Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratë e Qendrës Islame Shqiptare të Michiganit

Shko poshtë

Deklaratë e Qendrës Islame Shqiptare të Michiganit Empty Deklaratë e Qendrës Islame Shqiptare të Michiganit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 24, 2010 3:05 pm


Deklaratë e Qendrës Islame Shqiptare të Michiganit me karakter dhe me mesazh apelues vendor dhe ndërkombëtar, drejtuar të të gjitha masmediave të shkruara dhe elektronike vizuele dhe të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë 03/22/2010
Deklaratë e Qendrës Islame Shqiptare të Michiganit Logo_lajme
ALBANIAN ISLAMIC CENTER

19775 Harper Avenue Harper Woods,
MI 48225
Tel. (313) 884 – 6676, Fax. (313) 884 – 3993
E-mail: Albislamct@aol.com


JO-URREJTJES, PO-DASHURISË DHE PAQES

Me bindjen më të thellë dhe të patundshme se jetojmë në shtetin më human dhe më demokratik në botë, ku sundimi dhe zbatimi i "Bill of Rights" dhe Kushtetuta janë alfa dhe omega e kësaj shoqërie multietnike dhe pluraliste demokratike, edhe ne, si pjesëtarë-qytetarë dhe shtetas të saj me përgjegjësi, me detyrime dhe me favore, pa ekuivoke, e ndjejmë vetën të lirë, krenarë, të lumtur, të barabartë dhe tërësisht të siguruar dhe të mbrojtur në gjitha aspektet jetësore, si pjesë përbërëse dhe e dobishme e kësaj shoqërie.

Duke mbajtur parasysh këto vlera universale demokratike dhe qytetëruese të shoqërisë amerikane, edhe ne e kemi për detyrë, dhe mbajmë përgjegjësi të lartë për mbrojtjen, zbatimin dhe respektimin e tyre në jetën e përditshme, pavarësisht se ku punojmë dhe veprojmë në të gjitha mjediset e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe jashtë saj, kudo në botë.

Të bindur se, sipas Kushtetutës Amerikane dhe "Bill of Rights" në fuqi, shprehja e mendimit dhe e fjalës së lirë është edhe kuptimi i përmbajtjes së demokracisë, i lirisë dhe i drejtësisë së këtij shteti, si dhe, duke mbajtur parasysh betimin e dhënë para organeve dhe institucioneve të autorizuara dhe me kompetencë me rastin e aktit ceremonial të naturalizimit si qytetarë dhe shtetas të Amerikës, e ndjejmë për obligim moral, ligjor, kushtetues dhe human, që në çdo çast ta pohojmë dhe ta mbrojmë të vërtetën botërisht dhe me konsekuencë, pavarësisht se kush janë lakuesit, shkelësit dhe përbuzësit e saj (armiq të brendshëm apo të jashtëm të rendit dhe të shoqërisë amerikane), sepse kjo është në interes të përbashkët dhe të dobishëm si për individin, ashtu edhe për mbarë shoqërinë dhe sistemin shtetëror amerikan si në planin e brendshëm, ashtu edhe të jashtëm.

Prandaj, duke qenë të ndërgjegjshëm, vigjilent dhe pararojë e çelikt dhe konstante e interesit të përgjithshëm dhe të vlerave vitale shoqërore dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të vlerave universale botërore, e kemi parë të arsyeshme dhe të domosdoshme që , përmes kësaj Deklarate, ta njohtojmë botërisht dhe përfundimisht opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar lidhur me efektet e dëmshme të skandalit të fratit Dom Anton Kçira me shërbim në Kishën "Shën Pali" të Rochesterit.

Prandaj, prerazi hudhim poshtë kurthat dhe teoritë dhe praktikat e komplotit me përmbajtje të fyerjes, të diskreditimit dhe të kërcënimeve të ndryshme ngado që vijnë ato, si sulme direkte dhe indirekte nga ekstremistë dhe fundamentalistë anonimë të ndryshëm, të brendshëm apo të jashtëm, që kanë për qëllim të mbjellin frikë, të përhapin dhe të mbështetin ideologjinë famëkeqe nazifashiste, duke bërë dallime racore, nacionale, fetare, kulturore dhe humanitare etj. midis njerëzëve të komuniteteve të ndryshme si brenda Amerikës, ashtu edhe në dimensione të përbotshme.

Me qëllim që, ligji dhe drejtësia të triumfojnë mbi çdo fiksion politik dhe propagandistik me orientim dhe me synim të fundit të urrjetjes dhe të armiqësimit të popujve të ndryshëm vetëm pse u përkasin nacionaliteteve dhe konfesioneve të ndryshme; vetëm pse kanë ngjyrë, racë, kulturë dhe religjion tjetër etj.

Duke ripohuar se jetojmë dhe veprojmë me dekada në një shtet më demokratik në botë, ku Ligji, Kushtetuta dhe Drejtësia janë mbi të gjitha; ku qenësia juridike ligjore dhe të drejtat e liritë e njeriut janë të ndërlidhura ngusht me përmbajtjen, me zbatimin, me respektimin dhe me mbrojtjen e tyre, në favor të çdo qytetari, përkatësisht të çdo individi, Qendra Islame e Shqiptarëve të Michiganit lëshon këtë:
DEKLARATË


Me karakter dhe me mesazh apelues vendor dhe ndërkombëtar, drejtuar të të gjitha masmediave të shkruara dhe elektronike vizuele dhe të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë, tolerantë, paqësorë dhe largpamës, të cilët nuk besojnë në shoqëritë errëta, të mbyllura dhe primitive, të prirura në "nemë" e "mallkime" dhe në të drejtën zakonore, dhe që shohin informimin objektiv dhe me kohë si rrezik shoqëror, por të atyre që besojnë në shoqëritë e hapura, kozmopolite dhe demokratike, të atyre që besojnë në demokraci, në shumësinë e mendimeve, në shumësinë e racave, kulturave dhe të religjioneve, të atyre që besojnë në shprehjen e lirë dhe informimin me kohë, që besojnë në ligjet, në standardet që burojnë nga Kushtetuta amerikane dhe nga e drejta ndërkombëtare; të atyre që besojnë në Kartën Universale të drejtave dhe lirive të njeriut, pra të atyre që konsiderojnë se veçoritë dalluese individuale dhe kolektive janë vlera të përbashkëta universale të botës në përgjithësi dhe të civilizimit në veçanti.

Komuniteti shqiptaro-amerikan i indinjuar për fyerjet e pareshtura dhe ofendimet që po përjeton këtyre ditëve të fundit pas publikimit të informacionit të hapur për sjelljen devijante të bashkombasit tonë z. Kçira i cili në mënyrë të papërmbajtur fyeu ndjenjat e shqiptarëve dhe boshnjakëve, shpreh shqetësimin dhe ngreh zërin e arsyes të përmbjatjes së emocioneve dhe lidhur me këtë informon opinionin demokratik se:

(I) Komuniteti shqiptaro-amerikan ka shprehur brengosje të thellë për kahjen e padëshiruar dhe shqetësimet që ka shkaktuar lajmi nga fjalët e pamatura të bashkombësit tonë Z. Kçira, të thëna në simpoziumin e Lidhjes së Intelektualëve Shqiptarë para tre vitesh, pas lajmit të hidhur të pjësemarrjes së tre qytetarëve të kombësisë shqiptare në aktivitete terroriste, shtetas të Maqedonisë. Ne konsiderojmë se nuk ka lajm të ri dhe të vjetër, por lajm që shpreh të vërtetën kurdoherë, dhe se e drejta për të vërtetën nuk është e kufizuar, as e rezervuar për askë (prift, hoxhë, kryetar, governator, administrator, punëtor etj.), por ka karakter universal në mbarë botën.

(II) Jemi të vetdijshëm që, fjalët e thëna të bashkombësit tonë kanë qenë shumë të ashpra, por ato nuk kanë shprehur asnjëherë qëndrimin e shumicës së qytetarëve shqiptaro-amerikan të cilët janë ndierë të shqetësuar dhe të turpëruar nga fjalët që kanë ofenduar ndjenjat njerëzore dhe fetare të viktimave të luftës, të shqiptarëve dhe të boshnjakëve, sidomos pas publikimit të lajmit në Detroit News, Freepress, Asociatedpress dhe në shumë mediume të tjera të pavarura amerikane, të cilat kanë dhënë me korrektësi lajmin, duke shmangur çdo dyshim se ka pasur ndonjë montim të qëllimshëm, meqë ne kemi besim të plotë në mediat amerikane dhe konsiderojmë se janë shembull i informimit me kohë dhe objektiv. Çdo kontestim i vërtetësisë së lajmeve në shtypin amerikan konsiderojmë se është cenues dhe i papërgjegjshëm, dhe çfarëdo përpjekje e krijimit të paqartësisë dhe konfuzionit, konsiderojmë se është propagandë dashakeqe, dhe se përgjegjësinë për ndonjë incident eventual e bartin vetëm ata që po përhapin dezinformata dhe kërcënime të ndryshme.



(III) Komuniteti shqiptaro-amerikan i njerëzve humanë, paqësorë dhe të vullnetit të mirë u shpreh keqardhje të të gjithë shqiptarëve kudo në botë për përjetimet e rënda gjatë këtyre ditëve, të shkaktuara nga fjalori provokues i një bashkatdhetari tonë, por, megjithatë, ai nuk ia ka arritur që të lëkundë besimin, respektin e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e shkëlyera ndërfetare të ruajtura me zili gjatë shekujve.


(IV) Komuniteti shqiptaro-amerikan i njerëzve humanë, paqësorë dhe të vullnetit të mirë bashkëndien vuajtjet e popullit boshnjak për humbjet e mëdha që ka pasur në njerëz, dhe konsideron se fjalët e pamatura të bashkëvendësit tonë z. Kçira janë personale dhe nuk shprehin qëndrimin e qytetarëve shqiptaro-amerikanë, prandaj u kërkojmë falje në emër të shqiptarëve, me shpresë se incidentet e tilla të izoluara nuk do të ndodhin më asnjëherë.


(V) Populli shqiptar gjatë historisë ka qenë gjithnjë në anën e popujve liridashës, dhe ka shprehur solidaritetin e tyre me pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve në luftën çlirimtare në Bosnjë e Hecegovinë dhe në Kroaci kundër agresionit gjenocidal serb.


(VI) Ne botërisht e kemi gjykuar gjenocidin çetnik-nazifashist serbomadh mbi viktimat e pafajshme civile të Srebrenicës, duke iu lutur Zotit që, më kurrë, të mos shohim, të mos përsëritën dhe të mos përjetojnë skena të tilla barbare të hollokaustit serb, as populli kroat, as populli shqiptar, as populli boshnjak dhe, asnjë popull në botë.


(VII) Komuniteti shqiptaro-amerikan i Michigenit bashkëndien dhimbjet e të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit, por edhe të atyre që ende kërkojnë të dashurit e tyre për t'i varrosur me dinjitet, ndihemi shumë të prekur që në vendëse të dëgjoni fjalë të mira nga Michigani është dashur të përballeni me fjalë të rënda ofenduese.


(VIII) Kërkojmë që, për të pasur më lehtë ju dhe ne, të tejkalojmë së bashku këtë incident që është përhapur shpejt për shkak të mesazhit ofendues dhe negativ, dhe ka shtuar dhembjet e bashkëqytetarëve tanë kudo në botë.


(IX) Ne përkrahim deklarimet e Ipeshkvisë së Kosovës, të Bashkesia Islame e Kosoves dhe, pa asnjë rezervë u bashkohemi sugjerimeve dhe vlerësimeve të tyre, që janë në interesin dhe në dobinë tonë të përbashkët fetare, kombëtare, atdhetare, humanitare, njerëzore dhe paqësore.


(X) Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë Dioqezën e Detroitit për përpjekjet shumë njerëzore dhe objektive që të qetësojë shpirtërat e qytetarëve të prekur dhe, që e detyroi bashkëkombësin tonë të dalë me deklaratë publike dhe të pranojë gabimin duke dhënë sqarime plotësuese për incidentin që shkaktoi shumë shqetësime anë e kënd rruzullit tokësor, ku jetojnë shqiptarët.


(XI) Konsiderojmë se, sikur kërkimfalja të ishte bërë në kohën e duhur, mirëfilli edhe i faljes me kohë do të minimizonte dëmin që përkeqësojë raportet ndërfetare ndër shqiptarë, le të jetë kjo në ndërgjegjen e tij, ashtu siç u deklaruan me kohë Ipeshkvia e Kosovës dhe Bashkesia Islame e Kosoves.


(XII) Janë të mirëseardhura të gjitha fjalët e mira që thuhen për Dom Anton Këcirën, dhe jemi për atë që të afirmohen veprat e tij të mira, të cilat askush, në asnjë formë nuk ia ka kritikuar, kontestuar as prekur.


Me një fjalë, veprat e mira të tij nuk ishin dhe, nuk janë objekt debatimi për opinion publik as të brendshëm, as të jashtëm, sepse ato i përkasin biografisë dhe veprimtarisë jetësore të priftit Dom Anton Kçira.

Prandaj, nuk duhet ngatërruar pjesën e biografisë së priftit Dom Anton Kçira me skandalin e tij politik të gabuar dhe ofendues, drejtuar në adresë të 1,900,000 shqiptarëve të pafajshëm shqiptare në Kosovë dhe të 260,000 viktimave të pafajshme kryesisht civile boshnjake në Bosnjë të gjenocidit nazifashist serb.



(XIII) Të gjithë ata, që ngatërrojnë këto dy elemente kontradiktore, që në thelb përjashtojnë njëra tjetrën, kanë për qëllim që të dalin krejtësisht në një terren tjetër, duke dalë nga tema. Duke bërë përpjekje të shkreta joparimore, johumane, jokombëtare, jofetare, jovëllazërore dhe jonjerëzore, që t’i fusin në luftë fetare dhe kombëtare shqiptarët. Tendencat prerazi i hudhim poshtë si të papranueshme dhe shumë të dëmshme për kombin shqiptar, sepse në këtë rast nuk janë përgjegjës, as nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësie kolektive as komuniteti musliman shqiptar, as komuniteti katolik shqiptar, por vetëm një person (një rast i izoluar, një aksident fatkeq i rastit) që quhet Dom Anton Kçira, të cilin askush nuk ka kërkuar linçimin e tij, në asnjë formë, por vetëm KËRKIMFALJEN, të cilën së fundi, edhe e bëri si burrat e motit prifti ynë Dom Anton Kçira, gjë që edhe ne e përshëndesim një gjest të tillë qëllim mirë dhe paqësor.



Kështu që, për Komunitetin shqiptaro-amerikan në Michigan “rasti” Anton Kçira është i mbyllur me kërkimfaljen e tij personale para gjithë opinionit publik shqiptar dhe amerikan.



(XIV) Ne jemi të hapur për të gjithë qytetarët dhe dëshirojmë që me dialog dhe maturi t'i qetësojmë qytetarët tanë që ata t'i këthehen jetës normale, biznesve të tyre dhe të përpiqen që me përpjekje të tejkalojnë hidhërimin momental, duke u lutur për njëri-tjetrin, duke ia shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit si katolikë, ortodoksë, bektashinjë dhe muslimanë, ashtu siç na mësojnë librat e shenjtë fetarë Ungjilli, Kurani; Kanuni i Lekë Dukagjinit, Skënderbeu, Ismail Qemali, Sami, Abdyl e Naim Frashëri, At Gjergj Fishta..., dhe tërë plejada e lavdishme dhe e ndritshme e Rilindjes sonë Kombëtare Shqiptare.



(XV) Kërkojmë që qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të mos shqetësojnë njëri-tjetrin me provokime që kanë përmbajtje fyese fetare, ngase kjo paraqet shkelje të rëndë të drejtave themelore të njeriut, që është sankcionuar me Kushtetutën amerikane dhe në Bill of Rights.


(XVI) Ne, sikur gjtihmonë, në historinë tonë të derisotme, do të vazhdojmë të jemi shembull tolerance, mirëkuptimi dhe mirëbesimi, duke thelluar dhe mishëruar dashurinë dhe besimin tonë të patundur në marrëdhëniet tona vëllazërore, fetare, kombëtare dhe atdhetare shqiptare. Gjithmonë, duke mbajtur parasysh faktin se lehtë është me “ndez zjarr e flakë”, atë mund ta bëjë çdo njeri i lig dhe shpirtkazmë, por është vështirë ta “shuash flakën dhe zjarrin”. Ky është parim njerëzor dhe heroizëm. Prandaj, ky, edhe është obligimi dhe përgjegjësia jonë që, gjithmonë të jemi “zjarrfikës” në të mirë të shpëtimit të jetëve dhe të mirëqenies sonë individuale dhe kolektive kudo që jemi, qoftë në diasporë, qoftë në atdhe.

(XVII) Duke qenë se kërkimfalja e Dom Anton Kçirës ia vuri PIKËN përgjithmonë atij skandali të papeshuar dhe të papritur për të gjithë ne, ajo çështje ka marrë fund sikurse edhe statusi politik i Kosovës së pavarur. Më nuk është çështje për asnjë lloj debati as në kuptimin e brendshëm, as në atë ndërkombëtar. Së fundi, fatbardhësisht, në të mirën e interesit të përbashkët, kësaj çështjeje i është vënë kapaku.

(XVIII) Komuniteti shqiptaro-amerikan, tanimë, pas kërkimfaljes, të z. Dom Anton Kçira, e mirëpret këtë dhe e mirëkupton si gjest pajtues dhe vëllazëror me dëshirën që ai, në të ardhmen të jetë shembull konkret pozitiv në rivendosjen dhe në përmirësimin e raporteve ndërnjerëzore, poashtu ne do te përkrahim për çdo inciativë që ndihmon komunitetin dhe kontribon në zhvillimin e proceseve demokratike brenda komunitetit, duke dëshmuar se jemi shembull i tolernacës, i ekumenizmit, i paqes, mirëbesimit dhe i bashkëpunimit me komunitetet e tjera, dhe të ndihmojmë kështu institucionet demokratike në nivel të shtetit ku jetojmë, në veçanti dhe të ShBA, në përgjithësi, duke u kyçur drejtpërdrejtë në proceset lobuese që do të ndihmonin edhe vendet nga kemi ardhur.(XIX) Gjithashtu, lusim Zotin e madhëruar dhe të gjithëfuqishëm, të dëgjojë lutjet tona për qetësinë, paqen, harmoninë, mirëkuptimin dhe mirëbesimin e plotë në familjet tona në Amerikë dhe ato në vendlindje. Lutemi për ushtarët amerikanë që janë të stacionuar në Afganistan dhe Irak, të kthehen sa më shpejt shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre. Lutemi edhe për Presidentin amerikan Barak Obama dhe për administratën e tij, që t'i kalojë sa më lehtë dhe me sukses reformat në sistemin e shëndetësisë, duke hapur vende të reja të punës për t'ua lehtësuar vështirësitë ekonomike, sociale, shëndetësore dhe materiale të të gjithë njerëzve në Amerikë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi