Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prekë Gjetaj: Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë

Shko poshtë

Prekë Gjetaj: Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë Empty Prekë Gjetaj: Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 8:35 pm


Prekë Gjetaj: Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë U1_AntonKcira
Anton Kçira
Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë


Nga Prekë Gjetaj*

Ne jetën shoqërore, përgjithësisht ndodh, që njerëz të shquar të kulturës e të historisë sonë kombëtare, të veçohen nga të tjerët për aftësi intelektuale, për përkushtim në çështjen madhore, për veprimtari e krijimtari të thellë dhe për pathyeshmëri të vullnetit e të idealit të lartë që kanë në shpirt. Të tillë njerëz lindin në çdo kohë; janë të nevojshëm për jetën, shoqërinë dhe kombin në përgjithësi dhe, secili në fushën e vet e njëherësh bashkërisht i vënë vulën c historisë së një kombi. Brezat që pasojnë, të kaluarën e rimarrin pikërisht nëpërmjet këtyre njerëzve të shquar. Në historinë e kishës, të kulturës dhe të kombit tonë shqiptarë në përgjithësi, kemi shumë emra që kanë lënë gjurmë nderi dhe krenarie në mbrojtjen e kulturës, identitetitit dhe të etnisë shqiptare. Në mesin e shumë të tillëve përmendim emrat e shquar të kombit tonë, si Atë Gjergj Fishtën, Atë Anton Harapin, Atë Vinçenc Prenushin, Atë Shtjefën Gjeçovin, Atë Bernard Llupin dhe shumë e shumë të tjerë. Kontinuitetin e traditës së këtyre etërve të kombit e ruajtën në ditët e mëvonshme edhe shumë figura të shquara të kombit tonë. Njëri prej prej atyre figurave që me devotshmëri ruajti këtë vazhdimësi është pa dyshim edhe prifti i Kishës Shqiptare Katolike në Detroid të Amerikës, atdhetari i kauzës kombëtare, i cili gjatë gjithë rrugës së tij jetësore ishte në shërbim të kombit, don Anton Kçira.
Për të folur për rrugën jetësore dhe shëmbëlltyrën e kësaj figure kolosale të kombit tonë, besoj se nuk duhet ndonjë justifikim i veçantë. E veçanta e këtij momenti kapërthen në vete privilegjin, mirëpo njëherësh edhe përgjegjësinë se sa studiuesi i kësaj figure ka mundësi të mbërthejë brenda kornizave të caktuara të studimit të tij të shkurtër të gjitha segmentet qenësore.
Kjo figurë e historiografisë së kishës shqiptare dhe të kombit tonë ka disa dekada që me veprimtarinë e tij tejet interesante u imponua në hapësirën tonë, veprimtaria e të cilit u pasqyrua qartë nëpërmjet shkrimeve, trajtesave dhe librave të botuara ekskluzivisht mbi rrugën jetësore dhe veprimtarinë e tij, që janë tejet interesante, jo vetëm për lexuesin shqiptar, mirëpo kanë frymë ekskluziviteti edhe për lexuesin botëror.

Rruga jetësore e dom Anton Kçirës

Don Anton Kçira në memoaret e tij, duke folur për rrugën jetësore të tij ndër të tjera shkruan: “U linda në Gjakovë, më 17 qershor 1939. Sikurse shihet nga viti, ky ishte vit i kobshëm për Evropën dhe një kohë shumë e vështirë për fëmijërinë time. Isha i dhjeti fëmijë me radhë në familjen time. Në atë kohë babain e kisha kryetar të komunës në Brekoc. Por, kjo nuk zgjati shumë dhe situata ndryshoi. Shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, edhe mua si vogëlush i kësaj kohe me ra hise të humbas babain për tre vjet e gjysmë, duke mos ditur se a është gjallë. Partia bolshevike i likuidoi intelektualët tanë duke i vrarë, apo duke i mbytur në mënyrë mizore dhe shpesh duke i futur në bregun e Erenikut, ku ne si fëmijë shkonim për të marrë vesh se cilin nga intelektualët tanë kishin mbytur, sepse nuk i varroseshin në tërësi. Shumë herë i gjenim pjesët e trupit që kishin mbetur jashtë dhe në këtë mënyrë zbulonim se cilin kishin vrarë. Kuptohet, se këta njerëz kishin autoritet më shumë se të tjerët”, rrëfen në kujtimet e tij don Antoni.
Babai i tij Pashk Kçira kishte qenë një intelektual dhe atdhetar i devotshëm i kohës. Ai përherë për angazhimin e tij atdhetar ishte në shënjestër të pushtetmbajtësve serbë.
Pra, don Antoni u lind dhe u edukua në një familje me tradita intelektuale dhe atdhetare. Me qëllim t’u shpëtoj përndjekjeve që ua bënte regjimi i atëhershëm bashkë me familjen u detyrua që të shpërngulet në Maqedoni, përkatësisht në Shkup. Me t’u vendosur në Shkup atë e regjistrojnë në shkollën tetëvjeçare “Liria”, shkollë të cilën dom Antoni nxënës i pasionuar pas dijes shkollimin e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Më pastaj ai vazhdoi Kolegjin Teologjik në Pazin të Kroacisë, diplomoi Fakultetin e Filozofisë – drejtimin e teologjisë kishtare.
Don Anton Kçira meshën e parë e ka dhënë në qytetin e tij të lindjes në Gjakovë më 2.7.1967. Një muaj më vonë është emëruar nga dioqeza si ndihmës famullitar në kishën katolike shqiptare në Bistrazhin të Gjakovës. Ndërkaq pas një kohe jo të gjatë ai emërohet meshtar në famullin e Gllogjanit. Pas një viti e gjysmë misioni në këtë mjedis, transferohet në Guci, që ndodhet brenda kufijve politik të Malit të Zi.
Në vjeshtën e vitit 1970 dom Antoni emërohet famullitar në fshatin Gllogjan duke e lënë kësisoj Gucinë dhe rikthehet në Kosovë përsëri. Dekreti mbi këtë emërim ishte lëshuar nga mons. dr. Joakim Herbut, i cili asokohe ishte ipeshkëv i dioqezës Shkup-Prizren. Ai këtë famulli e mori në dorëzim nga don Ciril Bajuka, me përkatësi kombëtare sllovene, i cili këtu kishte shërbyer mbi tri dekada, një meshtar i përkushtuar.
Pas shërbimit shumë dekadash në kishën e Gllogjanit, duke hapur edhe filiale të tjera, si në Gllaviqicë e Poterq, don Antoni në këto vende misionin e kultit të tij shpirtëror e kreu me mjaft devotshmëri.
Në Lugun e Baranit shtrihen shumë fshatra të gjitha të banuara me shqiptarë, ku dhuna serbe nga viti 1912 ishte shumë e ashpër me qëllime për t’i detyruar të lëshojnë trojet e veta shekullore dhe për t’i bërë lojalistë, mirëpo popullata e këtyre fshatrave vazhdimisht i rezistoi kësaj dhune duke ruajtur identitetin e tyre.
Në mesin e këtyre fshatrave të Lugut të Baranit shtrihen edhe dy fshatra të tjerë si Gllogjani dhe Nepolja, me popullatë të konfesionit katolik, në mesin e shumë fshatrave të tjerë të banuara me popullatë shqiptare të besimit islam. Në këtë krahinë tradicionalisht ka ekzistuar toleranca konfesionale.
Në vitet ’70 – ‘80, me ardhjen e don Anton Kçirës në Gllogjan, mori guximin dhe forcën dhe u drejtuar drejt në xhaminë e Baranit bashkë me hoxhën duke vizituar familjet islame për festat krishtlindje, Bajram e pashkë e festa tjera shqiptare.
Hasmërit, po ashtu ekzistonin mes familjeve shqiptare. Don Antoni herët u angazhua në pajtimin e familjeve të hasmuara dhe këtu bashkë me hoxhën e Baranit dhe shumë veprimtarë tjerë pajtuan familjet e hasmuara, pra kudo hynte don Antoni shtrihej dora e pajtimit.
Dekada e parafundit e shekullit të kaluar ishte mjaft e vështirë për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Pushteti okupues serb me të gjitha metodat bënte përpjekje që ta mbajë nën kthetrat e tij. Ndaj atij realitet të trishtë me esencat e saja tragjike që u krijua nga ai regjim okupues në Kosovë, dom Antoni sikur shumë intelektualë dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare nuk pajtoheshin. Zëri i tij nuk pushoi së reshturi kundër atij gjenocidi dhe padrejtësie që ushtrohej ndaj këtij populli paqedashës. Dhe për gjithë atë veprimtari nuk pushoi për asnjë çast ai bie në shënjestër të regjimi serb. Dhe për këtë arsye ky prift atdhetar ishte i detyruar që t’u shmanget provokacioneve dhe kurtheve që përgatite sigurimi shtetëror serb, dhe vendosi që të migroi në Amerikë, përkatësisht në Detroid.
Kështu në kishën shqiptare katolike “Shën Pali” në Detroit don Anton Kçira për të shërbyer ka shkuar në vitin 1989 ku edhe sot e kësaj dite me devotshmëri e kryen misionin e tij.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prekë Gjetaj: Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë Empty Re: Prekë Gjetaj: Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 8:35 pm

Dom Anton Kçira ambasador i kulturës dhe i çështjes kombëtare

Don Anton Kçira për angazhimin e tij në të mirë të çështjes kombëtare njihet edhe si ambasador i denjë i kulturës sonë dhe i çështjes sonë në përgjithësi. Tek ai shkëlqen arsimimi i tij klasik dhe oratoria kulminante që e karakterizon një klerik shqiptar, por edhe një kulturë me rrënjë, thjeshtë kombëtare.
Nëpërmjet pasqyrimit të një kaptine të veçantë për figurën e don Anton Kçirës na identifikohet edhe një pjesë e vuajtjeve të popullit shqiptar nëpër dekadat e shekullit të kaluar, ku këto vuajtje të kombit shqiptar rrënjët i kanë edhe shumë më të thellësishme. Thika helmuese e shovensistëve serbë që ta përçajnë kombin tonë ka përcjellur shumë breza. Përveç përçarjes së popullit shqiptar më metoda më makabre ata gjithnjë kishin në shënjestër klerikët shqiptarë. Dhe shembuj të tillë mbi persekutimin e tyre kemi mjaft, me ç’rast ajo dorë gjakatare pati shumë korifenj të kombit, luftëtarë të paepur të lirisë dhe demokracisë së kombit tonë.
Pjesë e shënjestrës së gjakatarëve serbë ishte edhe dom Anton Kçira, i cili njihet si ruajtës i denjë i kontinuitetit të traditës dhe udhërrëfyes përhapjen e demokracisë. Dhe, pikërisht angazhimi i tij kombëtar bëri që ky personalitet i jetës fetare, kulturore e kombëtare të gjendet në shënjestër të shovenistëve serbë. Kur atdheu i tij Kosova kishte nevojë për luftëtarë të paepur ai u gjend në ballë të atyre stuhive. Si frymëzim kishte moton e të madhit Pjetër Bogdani kur shprehet: “Fati i popullit time është fati im”. Edhe vetë jeta dhe vepra e këtij atdhetari të devotshëm koincidon me jetën dhe veprën e këtij ati të kombit tonë.
Dom Anton Kçira as në Amerikë nuk qëndroi duarkryq kur Kosova dhe populli i saj kishin nevojë për sensibilizimin e çështjes. Ai u bë ambasadori më i zëshëm për t’i hedhur dritë vuajtjeve dhe zgjedhës së popullit të tij. Nuk prajti për asnjë çast në shërbim të kauzës. Nuk la pa udhëhequr dhe marrë pjesë në asnjërën demonstratë që është organizuar nëpër metropolet euro-atlantike. Nuk la portë të kancelarive të Evropës e Amerikës pa depërtuar për t’i hedhur dritë të vërtetës shqiptare. Në shumë takime në Shtëpinë e Bardhë me ish-kryetarin e Amerikës, Bill Klintonin, në Vatikan me Atin e Shenjtë – Papa Gjon Palin II, në Paris me Zhak Shirak, në Londër me Toni Blerin, në Bon me Shrëder e shumë e shumë përfaqësues dhe zyra tjera diplomatike me ndikim në Evropë e Amerikë don Anton Kçira zbardhi çështjen shqiptare dhe kërkoi shpëtimin e këtij populli nga ajo golgotë.
Jehona e veprimtarisë së don Anton Kçirës bëri dritë si një yll mëngjesi para opinionit liridashës e demokratik ndërkombëtar duke e treguar të vërtetën autentike që në atë kohë shqiptarët e përjetonin nga regjimi okupues serb. Ta përkujtojmë organizimin e shumë demonstratave të tij në shumë vende të Amerikës; organizimin e demonstratave në Rambuje, fjalimin e tij të zjarrtë para ish presidentit amerikan, shpëtimtarit të Kosovës Bill Klinton:” Edhe njëherë jam duke ju drejtuar Ju z. President, se prapë kemi ardhur para Shtëpisë së bardhë dhe Senatit Amerikan, para Shtëpisë e cila ka kandarin e drejtësisë. Nuk e di për të satën herë bashkohemi ne shqiptarët, jo vetëm këtu, por në të gjitha qendrat botërore. Zoti President, ju lutem Ju dhe Senatit të SHBA-ve, që çmoni dinjitetin njerëzor me vendosmëri më të madhe, të jepni kontributin Tuaj, duke e përtërirë dinjitetin dhe të drejtat e njeriut në Atdheun tim”.
Prandaj, ndër shumë gurë që janë hedhur në kalanë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, janë edhe gurët e dom Anton Kçirës, të cilët ai i konsideron si një borxh të vogël ndaj atdheut dhe popullit të tij.

Don Anton Kçira ruajtës i devotshëm i kontinuitetit të traditës

Emri dhe vepra e dom Anton Kçirës është i njohur dhe i respektuar nga të gjithë. Të gjithë ata të cilët e njohin flasin me admirim për jetën dhe veprën e tij.
Duke folur për shëmbëlltyrën e dom Anton Kçirës eruditi shqiptar don Lush Gjergji thotë se don Anton Kçira në Kosovë ishte meshtar i zellshëm, i angazhuar në të gjitha frontet e jetës dhe të veprimit sidomos në pajtime, në marrëdhënie të mira dhe në bashkëpunim ndërfetar krishtero-mysliman, i kujdesshëm për çdo njeri, veçmas për të varfër dhe të shkelur.
Don Anton Kçira, misionar dhe famullitar për shqiptarë në Kishën e Shën Palit, në Warrën /Detroid/, u dëshmua edhe më i madh dhe më i suksesshëm në rrethana krejt të reja dhe të panjohura, mjaft të ndërlikuara.: Organizatori i mirë në bashkësinë shqiptare katolike dhe më gjerë; atdhetar i dalluar për mbrojtjen e Kosovës në çdo hap dhe vend, organizator dhe bashkëpunëtor i shumë demonstratave; zelltar shpirtëror dhe kulturor për bashkimin dhe bashkëveprimin e shqiptarëve në SHBA, kuptohet, për të mirën e të gjithëve; predikatar i palodhshëm dhe guximtar i fjalës së Zotit; nismëtar dhe ndërtues i kishës dhe qendrës së re pastorale të “Shën Palit” në Rocherster Hills; bamirës dhe humanistë për të gjithë... Me një fjalë, don Anton Kçira është njeri i Zotit, i Kishës dhe i Popullit, veprimtar i mirë dhe i rrallë në çdo kohë dhe hapësirë, dëshmitar i fesë dhe dashurisë së krishterë, meshtar gjithnjë i frymëzuar për thirrjen meshtarake dhe veprimtarinë baritore. Ndërkaq, Presidenti i Kosovës për këtë shëmbëlltyrë të çmuar të kombit shprehet se don Anton Kçirën, që e kisha dëgjuar më parë e takova në Detroid të SHBA, diku në dhjetor të vitit 1993. Më ftoi ne meshën e së dielës në Katedralen e Shën Palit. Ishte një meshë e shpirtit dhe e bashkimit, ku foli për Kosovën, për të drejtën e saj, për liri e pavarësi. Foli për shqiptarët në përgjithësi, për miqësinë e kombit tonë me kombin amerikan.
Nga kjo meshë dhe nga takimet me don Kçirën dola më i plotë dhe me besim më të madh për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, Kosovës.
Mision të rëndësishëm don Kçira pati me parë në Kosovë në ndikimin e jetës shpirtërore në Kosovë në kohë të vështira.
Mund të them se don Kçira është një burrë i madh e trim. Është një njeri i feshëm dhe i atdheshëm, pra fetar dhe atdhetar i madh. Don Kçira me jetën dhe veprën e tij e vazhdon traditën e hershme shqiptare të Pal Ëngjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, të Gjeçovit e të Nikë Prelës më vonë e të shumë e shumë burrave të famshëm të kombit tonë. Ai njeri i pajtimit dhe i forcimit të besimit në Zotin. Ai është njeri i madh i kombit tonë. Ndihem krenar që e kam mik dhe kreh në punët e Kosovës, vendit tonë të shtrenjtë. Zoti i dhashtë shëndet e jetë të gjatë, u shpreh presidenti Rugova për shëmbëlltyrën e don Anton Kçirës.
Studiuesit më të thellësishëm të jetës dhe veprës së dom Anton Kçirës, padyshim konsiderohen dy publicistët të shquar të diasporës sonë, publicisti Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova, të cilët me shkrimet e tyre kanë hedhur shumë dritë mbi këtë figurë të ndritur të kombit. Rrugën jetësore dhe veprimtarinë e kësaj figure me mjaft përkushtim e kanë mbërthyer brenda kopërtinave të librit të titulluar “Don Anton Kçira shërbestar i Zotit dhe Atdheut”, botuar në vitin 2002 në Shkodër, që është një monument i rëndësishëm për letërsinë tonë.
Kështu, në përfundim vlen të konstatojmë se figura e don Anton Kçirës paraqet shëmbëlltyrën e një meshtari, intelektuali dhe atdhetari të devotshëm, përherë në shërbim të kombit.

*Kryetar i Komunës së Klinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi