Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT Empty Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 22, 2010 11:03 pm


Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT Ademzaplluzha

Adem Zaplluzha
BAJRAKTARËT E VATANIT

Poezi satirike





Prishtinë, 2o1o

Redaktor:

Bedri Neziri

Recensent:
Mazllum Barali

Lektor:
Adem Pllana

Ballina:
Agim Krasniqi-Kragi

Dizajni i ballinës:
Mentor Lutolli



ADEM ZAPLLUZHA




BAJRAKTARËT
E VATANIT


Poezi satirike



QENDRA E KULTURËS-KASTRIOT
KLUBI LETRAR”FAHRI FAZLIU”
Një letër për librin:

I NDERUARI ZOTI ADEM,

LIBRIN TUAJ ME POEZI SATIRIKE E LEXOVA
ME SHUMË KËNAQËSI,KY LIBËR ËSHTË NJË KONTRIBUT I SHKËLQYER NË ALTARIN E
SATIRËS SHQIPE,DUKE PQASURUAR TRADITËN RE VYER TË PARARENDËSVE TË SAJ
TË SHQUAR GJERGJ BUBANI,
NONDA BULKA ETJ.
NË LIBRIN TUAJ
JU KENI VËNË NË TEHUN E SATIRËS SHUMË DUKURI TË SHËMTUARA TË MBARË
UNIVERSIT SHQIPTARË. POR,PËR FAT TË KEQ,LEXMI NË FAQETE INTERNETITT JO
VETËM QË ËSHTË I LODHSHËM,POR NUK TL JEP ATË KËNAQËSI ESTETIKE QË
PROVON KUR LIBRIN E KE NË DORË.
DO TË DËSHIROJA TË LEXOJA EDHE MË SHUMË NGA KRIJIMTARIA E JUAJ MJAFT E PASUR,POR JO NGA FAQET E KOMPJUTERIT.
UNË I NDERUARI ZOTI ADEM JAM NGA SMOKTHINA E VLORËS.
JU UROJ SHËNDET DHE SUKSESE NË KRIJIMTARIN TUAJ FORTË TË BEGATË.
PROF.DR, ESHREF YMERI
SANTA BARBARA, KALIFORNI
2O PRILL 2O1O




Preokupimet dhe frymëzimet e poetit Adem Zaplluzha janë të ndryshme dhe të llojllojshme. Ato sillen nga murët e deri te udhëndarjet; nga dhembja e brenga e madhe dhe e vazhdueshme për popullin e tij në varfëri e injorancë e deri te mllefi, dufi dhe kritika kreative dhe inventive, që burojnë si vrushkuj rrekësh pranverore, nga zemra e plasur e tij; nga lufta kundër robërisë e pushtuesve të huaj, të vetmia dhe deri të gëzimi, entuziazmi në liri dhe pastaj përsëri zhgënjimi deri në trishtim e absurd.

Në përmbledhjen me poezi satirike-bajraktarët e vatanit, poeti vënë në pah dhe funksion armët e tij të fuqishme: satirizimin, shpotinë, sarkazmën, ironinë dhe figura e mjete të tjera të sofistikuara, por edhe direkte, në luftë të pamëshirshme ndaj dukurive negative shoqërore dhe individuale, të njeriut të nënqiellit shqiptar, veqmas atij kosovar.


Që në poezinë e parë prirëse, përndryshe edhe tejet domethënëse e simbolike të përmbledhjes ”Dasma e madhe e Moskovit”, Zaplluzha vë në spikamë, sjellje dhe dukuri negative, siq janë: kapadaillëku, serviliteti dhe maskarallëku i personazheve, respektivisht protagonistëve të veprës së tij, të cilët të shumtën simbolizojnë dhe përfaqësojnë në mënyrë më stereootipe, prototipet ekzemplarë, të njeriut tonë sot dhe këtu, si vijon:

Bajraktarët merakosën,
Mu si këndusat e fatonit
Nder mejhane na krekosën
Duke i rënë thumbit e patkoit...

Poetin tonë e shqetësojnë shumë sjelljet dhe veprimet e disa eksponentëve politikë, të cilët kurdoherë vizion, synim dhe qëllim të fundit e kanë pushtetin politik, fotelet dhe përfitimet që burojnë nga to dhe jo interesin e qytetarit, brengat dhe mënyrat, me të cilat ai ballafaqohet në përditshmërinë e tij të zymtë, si dje si sot; sikur në robëri edhe në “lirinë” aktuale të frymëmarrjës sonë të shënjtë e të pashembullt në historinë e njerëzimit deri më tani.

Poeti vënë në spikamë dhe shpoti sjelljet diletante, injorante dhe tejet hipokrite, të premtuesve politikë të parajsës së premtuar pas proqeseve zgjedhore; instrumentalizmi i qytetarëve-zgjedhës, për interesa partikulare dhe më në fund mosrealizimi i paskrupulltë i premtimeve të tyre boshe dhe lenja e mëtejme në mjerim popullin...

Poetin e brengosë deri në maksimum sjellja renegate dhe e papërgjegjësi e baballarëve të kombit e të vatanit, veqanarisht, në relacion me tkurrjën e kufinjëve të atdheut dhe në stigmatizim e sipër me gulq e mllef kulminant, godet me kamxhik të muzave:

Na i zvogluat trojet
U bëtë gazi i mahallës,
Mbeten pa u shitur
Vetem dimitë e hallës...!

Poetin tonë të brengosur deri në ekstazë e shqetson tej mase, nënqmimi deri në abuzim i gjuhës shqipe nga ana e bastardhuesve të shumtë, të qdokundëshëm e të përditshëm, të cilët sipas autorit të librit përdorin një gjuhë tallava e të përdaltë, siq thotë autori i librit në trajtim.
Duke satirizuar edhe dukuritë dhe rastët e shumta negative të përditshmërisë, poeti proteston kundër sjelljeve të pahijshme, të përdala dhe ekzibicioniste, të disa të rinjve e të rejave tona; madje pa dallim si nga fshati edhe nga qyteti; si të bijtë dhe bijat e farkëtarit, ashtu edhe ato të mësueseve, edukatorëve dhe profesorëve; si kritikët letrarë e shkencor, ashtu edhe analistët politikë edhe ekonomikë etj etj.
I pakënaqur me sjelljët dhe kohët e liga, që ia behën fët e fët, në mesin tonë familjar e shoqëror, duke goditur për vdekje trashëgiminë ekzemplare, madhështore e fisnike dhe tejet pozitive; pastaj krenarinë dhe traditën e ndritshme nacionale, me dhembje e trishtim poeti shpreh dufin e bërë lëmsh në shpirtin e tij artistik, sublim dhe të ndieshëm:

Seq na u prish dynjaja
Në këto kohë të liga
Dalin e qmendën vashat
Sikur t’ishin shtriga...

Dhe në majen ajzbergiane të trishtimit, eksponatët e allafrangësisë delirante, shkrimtari ynë i uruar, i quan të përdala dhe laperica, ndërsa artin, muzikën dhe sjelljet e tyre-tallava. Sikleti, zallahia dhe bezdia e kaplojnë katërcipërisht poetin tonë tejet senzitiv e dashmirës të realitetit të shëndoshë, pozitiv dhe perspektiv për njerëzit e tij e të nënqiellit të tij; Fanitjën sombabule dhe letargjike, pangopsinë dhe egocentrizmin narcisoidor dhe delirant të protagonistëve të tij; Fanitjën sombabule dhe letargjike, pangopsinë dhe egocentrizmin narcisoidor dhe delirant të protagonistëve te tij përgjithsisht, veqmas gjatë fushatave zgjedhore, të mundimshme e maratonike të miletit tonë, kur kahdo që të lëvizësh e kudo që të shkosh, kryesisht sheh skamje, mjerim dhe varfëri ekstreme të njerëzve të poetit, madje në të gjitha vendbanimet, të cilat me vullnet e përkushtim, por në të njejtën kohë me zhgënjim të plotë dhe të thellë, zemërthyer e i pakënaqur, njësoj sikur edhe personazhet ekzemplarë-varfnjakë e shpirtë mëdhenjë të tij e të popullit të tij do të kthehet në vendbanimin e tij, duke zhezdisur e klithur, pikërisht ashtu, sikurse i vetmuari në shkretëtirë:

Kësaj punë si thotë më
Askush mashallah,
Po na shkundën xhepat
Në këtë jetë tallava...!

I zhgënjyer deri në anatemim, poeti sërish në librin e tij ekzemplarë, sa shpotitës, humoristik e satirik, aq edhe instruktiv, edukativ e mbresëlënës i vënë në spikamë manipuluesit e vullnetit të qytetarëve tanë dhe premtuesit e rremë politikë apo thënë më mirë, rrëmbyesit e paskrupullt të votave të miletit:


Kush na i mbushi xhepat
Me premtime të thata
Atij i raftë zhuga
Mos ju ndakltë lëngata...

Dhe në fund, duke u preokupuar shumë me temën e mërgimit dhe mërgatës, poeti i lexuesit, rrjedhimisht qytetarit shqiptar, ia jep një porosi sublime dhe vërtetë me vlerë amshuese:

Ndalu bre ti burrë,
Po ta zgjasë vëllzërisht dorën,
Për një kokërr lakër,
Mos e harro Kosovën...!

(Mos i kthe shpinën atdheut fq.22)

Me librin e ri satrik “Bajraktarët e Vatanit”, poeti Adem Zaplluzha e ka dëshmuar egon e tij krijuese me sukses edhe në një zhanër tjetër krijues, sa të vështirë aq edhe fluid, por gjithsesi me interes të veçantë shoqëror. Preokupimet dhe brengat e autorit transportohen në vargje të mprehta Nondabulkiane, Noliane dhe Koniciane. Autori me këtë vepër e ka dëshmuar afinitetin e tij krijues dhe inventive edhe në humor e satirë, duke dhënë kështu një kontribut të veqantë për letërsinë shqiptare, si dhe një sihariq-dhuratë e këndshme lexuesit shqiptar dhe përgjithsisht.

Ndonjë asimetri shprehëse ose “rrëshqitje në greminë”, në favor të melodramacitetit ekstazor të momenteve shqetësuese të poetit dhe siq do të mund të thoshte ndokush pranisë në masë të ”vullgaritetit”; mungesës së vlerave artistike apo mungesës së elitsisë dhe sublimitetit artistik, në këtë libër, asesi nuk ia ulë vlerat, përmbajtjen dhe porosinë, poaq sublime dhe me vlerë të pakontestueshme të tij, drejtuar lexuesit tonë të nderuar, sa të etshëm për këso vargje dhe mesazhe, po aq edhe i indinjuar me realitetin e sotëm, të mugët objektiv. Ndonjë sugjerim apo edhe vërejtje, për vargun më konciz e më të disiplinuar, sigurisht që mund të jipet për këtë libër. Mirëpo natyra e satirës e sidomos qëllimi i autorit, që me çdo kusht të arrihet efekti stigmatizues, shpotitës e satirik, madje deri në ironi e sarkazem, pamëdyshje se mund të ketë qenë faktor limitues për këtë që u tha më sipër. Sidoqoftë, jam i bindur se ky libër, nga shumë lexues mesatar të nënqiellit shqiptar do të pranohet mirë, do të jetë një lloj eliksiri, që do tu jep atyre më shumë energji, emulacion dhe entuziazëm – më shumë aksion inventiv, veprim kreativ, kritik dhe pjalmonte më shumë kontribut, në eliminimin e të gjitha sjelljeve dhe fenomeneve negative e sociopatologjike, që po na ndodhin në shoqërinë shqiptare, sot dhe tërë ditën. Përndryshe mesazhi artistik, pa semantikë të kuptueshme dhe të drejtëpërdrejtë; pa synim, cak e adresë të saktë, nuk mund tiu sherbejë të gjitha shtresave dhe kategorive të lexuesve, përveqse elitave të degaxhuara me frymëzime stratosferike. Ndërkaq shkrimi artistik dhe arti përgjithsisht ka për detyrë përtoksimin she saktësimin milimetrik të porosive të tij. Përndryshe, përfundimisht arti që nuk kuptohet nga sa më shumë kategori lexuesish, sigurisht nuk i shërben aktualitetit as ardhmërisë.

Ndaj si i tillë, ai edhe nuk është art i mirëfilltë, por vetëm “art pour art”-izëm...!


Dr. MAZLLUM BARALIU

DARKA E LAMËS

NË DASMËN E MADHE TË MOSKOVIT

Ai i “shenjti” mbi mangall

Nëpër gazeta flet me huj

Seç na bëri popullin përrallë

Duke mbaruar petulla me ujë


E ndan Ballkanin sipas qejfit

Me teorinë e Dimitrovit

Si magjupja që i bie defit

Në dasmën e madhe të Moskovit


Qëndro burrë të kesh durim

Duro stupcin sa je gjallë

Kemi ekipin që merr shënim

Për këto krime në çdo mëhallë


Ja kështu vepron çdo trim

Thotë armikut mëshomë or burrë

E hap gjoksin me guxim

Se prej teje s’frikësohem kurrë


Ik në rrugë e shit duhan

Lakra, speca e sallata

Unë mendoj për këtë vatan

S’është për ty demonstrata


Ai që ul kokën e thotë “molim”

Vllëzërit në rrugë i respekton

Në atë dynja shkon me gëzim

Zoti Parajsën ia cakton


Gishtin në kokë , mendo si burrë

Ku na çon kapadaillëku

Këtë adet s’e patëm kurrë

Mes nesh të lindë maskarallëku


Mos paç shkollë mëso në bodrum

Se me shkencë s’bëhet mahi

Pastaj thuaj: O, i lumi unë,

Këndoj e qaj me çifteli!


BAJRAKTARËT E VATANIT



Bajraktarët merakosen

Si kangjelat e Arbanoit

Nëpër mejhane po na krekosen

Duke i rënë thumbit e patkoit



Partia ime ka një qëllim

T’i dalë Zot Kosovës nënë

Mbushe gotën or Brahim

Kështu ne do bëjmë “fëmë”...!



Bluajnë grurin si t’ju dojë qejfi

Besa shpesh në disa gurë

Duke thënë :”keshtu do mileti’’

Populli e ha dhe këtë bullgur



Trimëri shesin si Halit Feta

Me dy grushte “bam” tavolinës

Për Kosovën tonë kreshike

-“Ia këpusim telat violinës.”



Nam po bëjnë krerët e Kosovës

Njëri-tjetrin duke e sharë

Mu si derrat pranë kasollës

Kur i nisin për në Pazar



Sa për vatan nuk çajnë kokën

Prej mejhaneve dirigjojnë

Të parëve tanë tua jepsh botën

Kolltukët dot nuk i lëshojnë



Kur pushka krisi të “kallamari”

Si strucat kokën e futën në zall

Ata veç në sofër dinë të ulën së mbari

U bënë përrallë për shtatë mëhallë


DARKA E LAMËS A E FAMËS


Populli i mjerë i uritur

Nuk ka “idare” as bukë

E lideri ynë kullufis -

Përtyp mish si ujk...



Po të ishte gjallë

E madhja Hanko Halla

Do bënte gaz me “ju”-

Do qeshte tërë mëhalla



Po si mund të kthehet

Historia ore pas

Në darkën kullufitëse

Ju edhe mish zogu “me rras’ ”



Shumica e popullsisë

S’kanë ushqim çdo ditë

E ju pranë ekranit

Sorollateni duke kullufitë...



Nuk kthehet dot

Historia mbrapa

E juve o “burra t’vatanit”

Ju ka zënë vapa...



Çdo vit po përsëritet

Kjo darkë e lamës

Një ditë do t’ju çojnë

Mu në rrotë të s’amës...!



Ajme , ajme;

Si sot si dje?!...



NA I ZVOGËLUAN TROJET



Vëllai i madh e shiti detin

Vëllai i vogël e falii tokën

Po ku në djall të mallkuar

Do ta shtrini ore kokën



Për çdo ditë po tëkurremi

Si dairja e magjupes

Jeni në gjendje për ta shitur

Edhe pajën e nuses



Na i zvogëluat trojet

U bëtë gazi i mëhallës

Kanë mbetur pa u shitur

Vetëm dimitë e Salës



Si na katandisët

Kështu more hyzmeqarë

Duke e qitur në shitje

Vëndin tonë në pazar



Vene gishtin në kokë

Mendoni sado pak

Kësaj pune duhet

T’i vëni një kapak



Nuk kemi ne troje

Kaq lehtë me i hupë

Mos luani me bisht

Ore ju halldupë



E shitët detin e bukur

Malet e Tanushës

Ky pazarllëk i lig

Se ç’ na doli fushës



Mendoni me rradake

Pastaj ndaluni pak

Puna juaj e mbrapshtë

Mos të lahet me gjak



Mjaft shumë ju duruam

O ju teveqelë

Me i shitë trojet tona

Si kavanozin me reçel


GRINDEN PËR PAK PËRSHESH



Nëse doni që puna t’ju shkojë mbarë

Uluni së bashku me dertleis

Se pasha një Zot mor kumbarë

Si gomarin për treg kemi me ju teleis



Njëri kurdhës e tjetri çekanit

Si dy mushka që s’merren vesh

Qesin shkelma në derë të hanit

Grinden kot për pak përshesh



Tregu më duket si parlament

Ku gumëzhijnë me qindra burra

Këtu bre Bal me të lënë mendtë

Për një fije kashte shembet ura



Grindjet tek ju kurrë nuk bitisen

Rifillojnë në çdo seancë

Këta burra nuk angllaisen

Si jevgjit përlahen për një planc



Kështu nuk mbahet hyqymeti

Me u grind me hallakamë

S’kam haber kur do të vijë kismeti

Për disa punë të liga llogari me dhënë



Haj medet të mjertë na për vete

Përralla të bukura po na premtojnë

Si diskutohet në parlament

Mendtë me të lën çka po thonë



Po na e sjellin Evropën në çdo shtëpi

Nuk do ta hamë më bukën thatë

Këtu edhe lypsari bëhet zotëri

Se si na premtojnë këta të ngratë...



Nuk mbushet stomaku me llafe boshe

Thotë një fjalë popullore

Ne kërkojmë trosha nëpër qoshe

E jo gënjeshtrat tuaja djellëzore


SI QETË E PARMENDËS

Çfarë na ndodhi këto ditë

Një mesele more dostllarë

Si na u grindën disa analistë

Duke shkelmuar si atllarë



Ti s’ ke haber se sa di unë

Si kastravecin në dorë

Bash si delet ju vë në gjumë

Ju nuk vleni sa një maçor



Kot merreni me analiza

Me politikë nuk keni erë

Në sahanin tuaj fluturon miza

Për çdo dimër e pranverë



Fort po shtyhen si derrat në tharrk

Për t’u paraqitur më i mençuri në ekran

Këta vezvese rreth e përçark

Në vend të shkencës shesin bostan



Jam filozof unë jam gazetar

Çka kam thënë kurrë s’kam gabuar

S’jam doktor e as gjuhëtar

Me fraza boshe për t’ju mashtruar



Me krrokamë këta llafazanë

S’dinë me u ndal as me pushue

Po na terrorizojnë në ekran

Për boça të vjetra duke diskutue



Kur dalin në rrugë nuk flasin me gojë

Nisin e shtyhen si qetë në parmendë

Për llafe të kota e të pabojë

Që tani s’i zë vendi vend



Mikut tim s’i ha palla

Kur laros nëpër kalldrëm

Ky herë te sana e herë te talla

Për çdo gomar bëhet palldëm


MBETI DALLKAUK



Del e na thotë dy a tri fjalë

Pa lezet e fare pa kripë

Pastaj shet mend n’kodër e n’mal

Ky farë djali ky burrë garip



Nuk shet djathë ajran as gjizë

Merret troç me politikë

Për lakra speca e oriz

Nuk ka haber ky stramastikë



I çon hundët si dhia e hallës

Shumë po krekoset ky analist

Na u bë gazi i mëhallës

Duk shkelmuar si mushka në pistë



Me fjalë boshe e shumë bajate

Ndalet shpesh në nallbanhane

Paramendon se është at

Dhe përfundon në yzërhane



Dikur vonë na i del gjumi

I fryen buzët si tarçuk

Se ç’ja mori famën lumi

Me tarafët e vet këtë dallkauk

vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Apr 23, 2010 9:31 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT Empty Re: Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 22, 2010 11:45 pm

TË PALLËSH SI GOMAR

Analistët e sotëm na i lashtë Zoti
Që kundërshtojnë bashkimin kombëtar
Kështu s’ka qenë as dje as moti
Të pallësh nëpër qoshe si një gomar

Si pelat e sëmura qesin shkelma
Kur iu bitisen fjalët thonë OK-ej
Këta bashibozukë turri mjellma
Përherë pajtohen si të ishin lakej

Mor ju analistë jeni jashtë loje
Gabimisht gjendeni në vend të gabuar
Nuk fluturon më bleta nëpër hoje
Që janë thurrur në shekullin e kaluar

Lëreni këto broçkulla uluni në minder
Tregoni përralla nipave tuaj
Në daçi të jetoni këtu me nder
Në mulli të armikut mos çoni uj

MOS IA KTHE SHPINËN ATDHEUT

Ndalu bre burrë po ta zgjas dorën
Për një lakër mos e harro Kosovën
Se pasha besën e pasha një Zot
Me ty luan baci si qeni me zorrën

Po kush djallimendon se je
Këto prapësira që po i punon
A di bre burrë se ka hoxhë ndër ne
Që ty tallkinin për së gjalli ta këndon

Bani hyzmet vetes or kallajxhi
Mos ia shit thekrën atdheut
Se në vend të bukës të ngopin me tagji
Mbesat e nipat e Skënderbeut





E di ngjarjen e pordhec Toptanit


Që ia mbathën patkonjtë në Paris


Ka ende djem që për nder ta vatanit


Ta ngopin stomakun me oriz





Ndalu një çik merre veten me të mirë


Kjo dynja s’i mbeti as Baba Mbretit


Si punon ti kështu
me dëshirë


Në dëm të pites e peksimetit





PJESA
E LOJËS






Ndalu njëherë mor qafir


Mos na përdor sipas nevojës


Nuk jemi na prezervativ


As pjesa e ndyere paralojës





Votat tona s’janë bishti i pelës


Me na sha sa herë që e kalon Drinin


A di çka premtove te
Lama e Xhelës


Në qiell e çove Perëndimin





Kulla gënjeshtrash na ndërtove


Kinse do të jetojmë si veshkët në dhjamë


Por shumë shpejtë burrë harrove


Me votat tona bëre bajram





Mos harro çka na premtove


Ti mor dhelpër dilinxhi



Herën tjetër ta tregojmë qejfin


S’të del puna birinxhi





Sjelljet tua të kodoshllëkut


Na tani t’i kontrollojmë


Të del boja e maskarallëkut


Kur një nga një t’i numërojmë





Na mashtrove me fjalë boshe


Rrenat të dolën të cullakosura në lëndinë


Tani po ikën nëpër qoshe


Ne e dimë ku e ke selinë






Kjo pafytyrësi shpejt kalon


Ishalla na vijnë ditët më të mira


Por për ty më kërkush nuk voton


Se na ngope me punë të pështira







































DUKE
GJETUR BEJHANE






Çfarë ju ndodhi kështu o milet


Çfarë është kjo mesele e pis’hane


Për disa kakërdhia ziheni si qentë


E zgjebosur në kasaphane





Miku tashmë nuk e njeh mikun


Vëngër shikon drejt në sy


Sikurse do me pa armikun


E me mbyllë në shtatë dry





Çka na bënë këto partitë tona


Për së koti ne u grindëm


Pa degjoni dada Dudën


Në sy të mikut kërkon Ju


2




Na kaluan ca kohë të vështira


Moti nuk kam dalur në mejhane


Si plakat e liga po zihen ca burra


Për çdo parti gjejnë behane





Çfarë jemi ne është politika


Po na udhëheqin fëmijët tanë


Ata s’po lozon lojëra n’temlika


As prej dynjasë tjetërk s’ranë





Ose ne i gjasojmë politikës


Kurrë nuk patëm mendje të shëndosh


Kaluam sërish nëpër tehu e thikës


Duke mbushur ujë me
sitë e me shoshë





Mos jemi ne fajtorët kryesorë


Që na bëjnë lojë e na vënë në gjumë


Ose llomotisim si
dhelprat në dëborë


Andaj s’meritojmë asgjë më shumë















HERË CULLAK, HERË ME POTURE





Po na del çdo ditë
në shesh


Bërtet shan e mallkon


Mbushur gojën me
përshesh


Nuk i takon ti kombit tonë





Po gjezdis rrugëve
si baloz


Në vend të kosit
shet ajran


Ndalu pakëz or karaxhoz


Mos hamullo mos bërë bajram





Ndonjëherë shtiresh si djal beqar


Që nuk merret me
porropi


Mos harro se ne s’hamë bar


Të njohim mirë mor dilinxhi





Na del rrugëve si
rrungajë


I papjekur n’tru i
dehur


Nëpër sheshe e në skaj


Vrapon si qentë duke lehur





Nga na dole çfarë soji je


Mor porcek mor
babalok


Pse del në rrugë ashtu si ke le


Dhe mbush qytetin me bërllok





Herë cullak herë me
poture


Kalon këndej duke
ligatur


Ti kobit i qështjes shqiptare


Mos i fol llafet pa i matur





I lakuriqosur e
pispillosur


Baltose kombin na bëre përrallë


Me shpirt të ndyer e zemër lerosur


Ti o handrak njeri tangall





Mos je ti ai bir
çakkalli


Që n’pikë të ditës e
vrau hënën


Mos buçkarit aty ku fle zalli


Se dikush ty ta ladron nënën





























NËSE
PËR HIR TË MINORËVE






Sa keq më shuplakosën


Me shpulla fytyrës


Kur pa sherr propozova


Që ta shndërrojmë në komunë


Edhe Hamamin e Hyrës





Nuk lashë pa i përmendur


Hanet as shtëpitë publike


Që ti bëjmë me ligje


Këto vende biblike





Ishalla na ndëgjojnë


Burrat e Qeverisë


Që të mos preken me dorë


As djemtë e dilenxhisë





Bëhuni të ndershëm


Ujin mos e turbulloni


Kështu me komshiun sërb


Sa më mirë të kaloni
















2.


Më dëgjoni or milet


Do t’ju tregoj një punë


Kemi vendosur që kudo


Të mos bëjmë zullum





Tani është rradhe o dostllarë


Të gatuajmë pite pa brum


Dhe çdo kotec të pulave


Ne ta bëjmë komunë





Kësaj i thonë bre bal


Tamam decentralizim


Kur për hir të minorëve


“Opshtinë” e bëjmë shtëpinë


























DIKUR
MOTI PATA NJË
EMËR






S’po di më a jeni politikanë


Ose keni mbetur baba dervish


E copëtuat vendin në çdo anë


Sikurse pulën n’tenxhere me çervish





Dikur moti pata një emër


Isha Dardan në Dardani


E sot ma shkulët edhe atë zemër


Nuk quhem më as Shqipëri





Kur e shpallët shtet Kosovën


Ku na mbeti Dukagjini


Llapi e Hasi bashk me Gjakovën


Bajgora e Isës e Anadrini





More bre burra unë jam Shqipëtarë


Emrin o burra mos ma ndërroni


O mos më thirrni Kosovar


Se ka cofur moti padroni





Pak si shumë e dua Kosovën


Hiç s’mbetet mbrapa as Dukagjini


Por për hir të plangprishurve


Në Kosovarë mos më konvertoni





Ashtu si kam lindur do vdes Shqiptar


Jam në këto troje besa para lotit


Ju lutem mos më quani Kosovar


Se ju vret mallkimi i Zotit


















































MOSNI
KËSHTU






Jeni bërë si pogaçja e magjupes


Kushdo që afrohet po ju kafshon


Thue se e keni nga baballarët


T’ju falni të huajve ju tokën tonë





A dini sa vlen lëkura e gomarit


Sa lek kushton or bal një mushkë


Mos dikush ju mbushi xhepat


Me dollarë e me verdhushkë





Mosni kështu se ju vret Zoti


Në shtëpi tuaj m’u ba hyzmeqar


Nuk shitet Kosova pa ndryshuar moti


E për pa notuar gjaku mbi bar

























ZOTËRI
MONDANË






Ne po vuajmë nga ky joksëzllëk


Kurse ti po kollofit si derr


Nuk është mirë more dallkauk


Kjo punë e ligë nuk të bënë nder





Fëmijët tanë po i thërrasin zhelan


S’ka për ku të kafshojë qeni


Kurse fëmijët e juaj zotëri mondan


Pinë coca –colla e hanë mish dreni





Fëmijët tanë Në shkollat shtetrore


E të juaja në ato
private


Po mohoni çdo gjë njerëzore


E zhdukët bujarinë mbrenda një nate





Në qetësi tashti pritni
pranverën


Sa të gjethojnë pemët e të qelin lulet


Do t’ju tregojmë na juve derën

















Ta shihni lisin se si po përkulet


SE PËR SË GJALLI





Sot i tendosur nesër i shtendosur


Punët s’po më ecin kurrsesi


Më ndjeni miq por kam vendosur


Në politikë hundët mos me i shti





Ç’më duhen mua hallet e huaja


Kur kam mjaftë derte në
jetë


Me çifligarë më s’do të
bluaj


Ky ka me qenë një vendim i vërtet





S’do mbjelli më lakra
në fushë te mikut


As kastraveca për turshi


Por do ta përkundi dorezën e çikrikut


Për ca lekë të mykta nëpër çarshi





Kështu u angllaisa me disa jarana


Në mexhe të huaj mos të ngul, sinor


Se për së gjalli më vajton nëna


Si dhelprën e ngordhur në shi e dëborë















GARDHI I HALIM DULËS





Hajde hajde moj kushtetutë


T’u nxi fytyra si tepsia


Sa herë që doAi harbut


Hyn si klyshi Nga Sërbia





Je bërë si gardhi i Halim Dulës


Cili do hyn e merr nga
një grusht sanë


Mbarë e mbrapsht të hypin si pelës


Duke sharë babë eladruar nënë





Të përbuzë kali lopa e viçi


Po luan me ty pjella e bishës


Sa herë ka qejf njëfarë Tadiqi


Vjen e shetë mend në obor të kishës





Ty moj Kushtetutë s’po të respekton


As për së gjalli s’po të bën hesap


Sa herë që do këtupari vrapon


Demokrati i sotëm që dje ishte kasap















KRITIKË - ANALISTË E POLITIKANË





Po kemi ca burra


Që merren me politikë


Me lakmue shumë kushi


Për këta “kikirikë”





As analistët e
“mirëfilltë”


Aspak nuk mbesin
mbrapa


Sillen nëpër nallbanhane


Pastaj shesin boça
të thata...





S’ ecin për toke
këta babaxhanë


Por bëhën të zotët në politikë


Këta analistët tanë -“marsjanë...”


Burra të fortë e “stramastikë”





Përqeshin përdhosin bëjnë hata


Rrugëve të baltosura të Prishtinës


E nëpër mejhane gallofasin pa pra


Mu si zogjtë e sorrave të shkinës





Besa edhe kritikët
tanë letrarë


Që ecin nëpër qilimin e famës


Duke gumëzhirë si mizat n’pazar


Kërkojnë gjilpëra n’mullar t’sanës









I DI META PUNËT E VETA































M’I JEPNI VOTAT





Na ishte dikur


Diku në një shtet


Një goxho - beter burrë


Jetonte si
mbret





Për çudi ai njeri


Ishte “ngritur” shumë


Me pa me sy seri


Si llomotit në gjumë





I përtyp disa fjalë


Si një çamçakëz


Mendtë me të dalë në mal


Me totën Jëlldëz





Ai asgjë nuk di


Kudo kërkon lekë


Po na kapërdijnë


Disa persona zevzekë





Tanimë nuk flasin


Shqip asnjë fjalë


Kurse me anglishten


Të bëjnë në mal me dalë





Ishte se ç’na ishte


More ju milet


Njëri mendje s’kishte


E tjetri pa siklet





Dëgjoni se ç’na
ishte


Dikur në një mot


Ndryshe s‘do të kishte


Këtu babazot





Kemi shumë premtime


Udhët i shtrojnë me
mjaltë


Ne jetojmë në dëshpërime


Në këto lagje me baltë





Ma jep mua votën


Mos u bën rebel


Me mua e shëtit botën


More teveqel





Vraponi or milet


Dilni në shatërvan


Nuk kam aspak siklet


Kur juve ju kam





Pa ju nuk sillet
mokra


Pa ju unë s’ jam asgjë


M’i jepni votat tuaja


Se unë po dal për gjah


TË GJITHË PREMTOJNË





Rastësisht dje shkova


Në fshatin e bukur - Zym


Tërë natën e lume


E kaluam pa rrymë





Nga aty vazhdova


Deri në Prizren


Pikë uji nuk gjeta


Aty në asnjë kënd





Vajtja më pastaj


Në qytetin Therandë


Aty pashë si shtrihet


Varfëria në çdo kënd





Edhe në qytetin Shtime


Po i njëjti tregim


Si të ishte spital


Ky qytet jetim





Ngarenda vërdallë


Deri në Ferizaj


As këtu s’ është për të qenë


S’jetohet aq kollaj.





Eh kur erdha befas


Në të “bukurën Prishtinë”


Këtu nga bërlloku


S’ ke as “hundët ku i shtin”!





Pa humbur shumë kohë


Vajta në Kastriot


Po ky vend or vëllaçko


Paska mbetur pa Zot!





Padashje më qiti
rruga


Vajta në Vushtrri


Këtu flenë mjerimi


Po thuaj në çdo
shtëpi!





Në fund të kësaj
rruge


Arrita në Mitrovicë


Ku pashë duke lozur


Disa njerëz cic-mic





Veçse më ka mbetur


Pa shkuar në Burim


Ika shpejt në mal


Të mos shoh më hidhërim









Por kur i lodhur
zbrita


Atje poshtë në Pej’


Seç mu ngri i tërë gjaku


Si akulli nëpër dej





Në fund të kësaj
udhe


Ia beha në Gjakovë


Por këtu paska vdekur


E mjera Kosovë...!





Ju zotërinj mjeranë


Që aq shumë na premtuat


Shtëpitë tuaja n’ato anë


Kurrë nuk i pastruat?!





























DESH E THEVA KOKËN





Na vajtën sivjet
punët


Me shamatë e ters


Na qeverisën për së mbrapshti


Bilmezat për besë





Posa dolëm në qytet


Atje midis sheshit


Sa mirë ishin mbledhur


Burrat
rreth përsheshit





Përtypnin e
kollofitnin


Si në Darkën e Lamës


Pa bukë kishin mbetur


Jetimët e Zanës





Seç më zuri derti


Më shkallmoi meraku


Kur vërejti ai i shkreti


Si më është fryer barku





Murit iu afrova një
çik


Desh e theva kokën


S’ merrem më me politikë


Me ma falë edhe botën





DERISA NA UDHËHEQIN KOKËBOSHËT





Blej çfarëdo malli


Ka me dalë “çyryk”


Në vend të sanës


Po na shesin byk





Vaj halli për ne


Kur nuk ka kontroll


Unë paguaj për dardhë


Ai më jep mollë





Ec e merr guxim


Ta kundërshtosh tregtarin


Ai midis tregut


Ty ta tregon hallin





Kështu do të vuajmë


Për mall të shëndoshë


Derisa na udhëheqin


Njerëzit “kokëbosh”...















S’ JU LË AS ME VDEKË





Si u prish dynjaja


Seç na u çmend mileti


Me këngët tallava


Na mbyti sikleti





Si nusja e lalës


Po vallëzon kojshia


Pranë mullarit të tallës


Ç’po “deliron” rinia





Mblidhet tërë
mëhalla


Besa edhe qyteti


Kur na vallëzon halla


Tallava si pushteti





Ejani shpejt o
burra


Hyqymeti po na
thërret


Dilni me votue kësaj here


Tellalli po na bërtet





Duhet ta votoni
numrin iks


Tjetri s’ vlen pesë
lekë


Unë ju premtoj populli im


Që s’ ju lë me vdekë





SI DRURI





Në politikë or bal


S’ duhet të kesh
zemër


Por të punosh drejt


Dhe të krijosh emër





Nëse ke hyrë në këtë
lojë


Për t’u pasuruar


Kupto ti njeri i pasoj


Keq ke për të përfunduar





Si druri kur digjet


Bëhet prush dhe hi


Ti kurrë mor zuzar


S’ mund të bëhesh zotëri





Lëre me këtë punë


Të merren të tjerët


Ata që kanë një UNË


Dhe i kontrollojnë laperët















PENSIONI I VOGËL





Kësaj pune s’po i
thotë më


Askush mashalla


Po na shkunden xhepat


N’ këtë jetë tallava





Njëqind lekë një
bukë


Gatuar me aditivë


Të mos flasim për suxhuk


As për sedativë





Ku na vajti halli


Turpërohem me thënë


Kjo bukë hamalli


Grykën ma ka zënë





Pensioni i vogël


S’ del as
për ilaç


E jo
që të teprojë


Të blejë një kulaç





Rroftë partia ime


E juaja le të pëlcet


Sepse kur ju shoh



bëni me siklet





SHTETIN TA SHPËTOJMË





N’ mëhallë kishte
dalë


Xha Rama me bajrak


E mbante lart mbi kokë


Sikurse një dajak





Qymyrxhinë e
mëhallës


E mundonte një
siklet


Ta qeverisë komunën


Disa qindra vjet





Ju të tjerët nuk
vleni


As për pesë para


S’ka ku t’ju
kafshojë qeni


Ore ju fukara...





Koalicioni ynë


Është i tërë mileti


Mos u merakosni


S’do t’ju zë sikleti





Vraponi të votojmë


O ju demokratë,


Shtetin ta shpëtojmë


Se
lëngon në shtrat





SI ATLLARË





Çohuni or
hallvaxhinj


Të dalim në mejhane


T’ llafosemi pranë kafesë


Për
kunguj e bajame





T’ i përgojojmë
dostllarët


Të flasim zi e më zi


Për ata që si atllarët


Për një lek
ndërrojnë parti





Të bëjmë pakëz
muhabet


Derisa t’ na lodhet
goja


Vaj halli për ne o karanfila


Se kësaj here na doli boja...





Me thashethemet tona


Të dalim në cep të
qytetit


T’ ia tregojmë mirë qejfin


Fukarasë dhe mbretit...








PREMTIMI





Sa shumë që jam
lodhur


Besa edhe merakos


A t’ju gatuaj petulla


Me ujë e me kos





Nuk po na shkojnë
mirë


Disa punë të vogla


S’ po mundemi tash e tutje


T’ ju shesim dushk për gogla





Nuk di edhe sa kohë


Do merremi me politikë


S’po na shkon për
dore


Ta martojmë plakën për çikë





Ishalla vijnë kohët


Edhe pak më të mira


T’ ju shesim dardha turke


Me grusht
t’ju japim lira





S’ do të mbetet
askush


Edhe pa verdhushka


Në kryetarllëkun tim


Pelat do t’i bëjmë mushka





I KAM DISA TITUJ





Të lumtë na për vete


Lumturon hallvaxhia


Me qeverinë tonë


Mirë na shkon shtëpia





Si veshkët në dhjam


Ju miq do të jetoni


Ç’po ju premtojmë ne


O milet mos harroni





Do t’i rregullojmë
rrugët


Besa edhe
kanalizimet


Do të lulëzojë komuna


Kur të
kalojnë votimet





Do e bëjmë qytetin


T’ia kalojë Parisit


Unë jam njeri i fjalës


Jam njeri i fisit





Jam me disa tituj


Në Sorbonë kam
doktoruar


Votoni për mua


Po deshët për të fituar





MOS
U MERAKOSNI






Unë i mbaj premtimet


Nuk i ha fjalët e
mia


Nën qeverisjen time


Mbarë ju shkon shtëpia





Votoni numrin tim


Mos harroni “dyqind
e shtatë”


Xhepat ju kontrolloj -


Çdo ditë e çdo natë





Për shëndet mos u
merakosni


Do t’i keni ilaçet
pa lekë


Asnjë njeri
i moshuar


Keq nuk ka me hjekë...





Këto premtime do të
vlejnë


Po ju betohem të
gjithëve unë


Tani po shkoj të pushoj


Se është koha për gjumë





E nesër kur të
zgjohem


Do keni për të parë
vetë


Çdo votues do t’i mbush


Dueqit me peksimet...





PËR FËMIJËT TUAJ





Po ju ftoj në kafe


Në qendër të qytetit


Do t’i bëjmë ca llafe


T’ia nxjerrim qejfin lezetit





S’ ju duhet fare
programi


Flasin qartë spotet
e mia


Këto punë më i kanë mësuar


Plaku edhe fëmia...





Çka po ju thonë të
tjerët


Ju mos u besoni


Por atë ditë të lume


Vetëm mua më votoni





Në filan fakultetin


Unë jam doktor- profesor


Për fëmijët tuaj “të
zotët”


S’do të ketë më dëborë...

















MOS BËNI OJNA





Nëse nuk më votoni


Kësaj here për
kryetar


Dijeni mirë o jarana
Se nuk vleni sa një gomar





Hapni mirë e mirë
sytë


More ju kalavesha e
zherdanë


Mos më harroni ditën e caktuar


Të më shpërbleni për bajram





S’ do të hani më lëng djathi


Me bukë elbi as të thekur


Për çdo ditë do të keni


Nga një dash e pulë të pjekur





Këto janë premtime
reale


Nuk janë fjalë boshe
- të thata


M’i jepni votat pa “ojna”


Në këtë vend s’do ketë lengëata...















SA MË SHUMË PREMTIME





Sa keq keni mbetur


Ju maskara


Askush nuk ju blen


S’vleni pesë para





Puna s’ju ka ecur


Ore ju mbathtarë


Keni përçarë miletin


Zi e më zi o zuzarë





Në këtë lojë e valle


Do i këndojmë ca
këngë


Do t’i harrojmë ca halle


S’ do hamë më bukë e lëng





Për katër vjet


E siguruam jetën


Juve ju gjeti ditëzeza


Që shkuat me tjetrën





Ja pra votat tona


Si bëjmë rrush e
kumbulla


Kështu s’e kemi zanat


Të lozim me sumbulla





Edhe herëve të tjera


Ne do të fitojmë


S’mërzitemi pse e lëmë punën


Ne për parti lobojmë





Kështu do të jemi


Përherë dorë për dore


Ne me sharje matemi


Dhe sigurojmë fitore





Duke punuar shumë


Punët nuk kryhen


Por as pa pezhkëve


Rrotat nuk lyhen...





Dilni e loboni


Të gjithë për partinë time


Andaj mos harroni


Për më shumë premtime



Vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Apr 04, 2010 3:36 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT Empty Re: Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 22, 2010 11:46 pm

ÇILE PAKËZ QESEN





Pa i lyer mirë
rrotat



Qerrja nuk ecën


Nëse i do votat


Çile pakëz qesen





Shko nëpër mëhallë


Hyr në çdo shtëpi


Këlthit e mashtro


Me premtime e hajmali





Në atë dakikë kur
ulesh



Në minder ose
kolltuk



Çdo premtim mund të harrosh


O i payndyrë or kopuk





Zinxhir shkojnë punët


Për kokëtul për kokëbosh


N’daç gënje n’daç
mashtro



Votat tona më s’do t’i fitosh





Sërish vijnë zgjedhjet


Përsëriten premtimet


Ne i harrojmë vjedhjet


Na lodhin dëshpërimet





NËSE DO TA SHOHËSH BOTËN





Ja këtu është
mbarimi



Zgjedhjet përfunduan


Me premtime boshe


Petulla me ujë na mbaruan





Nesër do të harrohen


Të gjitha fjalët e kota


Dhe kemi për të parë


Se sa na vlen vota





A thua ndreqen
kanalizimet



Vëllaçko me letra


Kësisoj ishin premtimet


Edhe në kohë të vjetra





Kështu do sillet rrota


Me hajni e mashtrime


Kështu e ka sot bota


Me lajka e trillime





N’daç me ta kthye
shpinën



Ti qitma mua votën


Besa ta rregulloj Prishtinën


Ta sjell këtu edhe botën





RYSHFETI





Nuk bitisen kështu
punët



More karaxhoz


Unë kërkoj lëng molle


E ti më sjell bozë





Këto marifetllëqe të
liga



Nuk i ka sot dynjaja


Moti i ka kuptuar dallaveret


Gjyshja dhe Tota Zyhraja





Po pate punë në
komunë



Për leje a një
dokument



Nëse nuk jep ryshfet


Kot flet me referent





Kthehesh në shtëpi


Pa kryer asnjë punë


Me shumë gajle


Bash kështu si unë





Mos shko për t’u
ankuar



Asnjëherë te
kryetari



Se s’ ka për të pranuar


Pasi t’ cefur gomari





PARTIA JOTE





Se ç’ më zuri sot
belaja



Me një mik të vjetër


Befasisht i iku sevdaja


Kur fitoi partia tjetër





S’ hante bukë ujë
s’pinte



I mbërthyer në gazep


I merakosur rrinte


Kishte mbetur pa lek





Miku im në depresion


Fliste si me palën tjetër:


Në cilën parti të
shalojë



A të rri te pela e vjetër





Posa i curroi pela
veshët



Turfulloi hundë e buzë


Partia jote vëlla, i thashë,


Të paska qitur mu në zuzë




















AS PRUSH, AS HI





Deri dje jeni sharë


Si cuba të beteravtë


Fyer rëndë e përçarë


Për një pelë një gomar





Sa herë keni shkuar


Në mal për dushk


Atje ju ka ngordhur


Nga një mushk





Ju shkoi puna
ters



Beter e më beter


Për një fotele të vjetër


S’ latë pa trokitur derë





Me miqtë më të mirë


Si qentë jeni grindur


Besa edhe me karige


Bukur mirë jeni bindur





Jeni ndarë në pjesë


Si pula në qervish


Tani s’u vjen era


As asht as mish!





PO LAROSNI





Ik more mjeran


Zhelan katundar


S’vlen pesë lekë


Me të qitë n’pazar





Kështu na përdhosin


Në rrugë e rrugica


Zagarët mendjelehtë


Me disa zagarica





Gjithku janë sharës


Mallkues karaxhoza


Njerëz lëpirës hajna


Bullafiq e minxhoza





Kur u shkelet bishti


Bëjnë lajka të thata


Nga kjo dyfytyrësi


I rrok lemza e lëngata





S’i turpërohen marres


Nuk skuqen as pak


I lëshohen prapë hajgares


Duke u hyrë tjerëve në hak





KUSH DO TË NA UDHËHEQË





Se ç’na paskan dalë


Partitë në paradë


Duke u sharë ej


Si në maskaradë





Të gjthë premtojnë


Llafe e mesele boshe


Do rregulloj jetën


Nëpër sheshe e qoshe





Parakalojnë rrugëve


Turrë dhe rrungajë


Me flamuj të ngritur


Qytetit skaj më skaj





Mbi dërrasa të vjetra


Leh e kërcen një qen


Me reklama e postera


Të komunarëve manekenë





Duam program të mirë


Të dimë kë e votojmë


Ata na përgjigjen:


Fotot ju mjaftojnë!





Si nuse të
pispillosur



Me vathë e gjerdan:


Njerëz na jepni votat


Se s’do jeni pishman!





Eu ç’na lodhi kjo fushatë


Në sheshe e nevojtore


Me piskamë e shamatë


Si bretkosat në zhavore





Kush do fitojë zgjedhjet


Cili bilmez do na
udhëheqë



Kushdo qoftë prej këtyre


Frikem, do kalojmë prapë keq









































DERI KUR MË KËSHTU





A vjen Sala apo Lala


Kryetar në komunë


Ne sërish do të gjezdisim


Si hamaj të papunë





Do llangosemi nëpër
rrugët



E baltosura të
Prishtinës



Ruana Zot nga ndonjë zhugë


Ose sëmundja e sorrëshkinës





Sërish një Hasan e
një koçan



Do të na larosin si
përherë



E ne kështu me
premtime



Do të votojmë pa poterë





Deri kur më me këto
teza



Do të na shkojnë
punët



Të na qeverisin disa bilmeza


Si Tatarët dhe Hunët





Zgjohu o i mjeri milet


Hapi kësaj radhe sytë


Një lopë atje po
pëllet



Viçi në grazhdë iu ka mbytë...





BËHEN TAPË





Se si na janë
çmendur



Këta të shenjtët
apostuj



Mendojnë se kungulli


Noton gjithmonë mbi ujë





Nëpër shumë ahengje


Kollofitin n’kalanica


Duke u dëfryer si të çmendur


Me lapera e laperica





Me ne nuk merren
aspak



Këtyre nuk u bëhet
vonë



Se janë tejet të sigurt


Ata për votën tonë





Prandaj dehen e
stërdehen



Derisa bëhen tapë


Me lekët e miletit


Në dimër e në vapë




















QË I FUTNI DUART





Disa po më
kërcënojnë



Mua për këto satira


Saqë po m’duket nga frika


Treqind lekë bira





Nuk më lënë rehat


Në telefon cingërojnë


Dhe lëvizjet e mia


Po m’i kontrollojnë





Ju mos u bezdisni


S’ju paraqes në polici


Për kërcënimet e kota


Për këto marrëzi





Le t’ju kontrollojë


Ndërgjegjja juaj


Që i futni duart


Nëpër xhepa të huaj




















S’KA GAJLE





Voto, në daç mos
voto



Ti more karabash


Në fund të dalin punët


Të thella shtatë pash





Edhe me dhjetë vota


Ai na bëhet kryetar


Kënaqet burri i dheut


Me këtë punë të mbarë





Një fjalë poullore
thotë



Sa mirë i di Meta


Për t’i kontrolluar


Votat e veta





Kurse ti nga sevdaja


Bjeri or dost tupanit


S’ka dert pse s’ke çka ha


As për natën e Bajramit




















ANATEMA





Kush na i mbushi
xhepat



Me premtime të thata


Atij i raftë zhuga


Mos ju ndaltë lëngata





Jemi njerëz të
ndershëm



Askujt s’ia duam të
ligën



Përse të na mashtroni


Si në përralla shtrigën





Na i kërkuat votat


Me dy duar ua dhamë


Andaj mos na shitni


Lëkurën për dhjamë





Kjo e ligë s’vonohet



Ne do t’ju dënojmë


Juve dhe të tjerëve


Keq do t’ju dëmtojmë




















TASHTI NA KA
MBETUR






Disa punë s’na
shkuan



Si patëm menduar


Andaj na u është dashur


Gënjeshtrat për t’i trilluar





Nuk kishim nafakë


Me disa tendera


Na e zunë rrugën


Lagjet me ferra





Kemi pritur pa masë


Të na rritet buxheti


Por kësaj radhe ashiqare


Na tradhtoi mileti





Tashti na ka mbetur


Ti kryejmë disa punë
të vogla



E të tjerat mbesin


T’ ju mashtrojmë për pak gogla




















NA U MBUSH KUTIA





Askush nuk di


Se në këto kuti


A votova unë


Apo votove ti





Na u mbushën kutitë


Përplot me
fletëvotime



Pa votuar Xaja


Pa e qitur kokrrën inxhja Hasime





Shpeshherë po na
ndërrohen



Këta kujdestarë


Hyjnë e dalin nga vendvotimet


Si qentë në pazar





Me mbrëmje nisi
ahengu



Komisioni po feston


Na u mbushën kutitë


Veç me djersën tonë




















EDHE
PARTITË E TJERA






Kanë dalë në shesh


Të gjitha të palarat


Me kutitë e votimeve


Që u gjetën tek arat





Pranë Lisit të Lamës


Shumë afër luadhit


Te varri i Zanës


Në qoshe të gardhit





Edhe të vdekurit


Këtu kanë votuar


Dikush në dasmë


Seç i paska ftuar





Kështu punët e pista


Dolën sheshit në
lëndinë



Votuan të vdekurit


Në Gjakovë e në Pristinë





Ndoshta në shumë
qytete



Kanë ngjarë këto
veprime



Votuan për xhenaze


Në Lipjan e në Shtime






DISA VILAJETE






Obobo, ç’na
ndodhi sot



Me këtë marifet
belaja



Shumë keq na shkoi puna


Na u tret sevdaja





Moj lakmi e shkreta


Si na e more fytyrën


Për disa copë letra


Qite në shesh yndyrën





Ç’ të gjeti kështu


Ty moj Tota Naze


Me sa mend votove


Kësaj here për xhenaze





Me këto punë të liga


Na bëre përrallë


Nuk po kemi fytyrë


Të dalim në mëhallë




















2.





Në disa vilajete


Po i anulojnë zgjedhjet


Seç na u përzien
qeleshet



Kur i konstatuan vjedhjet





Aspak mos u bezdisni


Mos u merakosni


Ju do të gjeni mënyra


Si do të vulosni





Disa mbrapështira


Na dolën ashiqare


Si mund të votojnë


Të vdekurit nëpër varre





Në çdo vendvotim


Pati shumë zhurmë


Kësaj here votoi


Dikushi edhe në gjumë




















3.





Me bajrak Aleanca


Me flamuj PDK-ja


Me njëqind ndërskamca


marshoi LDK-ja





Edhe partitë e tjera


Nuk mbetën shumë
larg



Votuan si përherë


Duke u përjargë





Nuk i pëlqen këto
punë



Vëllezër pavarësia


Të votojë çdo kund


I vdekur dhe fëmija
























































































































































MORE JU TË MJERË









































MALLKIMI MBI SHEMTUESIT E GJUHËS





Përse ju o ‘’llokmaxhi’’


Gjuhën
TONË e bastardhoni



Keni futur kokën në ‘’tagji’’


Kulla mashtrimi po na ndërtoni





Si papagaj ju
përsëritni



fjalë të huaja yes, yes - OK-ej


Po e shëmtoni
shqipen e bukur



Djaj të dilindrisur, o ju lakej!





Çka po ju shtynë
kështu



Të jeni të tillë o
teveqelë



Ti gëlltitni fjalët e shqipes


Si qypin e vjedhur me reçel





Shihni se si për së mbrapshti


Jeni mykur, zëri ju
është mekë



Mos i keni veshur “poturet’


Si çdo herë pa “brekë”





Mos vallë gjuha e
juaj



Është lidhur me rrip


Në shumë emisione llomotisni


Një të folme të pa krip’





Në televozion
parakaloni



Thuajse jeni të huaj


Aspak nuk janë më të mirë


As padronët tuaj!...





Kullotni tani sa të
doni



Në këtë mal me ferra


Dhe mos e çani kokën


More ju “lahpera”





Një ditë kjo gjuhë e bukur


Do t’ ju truajë e
mallkojë



More ju shpërfillës të lig


More ju njerëz të pa soj









































GJUHA E PËRDALTË





Hani pini e përtypni


Na bëni pak sevda


Se na shndërruat
shqipen



Në një gjuhë tallava





Na dalin para
ekranit



Karaxhozë e babalokë


Me llafe të pakripura


Gojën me lesh e bërllok





Si do t’ju shkojë
puna



More ju “stramastikë”


Që hunguroni këtë
tallava



E deheni tapë me mastikë





Rrasni lakëror kullufitni


Ngopuni orë “coftanë”


Se një ditë do të gëdhini


Si “kurmë” nën jorgan





Ju që jeni duke
përdorur



Këtë gjuhë të
përdaltë



Një ditë do të zgjoheni


Të lagur e të stërkaltë...





Pra kudes s’është vonë


Ta respektoni gjuhën tonë!


PA MASHALLA





Na ka ikur gëzimi


Ku na shkoi sevdaja


Këtë muzikë të prishtë


Na e vraftë murtaja





Tallava në gjuhë


Tallava në këngë


Nuk vishet
këmisha



Or vëllaçko pa mëngë





A bëhet fare dasma


Pa valle, rend e mish


Apo folklorit tonë


Po i vjen era qervish





Posa dola në rrugë


Këlthita mashalla


Kur pashë një “gomar”


Që pëllet tallava




















NDOSHTA TË GJITHË JENI





Sa mirë po lehni
tallava



More ju të pa soj “zagarë”


A e dini se s’vleni pesë lekë


Me ju qitë si cjapin në pazar





Aspak nuk mbesin mbrapa


As lazdrajkat zagaricat


Duke
i dredhur bythët



Duke
i tundur sisat...






Vaj halli për ne


Edhe për tërë miletin


E tërë kjo çoroditje


Na e humbi bereqetin





Ç’po ankohet fisi


E ç’po na thotë
plaka



Kësaj katandisje ...


Na i daltë tej flaka!





Na thuani vargje kënge


Që këndohen shumë
herë



Na i shurdhuat veshët


More ju të mjerë...





Me këto spote të
pista



Çmenden edhe xhindët


Çfarë ju thonë kojshia


Çfarë mendojnë prindët





Ndoshta të gjithë
jeni



Pa nënë e pa baba


Andaj cullakoheni


Dhe këndoni tallava...





I mjerë ky popull


I gjorë ky milet


Që mbeti pa të mira


Dhe pa bereqet...









































ETHET ME NA ZËNË





Se ç’ na u prish
dynjaja



Në këto kohë të liga


Dalin e çmenden vashat


Sikur të ishin shtriga





Njëra përdridhet
rrugëve



Tjetra gjoksin në
hava



Si me i thënë kësaj jete


Bujrun- tallava





Na humbën qitjanet


E kohëve të mira


Kur kalonin vashat


Me pamje të dëlira





Sot po na dalin rrugëve


Zoqkat për ibret


Deri në kërthizë të zhveshura


Pa
turp e pa siklet






Çfarë po ju thotë
baba



A keni more ju nënë


Si lakuriqoheni kështu


Ethet e zeza me na zënë





TË THONË LAHPERICË





Kur ti nuk
turpërohesh



Kështu lakuriqe me dalë


E pse unë tani të skuqem


Me t’i thënë ca fjalë...





Si je veshur moj
kështu



Mos je vallë e marrë


Apo paske dalë


Me shitë mish në pazar





Po çka po të thotë
nëna



A ke fare babë a vëlla


Kështu si paske dalë


Nuk je për mashalla...





Duke e shitur trupin


Duke shitur mish


Nesër moj e mjerë


Do bëhesh qervish





Vëre gishtin në kokë


Mos luaj me jetë
cic-mic



Shihe si po të thonë


Më të drejtë lapericë





NA ËSHTË BËRË SI ZHUGË





Ç’na ndodhi e liga


Si u prish dynjaja


M’u cullakosur


Zengjini e fukaraja





Vajza e profesorit


Endet pa siklet


Besa lakuriqe


Si në gjerdek





Çika e farkëtarit


Se ç’na i farkon sytë


Në sisat e saj “altar”


Çdo kush me u mbytë





Çka u bë me ne


Fytyra ku na mbeti


Për një kokërr rrush


Shitet dinjiteti





Asgjë s’na ka mbetur


As të dalim në rrugë


Kjo punë e stërkequr


Na është bërë si zhugë





TË LUMTË NA PËR VETE





I kemi qitur punët


Shumë mirë në dyzen


Me këto ministri


Që numërojnë në vend





Nëpër emisione


Kapistrat i reklamojnë


Thuajse nuk dinë


Më mbarë të punojnë





Pse s’na i tregojnë
pjatat



Të drurit apo të arit


Çfarë pite kullufisin


Prej lakrave a prej barit





Të lumtë na për vete


Me këta burra të
dheut



Që ja grabitën famën


Edhe Skënderbeut




















ME JETËN TANGALL





Unë të flas si njeri


Kurse ti i fryn
hundët



A thua bre byrazer


Me rradakë si i ke punët





Mos e humbe këto
ditë



Thesarin e botës


Që ti nuk ke pasur


As hi afër votrës





Sot po krekosesh


Me jetën tangall


Se si qenke ulur


Të pjekësh kafe në mangall





Këto punë të liga


Nuk të çojnë shumë larg


Andaj mos u merakos


Kur ke me u përjargë




















NË KONTEJNERIN TONË





Disa punë të mira


Na vijnë shumë ngadalë


Kurse ato të ligat


Frushullojnë valë-valë





I mbushe kosheret


Me bletë e me mjaltë


Ku i more dollarët


Apo janë të përdaltë





Dyzet vjet punova


Me miq e shokë në
punë



Kurse sot pensioni


S’më del as për somun





Çka të bëjmë për
barna



Kur leku na mungon


Dalim e lypim gjësende


Në kontejnerin tonë




















TË CULLAKOSUR





Ju shkojnë jargët si stërkalat


Tërë kohën duke u
sharë



Në Beleg po ju dalin të palarat


Si cupullakët në pazar





Përdhosjet nuk kanë të ndalur


Duke sulmuar “me
fjalë të buta”



Pa kërkuar kurrë të falur


Për goditjet tejet të ulëta





Të shkoi jeta me hajdutëri


Gënjeshtën kurrë s’i ke ndalur


Si doktorët nëpër çarshi


T’kaloi jeta duke pallur





Pas jush ngarendin karaxhozat


Burra për gjak mos me i vra


Por shpirtin e lapanxhozave


Asnjë lumë nuk mndet me e la





Zgërdhihen mashtrojnë miletin


Diku diku shumë kërcënojnë:


Po s’na jep ti neve votën


Na ty qejfin ta rregullojmë!





Unë ju rregulloj kanalizimin


Për kalldrëmë e shëndetësi


Shkoni e pyetni Xha
Qazimin



Unë nuk mbaj përgjegjësi





Mua më njeh tërë mëhalla


Premtimin si e mbaj


Unë s’merrem me kopalla


Do të bëj qytetin saraj





Kështu flasin partitë
politike



Gjatë fushatës
elektorale



Me premtime tejet jetike


Me llafe të kota e banale





Anembanë nëpër
Kosovë



Përçajnë e
mashtrojnë



Ngriret zemra pa dëborë


Pashallarët çka premtojnë





I zbresin yjet prej qiellit


Hënën në mbrëmje e mjelin


Veç për vota në pikë
të diellit



Mëngët në bërryla i përvjelin











Kur del puna buçuk
zbuten s’flasin



klonohen n’ tarçuk e dalin në plazh


Bëjnë koalicion tjetrin e përqafin


Bindshëm dalin prapë
në balatazh.








































































KOLOVAJZA





Sa ngushtë paske
hyrë



Në këta pantallona


Po të duken këmbët


Si okllagi të holla





Gjokset qitur jashtë


I paske mbushur
shumë



Silikon apo kashtë


Tashmë nuk di unë





Edhe kështu jeta


Na është bërë tallava


Në vend të lakrorit


Me kollofit bakllava





Mos ma shihni për të
madhe



Ju të mirë djem e vajza


Kështu na qenka moda


Kështu po sillet kolovajza




















HISJA JOTE MORE DEJUZ





Se ç’na qenka hidhëruar


Gati me u çmend zotëriu


Na i kish praptuar kazanat


Sivjet qymyrxhiu





Ishte mësuar pak si keq


Një derr me rras e me kollofit


Me jetue me djersë të huaj


Në ahengje nat’e ditë





Sa mirë na dolën disa çuna


Ujin në burim e turbulluan


Na mbeti komshiu pa mazë e samuna


Prej sikletit djersët e mbuluan



































2.


Fshinte ballin pastronte plagë


Me i dal puna birinxhi


Se ç’ju pështjellën opingat në Hagë


Komshiut tonë dilinxhi





Me piskamë vajë e siklet


E përmend djepin pa ndërpre


Të mëshirohet bota haj medet


Kinse ka hise këtu ndër ne





Shpesh e përmend dorezën e llullës


Thua se i ka mbetur në këto anë


Ty të takon trashtë e surlës


O kobit i ndyer i tokës tonë





Hisja e jote mor dejuz


Është atje përtej mollës


Tepër po lyp more sojsuz


Sot të mbeti bishti i dardhës























MOS PAÇ AS HI NË
SHTËPI






Diku në Kosovë në një çiflig


Po jeton një çifligar


Dikur na ishte fukara


E sot kalon mbi at të
bardhë






Shpirt – zezonë besa burrë i lig


Sa thoni i zoguts’çonë në kandar


Herë me lek e herë me shiling


E blen burrërinë nëpër mëhallë





E kishte hujin e beteraftë


I pasoj njëri pa yndyrë


Kapadahi he Zoti e vraftë


Duke qeshr të gënjen në fytyrë





Një herë një plakë në
derë i trokiti



Më duket se lypi një gotë ajran


Por si xhadalli ky farë njeri bërtiti


Ik moj shtrigë se për ty s’kam





Me njëqind mallkimei plaka


Mos paç mor njeri hi në shtëpi


Një ditë ty të daltë flaka


U bëfsh shkrumb e u bëfsh hi





PËRMBAJTJA








DARKA E LAMËS 9



DASMËN E MADHE TË MOSKOVIT 10



BAJRAKTARËT
E VATANIT 12



DARKA
E LAMËS A E FAMËS 14



NA
I ZVOGËLUAN TROJET 15



GRINDEN
PËR PAK PËRSHESH 18



SI
QETË E PARMENDËS 20



MBETI
DALLKAUK 22




PALLËSH SI GOMAR 23



MOS
IA KTHE SHPINËN ATDHEUT 24



PJESA
E LOJËS 25



DUKE
GJETUR BEJHANE 27



HERË
CULLAK, HERË ME POTURE 29



NËSE
PËR HIR TË MINORËVE 31



DIKUR
MOTI PATA NJË
EMËR 33



MOSNI
KËSHTU 35



ZOTËRI
MONDANË 36



SE
PËR SË GJALLI 37



GARDHI
I HALIM DULËS 38



KRITIKË
- ANALISTË E POLITIKANË 39



I DI META PUNËT E VETA 40


M’I
JEPNI VOTAT 42




GJITHË PREMTOJNË 44



DESH
E THEVA KOKËN 47



DERISA
NA UDHËHEQIN KOKËBOSHËT 48



S’
JU LË AS ME VDEKË 49



SI
DRURI 50



PENSIONI
I VOGËL 51



SHTETIN
TA SHPËTOJMË 52









SI
ATLLARË 53



PREMTIMI 54


I
KAM DISA TITUJ 55



MOS
U MERAKOSNI 56



PËR
FËMIJËT TUAJ 57



MOS
BËNI OJNA 58



SA
MË SHUMË PREMTIME 59



ÇILE
PAKËZ QESEN 61



NËSE
DO TA SHOHËSH BOTËN 62



RYSHFETI 63


PARTIA JOTE 64


AS
PRUSH, AS HI 65



PO
LAROSNI 66



KUSH
DO TË NA UDHËHEQË 67



DERI
KUR MË KËSHTU 69



BËHEN
TAPË 70




I FUTNI DUART 71



S’KA GAJLE 72


ANATEMA 73


TASHTI NA
KA MBETUR 74



NA
U MBUSH KUTIA 75



EDHE
PARTITË E TJERA 76




DISA VILAJETE 77



MORE JU TË MJERË 81


MALLKIMI
MBI SHEMTUESIT E GJUHËS 82



GJUHA
E PËRDALTË 84



PA
MASHALLA 85



NDOSHTA
TË GJITHË JENI 86



ETHET
ME NA ZËNË 88




THONË LAHPERICË 89



NA
ËSHTË BËRË SI ZHUGË 90




LUMTË NA PËR VETE 91



ME
JETËN TANGALL 92




KONTEJNERIN TONË 93




CULLAKOSUR 94



KOLOVAJZA 97


HISJA
JOTE MORE DEJUZ 98



MOS
PAÇ AS HI NË SHTËPI 100











































































Email: ademzaplluzha@hotmail.com











ADEM ZAPLLUZHA





BAJRAKTARËT E
VATANIT



Poezi satirike











Shtypi:


Shtypshkronja
TREND,



Prishtinë, 2010























Katalogimi në botim – (CIP)


Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e
Kosovës







821.18-17



Zaplluzha, Adem


Bajraktarët e vatanit : poezi satirike / Adem Zaplluzha. - Prishtinë :
Klubi Letrar “Fahri Fazliu”, 2010. - 102 f. ; 21 cm.



ISBN
978-9951-538-09-1



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT Empty Re: Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi