Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: Njoftim për promovim letrar. Vera Pelaj...promovon librin“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”.

Shko poshtë

Pilo Zyba: Njoftim për promovim letrar. Vera Pelaj...promovon librin“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”. Empty Pilo Zyba: Njoftim për promovim letrar. Vera Pelaj...promovon librin“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 1:25 am

Pilo Zyba: Njoftim për promovim letrar. Vera Pelaj...promovon librin“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”. 12306_104172729616118_100000701739246_92059_2734395_n
Pilo Zyba me Shkrimtaren e librit " Kaleidoskop i letërsisë shqiptare" dhe gazetaren e radios " Skay" në Prishtinë , VERA PELAJ.
foto. Tiranë maj 2009



Pilo Zyba: Njoftim për promovim letrar. Vera Pelaj...promovon librin“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”.


Të dashur, miq!

Më 25 mars, ditë e enjte, në orën 11.00, në sallën e Muzeut Historik
Kombëtar, në qendër të Tiranës, bëhet promovimi i librit tim të parë
“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”. Nëqoftëse keni mundësi të vini,
jeni të mirëseardhur…



Me shume respekt

Vera Pelaj - Prishtine
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pilo Zyba: Njoftim për promovim letrar. Vera Pelaj...promovon librin“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”. Empty Pilo Zyba: Lajmi i ditës. vajza Kosovare Vera Pelaj - promovoi në Tiranë librin e parë -

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 7:54 pm

Pilo Zyba: Njoftim për promovim letrar. Vera Pelaj...promovon librin“Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”. 12306_105174929515898_100000701739246_94637_93197_n
NË FOTO. prof.dok.Murat Gecaj, Vera Pelaj,autorja Kosovare, prof,dr.Hamit Boriçi, gazetari i njohur Dilaver Baxhaku

Shkrimi dhe fotot, Dilaver Baxhaku


Vajza Kosovare Vera Pelaj është gazetare e RTV skay.
Nesër do kemi dhe foto të tjera, pasi sot është linja a ngarkuar.
Pilo Zyba

Në takimin për paraqitjen e librit të autores Vera Pelaj ishin shumë
miq e mikesha të saj, njerëz të fushës së librit, gazetarë të medieve,
drejtues të shtëpisë botuese ‘Erik’ etj. Libri, që titullohet
“Kaleidoskopi i letërsisë shqiptare”, mbahet në një kopertinë e punuar
hijshëm, dhe përmbledh 19 intervista në rreth 160 faqe të shkruara.
Janë, pra, vetëm 19 intervista nga ato që gazetarja e Radio
Televizionit të Kosovës, Vera Pelaj, ka kryer me shkrimtarë e poetë të
trevave shqiptare, pa kufi. Duke e shfletuar “kaleidoskopin”, ndeshim
emrat e njohur të shkrimtarëve e poetëve A. Demaçi, D. Agolli. A.
Vinca, A. Podrimja, A. Mylyshi-Lifschin, F. Arapi, Xh. Spahiu etj. etj.
I pari botim i autores. Kritikja e njohur e letërsisë, Prof. Dr. Klara
Kodra, e cila ka shkruar edhe parathënien e librit, tha se intervistat
e Verës nuk janë thjesht intervista, se në to ndjehet kërkimi,
hulumtimi, thellimi i gazetares për të gjetur e për të vënë në dukje
anët thelbësore të krijimtarisë së autorit që interviston, për të dhënë
imazhin e veçantë të krijimtarisë së tij. Librin e ri të Verës e
përshëndetën dhe dhanë mendime për të edhe Natasha Lako, Murat Gecaj,
Hulusi Hako, Kozeta Zavalani etj. Autorja i falënderoi pjesëmarrësit,
duke shtuar se, me botimin e këtij libri ka synuar t’i shërbejë sado
qoftë fushës së krijimtarisë shqiptare, dhe se me punën e saj si
gazetare intervistuese ka përfituar shumë, ngaqë ka bërë plot miq e
mikesha krijuese anekënd trojeve shqiptare. Biseda të ngrohta në mes
pjesëmarrësve gjetën vend në sallën ku ishte shtruar një banket.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi