Idriz Zeqiraj:MARRËVESHJE THELLËSISHT POLITIKE-NJË LËVRIÇKË HAPË NJË DERIÇKË
Faqja 1 e 1
Idriz Zeqiraj:MARRËVESHJE THELLËSISHT POLITIKE-NJË LËVRIÇKË HAPË NJË DERIÇKË
MARRËVESHJE THELLËSISHT POLITIKE
NJË LËVRIÇKË HAPË NJË DERIÇKË
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Dhunimi i skenës të sotme politike është i dukshëm. Edita Tahiri, një megallomane e fjalamane e madhe, është një "çinovnike" klasike e sistemit burokratik rus. Prova për ta sfiduar Presidentin Rugova dhe dështimi i turpshëm, ishte e mjaftueshme që ajo të strukej, pa pretenduar për të qenë edhe mëtej dikushi.
Përsa kohë që ajo ishte në ekipin e Presidentit Rugova, intrigoi keqas, duke krijuar brenda kryesisë të LDK-së një frymë dhe klimë grupazhi. Në këtë aferë përçarëse, në kundërshtim flagrant me parimet pajtuese unifikuese dhe harmonike të themeluesit dhe të kryetarit të LDK-së, u zbulua dhe u demaskua. Në pamundësi për të vazhduar intrigimet e mëtejme, ajo provoi krijimin e një partie. Dhe, "doli me buzë të kuqe" dhe tërësisht huqe.
Zonjusha Editë, për ta zbutur dështimin, demaskimin dhe turpërimin e saj në sytë e opinionit, preferoi rrugëtimet e gjata, madje deri tej Oqeanit, në kërkim të ndonjë masteri. Duke mos përfillur moral e parime dhe në përçapje për të hyrë dhunshëm, sërishmi, në politikë, filloi t`i lëpihej të majtës ekstreme të Kosovës.
Zonjusha Editë nuk kishte parti, madje edhe kryesia e përbërë nga disa lëvriçka të tjera ishte zhbërë pas dështimit në zgjedhje, megjitatë ngulmonte të thirrej në partinë fiktive, duke hyrë në "koalicion" me një të majtë ekstreme. Me megallomaninë dhe llafazaninë e saj të njëtrajtshme, si një vegël mjerane, trumbetonte "vizionet" e padronit të saj të ri, Hashimit. Dhe, me servilizmin e pacipshëm, ngjiti shkallët e karrierës.
Tashmë, për fatin e keq të Kosovës, Editën e ndajnë vetë tri gërma nga kryeministri. Një katapultim, si me sustë, hiç meritor dhe në mungesë totale të përfaqësimit, parim ky bazë i demokracisë për fitimin e të drejtës për të drejtuar. Duke qenë në këtë pozicion inferior, një pjatalëpirëse e hiç më shumë, ajo është e gatshme t`i shërbejë padronit, pa bërë "gek as mek". Dhe, kështu po ndodhë.
Në Kosovë, krahas krimit serb, ka ndodhur edhe krimi brendashqiptar. Pra, ekstremi i majtë i Kosovës, i instruktuar nga garda e komunistëve të Tiranës se "pushteti merret me grykën e pushkës", në pamundësi për të vrarë armikun pushtues, vranë shqiptarët, kryesisht, oficerët institucionalë dhe kuadrotë e LDK-së, për të ardhur në pushtet. Këto krime, ashtu siç e ka parë populli i Kosovës, i ka parë e përcjellur nga afër edhe Serbia, ashtu siç i ka përcjellur edhe Hamëz dhe Adem Jasharin, përgjatë hyrjeve e daljeve nga vendstrehimi, madje me inçizime filmike, kamerë.
Rrjedhimisht, Parlamenti i Kosovës, Qeveria dhe, pothuajse, të gjitha institucionet e Kosovës, sot, janë të ngulfatura nga krimi. Të ndodhur nën presionin e përhershëm të ndëshkimit apo të amnistimit, nga drejtësia ndërkombëtare, drejtuesit aktualë të Kosovës, për ta shpëtuar veten, janë të gatshëm për të gjitha shërbimet, që u kërkohen nga struktura jo shumë miqësore ndaj Kosovës, në këmbim të lirisë personale. Në rrethana të tilla, kombëtarët e mirëfilltë do të liroheshin vullnetarisht nga përgjegjësitë drejtuese shtetërore, për të mos u bërë barrë e Kosovës, në nismë të konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Shtrohet pyetja: A mund të jenë kombëtarë ata që kanë vrarë komandantët luftarakë institucionalë, gjatë dhe pas luftës; ata që kanë vrarë personalitetet politike, të dëshmuar në përpjekjet për ta bërë shtetin e Kosovës?! Dhe, përgjigja e saktë do të ishte: Jo, absolutisht jo. Këta vrasës serialë nuk janë kombëtarë, por tradhtarë dhe me krimet e tyre i kanë shërbyer dhe po i shërbëjnë, dje dhe sot, armikut.
Në stadin aktual Kosovës i duhen kuadro me duar të pastra, me mendje të fraskët, me shpirt kombëtari. Parlamenti është pasqyrë reale e dy kategorive: kombëtarët dhe kundërkombëtarët. Të parët janë të zëshëm, të zjarrtë në mbrojtjen e interesave të Kosovës, bindës në faktet arsyetuese, njerëz të lirë në shprehjen e mendimit të lirë. Të dytët, janë të mëkur, bëlbëzues dhe fort të frikshëm në debat, sepse janë peng e krimit, tashmë, të bërë.
Njerëzit në Kosovë pyesin me të drejtë: Si u vu në krye të negociatave me Serbinë një politikane, tashmë, e shpëlarë, e dështuar, e degraduar? Ke përfaqëson lëvriçka Editë? Çfarë besueshmërie mund të këtë një karrieriste sahanlëpirëse, e cila don domosdoshëm të mbetet pjesë e politikës? Dhe, përgjigja është: Asfarë besimi. Përkundrazi, duke e përcjellur atë në lëvizjet hiç parimore, ndjenja e dyshimit është e fortë, madje edhe e bazuar. Kjo u dëshmua edhe gjatë gjithë debatit parlamentar lidhur me marrëveshjet e Editës të arritura me Serbinë.
Debati parlamentar i 14 korrikut, lidhur me marrëveshjet e Hashimit dhe të Editës nga njëra anë dhe të Serbisë nga ana tjetër, argumentoi bindshëm se këto bisedime kanë qenë thellësisht politike. Duhet parë se ku e ka hallin kryeministri, i cili mashtron kaq vrazhdët popullin shqiptar në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti. Ndërsa paraqitjet e shpeshta dhe të bujshme të "alamet" zëvendëskryeministrës Editë në televizionin "publik", në cilësinë e kryenegociatorës, duke garantuar, me kokë e këmbë, se "bisedimet janë teknike", më se paku që duhet të bëjë Parlementi është marrja e mandatit kësaj lëvriçke manipuluese, gënjeshtare e mashtruese, duke i konsideruar edhe marrëveshjet e bëra si të paqena.
1.- Përdorimi i dy palë targave brenda një shteti është rast i paparaprijës në botë. Lënia hapur e çështjes pas pesë viteve, është skandaloze!
2.- Të lejohet lëvizja, në një shtet tjetër, me letërnjoftim, por jo edhe me pashaportë të Kosovës, gjithashtu është rast unikal në botë!
3.- Të mbajë regjistrin themeltar një shtet i huaj, Serbia, duke ia dhënë vetëm kopjet pronarit faktik, Kosovës, kjo mund të jetë praktikuar vetëm për kolonitë në të kaluarën. Gënjeshtra e madhe e kryenegociatorës se kjo praktikë është ndjekur edhe me Kroacinë, Slloveninë e tjera shtete, është një fajësi tjetër, sepse kjo nuk ka ndodhur askurrë, ngaqë politikanët e këtyre vendeve janë të përmasave tjera dhe nuk arrijnë të bëjnë krime të tilla për shtetet e tyre.
Me pranimin e këtyre marrëveshjeve nga kryeministri dhe kryenegociatorja, ata kanë konsumuar, me dashje ose padashje, shkeljen e sovranitetit të Kosovës, elemente këto që shpiejnë në tradhti të lartë. Kaq e madhe është fajësia, sa nuk lënë kohë as hapësirë për të hamendësuar. Kur i shtohen kësaj reagimet e përsëritura të opozitës, atëherë dyshimi merr përmasat e veprimeve të qëllimshme dhe për interesa që ata i dinë mirëfilli, ndërsa ne mund t`i marrim me mend.
Me këto marrëveshje një lëvriçkë Editë hapë një deriçkë, nëpërmjet të cilës do të hynë e dalin, por kurrë pa u larguar nga Kosova, misionarët diktues të vullnetit të Serbisë. Kosova që në nismë do të ketë një sovranitet tërësisht të kufizuar, të varur dhe të lidhur me njëmijë e një fije me Serbinë; do të jetë një shtet hibrid, hiç funksional, sepse brenda tij do të veprojë një gjysmë shteti serb, kufijtë e të cilit do të jenë si Hani i Dilit, me hyrje-dalje aspak të kontrolluara. Dhe, kjo deriçkë, me kalimin e kohës, do të marrë përmasat e një porte shumëkalimshe.
Kuvendi vendosi të vazhdojnë bisedimet Kosovë - Serbi, megjithëse e tërë seanca kuvendore u përshkua nga kundërshtitë e bazuara, me kërkesën ngulmuese për ndërprerjen e këtyre bisedimeve. Madje, jo vetëm opozita, por, nëntekstet e diskutimeve të shumë deputetëve nga pozita, kishin shqetësim të njësishëm me ata të opozitës, veçse fjalori i tyre ishte më i butë, nga frika e shefit të partisë të tyre.
Çuditërisht, edhepse u kërkua zhbërja e marrëveshjeve me theks tërësisht politik, nuk u insistua në ndëshkimin e shkarkimin e kryenegociatores matrapaze dhe të ekipit të saj mjeran!? Kjo është skandaloze. Të paktën për mashtrimin e turpshëm që ajo i bëri Parlamentit dhe opinionit shqiptar, se, kinse "marrëveshjet janë thjesht teknike", ndërkohë që rezultuan të jenë thellësisht politike dhe me pasoja të pariparueshme për Kosovën, nëse nuk anulohen. Kryenegociatorja me ekipin e saj kukullë, duhet të shkarkohen gjithësesi. Besimin për emërimin e një ekipi të ri, duhet ta bëjë Parlamenti, duke e lehtësuar edhe vet kryeministrin, fort të shantazhuar me akuza dërrmuese, siç janë ato për krime lufte.
Nëse akuza e Dick Marty-së për transplantim organesh është bosh, ajo e krimit të organizuar politik është plot, sepse, pikërisht, ky krim e solli në kupolë të qeverisë. Madje, bash atë. Rrjedha e mëtejme e kohës, ka dëshmuar se ata që e zbatuan projektin kriminal të eleminimit fizik të kundërshtarëve politikë, janë fort të afërt me kryeministrin. Madje, me gjithë thirrjen e përsëritur të faktorit ndërkombëtar, të qendrave të vendosjes, për të krijuar institucione me njerëz të duarëve të pastra, kryeministri dhe kryeparlamentari me shokë i sfiduan keqas, sepse obligimi karshi njerëzve të krimit ishte i madh, i pamundshëm për ta tejkaluar, për t`i anashkaluar bashkëmendimëtarët e tyre partiakë e kriminalë. Andaj, Hashimi dhe Jakupi i koracuan me veshje antiplumb, me imunitet deputeti kryeshikasit e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes nga goditja e drejtësisë!!!
Kosova nuk po arrin të shkëputet nga metoda komuniste e votimit. Ish-komunistët titistë me stalinistët e sotëm janë pajtuar me mënyrën e votimit të hapur, sepse kjo u mundëson zyrtarëve të lartë shtetërorë e partiakë të mbetën sërishmi në maje. Ballkanasait në përgjithësi, shqiptarët në veçanti, janë shumë larg Evropës për guximin qytetar, për të shprehur hapur atë që mendojnë, për të thënë të vërtetën ballas. Madje, shqiptarët e Kosovës, për ndryshim me ata të Shqipërisë, vazhdojnë të jenë shumë provincialë, mund të thonë 99 fjalë prapa shpine dhe vetëm një ballas! Dhe, kjo është rrejdhojë e skllavërisë të gjithëmonshme të tyre. E dhimbshme, mjerane, por krejt e vërtetë.
Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar partie pa kundërkandidat, madje me votim të hapur! Nuk e vë në dyshim se ai do të fitonte edhe me votim të fshehtë, sepse për të ka investuar shumë SHIK-u, bile edhe ndërkombëtarët e papërgjegjshëm, të dy palët për qëllimet e tyre, megjithatë, kundërvota do të ishte numerike, shqetësuese për mendësinë megallomane që Hashimi ka krijuar për vete. Këtë ves e kanë të përbashkët me Edita Tahirin, sikur të ishin binjakët siamezë. Humbjes të mundshme të Hashimit do t`i gëzoheshin shumë bashkëpartiakë të tij, ashti siç e festuan shumë socialistë humbjen e Edvin Ramës, duke mos e duruar skizofreninë dhe fodullëkun e tij.
Traditën demokratike të votimit të fshehtë që e promovoi dhe e aplikoi me sukses LDK-së, vazhdon të përdhoset pas shuarjes fizike të kryezotit Rugovë. Thonë se zoti Fatmir Sejdiu, për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, në Kuvendin e VII-të, kërkoi votim të hapur. Dhe, nuk është çudë që ai sot do të ishte sërishmi në krye të partisë. Nëse zgjedhja e kryetarit të LDK-së u bë me standarte demokratike e trasparencë publike, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ishte tipike komuniste, me lexim emrash për 107 anëtarët dhe ngritje gishtërinjësh. Kjo la shije të hidhur. Por, të 359 delegatët në sallë heshtën si peshqit, ndërsa jashtë sallës nuk e fshehen zhgënjimin e madh ata dhe anëtarësia e gjerë për kryetarin e ri, i cili e kishte për detyrë të insistonte për zgjedhjen demokratike të të gjitha organeve të partisë.
Edhepse përgjatë gjithë seancës mbretëroi fryma realiste e ndërprerjes të bisedimeve të Kosovës me Serbinë, për të ashtuquajtura "çështje teknike" dhe që rezultuan të jenë rrast politike, qëllimi nuk është arritur, bisedimet vazhdojnë! Por, opozita nuk duhet të dorëzohet, nuk duhet të heshtë, sepse kjo është çështje më shumë se partiake, është një problem i madh me interes kombëtar. Opozita e organizuar duhet të bëjë dosjen e të gjitha diskutimeve në Kuvend, përfshi këtu edhe reagimet non sens të Hashimit, kur në vend të përgjigjeve për marreveshjet fatale, fliste e lavdërohej "Roma për Toma", për autostradën, për milionat e livruara nga Fondi Ndërkombëtar, gjithëherë në vetën e parë, sikur këto të ishin pronë e babës Haxhi dhe të nënës Hyrë të tij! Dhe, këtë dosje duhet shoqëruar me një raport - rezyme, me kërkesën e anulimit të marrëveshjeve të para, si të papranueshme për Kosovën, duke ia dorëzuar Qeverisë të Kosovës dhe Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare.
Ndonëse Bashkësia Ndërkombëtare ngulmon në vazhdimin e bisedimeve të Kosovës me Serbinë, ne, detyrohemi ta bëjmë këtë, sepse ata, Ndërkombëtarët janë çliruesit tanë, janë çliruesit faktik të Kosovës dhe mbrojtësit tanë, mbrojtësit të Kosovës sot, pa lëre se ç`përrallisin lëpëkeistët stalinistë se "UÇK-ja na solli lirinë", thënë më troç "ne, LPK-së e çliruam Kosovën" dhe broçkulla të tjera! Të emërohet një negociator nga opozita, ndërsa ekipi të jetë i përzier, profesional, pasi pozita e ka humbur këtë të drejtë, me konçensionet, lëshimet e bëra, të cilat arrijnë deri në mohim të sovranitetit të Kosovës, deri në tradhti kombëtare.
Përndryshe, heshtja qyqare e opozitës e bën atë pjesë të kësaj tradhtie. Është fakt se Parlamenti i Kosovës sot është parlamenti më i inkriminuar i Evropës, e, ndoshta, edhe më gjerë. Dhe, këtë inkriminim e ka sjellur e majta ekstreme e Kosovës. Por, në Parlamentin e Kosovës ka edhe deputet, madje nga i gjithë spektri politik, të cilët nuk kanë implikime në krime.
Megjithatë, barra më e rëndë i bie LDK-së, si partia e vetme me duar të pastra. Ndërkombëtarët vetëm tek LDK-ja shohin një dritë në tunelin e gjatë. Dhe, kjo parti ka kredibilitet, besueshmëri për t`i bindur ndërkombëtarët se Serbia, me lojën e bisedimeve ka bërë hile të mëdha dhe krejt të papranueshme për Kosovën.
Në seancën kuvendore të 14 korrikut, ishte neveritës shantazhi i Hashimit karshi LDK-së: "A pranoni apo jo bisedimet"?! Referenca e kryeministrit se për bisedime ka qenë përcaktuar edhe Presidenti Rugova, është tendencë për një manipulim të qëllimshëm. Vërtet, Presidenti Rugova kurrë nuk i ka mohuar bisedimet me Serbinë, por, jo edhe të drejtpërdrejta, të pabarabarta, sepse Kosova ka qenë dhe është e pafuqishme për ta detyruar Serbinë që ta bëjë jetësimin e tyre, marrëveshjeve. Andaj, Ai kërkonte palë të tretë në bisedime Amerikën. Por, Presidenti Rugova kishte vija të kuqe, të shprehura me një "Non Passaran", nuk kalohet! Burri i madh i Shkodrës dhe i të gjithë Shqiptarisë, Pjetër Arbnori, me një rast, pati thënë: "Në fillim, qeshja e Rugovës, në bisedime me personalitete botërore, më dukej disi e pamotivuar. Më vonë kuptova se ajo ishte shumë domëthënëse, ishte vija e kuqe e Tij, ishte fundi i bisedës për një problem, për një çështje të rëndësishme të Kosovës".
Pikërisht pse ishte i pakalueshëm Presidenti Rugova, Serbia kërkonte partner të tjerë brendashqiptar për të biseduar. Bilëz, njëherë ëshë lakuar edhe emri i Thaçit. Serbia aktivizoi agjentin e saj Paskal Milo, në cilësinë e ministrit të jashtëm të qeverisë-bandë-komuniste të Shqipërisë, qeveri e ardhur në pushtet me përkalljen e vendit, për ta menjanuar me çdo kush Rugovën, qoftë politikisht apo edhe eleminim fizik, gjë që u provua më se njëherë. Dhe, për këtë ka prova, ka dëshmi të shkruara, ku, për turpin e tyre, për tradhtinë e madhe ndaj Kosovës, qenë angazhuar fort edhe krerët e LPK-së të djeshme, të PDK-së të sotme.
Pas zbulimit agjenturor të Paskal Milos dhe nëpërmjet tij edhe të Rexhep Mejdanit, Skënder Gjinushit dhe bandës të SHISH-it, me Fatos Klosin në krye, pas amëshimit të Presidentit Rugova, agjenti serb Milo boton një libër-paçavure, shpif banalisht dhe përpiqet të denigrojë Presidentin Historik të Kosovës, duke shkruar, veç tjerash, se "zoti Rugova më foli mirë për Millosheviçin"!!! Fatmirësisht, bota shqiptare si dhe opinioni botëror, ka pasur rastin, fatin dhe nderin ta dëgjojë dëshminë e Presidentit Rugova para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, kundër kryekriminelit Sllobodan Millosheviç, aleat dhe bashkëbisedues intim i Paskal Milos me bandën e tij. Kjo dëshmi është botuar si libër nga "Shqipëria Etnike", me titull: "Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë edhe në Hagë!!", nën përkujdesjen e mikut të Rugovës, veprimtarit kombëtar - Kadri Mani.
Seanca parlamentare e 14 korrikut shpërfaqi para shqiptarëve një lëvriçkë Editë, mjerisht, kryenegociatore, fodulle dhe servile e pacipë, e cila ngulmonte se "bisedimet janë teknike"! Ajo la shije të hidhur, kur iu hakërrua Albin Kurtit, me ngritje zëri, sa nuk i pëlciti, me nder, zorra e ...., "ku ishit ju që flisni për patriotizëm tash, kur të tjerët luftonin për lirinë e Kosovës"?! Këtu ajo foli "si e ëma e Zeqos maje thane", siç thonë andej nga Gjirokastra, pra, ia futi kot. Kjo falsifikuese e historisë ka qenë aq larg rrjedhës të luftës, sa i bënte luftëtarë pikërisht ata që ishin larg luftës, larg Kosovës, përfshi këtu edhe padronin e saj me shokë, sot në krye të shtetit dhe të pushtetit. Të paktën, Albini ka qenë këtu, në Kosovë dhe dëshmi vetëfolëse është arrestimi i tij nga forcat pushtuese. Për ironi, edhe lavdërohej se "jam që 20 vjet në politikë"! Mjerë Kosova për politikën tënde, që po ia bën gjëmën!
Një lëvriçkë Editë ka hapur një deriçkë, e cila, nëse nuk mbyllet sot, nesër do të jetë vonë. Ajo deriçkë do të bëhet një portë, pa trarin laraman, shenjë e STOP-it, nga ku do të hynë me kucë e me micë, duke e lënë Kosovën në bisedime të përjetshme me Serbinë, pa shpresë për ta konsoliduar sovranitetin, shtetin dhe pushtetin, aq të domosdoshëm për një vend, për një popull, për një komb. Liria, sovraniteti, pavarësia janë në ecje prapa, në zvetënim e degradim. Të shantazhuarit, të frikësuarit, për hir të amnestimit personal e grupor, po e dështojnë shtetin e Kosovës.
Një lëvriçkë hapë një deriçkë, një ushtri nuk mund ta mbyllë!
Gjithnjë aktuale për Kosovën thirrja e poetit çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatuese fashiste:
"Njerëz, ju kam dashur.
Jini vigjilentë!"
Korrik 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj: Profiteret politike po i dëmtojnë Jasharët
» IDRIZ ZEQIRAJ:HEROI SALI ÇEKAJ DHE KALKULIMET POLITIKE PRESIDENTE - KRYEMINISTË (1...)
» IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???
» IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
» Idriz Zeqiraj:"ATA QË PO I VRET PDK-ja, PO I VAJTON LDK-ja"
» IDRIZ ZEQIRAJ:HEROI SALI ÇEKAJ DHE KALKULIMET POLITIKE PRESIDENTE - KRYEMINISTË (1...)
» IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???
» IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
» Idriz Zeqiraj:"ATA QË PO I VRET PDK-ja, PO I VAJTON LDK-ja"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi