IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTË I AKUZËS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKË DHE "INTELEKTUALË"
Faqja 1 e 1
IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTË I AKUZËS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKË DHE "INTELEKTUALË"
ADRESIMI I SAKTË I AKUZËS NGA EULEX-I
HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE
POLITIKË DHE "INTELEKTUALË"
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Bota demokratike, Amerika dhe Evropa, më në fund, u ndjenë të turpëruar nga toleranca, durimi, symbyllja karshi krimeve makabre, gjenocidiale dhe terroriste, të një kryebande që vepronte dhe vepron nën emrin dhe siglën e një Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së. Andaj, vendosi të themelojë një Tribunal, një Gjykatë Speciale, enkas për hetimin e krimeve të UÇK-së në Kosovë, përgjatë luftës dhe pas saj.
Kori i orkestruar nga kupola e krimit, SHIK-u dhe qeveria kriminale në pushtet, dizinformonin opinionin, e irritonin, qëllimshëm, popullin, gjoja se po sulmohen vlerat e luftës për liri, po akuzohen "heronjtë" e gjallë, po dënohet UÇK-ja dhe populli i Kosovës.
Tellallët e SHIK-ut dhe krimit
Po citojmë disa nga pisllëqet e eksponentëve të SHIK-ut, të krimit dhe të tellallëve të tyre, të cilët, duke mbrojtur krimin, janë bërë pjesë e krimit. Ministri famëkeq i "Drejtësisë" dhe tellalli i Hashimit dhe i qeverisë, Hajredin Kuqi, thotë:
"Qeveria e Kosovës i ka ndërtuar kapacitetet e veta të drejtësisë, prandaj këto pretendime nuk ka nevojë të trajtohen në një Tribunal jashtë Kosovës"!
Për cilat kapacitete flet ministri rrenacak e mashtues?! Sa kriminelë ka vënë në pranga "drejtësia" e tij? Asnjë eksponent i krimit të organizuar politik nuk është hetuar dhe as nuk është arrestuar nga mburracakët hipokritë e servilë të neveritshëlm: ministri Kuqi dhe kryeprokurori horr, Ismet Kabashi, i cili "nuk ka kohë të merret me sulm-atentatin ndaj Presidentit Rugova"!
Tellalli Kuqi, ikjen e bandës të Drenicës ia faturoi mashtrueshëm EULEX-it, por kjo u demantua me fakte. Turpshëm i krahason banditët e Drenicës me gjeneralin e famëshëm kroat Gotovina, i cili me "Ollujën", stuhinë e tij, i dha mesazhin dhe leksionin e duhur Serbisë, duke spastruar tokën kroate nga banditët serbë autoktonë, vendorë, të cytur nga Serbia, duke i lënë pa atdhe përjetësisht, madje për fajin e tyre. Ambasadori gjerman deklaroi publikisht se rasti i Grupit të Drenicës, justifikon plotësisht Tribunalin.
Eksponenti i SHIK-ut, Kadri Veseli, përrallisë:
"Tribunali, një shëmti që po i bëhet Kosovës. Asnjë luftëtarë nuk i frikësohet drejtësisë. Do të fitojë e drejta, e vërteta e kombit të Kosovës për luftën e vetë për liri". Ja se çfarë ironie të ngeshme bën njeriu i përgjakjes të Kosovës, me bandën e SHIK-ut të tij xhahile dhe katile - njëherësh! Ne pyesim zotëri Veselin, këtë sadist të akulltë: A më shëmti është vrasja, të paktën, e 1.800 shqiptarëve të pafajshëm, veprimtarë të LDK-së dhe ushtarakë të FARK-ut, duke shtuar varre numerike dhe lënien e shumë qindra fëmijëve jetimër në Kosovë apo themelimi i një Tribunali, për hetim të krimeve makabre e faktike?!
Eksponenti tjetër i SHIK-ut, Adem Grabovci, është "hazër-xhevap" në kundërshtinë e Tribunalit:
"Kosova ka institucione të Drejtësisë dhe themelimi i një Tribunali të tillë, është i panevojshëm dhe as që duhet të diskutohet për një kësi lloj çështje"!
Mjegullnaja demagogjike dhe skajshëm hipokrite vazhdon të ndotë hapësirat shqiptare. Në këtë hipokrizi dhe poshtërsi prijnë eksonentët e SHIK-ut, të strehuar në dy partitë-banda të krimit: PDK-e dhe AAK-a, duke u mbështetur fort nga lakejtë e tyre. Njëri syrësh është edhe Fehmi Ramadani, i cili shkruan:
"Formimi i Tribunalit Evropian për Kosovën nuk është i nevojshëm, sepse Kosova, tashmë, i ka të gjitha mekanizmat, si ndërkombëtarë, por edhe drejtësinë e saj dhe është e aftë të veprojë si shtet, në rast të ndonjë shkelje të drejtash, apo të ndonjë padrejtësie që ka mundë të ndpodhë në të kaluarën e saj".
Ne pyesim këtë manipulator e falsifikator të porositur dhe të çoroditur se ku ka jetuar ky gjatë tej një dekade e gjysmë, që i vënë në dyshim krimet numerike dhe faktike?! Çfarë aftësie ka Kosova të veprojë si shtet, kur EULEX-i ka prangosur një grup kriminelësh të luftës dhe të pasluftës dhe duke pasur në dispozicion ministrinë e brendshme, ministrinë e drejtësisë, policinë dhe burgjet, nuk është në gjendje t`i mbajë nën kontroll, përgjatë kohës të hetimit, por hynë e dalin nga burgu, kur t`ua dojë qejfi kriminelëve! Ky është shtet rrumpallë, i cili udhëhiqet nga banda e banditër të ideologjisë majtiste sllavo-staliniste. Krerët pushtetarë aktualë janë të zënë peng nga Serbia, si hafije të hershëm dhe të vonshëm të saj, e cila i zhyti, qëllimshëm, në krime karshi popullit të Kosovës - për interesa të Serbisë. Dhe, në të gjitha këto poshtërsi e krime është edhe kasta social-komuniste e Shqipërisë, e cila nuk heq dorë nga boshti ideologjik dhe nostalgjik i atit të tyre shpirtëror Enver Hoxha.
Mësimi i së vërtetës është detyrë
Kanë kaluar shekuj, por historia botërore ka ruajtur vlerat. Deklarimi trimëror dhe i dinjitetshëm, madje edhe para zjarrit, se "megjithatë rrotullohet", është një mësim i madh dhe inkurajon njeriun për të mbetur njeri, edhe në çaste të rënda dhe vendimtare për jetën. Lënë shumë për të dëshiruar kalemxhinj dhe opionistë të bollshëm, të cilët kanë "pushtuar" mediat dhe, megjithatë, shumë syrësh, për turpin e tyre, anashkalojnë të vërtetën, manipulpojnë dhe mashtrojnë opinionin pacipshëm.
Mësimi i së vërtetës është sa detyrë, aq edhe i shëndetshëm për një popull, për një shoqëri. Krejt ndryshe nga dilinxhinjtë e dallaveraxhinjtë të SHIK-ut, të së majtës ideologjike, por edhe të ca "kokërrave" brenda të djathtës, përfshi këtu edhe LDK-në, me kamuflime përfide e demagogjike, me dashje apo padashje, bëhen mbrojtës të krimit dhe të kriminelëve, ka gazetarë, veprimtarë, ushtarakë dhe të profesioneve e kategorive të ndryshme, që prirën për ta hulumtuar dhe mësuar të vërtetën.
Ushtaraku Naser Vllasi, komandant i batalionit "Kobra", i cili bëri tërheqjen e trupit të pajetë të komandantit dhe të komisarit, Sali Çekaj, në Rrasë të Kosharës, është kërkues për vete dhe për të tjerët, për ta mësuar të vërtetën, qoftë ajo edhe e hidhur. Ai shpreh mendimin e tij qartë dhe haptas:
"Kurrësesi nuk jam kundër krijimit rë Tribunalit për krime lufte, ngase vetëm ashtu do të qartësohej se kush ka luftuar me nder e kush ka bërë devijime, nga të cilat populli jonë vuan sot e asaj dite. Por, do të doja që ky Tribunal të jetë për të gjitha palët, pra, UNMIK-un, EULEX-in, Shqipërinë, për Serbinë po se po. Jam i sigurtë se diçka e mirë do të dalë nga gjithë kjo, ngase do demaskohen edhe fytyrat e atyre që i bënë zullum popullit të vet, por, njëkohësisht, do demaskohet edhe fytyra e shtetit amë shqiptar".
Evropa, EULEX-i ka vënë pikën mbi "i"
Britmat çjerrëse të pushtetarëve aktualë; të eksponentëve të SHIK-ut dhe të krimit; të kalemxhinjëve puthadorë e neveritës; të krerëve kriminalë të të ashtuquajturave "organizata e shoqata të dala nga lufta", pa hyrë në luftë fare, që, tashmë, "sollën ujkun në torishtë", me sulmin kundër kishave dhe shtëpive serbe, në mars-prill 2004, prapa të cilave qendronin dy partitë e krimit: PDK-e dhe AAK-a, të organizuara nga Sërbia, duke realizuar krijimin e enklavave serbe në Kosovë, nuk mundën ta mohojnë të vërtetën, se adresimi i akuzës të EULEX-it është i saktë, se krimet janë hartuar dhe ekzekutuar nga një Shtab, nga një ushtri e tërë "UÇK-ja e SHIK-ut".
Kemi numëruar 19 persona, kuadro aktualë të PDK-së dhe ndoca të tjerë, tashmë, në "AAK-a", "Vetëvendosje" dhe në "Nisma" dhe i 20-i është Hashim Thaçi, që pohon se "unë e themelova UÇK-në"! Dhe, pothuajse, asnjëri syrësh nuk e dinë datën e krijimit të 20-të "UÇK-ve" veç e veç!!!
Tashmë, një gjë dihet: krimet nuk janë as individuale dhe as grupore, por shtabiste. Pra, ka ekzistuar një Shtab i Përgjithshëm i një UÇK-je, pra, njëra nga këto 20 UÇK-të, të krijuara nga 20 persona, veç e veç. Por, sipas dëshmive dhe fakteve të pakundërshtueshme të deritanishme, rezulton se në UÇK-në, e cila identifikohet me krimin e organizuar politik, thënë troç, vrasjet seriale të kuadrove e veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve të FARK-ut, bëjnë pjesë dhe janë së toku, bashkë: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Ilmi Reçica, Bislim Zyrapi, vëllezërit Buja, Rrustem Mustafa, Adem Grabovci, Grupi kriminal i Dukagjinit, i Drenicës, i Llapit dhe lukunia e bandave të tyre anekënd Kosovës dhe jashtë saj, përfshi edhe Shqipërinë.
Ata që i paraqesin, kinse, krime individuale e grupore, pa një Shtab Qendror, janë horra e maskarenj të paguar, që bëjnë mjegullnajë, të porositur dhe të qëllimshme, për përfitime personale, por edhe të shantazhuar nga SHIK-u.
Ilustrojmë:
Pse duhej një i ri, pjesë e gardës mbrojtëse të një kryetari partie në Dukagjin, të atentatonte, të vriste ish
-oficerët e FARK-ut, më vonë kuadro të Hetuesisë Speciale, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj?! Mos, vallë, edhe ky atentatim zyrtar ishte vepër individuale e një krimineli të ri, roje besnike e kryetarit të partisë?! "Këtu flen lepuri", - thotë populli. Mos i mistifikoni, mjegulloni, fshihni faktet, të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka nevojë për akrobacira e stratagjema gjithë hipokrizi dhe djalllëzi.
Pse duhej një ministër i drejtësisë, i një partie me kriminelin e vogël, që bëri vrasjen e madhe, duke ekzekutuar dy oficerë të FARK-ut, të shkonte në burgun e Dubravës dhe t`ia rrihte krahët ish-rojes të kryetarit, tani i dënuar, për të paktën, për dy ekzekutime, njëherësh, duke thënë se "ky është çlirimtar, edhepse është në burg"?! Dhe, i njëjti do të arratisej nga burgu, me ndihmën e partisë së tij, duke i mundësuar vazhdimin e vjeljes të haraçit, në llogari të shefave të tij, me metodën klishe, grabitjen e biznismenit, metodë kjo e njohur për partitë e krimit dhe të haraçit gjysmë-legal. Këto parti, për turpin dhe injorancën provinciale të një pjese të konsiderueshme të shqiptarëve të çoroditur nga interesi dhe propaganda shfrenuese e mashtruese, vazhdojnë t`i mbështesin, madje edhe duke votuar për krimin dhe kriminelët!!
Kosova nuk ka pasur as shtab, as komandë dhe as ushtri të unike, të vetme
Eksponenti i SHIK-ut dhe i krimit, Ilmi Reçica, ngumon se: "Lufta u zhvillua vetëm nga një SHP i UÇK-së" dhe se "Në Kosovë ka pasur vetëm një komandë ushtarake"!
Këto janë dy rrena, gënjeshtra të mëdha sa bjeshka. Asnjë lidhje nuk ka pasur i ashtuquajturi "SHP i UÇK-së", të Reçicës, më sakt, i SHIK-ut me Shtabin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, FARK, të ministrit Ahmet Krasniqi dhe as më vonë.
SHP i UÇK-së të Ilmi Reçicës, Drejtoria Politike e tij, ka pasur nën vezhgim dhe administrim burgjet dhe përndjekjet deri në vrasje të veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve të FARK-ut. Qëllimi i UÇK-së të Reçicës me shokë, të cituar më lart në këtë shkrim, ka qenë marrja e pushtetit, qoftë ai edhe fiktiv, qysh ishin marrë vesh me Serbinë, për autonominë e zgjeruar të 1974-ës, por Amerika ua prishi planet "shokëve të Drejtorisë Politike" dhe zyrtarëve komunistë të Tiranës, por jo edhe lufta kundër pushtuesit.
Por, një UÇK-e, më sakt, FARK, i themeluar nga kolonel Ahmet Krasniqi, me ushtarakët e karrierës, ka qenë aktiv, ka bërë Luftën e Kosharës, Betejën e Loxhës, të Pashtrikut si dhe forcat, grupet luftarake, kanë luftuar kudo në Kosovë.
Veton Surroi veçsa pohon një të vërtetë të njohur
Një pjesëtar i Batalionit "Atlantiku", Ukë Lushi, thotë se "UÇK-të tona e kanë kryer misionin e tyre me sukses të plotë".
Kur thotë "UÇK-të tona", zotëria ka të drejtë që e përdorë shumësin. Edhe për "misionin e kryer", ka të drejtë, pjesërisht, sepse UÇK-ja e Hashimit me shokë, ka luftuar Ibrahim Rugovën dhe ushtrinë, FARK-un e tij, njësoj si Serbia e Millosheviçit, sepse atë mision ka pasur dhe e ka kryer me sukses, duke ekzekutuar 1.800 shqiptarë, përfshi edhe vet ministrin e luftës, madje në vlugun e luftës, kolonel Ahmet Krasniqin, Hero i Kosovës.
Zotëri Veton Surroi pohon të vërtetën e njohur, por edhe absolute, se "UÇK-ja nuk ka qenë anjëherë ushtri e organizuar". Dhe, nuk mund të ishte e organizuar, kur ushtria e Ibrahim Rugovës më shumë e ruante shpinën nga UÇK-ja e Hashim Thaçit, se sa gjoksin nga poilicia dhe paramilitarët e Sllobodan Millosheviçit! Por, Vetoni nuk mohon luftën e bërë të shqiptarëve, sidomos detashmentin ushtarak të Kosharës, luftën e tij të organizuar në mënyrë profesionale si dhe Betejën e Loxhës, të fituar nga trimi, kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës.
Zotëri Surroi ka përgjegjësinë e një personaliteti publik dhe nuk bën tymnajë boshe, si Hashimi me shokët e tij vrastarë, sepse dëmton reputacionin, turpëron veten dhe pasardhësit e tij. Ai nuk mund t+ ia bëj qejfin askujt dhe ,aq më pak, të lavdërojë pa mbulesë. Bilanci tragjik i luftës, më sakt, masakrës në Kosovë, 11.840 shqiptarë të vrarë, përkundër 227 serbëve të vrarë, nuk lenë vend për mburrje dhe vetëlavdërim.
Krejt idiotësisht e marrëzisht, krerët e shoqatave fantomë, fiktive e hiçe të LPK-së, alias - PDK-së dhe AAK-së, "shoqata të luftës", masakrat e dhimbëshme i konvertojnë në beteja dhe epopera inekzistente, të paqena. Është tragjike loja e ndyrë, e bërë në dëm të Familjes të martirizuar Jashari, kinse, për ta madhuar, me fjalorin hiç adekuat, me panagjerizmin donkishotesk, vendosmërinë e rezistencës, qendresës, e kanë kthyer në legjendë, në përrallë, pabesueshmëri, deri në përtallje.
Në Kosovë nuk ka pasur as legjenda dhe as legjendarë dhe, aq më pak, epope dhe opopera. Lufta ka qenë e vogël, në krahasim me masakrën e madhe. Përmasa e lavdisë i ka munguar tërësisht kësaj lufte, përshkak të sabotimit të bërë nga LPK-ja dhe Tirana zytare e kohës. Prej njerëzve hileqarë e mashtrues, që kishin abuzuar, shpërdoruar mikpritjen e vendeve demokratike të Evropës dhe, për vite me radhë, nuk kishin dhënë rast për t+u thënë "punë e mbarë", njerëz të ardhur nga rruga e diskotekat, nuk mund të pritej asgjë e mirë. Shenjtëria u takon të rënëve, dëshmorëve dhe mijëra viktimave të luftës.
Veton Surroi është intelektual dhe veteran në publicistikë. Media e tij u vu në shërbim të luftës, duke e përkrahur pa rezerva UÇK-në, madje, krejt padrejtësisht, duke i rënë në qafë udhëheqësit të lëvizjes kombëtare shqiptare në vitet 90-a, dr.Ibrahim Rugovës. Koha dëshmoi se dr.Rugova kishte informacion të saktë dhe "dora e zgjatur e Serbisë", nuk ishte sajesë e Tij, por realitet i hidhur. Disa krerë e kuadro të LPK-së, me kohë, punonin për Serbinë. Vrasjet në prita, të disa militantëve shqiptarë të pahile në Kosovë; provokimi me armë, nga largësia dhe ikja në plazhin e Durrësit, duke i dhënë shkak pushtuesit për masakra, si rasti i Lubeniqit, për një plagosje të policit, u masakruan 90 burra; ndarja e faktorit ushtarak, më troç, sabotimi i luftës, faktuan dyshimin e bazuar të Burrit të Pavarësisë, Ibrahim Rugovës.
Ne që kemi qenë pjesë e luftës, qoftë edhe në Emergjencën e saj, kemi parë nga afër organizimin e asaj lufte të vogël, por të masakrës të madhe. Gjendja e krijuar në Kosovë, masivizoi angazhimin për ta ndihmuar luftën, por jo edhe për ta "kap pushkën"! Prandaj, kërkesa e statusit të "veteranit të luftës" nga 60.000 "luftëtarë", është manipulative, fiktive dhe, fund e krye, e rrejshme. "UÇK-ja e Hashimit" ka qenë fare simbolike dhe është marrë më përndjekjen e lultëtarëve të FARK-ut, aktivistëve të LDK-së dhe përkujdesjen për burgjet masive! Pjesëmarrja faktike në luftë, nuk kalon 1 % e popullatës të Kosovës, ndërkohë që në vendet tjera paraqitja vullnetare nën armë ka shënuar dhjetëfishin.
Kolonel Krasniqi donte të bashkonte UÇK-në e Hashimit me FARK-un, për ta bërë ushtri të mirëfilltë të organizuar të Kosovës. Por, këtë ushtri nuk e donte as Beogradi dhe as Tirana zytare e kohës, e cila kishte pushtet absolut mbi halabakët e LPK-së, kontrollonte dhe instruktonte, kriminalisht, UÇK-në e SHIK-ut, jo për të luftuar kundër pushtuesit, por për misionin e spastrimit të terrenit, për ta marrë pushtetin dhe për ta forcuar boshtin ideologjik majtist e komunist Beograd-Prishtinë-Tiranë. E hidhur, zotërinj, sabotatorë të luftës, vrasës serialë të shqiptarëve, por, ama, krejt e vërtetë. Dhe, sot, keni pacipërinë për ta kërkuar, sërishmi, votën e shqiptarëve të Republikës të Kosovës!
Gjithnjë aktuale thirrja e poetit çek, Julius Fuçik, para pushkatarëve fashistë:
"Njerëz, ju kam dashur. Jini vigjilentë"!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët
» Idriz Zeqiraj:MARRËVESHJE THELLËSISHT POLITIKE-NJË LËVRIÇKË HAPË NJË DERIÇKË
» Idriz Zeqiraj:KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË
» Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
» IDRIZ ZEQIRAJ:TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???
» Idriz Zeqiraj:MARRËVESHJE THELLËSISHT POLITIKE-NJË LËVRIÇKË HAPË NJË DERIÇKË
» Idriz Zeqiraj:KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË
» Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
» IDRIZ ZEQIRAJ:TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi