi, kërkesat në fjalë.

Ish- bashkëpunëtorët bënë atë koritjen e madhe, kur munguan në ceremoninë mortore, të ish-liderit të tyre partiak dhe të Presidentit aktual, e cila ishte shumë popullore dhe skajmërisht e dhimbshme. Ishte hera parë që po provohej loti masiv dhe pikonte nga shpirti i dlirë i popullit të shumëvuajtur të Kosovës, për Njeriun që e bëri realitet ëndrrën njëshekullore të tyre. Ndonjëri, me rikthimin në partinë amë, pra, në LDK-në e dr. Rugovës, përsëriti zëshëm meritat e kryetarit të parë dhe premtoi vazhdimësinë e filozofisë rugoviane. Pa dyshuar fare në sinqeritetin e këtyre fjalëve, nuk e di sa është kuptuar dhe a është falur nga anëtarësia e partisë dhe mbamendja e popullit? Ndërkohë që, përcaktimi i tij ngultas kombëtar, rrjeshtimi i tij, i gjithmonshëm, në të djathtën progresive, aktualisht është shumë i nevojshëm, jo vetëm për LDK-në si parti, por edhe për Kosovën si shtet.
UÇK-ja është krijesë ekskluzive e Presidentit Rugova

Skemën hierarkike: Dr. Rugova, profesor Fehmi Agani, juristi i diplomuar Sali Çekaj në organizimin e forcës mbrojtëse të Kosovës, askush nuk mund ta mohojë, sepse ajo është e shkruar dhe e faktuar në raportet ushtarake shqiptare. Këtë të vërtetë absolute nuk mund ta zhbëjnë asnjë nga laboratorët partiake, sado përfid qofshin ata.

Në vitet `90-a, dr. Rugova, në koordinim me profesorin e Tij - Anton Çeta dhe intelektual të tjerë të shquar dhe rininë studentore, inicoi aksionin e pajtimit të gjaqeve dhe të plagëve në të shkuarën, me bindjen se vrasjet ndër shqiptarët, në të ardhmen, nuk do të duhej të përsëritëshin më. Mjerisht, u thye besa, u harrua Kuvendi dhe bandat e kuqe komuniste, të etshme për pasuri e pushtet, sërishmi e gjakosën Kosovën!

Dr. Rugova është udhëheqësi unikal në botë, madje i të gjitha kohërave, i cili pa forcën fizike faktike, pa ushtri, pa polici, pa gjyqe dhe pa burgje, arriti t´i bashkojë fort shqiptarët. Një ministër freng, i mrekulluar nga rezistenca e organizuar shqiptare, do të thoshte se "edhe në Francën e qytetërimit botëror, Hitleri krijoi qeveri kukullë, ndësa malësori i Ballkanit, Ibrahim Rugova, e bashkoi aq shumë popullin e Kosovës, sa Millosheviçi nuk arriti të gjejë një duzinë njerëzish, për të bërë një qeveri vasale!" Dr. Rugova e kishte kuadrin e përkushtuar deri në sakrificë për liri, në çdo cep të Kosovës. Organizimi ishte i përkryer, madje gjithëçka ishte në funksion të luftës, pavarësisht se mbulohej me slloganin e paqës. Që nga mbrojtja territoriale në fshatra e qytete, me organizimin e kuadrit profesional ushtarak e policor, tashmë të suspenduar nga puna e deri ke nisma për ushtrimet ushtarake të djemëve të Kosovës në Shqipëri, në vitin 1991, krijimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës, porosia- kushtrim në vitin 1997: "Të mbrohet pragu i shtëpisë!" - demantojnë faktueshëm se Presidenti Rugova, gjoja, ishte vetëm për zgjidhje paqësore dhe kundër luftës.
Kohëve të fundit, janë shtuar zërat që identifikohen me themelimin e UÇK-së. Dikush pretendon të këtë qenë edhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së! Në fakt një Shtab i tillë nuk ka funksionuar asnjëherë, pasi ekstremistët stalinistë të Lëvizjes "popullore" ideologjike e penguan unifikimin e faktorit ushtarak në Kosovë. Megjithëse e majta nuk kishte asnjë bërthamë që mund të quhej ushtarake e mirëfilltë, përveçse uniformave të bollshme, me siglën simpatike "UÇK", që pozonin ata që kurrë nuk u bënë pjesë e luftës, në studion e televizionit shqiptar, në Tiranë, në malet e Martaneshit, që ndajnë rrethin e Tiranës me Matin dhe gjetkë! Se çfarë ushtrie e shtabësh ka themeluar Lëvizja, është çështje e saj, por në Kosovë nuk ka arritur t`i aktivizojë as ushtrinë dhe as shtabin. Dihet, një "ushtri" zhurmaxhinjësh ka brohoritur slloganin "UÇK-e, UÇK-e", në sallat luksoze të botës, e më rrallë në rrugë e sheshe, por, pa hyrë kurrë në luftën e Kosovës!
Pretendimi se edhe organizimin e minatorëve më 1989, në protesta dhe greva, e ka bërë Lëvizja, doli huq, sepse rezultoi që atë ta këtë bërë kuadri vendor, pra, komunistët e Titos dhe jo të Enverit. Dhe , ky pretendim nuk është i vetëm. Ajo ka aftësi të veçantë për intrigime e sajime.
Pëvehtësimi i vlerave të krijuara nga të tjerët, është praktikë e komunizmit, në rastin konkret edhe e Lëvizjes. Miku im, Salih Kabashi, dikur botues i zëshëm, tani musliman i devotshëm, ka shkruar se "edhe një pordhë me kërcitë dikund, Lëvizja thotë se është e jona!" Por, Lëvizja "popullore" ideologjike duhet të mjaftohet, nëse duan ata edhe të krenohen, me krijimin e organizatës terroriste të SHIK-ut, që përshkoi në plumb, gjithëherë në pusi e prapa shpine, shumë oficerë, kuadro e veprimtarë të LDK-së, si dhe qytetarë të tjerë të pafajshëm. Ndërsa, ajo forcë ushtarake, që përbëhej nga grupe të armatosura, nëse duam le ta quajmë edhe UÇK-së, është sajesë ekskluzive e dr. Ibrahim Rugovës.
Kundërvënia e Heroit ndaj Presidentit e dëshmorëve dhe provokimet seriale në datat përkujtimore
Eshtë paramenduar dhe bërë qëllimshëm një kundërvënie ndaj Presidentit Rugova. Të gjallët nuk përmbushnin kriteret as për së afërmi. Inferioriteti i tyre ishte dukshëm i lexueshëm, në raport me dr. Rugovën. Atëherë u gjend Heroi, që u sakrifikua sëbashku me familjen. Dhe, komunistët, me SHIK-un e tyre, organizuan propagandën e nëvojshme. Fillimisht, Adem Jasharin e ndanë nga vëllai lindak, Hamza, edhepse nuk shquhej për diç të veçantë nga ai, përveç një kursi stërvitor që kishte bërë në Labinot të Elbasanit. Pastaj e ndanë nga shokët, të cilët kishin pozita të njëjta në zona tjera, si Dukagjin e Llap. Dhe,më vonë edhe nga të gjithë dëshmorët tjerë, duke e mitizuar deri në përmasat e legjendës, të mosbesimit.
Vet fjala "legjendë", relativizon të vërtetën dhe ofron elementet e anakronikës, paradoksalitetit. Pse duhet një hero të Kosovës ta nxjerrësh nga realja, duke e hedhur në legjendë?! Pse u dashka që një kryeçetaniku, në ballë të 15 luftëtarëve, t´ia veshësh terma groteske si komandant legjendar, madje edhe kryekomandant, ndërkohë që çetës të tij nuk iu është dhënë rasti ta zhvillojë qoftë edhe një betejë ballore?! Njeriu që hyri në histori natyrshëm, pse duhet dikush ta nxjerrë jashtë faqeve të historisë dhunëshëm? Dhe, kjo vetëm për të përgatitur terrenin që ata, hileqarët, të vetëkurorëzohen?! Historia modeste e luftës në Kosovë, në ndërrim shekulli, nuk arrin të kapërthejë përmasat kempjuterike të heroit të mitizuar, sa pa natyrëshëm, aq edhe panevojshëm. Pse nuk nxirret mësim nga falsifikimi i historisë 50 vjeçare, në veçanti të asaj të luftës të dytë botërore, që nga përmasat e falsifikimit, turpërohen sot shqiptarët, në veçanti inteligjenca në Shqipëri?! Çfarë lufte "Nacional Çlirimtare" ishte ajo e Luftës të Dytë Botërore në Shqipëri, kur nga 28 mijë të vrarët, 20 mijë i përkisnin luftës civile, me instruktimet e bëra nga topalli Dushan Mugosha dhe ememisarët tjerë jugosllavë?! Të vrarët ishin, kryesisht, nga lëvizja "Balli Kombëtar", e udhëhequr nga djali i Abdyl Frashërit - Mit`hati, si dhe "Legaliteti" - mbretërorët.
Polarizimet partiake të pasluftës ishin të egra dhe vrastare. Lëvizja "popullore" ideologjike, e konvertuar në PDK-së, u kthye në Kosovë me "Qeverinë e Përkohëshme", pothuajse, ilegale, të kompozuar në Tiranë, nga social-komunistët, madje me pretendimin për ta mbajtur pushtetin dhunëshëm. Shpërdorimi i vrazhdët i pushtetit, vrasjet gjatë dhe pas luftës të kuadrit ushtarak dhe të kuadrit të LDK-së, vjedhjet, uzurpimet e pronane shoqërore e private dhe pisllëqet tjera seriale, i diskridituan keqas "çlirimtarët" me fjalë, por jo edhe me pushkë. Zgjedhjet i humbën bindshëm, sepse populli i kuptoi se nuk kishin luftuar për liri dhe shtet, por kishin intriguar, me Mejdanin,Nanon, Gjinushin, Milon me shokë, për pushtet.
Në përkujtimet datore për Jasharët, stalinistët e Kosovës, ishin ideologjikisht të pastër, pa LDK-në dhe aleatët e saj të djathtë. Përkujtimet ishin dhe mbetën një montazh akuzash kundër Presidentit Rugova dhe partisë të Tij, LDK-së. Folësit ishin dhe janë monstrumë të pacipshëm dhe pa fije etike morale. Të tillë llapaqenë përzgjidheshin jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Lë të kujtojmë provokimet e vrazhdëta të Arbër Xhaferit, i cili erdhi në krye të PDSH-së me ndihmën e ca kuadrove të profesor Sali Berishës, për t`i "hypur kalit" dhe pastaj kaloi në bazën e tij komuniste, aleat i socialistëve të Tiranës, duke e bërë partinë e djathtë simpatike të Prosperitetit Demokratik të Nevzat Halilit, një bishtnajë e paçavure të maqedonasëve, në veçanti, në luftimin e pamëshirshëm të Universitetit të Tetovës, si dhe duke "harruar" realizimin e "Marrëveshjes të Ohrit!"
Dhe, të gjithë këtë maskaradë e dëgjonte dhe e dëgjon familja e nderuar Jashari dhe, çuditërisht, heshtnin dhe heshtin! Njerëzit pyesin, jo pa habi, pse nuk u japin një leksion të mirë provokatorëve të PDK-së, të paktën, duke e braktisur sallën?!

Kundëvënia e Adem Jasharit ndaj Presidentit Rugova, sipas skenarit të PDK-së, u banalizua skajshëm, madje deri në neveri. Të gjitha epitetet, që i ishin dhënë dikur dr. Rugovës, nga personalitete vendore dhe ndërkombëtare, ia mëveshën Adem Jasharit të pafajshëm. Kryeministri do ta quante atë edhe "baba i pavarësisë", sepse duke qenë Ademi baba, "ne jemi aty, afër, bijtë e tij", pavarësisht, që nuk ishin parë kurrë pas vitit 1993! Adem Jashari nuk është as baba dhe as nana e pavarësisë. Por, ai është luftëtar i lirisë, është Hero i Kosovës dhe, kjo nuk është pak, përkundrazi, është lavdi kulmore.
Ashtu sikur nuk mund të mohojë askush rezistencën dinjitoze në burgjet jugosllave të Adem Demaçit, Kadri Osmanit (Mani) e Xhafer Shatrit me shokë, (përmenda vetëm disa nga ata që nuk janë pjesë e politikës zyrtare sot, edhepse i kanë dhënë gjithëçka Kosovës), pa kundërshtinë e tyre, në vijimësi, ndaj pushtuesit, nuk do t`u vinte radha e lavdia as heronjëve të sotëm, po ashtu, nuk mund t`ì mohohet dr. Ibrahim Rugovës, se "atësia" e Pavarësisë i përket ekskluzivisht atij, duke mos mohuar aspak ndihmesën e të tjerëve, në veçanti, të të rënëve dëshmorë e viktima, si dhe të gjallëve luftëtarë të lirisë.
Bernard Koushner, ish-guvernator i Kosovës dhe ministër i jashtëm i Francës, më 25 janar 2006, shkruan: "Ibrahim Rugova, një burrë që do t`i mungojë Kosovës": "Pa Ibrahim Rugovën, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë, as shpresë të lirisë për të. Ai ishte një erudit, më me dëshirë autokrat, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut, luftëtar këmbëngulës, shumë popullor dhe megjithatë i izoluar, gjithnjë i sjellshëm, as sa druajtja e tij, kultura e tij e thellë dhe maturia e bënin ndonjëherë krenar.
Dhe afër tij kaloi Historia.

Mitizimi dhe banalizimi që i bëri qendra, figurës të heroit Adem Jashari, u shtri edhe në bazë. Në një klub të mërgatës, në Gjermani, në shënimin e përvjetorit të pavarësisë, në ballorën e sallës, ishin vënë fotografitë, me skemën renditëse: Adem Jashari, Skënderbeu, Ismail Qemali, Ibrahim Rugova! Injoranca e organizatorëve nuk arrinte të dallonte luftëtarin nga burrështetasitë, edhepse ky luftëtar nuk kishte, qoftë edhe një ditë stazh si burrë shteti, nuk kishte qenë kurrë i zgjedhur në ndonjë post zyrtar e aq më pak shtetëror. Dhe, që këtej nis kundërefekti mosaprovues, injorues, duke prodhuar natyrëshëm bojkotin. Portreti i Adem Jasharit mund të vihej në një stendë, përkrah heronjëve të tjerë të luftës. Vetmia nuk e nderon dhe as nuk e zmadhon, përkundrazi, e humbë forcën, e minimizon, e zvogëlon.
Shkëputja e tërësishme nga misioni primar - lufta, ndarja dhe izolimi nga luftëtarët, duke filluar nga vëllai Hamza, mitizimi dhe legjendarizimi i figurës paargumentueshëm dhe anakronik, për kohërat moderne, e kanë konvertuar Adem Jasharin nga një hero real, në një rrëfesë mosbesimi. Ishte muaji i parë i luftës kur u vra Adem Jashari me familje, nuk kishte as ushtri dhe as shtab. Atëherë, si mund të këtë "kryekomandant legjendar?!"
Mjaft më me "masakrimin" tallës të figurës të heroit Adem Jashari. Ai duhet të kthehet në panteonin e heronjëve, atje ku prehet Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri e Vehbi Ibrahimi, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti, Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj, bashkë me qindra të tjerë, të cilët gëzojnë respektin dhe admirimin e madh të kombit, madje edhe pa pompën e bujën hallakamë, hipokrite e demagogjike të zyrtarëve aktualë komunistë-stalinistë. "Trimi i mirë, me shokë shumë" - një e vërtetë e provuar ndër shekuj.

Edhepse kuqaloshët stalinistë, mjerisht në pushtet, përdorin metoda përfide, për t`ia kundërvënë figurën e Adem Jasharit - Presidentit Rugova, ata vetëzbulohen me teprinë e tyre. Raportet e të parit me të dytin janë të qarta: qytetar - President; ushtar - komandant. Ndërsa i bashkon titulli "Hero i Kosovës", i pari i nderuar nga Presidenti Ibrahim Rugova, kurse i dyti i nderuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu. Asnjë krahasim i përligjur nuk mund të bëhet në mes të heronjëve të luftës me burrështetasitë. Ngatërrime të tilla, të qëllimshme, janë vetëdemantuese dhe, gjithësesi, vetëdemaskuese. Eshtë e pamoralshmne, madje skajshëm turpshëm, shpërdorimi i figurës të heroit Adem Jashari, pas vdekjes, nga të gjallët, profiterë tërpianë të luftës, për çudë, ende të pa ndëshkuar, duke dëmtuar rëndë edhe familjen e nderuar Jashari.

Edhe një betejë e vetme e suksesshme, mund të kurorëzojë një duzinë heronjësh, ndërsa një shkencëtar, mendimtar vizionar e burrështeti si Presidenti Rugova, lypset shekulli për ta "pjellë." Andaj, krahasimet e dr. Rugovës me heronjtë e luftës, janë banalizim i historisë, janë injorancë e pafundme, që prodhojnë mendjet meskine, për qëllime të caktuara përfitimi dhe karierizmi.
Personaliteti i Presidentit historik Ibrahim Rugova, me madhështinë e përmasën e Tij, ka eklipësuar dhe përtokur koxha burra, të cilët, në një të afërme, jo të largët, kanë qenë të zulmtë, madje edhe të adhuruar nga shqiptarët e kudondodhur. Dhe, këtë përtokje asnjëherë nuk e ka kërkuar dr. Rugova, as me fjalë dhe as me veprime kundër tyre, madje as nuk e ka dëshiruar. Përkundrazi, sulmet e tyre inatçore e tendencioze, herë-herë, gati provinciale, me fill nga xhelozia e marrëzishme dhe ideologjia satanike, të bëra në të gjallë dhe pas shuarjes fizike të gjeniut Rugovë, fama e tij, i ka plandosur për tokë, pa shpresë ngritjeje.
Enigma e vendimit dhe fataliteti i kthimit në shtëpi
Ngjarja e bujshme e Nebih dhe Tahir Mehës nuk kishte shanse përsëritëse, jo vetëm në Prekaz, por askund në Kosovë. Shkrimtari freng Balzak, në romanin e tij "Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve" shkruan: "Nëse ngjarja e sotme senzacionale e lë në harresë ngjarjen e djeshme në Paris, por, policia shënon dhe asgjë nuk harron." Andaj, policia profesionale e Beogradit nuk kishte harruar fare atë që kishte ndodhur 17 vjet më parë, kur atë e bir prekazash, vranë e plagosën policët rrethues e sulmues atje.
Tashmë, në rastin e Jasharajve rrethimi ishte në distancë, madje i shumëfishtë dhe gjuajtjet ishin asgjasuese, të pamëshirëshme e kriminale. Ndërkohë, kundërveprimi i Jasharëve kishte mundësi tejet të kufizuara, më sakt, edhe teorikisht të pamundura dhe, gjuajtjet e tyre mbrojtëse nuk mund të kalonin përmasat e krismave të nderit. Strategjia dhe trimëria jo gjithëherë janë të mjaftueshme, për ta mundur të keqen. Realisht, ajo nuk ishte as betejë. Njerëz të rrethuar dhe të ngujuar në shtëpinë- kullë, të sulmuar me armatim të rëndë, nuk kishin mundësi të shpagonin as vetën. Ishte një masakër e ngeshme, sa e rëndë, po aq cinike dhe sipërore kriminale.
Drama e familjes Jashari është një nga më të trishtmet, ndoshta më e trishtmja që nga LDB, në Europë, me holokaustin e hebrenjve. Gra e fëmijë të ngujuar, në pritje të vdekjes. Në kthinën-dhomë , nga ana e prapme e shtëpisë, një predhë i la të vdekur 13 anëtarë të familjes Jashari, duke shpëtuar vetëm Besarta, vajza e Hamzës.
Nga filmimet e fshehta, të bëra nga policia serbe, rezulton se Hamza dhe Ademi janë përcjellur në hyrje-daljet nga bunkeri. Pra, ata ishin të ekspozuar goditjes në çdo kohë. Për rrjedhojë, se sa duhej të zgjaste aktiviteti i tyre, ishte në dorën e policisë serbe, ashtu siç ishte edhe kohëzgjatja e luftës në Kosovë, në vullnetin e tyre, me përjashtim të Kosharës, gjatë bombardimeve të NATO-s. Kjo i liron nga akuza e opinionit se Jasharët janë tradhtuar nga shefat aktualë të kupolës sunduese në Kosovë, meqë ata nuk ishin takuar asnjëherë me Jasharët pas vitit 1993! Përjashtohen nga mundësia e denoncimit edhe shokët, bashkëluftëtarë, sepse policia kishte siguruar, paraprakisht, përcjelljen.
Për mua dhe të gjithë ata që janë prindër, nuk arrijnë ta kuptojnë pse luftëtarët e lirisë, tashmë, të shpallur armiq në kërkim nga pushtuesi, duhej të ktheheshin në shtëpi, duke e rrezikuar seriozisht familjen?! Njeriu ka një jetë dhe vdekja është e trishtme. Gratë janë bijat e fisit dhe vënia para faktit të kryer - vdekjes kolektive, mbetet dilemë dhe ekuacion i vështirë për t`u zgjidhur. Fëmijtë, engjëjtë e prekshëm mbi tokë, është obligim moral, njerëzor dhe ligjor për t`i mbrojtur. Në asnjë rrethanë nuk mund të pyetën ata nëse janë gati të vdesin. Për asnjë çmim nuk mund të arsyetohet privimi i jetës të tyre, madje në nismë të saj. Kryezotët e këtyre fëmijëve, besoj, e dinin se komunistët janë më të egër, më kundranjerëzor se sa fashistët, sidomos në trajtimin e familjes. Hakmarrja e komunistëve nuk mjaftohet me viktimën-individ, por përfshin familjen, deri në asgjasim brutal e total. Shëmbull faktik e praktik kemi krimet e komunizmit shqiptar, të pjellës fatale të Stalinit, Enver Hoxhës, këtij monstrumi filosllav, që shkatërroi familjen shqiptare, madje edhe atë pjesë të traditës, me të cilën shqiptari është mburrur ndër shekuj.

Me gabimin fatal të kthimit në shtëpi, drama edhe mund të zbutej, me veprime ndryshe. Në çastin kur u pa se pamundësohej një betejë me armikun, i cili godiste nga largësia, gjë që kundërgoditja nuk mund ta arrinte, luftëtarët e uniformuar duhej ta lëshonin kullën, duke shtenë me armë, në shenjë mosdorëzimi. Ata, gjithësesi, do të vritëshin, por familja edhe mund të shpëtonte, duke qenë se ishte marsi i vitit 1998 dhe sulmi ishte nga forcat zyrtare pushtuese dhe jo paramilitarë të mëvonshëm, që në krimet e tyre, nuk kursyen askënd, madje as hafijet e dikurshëm të Serbisë. Mjerisht, siç ka ndodhur, jo rrallë, në histori, që sekretet t`i shoqërojnë në varr të zotët, heronjtë Hamza dhe Ademi e morën me vete edhe enigmën e vendimit fatal. Ndërsa, dhembjen, për viktimat e pafajshme e engjëllore, na e lanë ne, të gjallëve, për ta vuajtur atë përjetësisht.
Akademik Muntaz Dhrami - kryemjeshtër i skulpturës dhe njeri i mrekullueshëm
Banesa ime në Tiranë është përballë me studion e Skulptorit të Popullit Muntaz Dhrami. Jemi miq prej dekadash. Eshtë një lidhje e hershme e bashkëshortës të tij piktore, teta Lume e mrekullueshme, me shqiptarët e Kosovës. Fati i keq, miqtë e tij u dënuan politikisht, u burgosën, fëmijtë mbetën të vegjël dhe në varfëri, zemra e Skulptorit ishte e madhe dhe po aq e madhe edhe dëshira për t`i ndihmuar. Ndërkohë, ai ishte akademik, pedagog në Univesitetin e Tiranës, i organizuar në organet e larta partiake. Megjithatë, shumë dinjitoz, liberal dhe me dyshime reciproke me partinë e tij, por, edhepse Partia ishte gjithmonë syçelë, në rastin e profesor Muntazit mbyllte njërin sy, ndonëse ia kishte nevojën. Kishin shumëçka të përbashkët me shkrimtarin tonë zulmëmadh, Ismail Kadare. Skulptori i pa konkurencë në trojet shqiptare, ka për pasuri një biçikletë të vjetër, me të cilën i përshkon rrugët e gjata të Tiranës, edhepse, tashmë, i ka kaluar të `70-at.

Qysh në bocetë, pashë portrtetin e Adem Jasharit në studion e profesor Muntazit. Pas ca muajsh boceta kishte "lëshuar shtat" e bërë shtatore. Ai më tha se kjo do të jetë vepra ime më e realizuar. Nipi im, Ismet Rexhaj, e shoqëroi nga Tirana për në Skënderaj, për ta parë përgaditjen e vendit se ku do të vendosej shtatorja dhe për ca çështje financiare. Atë natë ndenji ke ne, në Banjë të Istogut. -Si e kalove me kryetarin e komunës - e ngacmova unë? - " Burrë i mirë, por para nuk kishte" - u gjegj Ai me humor. Ishte fjala për ish-kryetarin Ramadan Gashin. Uzina e realizimit të veprave të artit në Tiranë, tashmë, është privatizuar dhe firma kërkonte pagesën për punën e bërë. Unë e dija këtë dhe po ia qaja hallin profesorit, pasi Ai ishte kontraktuesi me firmën në fjalë, për derdhjen në bronz të shtatorës të Adem Jasharit.

Gadi në të shkelur në vitet `90-a, profesor Muntazi më bëri portretin e rapsodit të njohur Dervish Shaqja, për ta vënë në pllakën e varrit. Asaj kohe uzina ishte shtetërore. Derdhja në bronz e portretit të bacës Dervish nuk u aprovua, përshkak të një "njolle politike" në biografinë e tij! Dhe, megjithatë, përkundër një pagese të majmë, realizimi i portretit u bë fshehurazi, natën. Madje edhe për vendosjen e portretit ke varri, udhëtimi i mezi kalueshëm për makinë, nëpër rrugët me gropa dhe të baltosura të Shënovlashit të Durrësit, në nëntor të vitit 1991, u bë në një natë me shi e furtunë, ashtu siç ishte edhe vet jeta e rapsodit simpatik Dervish Shaqja.
Në bisedë me profesor Muntazin, për jetën dhe veprën e vëllezëve Jashari, tashmë, martirë të lirisë, i shpreha mendimin se vëllezërit nuk duhen ndarë, madje as në sheshin e Skënderajit, pasi janë në kuotën e vlerave të barabarta, si veprimtarë dhe luftëtarë, deri në rënien e tyre të përbashkët. Por, kjo nuk varej nga Ai. Ishin të tjerët që kishin vendosur për këtë, madje me qëllime të paramenduara. S`ka dyshim se shtatorja e vetmuar e Ademit, pa të vëllanë Hamzën, në sheshin e Skënderajit, është e mangët. Organet vendore, duhet ta kenë në qendër të vëmendjes, për ta vendosur edhe shtatorën e Hamzës, përbrinjë asaj të vëllait, Ademit.
Në përurimin e shtatorës të Adem Jasharit, në Skënderaj, vazhdoi provokimi i radhës për shqiptarët e Kosovës. Në tubimin e madh, foli ish-ministri i brendshëm shqiptar, socialist, njeriu që i kërkoi Parlamentit shqiptar të përzejë Brigadën e Mërgimit, nga ushtrimorja e Drojës, Kurbin, e cila furnizonte Kosharën dhe më tej Kosovën me luftëtarë, me arsyetimin se "kjo brigadë po përgaditë puçin, për ta risjellë Sali Berishën në pushtet!" Ai nuk u ndal me kaq. Dërgoi helikopterët ushtarakë, mbi hapësirën e Drojës për shantazh. Por, trimi, heroi i betejës fituese të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj, ultimatoi se zbritja në hapësirat e ushtrimorës, do t´ju kushtojë me kokë. "Do t`ju luftojmë njësoj si kundër shkive të Serbisë"- ishte paralajmërimi i kolonel Zemaj.

Ja, se deri ku kishte arritur bashkëpunimi kriminal i halabakëve komunistë të SHIK-ut, me social-komunistët e SHISH-it?! Edhe kjo është një dëshmi vetëfolëse se kush e pengoi dhe sabotoi unifikimin e faktorit ushtarak, Ibrahim Rugova, apo kuqaloshët e Lëvizjes - SHIK-u?! Pa asnjë mëdyshje është aleanca famëkeqe, ndërkomuniste e dy partive dhe e dy sigurimeve komuniste.

Ishte maturi që drenicasit nuk ngulmuan që shtatorja e Ademit të vihet në Prishtinë, siç bënë llapjanët me shtatorën e Zahirit (Pajaziti), sepse ajo duhej të vihej në Podujevë, ashtu siç u vu edhe e Saliut (Çekaj) në Deçan, pra, në komunat e tyre përkatëse. Eshtë shkelje e rëndë, madje përdhosje e rregullores ligjore, e cila përcakton qartë se largësia në mes të shtatoreve, nuk guxon të jetë më pak se 300 metra, ndërkohë që, në Deçan, është zvogëluar në 15- 20 metra!

Në perspektivë mund të realizohet një trinom - shtatore, për ushtarët-komandantë të Presidentit Rugova: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Po ashtu një shtatore treshe në kryeqytet duhet të bëhet për martirët e diasporës: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla. Një borxh i madh, i mbetur peng, është vendosja e shtatorës të Hasan Prishtinës, i cili ka qenë qendresëtari dhe nderi i Kosovës për më shumë se tri dekada.
Vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët Empty Re: Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 22, 2010 8:55 pm

Vlerësime paushalle dhe kryeneçësi fodulle
Zv. kryeministri Kuqi, me vlerësime paushalle dhe hiç serioze, bile të marrëzishme, dje e quante një profesor "burrë i madh i kombit shqiptar", ndërkohë që ky burrë i "madh" kishte refuzuar të firmosë - Apelin e 215 Intelektualëve" më 1989! Një profesor që bën aktin e refuzimit, për një çështje kruciale kombëtare, mund të jetë shkencëtar, mund të jetë pedagog i shquar, por kurrë "burrë i madh i kombit." Njeriut nuk i bie shumë herë në jetë të provohet, për burrëri e kombëtari. Nëse humb shansin e parë, siç e kanë humbur pushtetarët aktual, ndoshta, duhet pritur shekulli e më tej për një shansë të dytë. Ndërkohë, jeta aktive e njeriut kap, përafërsisht, më pak se gjysmë shekulli. Zv. kryeministri cicëron marrëzinë e radhës sot, me vlerësime kuturu, tërësisht larg reales, si "kryekomandant legjendar", në vend të reales - kryeçetanik i guximshëm.
Ngrirja e marrëdhënieve me FSK-në dhe arsyetimi i zemratës të KFOR-it ishte i bazuar, i faktuar bindshëm: "Dje jemi marrë vesh ndryshe me FSK-në. Sot pamë në ekran diçka tjetër, në kundërshtim me marrëveshjen. Ndjehemi të prerë në besë" - tha njerëzishëm zëdhënësi i forcës jetike për mbrojtjen e Kosovës - KFOR.
"Mund të këtë ndonjë keqkuptim" - u mundua ta zbusë zemratën e KFOR-it, Presidenti Sejdiu. Në fakt, këtu nuk ka asnjë keqkuptim. Dështimi i manifestimit përkujtimor, një vit më parë, ka detyruar organizatorët të marrin masa ekstreme, që të mos dështojnë edhe këtë vit. Dhe, nxorrën në rrugë FSK-ë e armatosur, të vetëdijshëm se po thyejnë marrëveshjen! Dhe, kjo mospërfillje, gjithësesi, është masë rënduese për FSK-në, më sakt, qeverinë, e cila, sipas FSK-së, ka dhënë urdhërin. Dhe, gjithëçka çfarë thanë dhe bënë pushtetarët tanë, përgjatë këtij manifestimi, ishte injorim dhe mosmirënjohje për çlirimtarët faktik të Kosovës, siç janë ndërkombëtarët, me forcën e tyre goditëse NATO-n dhe atë mbrojtëse të tanishme KFOR-in.
Zv. kryeministri Kuqi, të cilin kryeministri e përdorë si cicëron, në situata të zënies mat, e thelloi krizën me KFOR-in, duke i kujtuar atij se "Kosova është shtet i pavarur dhe sovran" dhe, me një kryeneçësi fodulle, refuzoi kërkim-faljen! Një sjellje e tillë, pashmangëshmërisht, në dëm të Kosovës, do të mund të arsyetohej, nëse Kosova, vërtet, do ta kishte fituar lirinë dhe pavarësinë me forcat vetanake dhe, do të mund të mbrohej e vetme. Përndryshe, kur dihet se këta pushtetarë kishin ikur nga Kosova, duke e lënë atë nën robërinë serbo-sllave dhe ishin kthyer "triumfues", duke rrahur gjoksin se "ne e çliruam Kosovën", pasi NATO përzuri armikun, duke çliruar, de fakto, Kosovën dhe, po ashtu, duke qenë të vetëdijshëm, që as sot nuk mund ta mbrojnë as lirinë dhe as pavarësinë e Kosovës, me forcat e veta, sjellja e zv. kryeministrit me shokë, është çmenduri dhe marrëzi - njëherësh. Nëna malësore shqiptare ka një mallkim proverbial, për të birin mendjefyçkë: "T´U RRITE MENDJA, BIRO!"

Kapadaillëku aktual i pushtetarëve (të kuptohemi, LDK-ja nuk ka fije pushteti të mirëfilltë, ajo shërben si mëlmesë, për të fshehur dështimet dhe marrëzitë e PDK-së), i shprehur, unikalisht, me megallomani, është frymëzim nga Albin Kurti me shokë, që "tallë koqet" me policinë dhe qeverinë e Kosovës, duke i treguar botës se, në Kosovë nuk ka pushtet, e lëre më shtet. Për rrjedhojë, edhe EULEX-i e potencoi këtë se "pushtetarët kosovarë nuk janë të interesuar për rregull dhe shtet ligjor."
Personalitetët ndërkombëtare, KFOR-i dhe Presidenti Klinton, të ngopur nga zhurma përlavdëruese me gjeneralë, komandantë, kryekomandantë e grada lumë, të stalinistëve komunistë të Kosovës, duke lënë modestinë me një anë, ua kanë thënë troç: "Luftën e fituam ne, ju fitoni paqen." Veç kësaj përgjigje - sentencë e sintezë e të gjithë botës demokratike, që çliroi Kosovën, Presidenti Klinton, në përurimin e shtatores të tij në Prishtinë, ua kujtoi llapaqenëve denigrues të Presidentit Rugova, si dhe kombit shqiptar dhe botës mbarë, se është ajo lutja fisnike, e refrenuar vite me radhë, xhepat e mbushur me guraleca të çmuar të nëntokës tonë, si dëshmi që Kosova, me begatitë e saj, është në gjendje të vetëmbahet si shtet i pavarur, e dr. Rugovës: "Zoti President, ju lutem, ndihmojeni popullin tim, i cili po rrezikohet me asgjasim", që solli NATO-n me apashët e saj në Kosovë.

Prognozimi se lufta mund të përfshinte Ballkanin, nga rezistenca e UÇK-së, nuk rezultoi e saktë. Sulmi i furishëm i pushtuesit, paralizoi guerilën në shkallë Kosove. Kosharja mbeti bastioni i vetëm, falë ashpërsisë të terrenit dhe sigurisë të hapësirës ajrore nga NATO.

Kuadri profesional ushtarak tregoi përgjegjësi dhe aftësi në mbrotjejn e popullatës. Kolonel Tahir Zemaj, pas fitores të betejës blic të Loxhës, mori në mbrojtje popullatën masive civile, të rrezikuar seriozisht. Në aksionin e madh të mbrojtjes dhe të përcjelljes të popullatës të zhvendosur, për mençuri e përkushtim, u shqua komandanti i UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj.

Krejt e kundërta ndodhi në zonat ku "sundonin" profanët, të vetëquajtur "komandantë", të cilët ultimatuan popullatën e Lugut të Drinit që të mos lëshojnë fshatrat, "përndryshe do t`ju vrasim", duke u premtuar atyre, në të njëjtën kohë, "mbrojtje të plotë nga pushtuesi!" Por, sulmi armik i goditi rëndë, ndërkohë që "komandantët" premtues, tashmë, i kishin kaluar kufinjtë e Kosovës. Vetëm nga fshati Kashicë, komuna e Istogut, veçuan nga karvani i ekzodit 8 (tetë) djemë dhe, në praninë e familjeve të tyre, i qëlluan me nga një plumb në kokë!
Keq e pësuan edhe popullata e Malishevës dhe ajo e Rahovecit, e cila i priste "pashaportat e Kosovës", të premtuara nga Jakupi. Por, kur sulmi dërrmues armik i vrau, i plumbosi, i plagosi ata, lëkura e Jakupit veç kishte marrë ngjyrën çokolatë në rërën e Adriatikut!

Përmenda vetë dy raste, meqë isha kontaktuesi i parë zyrtar, me viktimat mbijetuese, pasi kaluan kufirin. Ishin tërësisht të dërrmuar, të traumatizuar, nga tmerri i përjetuar dhe pamundësia për të varrosur pjesëtarët e vrarë të familjes. Nëse veprimet idioteske e kriminale, të atyre që imponoheshin si "komandantë", do t`i nënshtroheshin një gjykimi serioz, do të rezultonte me konsumimin e krimeve të luftës, në dëm të popullatës civile.

Ballkani mbeti i patrazuar, edhepse Kosova u boshatis. Avionët arritën në kufi, për të bartur refugjatët dhe shpërndarjen e tyre nëpë botë. Kryeministri Pandeli Majko bëri atë deklaratën e njohur, sa patriotike, aq edhe historike se "Shqipëria mund t`i strehojë të gjithë refugjatët të larguar nga Kosova." Kjo stopoi ikjet fluturuese, madje pa shpresë rikthimi. Lë të sjellim ndërmend protestat refuzuese të kthimit në Kosovë, edhe pas çlirmit, si në Suedi dhe gjetkë, duke shantazhuar, vendet mikpritëse, me aktin ekstrem të vetvrasjes kolektive! Jemi apo nuk jemi atdhedashës?!

Nëse në rrafshin e menaxhmit të emërgjencës humanitare, Shqipëria shpërfaqi aftësi dhe përkushtim, në aspektin ushtarak ajo ia dinte "hallin vetit." Komunistët shqiptaro-rusë, për ta marrë pushtetin dhunëshëm, kishin shkatërruar edhe atë forcë modeste mbrojtëse dhe nuk mund ta bënin as "lavrën e minit", para ushtrisë agresive të Millosheviçit. Ballkanasit tjerë ishin aleatë e miq të Jugosllavisë, përkatësht, të Serbisë. Enver Hoxha u la shqiptarëve miqësinë me Vietnamin, Kubën dhe grupet minore marksiste-leniniste, ose, siç i quanin shqiptarët, me zë të mbytur, "bythë laskuriqët." Ja, vizioni i strategjisë, për interesat kombëtare, që kishte avanturieri Hoxhë!!
Sabotimi i luftës dhe shantazhi për paratë

Ish kryeministri Bukoshi akuzohet nga e djathta e tij, pse u dha milionat komunistëve të Lëvizjes. Ishin rrethana lufte. Ajka e Lëvizjes bridhte bulevardeve dhe shesheve të Tiranës. Dielli përvlues u kishte rënë në kokë. Ishin tërbuar fare. Herpashere ndalonin para Përfaqësisë të Kosovës, në rrugën "Skënderbej" dhe, në arkën postare, hidhnin nga një pusullë, që binte "erë" të kobshme. "Jeni të dënuar me vdekje, akuzoheni për tradhti ndaj atdheut dhe, do të ekzekutoheni në rastin më të parë të mundshëm!" Disa nga ministrat e Bukoshit kishin lënë Gjermaninë dhe ishin vendosur në Përfaqësinë e Kosovës, për të përcjellur, më nga afër, gjendjen, tashmë, alarmante në Kosovë.
Lëvizakët stalinistë nuk e fshehen dot qëllimin dhe kushtëzuan "ose paratë, ose do t`ju bllokojmë në të gjitha nismat në drejtim të luftës në Kosovë!" Dhe, ende pa e përfunduar deklaratën kërcënuese, filluan nga cubëria pirateske, jo në thellësi të detit, si afrikanët, apo latino-amerikanët, por në molet dhe malet shqiptare. Të ndihmuar vëllazërisht dhe poshtërsisht, nga administrata e Mejdanit në port dhe, nga bandat e 97-ës, tani, pjesë e policisë dhe argatë të SHISH-it të Klosit, në malësinë e egër shqiptare. Gjuetia e preferuar ishte sulmi ndaj kamionëve me armatim, në rrugëtim për në Koshare, Pashtrik dhe gjetkë, sepse tregu i siguruar ishte joshës për partnerët, pra, Lëvizjen dhe bandat vendore. Andaj, vetëm paraja mund t`i neutralizonte ata dhe të "çahej bllokada." Dhe, vërtet, me marrjen e parave, "luftëtarët" e Lëvizjes filluan bizneset në Tiranë e Durrës. Qeveria Bukoshi dhe Shtabi ushtarak institucional frymoi diç më lirshëm, në organizimin dhe furnizimin për luftëtarët, tashmë, në brendësi të Kosovës.
Komunistët janë specie e veçantë. Ata nuk mundën pa "luftë." Enver Hoxha bënte luftën leha-qençe me botën kapitaliste e imperialiste, por dajakun e "hanim" ne, që ishim brenda Shqipërisë. Lëvizja "popullore" ideologjike huazoi shumë nga metodat e idhullit të saj, Hoxhës. Jakup "zëdhënësi" me shokë, dihet, nuk e njihte Shtabin ushtarak institucional të luftës, por,më vonë, mësuam, se ai, me shokë, filloi të mos e njihte as Shtabin e vet në Kosovë, edhepse në bërthamën shtabiste, kishte luftëtarë nga çeta simpatike e Hamëz dhe Adem Jasharit! Por, siç thotë Hashim kryeministri, "nuk duhet të bëhemi përrallë para botës", duke i treguar të palarat e shtepisë dhe, këtë mosnjohje paradoksale, nuk e bënë për fjalë, e heshtën.

Megjithatë, Jakupi vazhdonte me komunikata, në emër të Shtabit, pa i ndryshuar fare adresën, edhepse ato ishin shumë kontradiktore, pa mbulesë reale e faktike, tymnajë eterike. Shëmbull flagrant është Komunikata numër 59, asnjë nga anëtarët e Shtabit, që ishin nën armë, në Kosovë, nuk pranuan të kenë dijeni për të, edhepse ishte bërë e lëshuar në emër të tyre! Atëherë supozohet për atë Shtabin, të kryesuar nga SHIK-asi Azem Syla, në mërgatë. Fundja, çfarë i duhej Jakupit një Shtab, pjesëtarët e të cilit kishin vetëm uniformën, një pushkë, një telefon. Ndërsa, shtabistët e mërgatës kishin milionat nëpër xhepa dhe çanta dhe, natyrshëm, diçka do të rridhte edhe për Kupin tonë, kryeparlamentar të sotëm. Një profesor i Universitetit të Prishtinës, i konvertuar ideologjik, nga e djathta në të majtën ekstreme, duke u bërë militant i Lëvizjes në mërgatë, kërcënoi publikisht se "UÇK-ja nuk këshillon dy herë", pra, herën e parë me fjalë, të dytën bam-bam, duke u lehtësua mjaft punën tagrambledhësve të shumtë të fondit, me emër emocional e përvajtës "Vendlindja thërret."

Jehona e kësaj këshille më trysnoi edhe mua. Duke qenë në krye të LDK-së në Landin e Rheinland Pfalz-it, sugjerova që të vazhdohet me kontributin e administruar institucionalisht. Hierarki dhe disiplinë duhet të këtë gjithmonë dhe, në veçanti, në kohë lufte. "Mos hidhni para në kapuç" - kishte porositur, në njërën nga "xhumatë" e tij, kryetari Rugova. Dhe, të nesërmen u përballa me këshillën e parë të UÇK-së. Të dytën nuk e prita, ngaqë unë ika për në Malësinë e Gjakovës, ku krisma e zjarri i luftës dëgjohej e shikohej. Ndërsa kuadri shtabist, me "xhematin" zhurmaxhinj të Lëvizjes,, ngeli në sallat gjithë dritë e sharmë të botës demokratike, pa e marrë mundimin, kurrë, për t`u bërë pjesë faktike e luftës. Dhe, ndonëse, na ndanin mijëra kilometra, nuk jemi parë kurrë më, sy me sy. Por, tani "çmallem" duke i parë, si "fandi spathi", në ekran, i has emrat e tyre edhe në shkrime, duke rrëfyer për "heroizmat" e bëra në luftën "ballore", me armikun e egër serbo-sllav! Dhe, instikivisht, për një çast, pauzoj, mos, vallë, jam në ëndërr?!

Djathtizmi natyral e historik i Jasharëve
Dihet mirëfilli se familja Jashari ka qenë denbabaden nacionaliste. Ajo ishte bastion i LDK-së, ashtu siç ishin edhe kryeçetanikët tjerë të Kosovës. Nuk është fshehtësi të thuhet se organizatorët e sotëm, që kanë përvehtësuar e privatizuar familjen Jashari, nuk kanë pasur asnjë lidhje me çetanikët Hamëz e Adem Jashari.
Vjedhja e heronjëve, praktikë unikale e stalinistëve komunistë të Kosovës, në sytë e popullit, ka zvetnuar edhe heronjtë. Promovimet personale dhe partiake, shtrembëruesë, ngulmërisht dhe pacipërisht, të ngjarjeve, që duhej të ishin pjesë e historisë, në përmasat reale të kohës dhe të hapësirës, por, që, në fakt, kthehen në panegjerizëm, mitizime e legjendarizëm, duke u bërë të pabesueshme, për sot e mot, duke devalvuar edhe atë luftë dhe përpjekje faktike, që kanë bërë, realisht, djemtë dhe vajzat e Kosovës, pa menduar se pas shuarjes të tyre fizike, nga plumbat armik, profiterët politikë, të luftës të tyre të shenjtë, do ta keqpërdornin emrin dhe veprën e tyre, për interesat meskine vetjake e partiake. Dhe, vërtet, diçka që vidhet ose përvehtësohet, pa mund e meritë, edhe shpërdorohet pa kriter e lehtësisht.

Për falsifikimin e historisë, me manipulime e përshtatje, sipas interesave, nuk fajsohen vetëm përfituesit e qëllimshëm, por edhe ata që e heshtin këtë falsifikim. Në diktaturë kjo është e kushtueshme, herë-herë, edhe me kokë. Mjerisht, as tani, shprehja e të vërtetës, nuk është krejt pa rrezik. Por, megjithatë, e vërteta nuk ka çmim. Dhe, kjo është dëshmuar në kohëra të errëta të inkuzicionit, fashizmit, komunizmit dhe, tani, këtë të keqe, po e pason, në masë të vrazhdët, edhe islamizmi, përkatësisht, krahu ekstrem i tij.
Opinioni shqiptar i ka parë organizimet përkujtimore që bënë LDK-së. Ato shquhen për madhështi, maturi dhe fisnikëri. Në çfarëdo organizimi të LDK-së, në veçanti, në raste përkujtimore, ka ndjenjen e përgjgjësisë dhe të seriozitetit. Askush nga stafi i saj drejtues apo anëtar i thjeshtë, nuk ka shanse për ta keqpërdorur tribunën përkujtimore, për të sharë e mallkuar kundërshtarin politik. Shqiptarët, nga marsi në mars, nga shenjtëria e tribunës përkujtimore për Jasharët, të organizuar nga PDK-ja, vazhdojnë të provokohen marrëzishëm. Njerëz të dështuar në rrafshin politik, anatemojnë dhe denigrojnë, pa cenzurë fare, njeriun Njësh të kombit, shtetbërësin e Kosovës, Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugovën! Ndërkohë, LDK-së, edhe atëherë kur përkujton të vrarët, gjatë dhe pas luftës, ushtarak institucional apo kuadrotë e saj të lartë, nga mafia staliniste-komuniste, e instaluar në Kosovë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, edhepse vrasësit apo urdhërdhënësit mund të jenë brenda asaj salle, është shumë e kujdesshme, në fjalë dhe sjellje, që përkujtimi për të rënët, të mos përdoret për qëllime të dyta, për përfitime partiake. Ajo nuk merret me aludime, por mjaftohet në referencën për organet përkatëse, zbuluese e ndëshkuese, pra, të drejtësisë. LDK- ja ka në qenësinë e saj sensin e masës dhe dinë të respektojë dhembjet e mëdha, sepse nuk është vetëm kostumi i zizë, ai që shprehë ndjesinë shpirtërore të njeriut.
Neqoftëse LDK-së, do ta bënte regjinë për manifestimin përkujtimor të Jasharëve dhe të luftës të UÇK-së, gjë që, gjithësesi, i takon, do të vepronte krejt ndryshe, madje do të kishte masivitet edhe pa tam - tamet e TMK-së dikur, apo të FSK-së të tanishme, sepse nuk do ta politizonte, as pëvehtësonte e privatizonte dhe, aq më pak, ta provincializonte, siç bëjnë, nga viti në vit, lëvizakët kuqaloshë e primitivë të PDK-së.
LDK-së ka trashëguar urtësinë dhe fisnikërinë nga themeluesi i saj, dr. Rugova. Ajo, për asnjë rast, madje, për asnjë çmim, nuk shpërdoron gjakun e dlirë të dëshmorëve. Ajo nuk hakërrohet, nuk shantazhon, nuk i përgjigjet brutalitetit të rivalit ngjashmërisht. Përndryshe, do të pasonte lufta civile, duke e harruar armikun. Dhe, këtë, burrat e djemtë e saj, nuk e lënë nga frika, së fundja, edhe ata i kanë dhënë "xharrahit" 10 lekë, por, edukata, morali dhe përcaktimi demokratik, përjashton pëdorimin e fyerjes, forcës, prepotencën, mujshinë dhe mendësinë provinciale e arkaike, duke ia kundërvënë arsyen, argumentin, si provë e të së vërtetës.
Duke qenë se manifestimi përkujtimor merr nismen nga Jasharët, për të vazhduar me luftën e UÇK-së, LDK-ja nuk do të mjaftohej me Prekazin heroik. Ajo do të nderonte edhe sivëllezërit e Hamëz e Adem Jasharit, luftëtarë të lirisë; ajo do të vizitonte familjet e dëshmorëve, vend-prehjet e tyre të përjetëshme; ajo do t`u ofronte, në mars, të paktën një herë në vit, ngrohtësi prindërore e ngushëllime mijëra jetimërve të përvajshëm, në Reçak, Krushë, Qyshkë, Prekaz, Landovicë, Padalishtë dhe gjithandej nëpër Kosovë, të cilët, në masakrat armike të trishtme, humbën etërit e, ca syrësh, edhe nënat hyjnore. LDK-së, flakët e zjarrit do t`i shpërndante edhe atje, ku lufta, vërtet, ka qenë e zjarrtë, si në Koshare, Loxhë, Llapushnik, Pashtrik dhe gjetiu, prej nga edhe është legjitimuar UÇK-ja.
LDK-së nuk do t`i harronte kurrë dajtë e Jasharëve, në Llaushën e zëshme, në Llaushën e bajraktarëve. Çuditërisht, vite më parë, veçsa u përmend dajë Osmani, duke e "harruar" mbiemrin Geci, sepse Gecajt mbetën në LDK-e, nuk e konvertuan partinë, nuk pranuan kolektivizimin në votim, për të majtën ekstreme. Ndërsa Isak Feriz Halili nga Dubofci, as që është llogaritur se u vra sëbashku me Jasharët!
Dëshmorët kanë pasur një jetë. Dhe, jeta, duke qenë e njëshme, është i vetmi thesar pa çmim përcaktues. Dhe, pa pyetur për çmimin e saj, atë, jetën, ia bënë "kurban" Atdheut. Dhe, kjo është kulmore. Prandaj, martirët e kombit nuk mund të kenë dallime e distancë kaq të madhe njëri nga tjetri. Rrjedhimisht, as ne nuk guxojmë të krijojmë distanca e largësi, të qëllimshme dhe artificiale, siç na i paraqesin organizatorët e marseve të përvitshëm, provincialët anakronik të ideologjisë të mykur komuniste, demagogë dhe hipokritë, të lexueshëm edhe nga fëmijtë.
Shkollimi dhe përtëritja familjare - ngushëllim për shqiptarët
Opinioni shikues, viziv dhe lexues i shqiptarëve, e njohu kryezotin e Jasharëve, bacë Shabanin, në sulmin paraprak, që bëri policia armike në Prekaz, gjegjësisdht, në familjen e çetanikëve Hamëz e Adem Jasharit, të cilët, tashmë, qenë uniformuar dhe armatosur, për ta mbrojtur Drenicën, Kosovën. Intervista e plakut, Shaban Jasharit, ishte konfirmim i kushtrimit, të dhënë, më parë, nga Presidenti Rugova: "Të mbrohet pragu i shtëpisë!"

"Një krua që ka rrjedhë, në mos rrjedhtë, do të pikojë" - thotë populli, për trashëgiminë e familjeve oxhak, të familjeve fisnike, të cilat, kanë shërbyer si pikë referimi, në çastet e rënda historike, që është ndodhur kombi, përgjatë shekujve. Thënia lapidare - sintezë, lëndëzohet bindshëm, kur, sot, shohim e dëgjojmë në ekran, pinjollin, nipin e Shaban Jasharit, Muratin - djalin e Rifatit. Paraqitja modeste dhe mesazhi fisnik, që ai i përcjellë kombit, për moshën dhe përvojën, relativisht të re, dëshmon qartë se nga familja oxhak, rrjedha e mirësisë nuk është ndërprerë. Natyrshëm, shqiptarët do të mirëprisnin aktivizimin në jetën publike edhe Lulëzimin e Ademit dhe Bekimin e Hamzës, me motra dhe vëllezër. Familja Jashari do të mbetet një krua në rrjedhje, pavarësisht klimës dhe rrethanave në trojet dardane.
Përkujdesja shtetërore, për familjet e dëshmorëve, përgjatë këtij dhjetëvjeçari, ka qenë e mangët ose ka munguar fare. Për familjet dhe fëmijtë e të vrarëve, gjatë dhe pas luftës, ushtarakë institucional dhe kuadro të LDK-së, të cilët e pësuan në zbatim të maksimës latine: "Deri tek pushteti arrihet duke shkelur mbi kufoma", jo vetëm nuk kanë gëzuar ndonjë përkrahje, por, disa syrësh, janë kërcënuar ose ta lëshojnë Kosovën, ose "ta bëjmë si babës tënd!"
Në shoqëritë demokratike interesimi për bonjakët e të rënëve, gjatë luftës dhe në shërbime speciale, nuk është mëshirë, por obligim shtetëror. Shoqëria duhet të saktësojë, me ligjet përkatëse, përkujdesjen materiale dhe morale, për familjet e dëshmorëve, në veçanti, për shkollimin e fëmijëve. Shkollimi sipërior e profesional i fëmijëve të dëshmorëve, aftësimi për të drejtuar institucione qeveritare e shtetërore, do të mundësonte një qeverisje efikase, pa nepotizëm e korrupsion, sepse gjaku i etëve të tyre, jeta e dhënë për liri dhe demokraci, do t`i frenonte për të bërë shpërdorime dhe abuzime, siç bëjnë sot zyrtarët tanë tërpianë të pushtetit dhe të parasë.

Freskia e këndshme e këtij marsi është përtëritja, në numër dhe emra, e familjes zëmadhe Jashari. Brezi më i ri i Jasharëve, si dhe i qindra familjeve tjera të dëshmorëve, është një frymëmarrje e shpenguar për shqiptarët e kudondodhur. Njëherësh, janë ngushëllim, shpresë dhe besim për prosperim të Kosovës tonë të lirë, por, mjerisht, aktualisht, shumë larg emancipimit dhe të demokracisë.

Keqdashësit, qëllimshëm, mund ta pëshpërisin, shkrimin tim, se po shprehkam mungesë respekti për familjen Jashari! Jo, absolutisht, jo. Zoti Rifat Jashari, me familje, duhet ta dijë se unë jam pjesë e dhembjes të tyre, ashtu siç jam edhe për të gjitha ato familje në Kosovë, të cilat u viktimizuan skajshëm, përgjatë luftës dhe pas saj, nga pushtuesi dhe stalinistët-komunistë vrastarë shqiptarë.

Unë nuk i përkas asaj kategorie servilësh interesaxhinj e dallkaukësh, që bëjnë elozhe pa mbulesë dhe krejt panevojshëm, për të realizuar planet e tyre karieriste dhe aspak fisnike. Kriteri i së vërtetës për mua, është moral i jetës time, kriter ky që më ka kushtuar shumë, përgjatë jetës time të përvuajtshme.
Si pinjoll i një familjeje mike të Mehmet Gradicës, shoqërues i parë i të cilit ka qenë babai im, si dhe i dhjetra
familjeve tjera në Drenicë, nuk paragjykoj dhe nuk konfondoj trevën me individët. Lokalizmi provincial, që manifestojnë politikalucët në Kosovë, në veçanti, në Drenicë dhe Dukagjin, është njollë e zezë në historinë tonë më të re, madje me rrezikshmëri faktike, për një shtet, në nismë të jetës të tij, siç është Kosova jonë. Kosova, edhe në kohëra të mugëta të robërisë, ka dëshmuar vizion, mençuri, dhe sens të afrimit ndërshqiptar, kombëtar, duke emërtuar shkolla dhe institucione tjera, në Kosovë, me figurat e ndritura nga Shqipëria jonë, madje jug dhe veri.

Tabu-temat i përkasin një epoke të turpshme, komunizmit. Demokracia i përjashton tabu-temat dhe lënë hapësirë për debate e mendime alternative.

Mars, 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi