Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk është e vërtetë që kinse islamikët veprokan kundër atdhetarit dom Anton Kçira‏

Shko poshtë

Nuk është  e vërtetë që kinse islamikët veprokan kundër atdhetarit dom Anton Kçira‏ Empty Nuk është e vërtetë që kinse islamikët veprokan kundër atdhetarit dom Anton Kçira‏

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 11:27 am

Nuk është e vërtetë që kinse
islamikët veprokan kundër atdhetarit dom Anton Kçira?




Nga
Ferid Selimi



feridselimi@yahoo.com

Mik i nderuar, Paul
Tedeschini,



Që në fillim të them që, bazuar në atë që pashë dhe
dëgjova nga goja e Dom Anton Kçirës, si gjatë fjalimit të tij, ashtu edhe kur
hapur kërkoi falje, ai, ishte i zoti i vetevetes dhe nuk kish nevojë për avokat
mbrojtës. Tek e fundit, së hapur e tha atë që e kish menduar pët myslimanët (në
Bosnje dhe në Kosovë) dhe së dyti, kur kërkoi falje për fjalët
që i kishin rrëshqitur në atë fjalim.


Dua vetëm të ta përkujtoj ty, Domit të nderuar dhe të
gjithëve që mendojnë si ju, që nëse tre apo katër veta ndërmarrin një aksion
terrorist, domosdoshmërisht nuk do të thotë që i tërë ai popull, të cilit i
përkasin ata tre a katër veta, është terrorist.


Ne jemi të vetëdijshëm dhe të informuar mirë që sulme
terroriste nëpër Botë ka pasur gjithnjë, e ndoshta do të ketë edhe më tutje.
(edhe pse unë do të uroja dhe do të lutesha që sulme të tilla të mos ndodhin
asnjëherë). Dhe për fatin tonë të mirë, pjesa dërmuese e terroristëve nuk i
takon popullit shqiptar.


Unë po ta them publikisht që as ti nuk i ke zgjedh
fjalët. Je munduar të komentosh fjalët e priftit Anton Kçira. Unë nuk e shikoj
atë si prift katolik, por si njeri të devotshëm ndaj Zotit, që në atë moment
nuk ka menduar shëndosh. Ose ka folur në afekt.



Ti e di mirë, por edhe shumë miq tanë, që neve gjithnjë
na kanë këshilluar që para se të flasim e të nxjerim ndonjë fjalë nga goja, ta
përtypim mirë e mirë, e pastaj ta hedhim jashtë...


Në tubimin ku ka folur Dom Anton Kçira, s’e besoj të
ketë pasur ndonjë shqiptar të përkatësisë së fesë islame. Andaj, nuk mund të
fajësohen myslimanët që e kanë përhapur këtë lajm në Youtoube. Kush e ka
përhapur dhe pse mu tani, pas dy vjetë e gjysmë, këtë duhet ta hulumtoni në
mesin tuaj. Mos ndoshta i pengon dikujt Domi i nderuar?


E për ta shfrytëzuar, po, e kanë shfrytëzuar shqiptarët e përkatësisë së fesë islame.

E kanë shfrytëzuar (edhe pse unë nuk pajtohem as me ata
që e kanë shfrytëzuar këtë ngjarje për ndonjë ndasi ndërfetare) sepse jo
rrallë, myslimanët-shqiptarët akuzohen për fyerje që u bënë personaliteteve të
feve të tjera. Por, ama, asnjë shqiptar të fesë islame nuk e kam dëgjuar deri
më tani të ketë dalë hapur dhe të ketë justifikuar krimet që janë bërë diku, si
në Indonezi, Egjipt, Amerikë, etj.


Asnjë shqiptar i fesë islame deri më tani nuk ka ofenduar ndonjë pjesëtar të fesë tjetër me nofkën “qen-qej”.

Nëse ke lexuar diç nga terrorizmi ndërkombëtar, e besoj
të kesh lexuar, je bindur që jo domosdoshmërish, terroristët janë myslimanë.
Karlosi, bandat e kuqe, dhe çifti gjerman (terroristë më të njohur në botë) nuk ishin myslimanë.


Pikërisht kjo demaskon dhe përgënjeshtron argumentin që përdor ti të “terrorizmit islamik
shqiptar”
.


Më lejo të të jap një këshillë ty dhe të gjithë të tjerëve që merreni edhe
më tutje me këtë rast. Mos e gjuani topin në fushën e tjetrit, mbajeni në këmbë
dhe luani me të, sepse ashtu jepet goli. Duke e hedhur në fushën e tjetrit,
vetëm i mundësoni që t’ju sulmojë edhe më. Andaj, fajtorin kujdestar të
ndritjes së këtij lajmi në Youtoube, kërkojeni në mesin tuaj. Dikujt, duket i
pengon Dom Anton Kçira. Ose, ia ka zënë rrugën dhe është bërë pengesë, e ky ka
qenë momenti i duhur për ta përbaltur, në mënyrën më poshtëruese.



Sinqerisht më vjen keq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi