Edi Gashi: 2.CIKËL POEZISH ,BESNIKE DERVISHOLLI
Faqja 1 e 1
Edi Gashi: 2.CIKËL POEZISH ,BESNIKE DERVISHOLLI
Edi Gashi: 2.CIKËL POEZISH ,BESNIKE DERVISHOLLI
E KAM HAPUR DERËN
Sot pranvera sërish hyri
lule sjell mbi siperfaqe
dimëri ngricat thua i ndryri
sa xheloz për manushaqe !
Shkoj e vij nëpër frymëzim
të dalë vargu plotë me rimë
të derdhë rrezet që në agim
Dielli të ngrohë cdo skutë e vrimë !
Le të gëzohen dhe shtegtarët
që arrijnë të gëojne verën
Jam venë në pritje të miresisë
Për të - e kam hapur derën!
ME KA MBULUAR TRISHTIMI
Më ka mbuluar trishtimi,
E kanë vrarë të vertetën ,
Padrejtësia ndan pjeset e shpirtit
për te perfituar ata që se meritojnë !
Në vargun e mallit tragjikomedia
hesht se gjuhen ia ndrydhin me nene
i kanë shpifur ngrysjet dhe permbysjet
mbi shpinën e renduar nga dhuna!
Arriten befas stinet qe s'dallohen
me vjeshte apo me blerim jane
ngrica ua ka mberthyer pamjet
dhe permbytjet behen pamje!
Nje ze lemeritës dilte per shpetim
kush ia ndjente klithmat ne ndarje
ata qe e vrasin drejtësinë bejne krim
nje dite vullnetarisht befshin varje!
EJANI ME KENGEN E LIRISE
Heshtni! Se fjalet jane kot !
me kercenime e vrasje
vdekja nuk krijon zhvillim
mortit si behet himn!
Perditë shkurtuam veten tone
te dalim nga ferri
të behemi ma të plotë në dashuri,
pa mallkime e lot në jetë.
Ejani me kengen e lirisë
te dalim horizontit ku shqiponjat jetojne
me uraten e nënave
dhe qendresën e trimave !
PO DAL ME LUTJE...!
( Me rastin e 8 marsit )
Po dal me lutje, me jehonë dal
dëgjoni se dua t'ua kumtoj deshirën !
Me pikon zemra gjak e vrer
per ato nena, motra, gra
padrejtesia ua mori gezimin!
Po dal me lutje , me klithma flas
nje lot qe pikon nga qerpiket
ështe si lulja e vyshkur
mos lejoni te duken te ndrydhura
femrat - shija dhe bukuria e jetes!
Po dal me lutje , me kenge dal
te kendoj per lumturine qe krijojne
buzeqeshjet qe dalin si ylber
dhe ndezin auroren e drites
te jetoje dashuria dhe miresia!
Po dal me lutje , me uratë dal
te jetoni dhe gezoni gjithe jeten
ju motra, nena e gra te rruzullit
jam une ajo poetja e mesnates
qe shkruaj uratën per JU!
NËPER NGRICE E TUFAN
Nëpër ngrice e tufan arrita ketu
me luleborë te bej një dhuratë
se netve te dimrit kam ënderru
Ne mars te bej PER JU uratë !
Aty hyjne nenat, dhe mësueset janë
kanë zemrën e mire me plot ndjesi
në jetë i prarojnë te bukur gjerdanë
që farkojnë hallkat per mirësi!
Prandaj i bera keto vargje sot
per ju te keni lumturi e jetë !
Ne sy mos u daltë kurre lot
Me ju qofte dashuria e vertetë !
RILIND DASHURIA PER TY
Me pushto dëshira ime e zjarrtë
sytë ngjyre blerimi kanë,
gjuhe miresie dijnë
dhe mbjellin margaritarë ne shpirt!
Nuk jane ujvara qe krijojnë ylberë
per agime drejtojne shikimet
perqafojnë me mall ne takim
lamtumires nuk ia kthejne shpinën!
E presin castin te mrekullohen
per hapin qe arrin tek caku
dhe këngen qe shperndan jehonën
se rilind dashuria per Ty !
DO TE SHPALOJ SHPIRTIN
Do te shpaloj shpirtin nje ditë
Me gjuhen qe e kupton heshtja
me shkronjat qe i shkruan durimi
Rreze dielli nese s'ka e muzgu nese shtrihet
aty jam une qiri i ndezur per uratë
te jehoje kenga dhe lumturia te jetojë
Nëse kujtoni se do te shterre gurra
mos kujtoni se ka nis tërbimi ,
dikund ka nis kengen e gugusë nje laureshe!
I ndjeni cicerimat e shpezeve , ua shikoni syte
janë vargjet e kesaj lirike
dhe lotet e mi qe gurgullojnë mirësi !
PËRJETËSI E DASHURISË TI QENIA FEMËR !
Të them për ty githcka , se gjithcka je
melodia e rritës - jetës i fal shpirt .
Në arenën e kujtimeve e blertë , aromë
ngjiz këndet e gëzimit me vaj e dashuri!
Lirika e vargjeve për ty ështe - lot ,
krenari e mbetur në rrezet e diellit që nxen!
Vallja e mirësisë - shtatin e hedh si kanjusha
të gufon kraharori , buzeqeshja, gusha !
Shekujve të ndrydhën pamjen , me mallkime
Ti gjithmone më e dashur! Ti gjithmon kënge e re!
Si Eva që e nisi Adamin drejt dritës , përthyhesh
në çelsin e këngës : Refreni - dashuri !
Vetëm buza është fjala , kënga ,jeta ,
- molla e ndaluar merr shijen dhe dijen !
Në përmbytje u ndalën e dihatën shekujt
se ti ringjalle muzën ! S'ka shije pa ty!
Aty ku të hyn shpirti shpërthen era e pranverës
ekstaza rirrit lule, dhe aromë !
Cilat shkronja mund të të pershkruajnë ate emër ?
- Përjetesi e dashurisë ti qenia femër !
JAM UNE AJO QE TE JAP JETEN
Nuk të harroj , për asnjë çast
ti gjithmon endesh me blerim!
Le të thonë se s'do të kemi rast
për një jetë që është vegim!
Nuk shuhet dashuria si zjarri,
as ngrica dhe uji se ndal!
Jam une ajo vlera prej ari
nuk mposhtem, por, di të fal!
Pse kujton se kjo ënderr mbaroj!
Pse kujton se ne zjarr ska shpuzë ?!
E di ëndërrën që sa herë e shikoj
Ti vrapon e me puth në buzë !
E di se kthehesh pastaj i rrënuar !
Jam unë ajo që të jap jetën !
Ishim bashkë një çift i praruar
këto vargje e thonë të vertetën...!
JANË LOTËT NGA SYTË E MI ...!
Dritës ia rrëmbeva rrezet
shkëlqim të të jap, dhe jetë !
Shpresën e blertë do të ta kthej!
S'ka gjërësi dhe shtigje pa arritje
shenja e shenjtë jam bërë për TY!
Më mungon ylberi do të ta krijoj
në lirikë lexo - meditimin :
- Aty ku gurra e derdh burimin!
Jam berë Kështjella e praruar e miresisë
aty rritet blerimi nis pranvera!
Dhe kënga ka kuptime -
për lavdinë heroike të mbijetesës!
Do te jam aty ku e do mirësia!
Nëse një ditë do të fryej e bie shi !
Për ty ! Janë lotët nga sytë e mi ...!
NË KONAK
Janë çaste trishtimi, janë çaste mjerimi
ato që bluan në kokën e zbrazët një asgje
unë në shtigjet e jetë kam forcë guximi
Jo! Edi te vuaj kurrë se lë !
Se lë ...!
Nëse nuk qëndroni si duhet, e si eshte e mbara
aty në oxhak u hyjë dhe behem Shotë !
Nuk ka pengesa , nuk i shikoj ato të ndara
Sikur me këmbë të ngritet gjithe kjo botë,
Kjo botë !
Jam unë ajo qe e ndjej tim bir , se e dua
e kuptoni perkushtimin se jeten e jap
nuk më frigon ndalimi, s'ka lind per mua
se Edi eshte shtylla në konak !
në konak!
TI MALL E DASHURI
Rikthehem t'ia shtoj vagjet kënges
nëper shtigje të nisë kuvendimin
ashtu si dje kur mallkimin e bënë
djajtë e perndezur nga krimi e gjaku
kërkuan jetën të na marrin !
U ndalën shtegtarët nuk vinte pranvera
tymi e flaka i frigoj edhe yjet e qiellit
rigonin shi mjegullat, zverdheshin lulet
se jeta mbulohej me zezonë e tmerr
Jo! Ne nuk e ndalëm hapin!
Eja sonte të më dëgjosh për mallin
më ka mbytur vetmia, pa ty nuk jetohet
në lartësitë e qiellit të ndiçonte pamja
Po s' të shikoja në vendtakimin e pritjes !
- Ti mall e dashuri ! Ti jeta ime!
KUVENDIM ME JU!
1.
Pres të shkëmbej kuvendime me ju
se ndjej një trishtim, ndjej një zbrazëti !
Atje ku thonë se ka pasur shpresë për mu
është bërë trishtim , është bërë prapësi!
2.
Menduan se kështu do të rrënohet mali !
Jo! Furtunat kot e nisin këngën e krrokamës !
Ajo shtërngatë skëterre këngën nuk e ndali
gjithkund i flas me lirikë famës !
3.
Jam unë ajo, që përditë, çdo çast dhe orë
rrugëtoj me Edin, e kam gjithçka ! E kam ardhmëri!
S' ka gjë nëse gjithcka mbulon ngrica e bie borë
në shpirtin tim pranvera do të vijë përsëri ...!
URONI
Nuk flas për asgjë, do të hesht këtë radhë
Më leni me heshtjen të krijoj qetësi!
Në ëndërrim ka gjëra që duhet ndarë
prej atij trishtimI që mbjell zi!
Nëse dikund nisin hapat , trokëllin pabesia
Ajo është bima që ka helmuar gëzimin!
Por ka shume gjëra që si thyen hipokrizia
aq ma pak mund të mposhtë guximin!
Kjo është ajo rruga ku ngjiten të pamposhturit
Në ato shtigje gjithmon jetojnë martirë !
Të humburit kanë të tjera shtigje
I ka bë jeta të mbesin humbëtirë !
Me vargje për asgjë u hap horizontin
Lidheni ju që keni aq mundësi të kuptoni !
Unë ftoj të pushtoni Piemontin
Për gëzim e lumturi : Uroni!
NDIZ DRITA GEZIMI
Llamburisin dritat, gëzimi shfaqet
unë vështroj dhe hesht, të flas nuk di !
Befas një lot më lag faqet
befas dicka më mbush - mërzi!
Jam e vetmuar ! Pse me lat keq ?
Unë përkushtime bëra të arrijë nivelin!
Dikush u end se është zemër dreq
e ndali këngën, çiftelisë ia këputi telin!
Por, nuk arriti ta ndalë rrjedhën time !
Jam çdo ditë më e fortë ! Jam krenare.
Edhe për Edin kam bërë Urime,
se jam nënë me besë - shqiptare !
Pas meje janë të gjithë ata që e ndjejnë
çka do të thotë përkushtimi, nderi !
Ndaj Urime në këtë ndërrim vitesh Kosovë !
- Ndiz drita gëzimi - largoje terrin!
JETËGJATËSI DHE GËZIM
Po vështroj mesnatën dhe dritat
bredhin e bukur që paralajmëron gëzim
në qiell yjeve u dërgoj urime nga Kosova
se janë dëshmorët e Pavarësisë
le ta ndjejnë gëzimin : Bacë u Kry!
jemi të lirë të bartim fitoren!
Do të jetë me ne Adem Jashari pararojë
ai që i dha jetë kthesës se ne nuk mposhtemi
Edhe trimat si Fehmiu dhe Xheva që ranë
janë urimi ma i ngrohtë i krenarisë
që na hapin motivin përse duhet luftuar
Përse i duhej liria Kosovës së nadarë nga Nëna!
Një urim bashkimi sonte për ju o shqiptarë
mos të lindin nënat femijë për vëllavrasje
gjakderdhja nuk është monumenti i lavdisë ,
Të cakrrojmë gotat për dashurinë e shtrydhur
varfëria qoftë e kaluar si dimri kur sjell blerimin
- Jetëgjatësi dhe gëzim ! e përmbyll urimin!
TË KRIJOJ KURORË PËR TY
1.
Dikund qëndron çelësi i artë
për të hapur portën e zemrës
nëse në gurrën e frymëzimit heshtja
ka krijuar prehje në shtigje
ndalu dhe kujto lindjet -
një shenjt ma shumë i shtohet njerëzimit!
2.
Në mikpritjen e ditës ka pasur gjithcka
lodhja nuk ndjehet në gëzim
urata i këput vargonjt e hekurt
buzëqeshja krijon ylberin e lumturisë
sa më mungojnë shijet e lirikës
të krijoj kurorë për ty!
3.
Do të arrijë ta mposht heshtjen
nëpër dallget e detit anija te rrugëtojë
deri në kulmin e matanë bregut
jam e pamposhtur, për dritë mirësie
frymëmarrjen për hapin e parë e nisa
dëshpërimi nuk ka vend...!
KUSH I KRIJOJ MISTERET
Kush i shpiku këto sajesa jete
përse mendojnë se fundi arrin
jemi në nismën e hapit që shenjëzon
sukses,
eja me deshirën e mirë
të ndjehesh i lumtur në rrjedha
frymëzimi im është kënga e mirësisë !
Nëse nuk i kupton klithmat
eja të ndejshë trokitjen
për jetën e mbarë !
Kush i krijoj misteret , erërat, shirat
u shndërrua në lamsh - rrëfimi
nuk e ka formulën ,as zgjidhja
për humbje,
janë zgjuar ata që rendin pas kobit
kërkojnë të vrasin shpresat
të përgjaket ardhmëria!
Nëse nuk i kupton qëllimet
ndalu mos krijo trazira
për prehjen e shqetësuar !
RILEXONI HESHTJEN
1.
Nëse doni të dini të vërtën
mos rrini atje në zgafellë të përgjumjes
kanë ndodhur gjëra pa shije, gjëra pa kripë
i kanë bërë ata që e duan të keqen
Nëse doni ta dini të vërtën
shikoni gjithmon në ballin e rrudhur
në fytyrën e vyshkur , të berë eshkë
do të bindeni se jeta i ka vra!
2.
Kur të ndaleni të pushoni në udhëkryq
mendoni për ata që u ndanë dhe s'u takuan
mendoni për dëshirat që u mbetën peng
mendoni do të kthehen në piktakimin e njëjtë
Se u nisën me trenin e të dëbuarve
me lot e me mall , me plagë e me zjarr
dhe vdiqën të ringjallen në kujtime
këgët lot e pikëllim, kanë ...!
3.
Tash kur të ktheheni të rilexoni heshtjen
mos klithni për martirët e vrarë
ia falën Kosovës gjakun për qetësi
të mos ketë kurrë vëllavrasje,
Sa shpejt kaluan të gjitha, si era
mos e mallkoni harresën që ra ,
është ndezur dëshira për të rrëmbyer fronin
të pushtohet gjaku me gjakun e gjuhës...!
EDI-GJITHSIJA IME
Në djepin e rritës të shtrova
të prehesh nga loja , të rritesh
ca vargje mbi kokë , përkushtime
si trim të ndjehesh kur të ngritesh!
Të zgjohesh me rrezet e mëngjesit
Ditës sime t'i japish ngrohtësi
Unë pres të dëgjoj zërin e këndesit
Mëngjesin ta bëj për ty!
NUk e di përse loti më mbeti
tek çerpikët u ndal , u përlotën sytë !
pika- pika rrjedhin si dallgë deti
Edi - gjithesia ime , s' ke të dytë...!
FRYMEZIMET
Sonte frymëzimet më kanë pushtuar
jam në përballje, jam në betejë
se gjumi kush e di ku ka merguar
vargu i këngës ta rrëfejë !
Sonte ma shumë se gjithcka kam vlerë
le të krijojnë vargjet një llogari
ia kujtoj duhmën e shpirtit që solli erë
më bëri të ndjej - dashuri!
Sonte, vetmia dhe heshtja flasin
dyfish më oshëtin mungesa për ty !
Nëse nga inati nisin dhe pëlcasin
është zjarri që djeg e të bën hi!
SA ME KA MARRE MALLI
Sa më ka marrë malli
kam nis të të harroj
ku shkoj gjithë kjo jetë
kështu na verboj!
Nisem drejt kujtimit
e di kur ishim bashkë
ishte kohë e lumtur
mbeti kohë e lashtë
Në cilën ëndërr ngecëm
si doli ky hutim
kush na ngatërroj rrugët
mbetëm pa kungim!
Në kurorë të jetës
ne pa lumturi
Sa vuaj këto çaste
kam një tmerr në gji!
VIJ TEK TIJ KUR TE MERR GJUMI..
Një vullkan , një llavë del
brenda meje e kam zjarr
zëri britmë rënkon në tel
më ik zemra si e marrë,
Vij tek ti kur të merr gjumi
vij një ninulë të të them
sa i bukur - fëtyrë pëllumbi
malli zjarrtë më rrëmben!
Nga thellësi e syve rrjedhin
lot të nxehtë shkojnë valë,
dhe frymëzimet gjithkund bredhin
vargjet bëhen radhë - radhë,
janë për ty zemra ime
rima kurrë nuk nërpritet
të bëjnë roje , të përgdhelin
trupi shpejt të të rritet!
SONTE KAM KUJTIME....
Sonte kam kujtime
rikthej jetën pas
ndjej mjegulla gjëmime
por zemra s'më palas,
Jam e fortë si shkëmbi
jam margaritar nga deti
më dridhet frymëzimi
vargëzoj si poeti!
Frerët mbaj në dorë
kah i jap ardhmerise
nuk më frigon bora
s'kam frige prej stuhisë,
E kam ngrit flamurin
ec per në fitore
Kënga ime nesër
do të mposhte llogore...
KETO VARGJE TE LIRA
Nuk është ujëvarë lumi
loti që pikoj
as klithma që bëhet
nuk është këngë gëzimi,
Syri kërkon syrin
jetësisht ta shikojë
të ringjallet shpresa
si feniks prej hiri!
Keni parë si zverdhet
gjethin që merr era
e kalbet në heshtje
sa të vijë pranvera
për të ngjallur bimën
të dalë lulemira
të kundërmojnë jetë
nga vargjet e lira !
RRËMET VETMIE
Sonte dua të krijoj jehonë
të degjojnë yejet
se këtu në tokë ka vuajtje!
Mos i besoni errësirës
që e sjell furtuna!
Kam ndryshuar qëndrimin
kuptimi për të vërtetën
nuk e ka domethenien !
Lindin ngatërresa
në nismën e penguar !
do të behem e rrebeluar
të klith në kohë frymëzimi
Ti - më ndal frymëmarrjen!
Mos është ëndërr e trishtë
rrëmet vetmie ndjej ?
DO TA NDEZ SHPRESEN E ZGJIMIT
Vjeshta arriti përsëri
blerimit iu shtuan rënkimet , u zverdh
nisi qielli varganin e shiut
mjegullat u ngrysën nga hidhërimi!
Sa më mori malli për lejlekët
çerdhet në lartësi plepash bosh
as cicerrima e dallëndysheve nuk dëgjohet
pos njerëZ që rendin me ombrela mbi !
Nuk e di përse gjithe kjo mungesë
për gjëra që hyjnë në kujtime
dhe mbesin ëndërra të kaluara
për të hapur kaptineën e frymëzimit!
Do ta ndez shpresën e zgjimit
dhe do të kapërcej horizontet
deri atje ku qëndron në pritë
vargu i blertë i lirikes !
NËSE
Nëse pikëllohem -
është malli që kam për TY
është mjegulla që ngritet dhe derdh shi
nga sytë e mi ujvarë e hapit në kërkim!
Nëse mendon -
se aq lehtë të harroj
rikujtohu për gjithë të kaluarën
kurorë e ngrirë në kujtime!
Nëse të vij -
në erresirën e mesnatës
mos u frigo nga hapat që dëgjon
të sjell jetën me dritë e ngrohtësi Dielli !
Nëse jemi të ndarë -
në këtë largësi
në zemrën time je gjithmonë
me vargje të jap shpirtin të jetosh!
VIJ ME ERË BLERIMI
Sa shpejt i ranë maskat
si ngjyrat e stinës kur ndryshon !
Ajo mbeti si mumje -
të shpifë thashetheme pa përmbajtje
ashtu si mjerimin që e bart në shpirt
sa herë përhumbet !
I thash se vij me erë blerimi
në lirika -
më ka shpërthyer pranvera!
Zemrën time kritikët e kuptojnë çka ndjen,
dhe e shpalosin
domethenien e fjalës që ndez zgjimin e heshtur.
Jam jehona që u këndoj Alpeve
me këngën e urtisë
me fjalët e uratës kërkoj shërim
për plagët e shekujve
dhe rritës ia fërkoj ballin
të shikojë bardhësive...!
VOGLUSHIT TIM EDI -
Si ikën vitet , tash hyn për tri
Të ruaj kujtimet kur dëgjova vajin e parë !
Si më digjet zemra dhe shpirti e di
Se jetoj pa ty - e ndarë !
Drejtoj shikimet, lartësisë së qiellit
Nga mjegullat befas nis të bijë shi!
Buzeqeshja jote i ngjan Diellit
Shpirt i mamit ! Gjithcka për TY!
Per Ditëlindjen tënde unë bëra dhuratë
Edhe këto vargje i bëra për TY !
Në mendime netëve kur mbes gjatë
Kërkoj shtigjet t'më hapin sy!
Të të shikoj e të të ledhatoj Edi im
Se çdo çast ti më mungon!
Nëpër vite një shekull me gëzim
Edi! Për ditëlindje mami të uron!
ÇAST FRYMËZIMI LIRIK
Dëshira ime mbeti në zgafellë
ia vrane ëdërrën, ia ndrydhen shpresën !
U mbushën gjithë nivelet e pikëllimit
riguan pa ndal lot sytë e mi!
Mos më thuaj se je në vetmi
keto çaste jam me Ty e do të jem gjithmonë
do të lidh penjtë e jetës me qiellin
të krijoj lirikën me shi!
Eja! E pres atë çast të të shikoj
kujtimin ta ruaj në shekuj!
Sa e rëndë mesnata që u shtri
këtë çast frymezimi lirik!
Për ty !
Do të nisem horizontit
dhe qiellin do te arrij
shpirtin te sheroj ,
se eshte plotë mirësi!
As stinët -
nuk kanë domethenie,
deti që dallgëzon!
Pa ty kot ështe jeta - pa ty kot agon!
Je bërë rrezedritë,
gjithmon bëhesh diell
vetullat si lumenj,
balli jot si qiell !
Sytë te burojnë shkendija ,
buzëqeshja mirësi !
Për Ty !
Çdo çast e rast - ndjej dashuri !
NDJEVA GËZIM !!!
Arrite ti !
Unë ndjeva gëzim !
Me ty nisa fjalë të shkëmbeja ?
Të flisja ?!
Sa herë hyredalje gëzim e lumturi
i bëja -
për të arritur gjithçka nisja !
Më arriti dhe forca që e kam -
Ti Dielli je ?!
Ndriçon -
nga lartësia një përmase !
Unë e di ?
Ti vjen të blerosh gjithcka qe ke ?
- T'më gëzohet zemra mua : - Mos plasë!
UNË TY TË PRES
Dua të prehem, të ndjej se si gjumi vjen
por Ti, sa mbyll sytë - sa shpejt më gjen!
Si të shikoj netëve kur errësia është e trashë
më ledhaton qerpikun e më thua : Ku je vashë ?
Klith e përpëlitem, hesht po si drenushë
si mali me borë , si blerim në fushë!
Kjo gjendje me ankth më mban deri në mëngjes
Eja! Unë të dua! Unë ty të pres !
Te kete Gezim!
Nuk e dua ta ndjej trishtimin
Prandaj gjithmon rrezatoj dashuri
në agimin tim nis ëndërra e zgjimit
për të arri aty ku dua të rri!
Do të hesht sonte! Do të flas nesër !
Mund të shpërthej si bombë ! Nuk e di!
të ndjek dreqërit që shitojnë çdo zemër
e mbjellin gëzimin me zi!
Do të nisem në shtigje të arrij
me vargje të ndërtoj një lindje
të valojnë flamujt për këtë mirësi
të ketë gëzim, rritë dhe rilindje !
PSE DUHET TE NDAHEMI ?
Pse duhet të ndahemi
sa ndjejë hidherim !
dua fortë të mbahemi
errësirës t'i bëjmë agim!
Zemërzitë terrin e duan
të ndezin e shuajnë meteorë !
Mos krijo acar e furtunë
Në shpirtin tonë ngricë e borë ?!!
Të dal me vargje në pritë !
Çdo çast në zonën e vëzhgimit !
Për Edin shtigje dua për rritë,
ti japin krenari i si trimit!
NË LUFTËRA
Diçka befas vjen më pëshpërit
ia kuptoj nga larg mirësinë:
E pres te vijë edhe ajo ditë
Në kuvendim ta mund befasinë !
Frymëzimi në mesnatë mori arrati
Një engjël me tha keni gëzim !
Unë permes tymit te cigares ndjeja vetmi
mendimet me shpienin në udhetim!
Më degjoni të nderuar dua t'u them .
Pse dalin mendime të pakuptuar ?
Me shtriga e demonë denbabaden
Në luftëra - me nderë, i kam fituar...!
KUR JAM ME EDIN
Sonte gjumi nuk më merr , shkoj zjarr
agimin e pres të shkoj përpara!
Edin do të shkoj herët ta marr
se vullkan pikëllimi më pret si shara!
Kjo ështe jeta ime e gëzimit, më nxjerr nga humbella
Kur jam me Edin ngjitem lartësive të qiellit
Pa të gjithë pallatet më duken si shpella
se ai është për mua ngrohtesia e Diellit !
Jam e ngrirë pa të por, ai më bleron
frymëzimet e mia marrin blerim
ato çaste zemra më këndon
jam lule pranvere që shpërthej gëzim
MOTIV
Patjetër te arrijë në cak
atje ku netet i dorëzohen agimit
dhe drita fshin me gomë errësirën
Nuk ka kush e mban çelsin e dryrit per të mbyllë
gjithe kënget e mia janë rreze qe hapin
dhe pushtojnë me mirësi
Nje dite do t'ia them gjithe ëndërrën
kalorsit të frymëzimit,
dhe do të shtrihem në detin e lirikës !
S'do te kete vjeshtë në shpirt
as errësirë ku ndizen e shuhen meteorët
do te ketë jehonë .
KENGA IME ME LOT
Më shkojnë vërdallë frymëzimet
misteri ka përmbyll franxhitë
me errësirë ka shpallë mbretërinë
Janë nis Krushqit që vrasin shpresën
Bajraktarë të mbarë përgjakjesh
pse derdhin helm në dashuri!
Le të turren pulbardhat në liqen
peshku i artë ka rënë në lak
përralla e Hirushes e dehu
E kanë gjetur këpucën e humbur
askund nuk ka këmbën që i bën
kënga ime me lot .
VJESHTË!
ësht zverdhur gezimi dhe si gjeth bie buzeqeshja
kerkon lulen qe rritet pa pergdhelje nëne.
Kryeneçe bëj serenaten me vrushkuj lotesh qe rrjedhin
Ia bashkangjita frymëmarrje me klithma vetmie
Tani rri mendoj se si dalin yjet ne errësirë
sa here Dielli nuk eshte , dhe nuk ka pranvere
Do te bleroje shpirti im vjeshte te ndizen lulet
dhe kenget qe sjellin gjalleri e gezim ne shpirt?
SONTE
Sonte më ka ngrirë gëzimi
gjymtyrët më lëshojnë , loti më pikon
në rrjedhë të kohës turfullin hidhërimi
në gotën e vetmisë mbaj kristalin e mallit
E vërteta për dhembjen është ngujuar
Në shpellën e dreqit është rritur shëmtia
Sonte më ka ngrirë gëzimi
me heshtje i flas qëndresës!
TË MBLIDHEN DITËT E AGIMIT TIM
Hesht ! Se më lidhet fjala në grykë.
Por, mendimet më shkojnë gjithkund.
Me klithma e rënkime zemra më derdh mall
për voglushin që flen këto çaste apo qan
ështe i urët , i etur apo fle pa jorgan
të lutem errësirë e natës e ruaj
të rritet e bëhet burrë se atë e kam
për të mbledh forcë të ndez xixat e shpresës
të mblidhen ditët e agimit tim.
MË GËRRYEN PIKËLLIMI
Thash se per ty dua jetëgjatësi
Të bëhesh shekullor zemra ime!
Mjaft mendoj nga kjo largesi
të ndjej si rrezja kur hap agime.
Pa ty ku mundem keto net te gjata
me gerryen pikëllimi me therr si shpata!
E MBJELL ME LIRIKA
Edhe sonte me zjarr frymëzimi
Edhe sonte ti më bëhesh dritë.
Do të të shikoj çerpikun si lule blerimi
të ndjej hapat që trokllijnë në pritë ?
Je berë krijesa me ëmbëlsi nektari
e mbjell me lirika ate hapësirë ugari...
MEDITIM
Si u prish moti
si vetëton oshetima
mbetëm kot se koti
te na percellojë bryma !
NE SERISH MA TE RI
Sa kohë endemi nëpër mistere
askund një vend për të marrë frymë të lirë.
U kallëm me mall e me dashuri të ëndërruar
brezat u plakën me heshtje!
Ne sërish ma të ri për këngët e shpresës
Netët me zjarr e me dritë i mbushim!
NE ZGRIPE RRUGETIMET
U nisa të arrijë tek shpresa
shekulli i kerleshjes heshti.
Pa stinë në vite të lotëve
vargani i lumenjve të pikëllimit
Nuk kishin ylber horizontet
Në zgripe rrugëtimet!
NESËR DO TË FLAS PËRPARA DRJETËSISË!
Nesër do të flas përpara drejtësisë !
Nesër, duan të më bëjnë gjyq !
Ku ndahet zemra prej zemrës , dashurisë ?
Si ndodh ky absurd, ky hiç!
Sonte mendohem për atë procedurë
me atë ngatrresë vrastare!
Më kanë vënë të gjallë në murë ,
Më ndajnë nga zemra IME mitare!
Do t'ua them se nuk ndahem kurrë prej tij !
Edi më jep jetë se është gjithësia !
Ndaj jam krenare do të shkoj të flas:
- Kurrë nuk ndahet zemra nga dashuria!
DUA TE BEHESH MAL
Kur jam larg teje po derdh lot
Një lumë është bërë, një liqen
Me dritë kandili të kam kërkuar
mu bëre se je Diogjen.
Nuk desha të mbes ashtu me vaj
nuk desha as për ty trishtim
gjithmonë në zemër të mbaj
se ty të kam agim.
Në thirravajë jam , se të dua
Ti Edi, më ke bërë të tillë !
më rrjedh malli si krua
Për ty gjithmon jam shtyllë!
Për ty jam një blerim pranvere
Gjithcka në jetë të fal
Nuk e shpreh as kësaj here
se dua të bëhesh mal...
DO TE SHKRUAJ PER TY
Se di si të vij tek ti Edi im!
Nuk e di a ke pushuar nga vaja!
Mua më lotojnë sytë si shi !
Se prej shpirti të ndaja!
Se di a të dhan të darkosh shpirti im!
Të kam pëllumb që në shtigje mërgon!
Unë gjithmon jam për ty në pikëllim
Asgjë më nuk më shëron!
Se di si e shikon rrezen e agimit
Sa horizontet e shtigjeve unë të dua!
Të kërkoj o bir , e nuk dal prej frymëzimit
se lotët më rrjedhin krua!
Si na ndanë? E kuptove dhe ti ndarjen!
E kuptove mallin çka do të thotë nënë ?
Gjithë ditën dhe naten une bëj lot
E errët më duket dita si natë pa Hënë !
Rritu bir, të më falish bardhësi agimi
Se vetëm ti më shton lumturi për jetë !
As vitin se mbushe kur përjetove hidhërimin
Unë dua një shekull të jetosh i gëzuar dhe i qetë!
Le të bijnë pikëllimet mbi mua
le të bijnë vuajtjet, dhe të gjithë anatemat!
Por unë s'të lë kurrë se shumë të dua
do të shkruaj për ty vargjet, poemat!
KUR TË RRITESH TË BËHESH BURRË !
Të afrohet ditëlindja Edi im !
Në sofër të pres të festojmë !
Nëntori të solli dhe ndjej gëzim
Por, pandal sytë lotojnë !
Do të të blej dhurata për atë ditë
Por, sërish më bëhet se është pak
Se desha ndryshe të ndjehesh në rritë
ndaj të ndjej në damar e gjak!
Të shkruaj këto vargje kur ti je në gjumë
Por , ti të vërtetën akoma nuk e di !
Largësia jote më krijon dhunë
malli më djeg, bëhem hi !
Si të të them gëzuar me jetë të gjatë
Datë e madhe për mua në nëntor
Edhe këto lot t'i shtoj në uratë
që ti i gëzuar të jeshë çdo orë !
Edi im! Kur të rritesh të bëhesh burrë
Të jetosh me grua e të lindish fëmijë !
Do të kuptosh përse malli më dogji furrë
Thinja më dolën - të ndjeshë lumturi!
VOGLUSHI IM !
Sa herë flas me ty - sa herë klith per ty
në shpirt e ndjej dridhejn, e loti me lag
si yje - ndriçojnë vargjet , me verbojne ne sy
strofat bëhen Diej! Po ti gjithmon larg.
Dhe vullkan i blertë , me behesh si mal
ka magmën nektar ! Behesh ëmbelsirë !
merr hije pranvere - Të prehem une dal
shndërrohet thesar çdo shikim i lirë !
Në drejtim t'një shtegu - shpresat i kam lidh
me fton per qetësi ! Me fton te mbijetoj
Por s'prehet dot zemra - me pranga zinxhire
se, ndjen dashuri...! Pa ty nuk jetoj!
PER TY EDI JAP GJITHÇKA
Të isha me ty Edi do ish pranverë
Edhe Hëna do më bëhej Diell në errësirë !
Pa ty me duken ditët me shi dhe erë,
më rrjedhin lotët pa hir !
Çfarë trishtimi kam, çfarë ëndërrash shikoj
Të puth duarët, të lëmoj shtatin!
Por zgjohem e vetmuar nis e rënkoj
diçka e padukshme më ndrydh shtatin!
Me ty më zbukurohet natyra dhe qielli
Lartësive në net më i bukuri yll !
Me e këndshmja lule më e zjarrta rreze
se shtati dhe rrita me bëhen si pyll!
Për ty e shikoj se si me dalin thinja
Për Ty o bir jap gjithcka që kam!
Je berë shpirt se nuk je vetëm brinja
Prej ku Eva nga Adami u ndanë !
EDI IM - GËZIMI IM !
Bashkë me Edin kur më vjen
arrin gëzimi, lumturia,
Sa thellë zemra ime ndjen
çdo të thotë dashuria!
Ato çaste bëhem ujvarë
po si uji që del nga gurra
Një gëzim më bën të marrë
nuk e di se sa e dua!
Edi , është për mua yll
Edi , është gëzim i im!
tek e shikoj si lis në pyll
më bëhet Diell që sjell agim !
Nis me vedi shumë mendime
nis shumë vargje për poezi !
Janë ninula, dhe ledhatime :
Të rritet Edi me shpejtësi!
EDI! LOJERAT T'I RUAJ !
Me mall e pres takimin bir
Lojërat që bleva t'i ruaj!
S'mundem pa lot , pa ty vështirë !
Çdo çast të të shoh , vuaj!
Të të shikoj syrin , dhe shtatin sa je rritur?
Kush të dha mëngjesin, dhe darkën ty ?
Unë nëpër ëndërra dal për të të pritur
më rrjedh ujëvarë loti nëpër sy!
Tani kur të shkruaj, i fshiva
se me prishin vargun, frymëzimin !
Sa do të të perqfoja të të kisha
mos dilte i trishtë malli për rimimin!
EDI ZEMRA IME !
Kur te shikoj Edi, mijëra drita dalin..
Nuk mund te te them atë ndjesi
me rrokullisen lot e shembin malin
ne zemren time ka shume vetmi!
Je bërë Ylber - i nje kuptimi
Ti jeta , që më shton gjallëri!
Nese me dalin thinjat nga pikëllimi
prej teje fitoj jetëgjatësi !
Fjalet tua më ndezin kandila
zeri jot cicerrimë lirike
Me merr malli me thyhen shtyllat
nga largëzia e kësaj pike !
Kur s' je me mua më shikon
engjëlli im qe me jep jetë
me keto vargje zemra renkon
se pa ty ndjehem e shkretë !
UNË PËR TY NDJEJ !
Kete letër te perlotur
ta shkruaj , po ti se lexon !
Te kerkoj gjithkah
Eh! sa me mungon!
Te ruaj ne brendi te zemrës
ty kurre nuk te largoj !
Si u largove prej femrës
qe shume te dashuroj!
Kujtohu se cka me flisje
si i harrove ato vite !
Gjithmon me peshperisje
deri ne qiell me ngrite.
Perse me perlote syte
qe the se i kam te artë ?
Une per ty gjithmon ndjej
dashuri te zjarrtë !
E NDJENI DESHIREN TIME
E ndjeni deshiren time
kam nje lutje per mëshirë
Dua voglushin me gezime
ta rris ne jete si ma mirë !
Me merr malli t'i degjoj zerin
e kam rreze per cdo agim
Dua ta shikoj tek rritet
te behet burrë i ditur trim!
E kam jetë , e kam shpresë
per te ne shtigje rrugetoj
per te nuk kam pertese
qe ta rris e shkolloj!
SONTE
Nëpër rrathët e tymit të cigares të sodis
Voglushi im Edi!
Cilën ëndërr shikon në gjumë
çka mendon në këtë errësirë ?
Unë pa ty e kam vështirë !
Të kam vënë në profil të dukjes
se dua të të shenjtëroj!
Ku ka ma të dashur se krijesa
Përse të mos tregoj!
Nëse vargjeve u vjen loti
le të njomen zanoret dhe rimat !
Pa ty voglushi im Edi
Sonte - më mbytën oshëtimat... !
SE DI...
Se di neser le te flasin per keto
Janë vargje shpirti se të dua!
Mos me kurthoni me vepra si ato
se une ashtu kurrë nuk dua!
E them edhe sonte në këtë mesnatë ?
E dua per jete per te bëhem hi!
Me preu shpirtin dhe zemren me shpatë
Fund nuk ka ne dashuri!
Te gjitha keto le te ngelin ne leter
Me ditar ndodhitë i kam me vulë !
Dashuria kurrë s'behet e vjeter
se nuk është prej penjsh te behet pelhurë...!
KUR NDAHEM NGA EDI !
E dini ju gezimin tim , sonte me mungon ?
E ndjeni pa Edin si shtrihet mbi mua vetmia?
Eshte i vogel , fjalet dhe buzeqeshjen i mendoj ,
Në largësi misteresh, ku është dashuria!!!
Me falni lexues qe vargjet mbush me lot !
Nuk e duroj dot ndarjen pa ate kam zbrazeti !
Nëse një pjesëjetë e imja mbeti pezull kot !
Le të jehojnë rimat për atë rreng të zi!
Më thoni si ta jem e ndar pa te jam shkretetire ?
Nëper shtigje rrugesh ku e shetis , shikimet me mbesin !
Nëse nga shfrimi im pikëlloj pahirë -
Per Edin mbarësite , gjithmon të më presin!
E VETMUAR NË SHTIGJE
E vetmuar në shtigje kërkoj drejtesinë
kërkoj të më bëhet e mundur ajo që e kam !
Ku keni parë të ndajnë nënën - që E ka dashurinë -
për Edin, unë jap gjithcka që kam!
Si mund të jetë natyra e kthejllët pa atë yll
dhe hëna në mbremje se ka atë shkelqim !
Ai është lisi më i miri që e kam gjetur në pyll
është shprsa që mbjell tek unë gëzim!
Ia mas përditë shtatin, eh sa e dua të rritur
se ai do te kuptojë klithmat që bëj unë në varg
ia degjoj zërin që pëshpërit për nënë , se është i mitur
ku e di si fle kur unë prej ti jam larg...
VOGLUSHI IM
Mos u trondit , përse s'jemi tok
se jeta e deshi të jemi të ndarë !
Pse prinderit e shokeve jane bashke do mendosh
Per fatin tone do te vijë per te qare!
Jeta bir i ka këto rrenime shemtake
mos u pikëllo mos rri i hidhëruar!
Unë dua të mira të përjetësosh
mos të të ndodh rast se zemra ke shituar!
Pa gjumë jam netëve të vetmisë
sa çaste lotoj se malli më pushton!
Për ty shkruaj vargje të dashurisë
të rritesh si trim se ashtu zemra ime do !
KRENOHEM ME TY
(Birit tim te vogël EDI )
Ti i vogël je ,s'di se çka ka në mua
gjithësi të kam , sa shumë të dua!
Për plagen time , je i shenjtëruar
në jetë arrite - engjëll i uruar!
Të rritesh i lumtur - dua biri im
se atëherë unë - do të ndjejë gëzim!
Pas lindjes sate jeta -m'u bë plagë e zi
ashtu më ndodhi ! Më bënë padrejtësi!
Për ty jam shqipe e pushtoj qiellin
të të jap ngrohtësi nëne si toka që do Diellin!
Kush mund të na ndajë, kush mund të na pengojë?
Engjëlli im i dashur shumë rëndë do të gabojë !
Të nesërmen dua me lumturi ta ngris
të të shikoj burrë, dua të të rris !
Se me gjykime, se ndajnë zemrën tonë
do t'i dënojë dënesja herët qoftë a vonë... !
E PRES NJE DITE!
Kjo jete e tillë më befason,
sa te trishta ato ndodhi!
Papritmas hile kur jeton
sikur ndodh një befasi !
Të dalin mendimet, pikëllimet.
Lotet bejnë ujvarë deshprimi !
Nuk ka forca të perballe rrenimet
ec ne drejtim të drites së agimit !
Ngel në udhëkryq nga ajo pasojë.
Te verteten s'mundet ta thote !
E pres ate dite - drita te agoje
dashuri të ketë kjo bote...
E KAM HAPUR DERËN
Sot pranvera sërish hyri
lule sjell mbi siperfaqe
dimëri ngricat thua i ndryri
sa xheloz për manushaqe !
Shkoj e vij nëpër frymëzim
të dalë vargu plotë me rimë
të derdhë rrezet që në agim
Dielli të ngrohë cdo skutë e vrimë !
Le të gëzohen dhe shtegtarët
që arrijnë të gëojne verën
Jam venë në pritje të miresisë
Për të - e kam hapur derën!
ME KA MBULUAR TRISHTIMI
Më ka mbuluar trishtimi,
E kanë vrarë të vertetën ,
Padrejtësia ndan pjeset e shpirtit
për te perfituar ata që se meritojnë !
Në vargun e mallit tragjikomedia
hesht se gjuhen ia ndrydhin me nene
i kanë shpifur ngrysjet dhe permbysjet
mbi shpinën e renduar nga dhuna!
Arriten befas stinet qe s'dallohen
me vjeshte apo me blerim jane
ngrica ua ka mberthyer pamjet
dhe permbytjet behen pamje!
Nje ze lemeritës dilte per shpetim
kush ia ndjente klithmat ne ndarje
ata qe e vrasin drejtësinë bejne krim
nje dite vullnetarisht befshin varje!
EJANI ME KENGEN E LIRISE
Heshtni! Se fjalet jane kot !
me kercenime e vrasje
vdekja nuk krijon zhvillim
mortit si behet himn!
Perditë shkurtuam veten tone
te dalim nga ferri
të behemi ma të plotë në dashuri,
pa mallkime e lot në jetë.
Ejani me kengen e lirisë
te dalim horizontit ku shqiponjat jetojne
me uraten e nënave
dhe qendresën e trimave !
PO DAL ME LUTJE...!
( Me rastin e 8 marsit )
Po dal me lutje, me jehonë dal
dëgjoni se dua t'ua kumtoj deshirën !
Me pikon zemra gjak e vrer
per ato nena, motra, gra
padrejtesia ua mori gezimin!
Po dal me lutje , me klithma flas
nje lot qe pikon nga qerpiket
ështe si lulja e vyshkur
mos lejoni te duken te ndrydhura
femrat - shija dhe bukuria e jetes!
Po dal me lutje , me kenge dal
te kendoj per lumturine qe krijojne
buzeqeshjet qe dalin si ylber
dhe ndezin auroren e drites
te jetoje dashuria dhe miresia!
Po dal me lutje , me uratë dal
te jetoni dhe gezoni gjithe jeten
ju motra, nena e gra te rruzullit
jam une ajo poetja e mesnates
qe shkruaj uratën per JU!
NËPER NGRICE E TUFAN
Nëpër ngrice e tufan arrita ketu
me luleborë te bej një dhuratë
se netve te dimrit kam ënderru
Ne mars te bej PER JU uratë !
Aty hyjne nenat, dhe mësueset janë
kanë zemrën e mire me plot ndjesi
në jetë i prarojnë te bukur gjerdanë
që farkojnë hallkat per mirësi!
Prandaj i bera keto vargje sot
per ju te keni lumturi e jetë !
Ne sy mos u daltë kurre lot
Me ju qofte dashuria e vertetë !
RILIND DASHURIA PER TY
Me pushto dëshira ime e zjarrtë
sytë ngjyre blerimi kanë,
gjuhe miresie dijnë
dhe mbjellin margaritarë ne shpirt!
Nuk jane ujvara qe krijojnë ylberë
per agime drejtojne shikimet
perqafojnë me mall ne takim
lamtumires nuk ia kthejne shpinën!
E presin castin te mrekullohen
per hapin qe arrin tek caku
dhe këngen qe shperndan jehonën
se rilind dashuria per Ty !
DO TE SHPALOJ SHPIRTIN
Do te shpaloj shpirtin nje ditë
Me gjuhen qe e kupton heshtja
me shkronjat qe i shkruan durimi
Rreze dielli nese s'ka e muzgu nese shtrihet
aty jam une qiri i ndezur per uratë
te jehoje kenga dhe lumturia te jetojë
Nëse kujtoni se do te shterre gurra
mos kujtoni se ka nis tërbimi ,
dikund ka nis kengen e gugusë nje laureshe!
I ndjeni cicerimat e shpezeve , ua shikoni syte
janë vargjet e kesaj lirike
dhe lotet e mi qe gurgullojnë mirësi !
PËRJETËSI E DASHURISË TI QENIA FEMËR !
Të them për ty githcka , se gjithcka je
melodia e rritës - jetës i fal shpirt .
Në arenën e kujtimeve e blertë , aromë
ngjiz këndet e gëzimit me vaj e dashuri!
Lirika e vargjeve për ty ështe - lot ,
krenari e mbetur në rrezet e diellit që nxen!
Vallja e mirësisë - shtatin e hedh si kanjusha
të gufon kraharori , buzeqeshja, gusha !
Shekujve të ndrydhën pamjen , me mallkime
Ti gjithmone më e dashur! Ti gjithmon kënge e re!
Si Eva që e nisi Adamin drejt dritës , përthyhesh
në çelsin e këngës : Refreni - dashuri !
Vetëm buza është fjala , kënga ,jeta ,
- molla e ndaluar merr shijen dhe dijen !
Në përmbytje u ndalën e dihatën shekujt
se ti ringjalle muzën ! S'ka shije pa ty!
Aty ku të hyn shpirti shpërthen era e pranverës
ekstaza rirrit lule, dhe aromë !
Cilat shkronja mund të të pershkruajnë ate emër ?
- Përjetesi e dashurisë ti qenia femër !
JAM UNE AJO QE TE JAP JETEN
Nuk të harroj , për asnjë çast
ti gjithmon endesh me blerim!
Le të thonë se s'do të kemi rast
për një jetë që është vegim!
Nuk shuhet dashuria si zjarri,
as ngrica dhe uji se ndal!
Jam une ajo vlera prej ari
nuk mposhtem, por, di të fal!
Pse kujton se kjo ënderr mbaroj!
Pse kujton se ne zjarr ska shpuzë ?!
E di ëndërrën që sa herë e shikoj
Ti vrapon e me puth në buzë !
E di se kthehesh pastaj i rrënuar !
Jam unë ajo që të jap jetën !
Ishim bashkë një çift i praruar
këto vargje e thonë të vertetën...!
JANË LOTËT NGA SYTË E MI ...!
Dritës ia rrëmbeva rrezet
shkëlqim të të jap, dhe jetë !
Shpresën e blertë do të ta kthej!
S'ka gjërësi dhe shtigje pa arritje
shenja e shenjtë jam bërë për TY!
Më mungon ylberi do të ta krijoj
në lirikë lexo - meditimin :
- Aty ku gurra e derdh burimin!
Jam berë Kështjella e praruar e miresisë
aty rritet blerimi nis pranvera!
Dhe kënga ka kuptime -
për lavdinë heroike të mbijetesës!
Do te jam aty ku e do mirësia!
Nëse një ditë do të fryej e bie shi !
Për ty ! Janë lotët nga sytë e mi ...!
NË KONAK
Janë çaste trishtimi, janë çaste mjerimi
ato që bluan në kokën e zbrazët një asgje
unë në shtigjet e jetë kam forcë guximi
Jo! Edi te vuaj kurrë se lë !
Se lë ...!
Nëse nuk qëndroni si duhet, e si eshte e mbara
aty në oxhak u hyjë dhe behem Shotë !
Nuk ka pengesa , nuk i shikoj ato të ndara
Sikur me këmbë të ngritet gjithe kjo botë,
Kjo botë !
Jam unë ajo qe e ndjej tim bir , se e dua
e kuptoni perkushtimin se jeten e jap
nuk më frigon ndalimi, s'ka lind per mua
se Edi eshte shtylla në konak !
në konak!
TI MALL E DASHURI
Rikthehem t'ia shtoj vagjet kënges
nëper shtigje të nisë kuvendimin
ashtu si dje kur mallkimin e bënë
djajtë e perndezur nga krimi e gjaku
kërkuan jetën të na marrin !
U ndalën shtegtarët nuk vinte pranvera
tymi e flaka i frigoj edhe yjet e qiellit
rigonin shi mjegullat, zverdheshin lulet
se jeta mbulohej me zezonë e tmerr
Jo! Ne nuk e ndalëm hapin!
Eja sonte të më dëgjosh për mallin
më ka mbytur vetmia, pa ty nuk jetohet
në lartësitë e qiellit të ndiçonte pamja
Po s' të shikoja në vendtakimin e pritjes !
- Ti mall e dashuri ! Ti jeta ime!
KUVENDIM ME JU!
1.
Pres të shkëmbej kuvendime me ju
se ndjej një trishtim, ndjej një zbrazëti !
Atje ku thonë se ka pasur shpresë për mu
është bërë trishtim , është bërë prapësi!
2.
Menduan se kështu do të rrënohet mali !
Jo! Furtunat kot e nisin këngën e krrokamës !
Ajo shtërngatë skëterre këngën nuk e ndali
gjithkund i flas me lirikë famës !
3.
Jam unë ajo, që përditë, çdo çast dhe orë
rrugëtoj me Edin, e kam gjithçka ! E kam ardhmëri!
S' ka gjë nëse gjithcka mbulon ngrica e bie borë
në shpirtin tim pranvera do të vijë përsëri ...!
URONI
Nuk flas për asgjë, do të hesht këtë radhë
Më leni me heshtjen të krijoj qetësi!
Në ëndërrim ka gjëra që duhet ndarë
prej atij trishtimI që mbjell zi!
Nëse dikund nisin hapat , trokëllin pabesia
Ajo është bima që ka helmuar gëzimin!
Por ka shume gjëra që si thyen hipokrizia
aq ma pak mund të mposhtë guximin!
Kjo është ajo rruga ku ngjiten të pamposhturit
Në ato shtigje gjithmon jetojnë martirë !
Të humburit kanë të tjera shtigje
I ka bë jeta të mbesin humbëtirë !
Me vargje për asgjë u hap horizontin
Lidheni ju që keni aq mundësi të kuptoni !
Unë ftoj të pushtoni Piemontin
Për gëzim e lumturi : Uroni!
NDIZ DRITA GEZIMI
Llamburisin dritat, gëzimi shfaqet
unë vështroj dhe hesht, të flas nuk di !
Befas një lot më lag faqet
befas dicka më mbush - mërzi!
Jam e vetmuar ! Pse me lat keq ?
Unë përkushtime bëra të arrijë nivelin!
Dikush u end se është zemër dreq
e ndali këngën, çiftelisë ia këputi telin!
Por, nuk arriti ta ndalë rrjedhën time !
Jam çdo ditë më e fortë ! Jam krenare.
Edhe për Edin kam bërë Urime,
se jam nënë me besë - shqiptare !
Pas meje janë të gjithë ata që e ndjejnë
çka do të thotë përkushtimi, nderi !
Ndaj Urime në këtë ndërrim vitesh Kosovë !
- Ndiz drita gëzimi - largoje terrin!
JETËGJATËSI DHE GËZIM
Po vështroj mesnatën dhe dritat
bredhin e bukur që paralajmëron gëzim
në qiell yjeve u dërgoj urime nga Kosova
se janë dëshmorët e Pavarësisë
le ta ndjejnë gëzimin : Bacë u Kry!
jemi të lirë të bartim fitoren!
Do të jetë me ne Adem Jashari pararojë
ai që i dha jetë kthesës se ne nuk mposhtemi
Edhe trimat si Fehmiu dhe Xheva që ranë
janë urimi ma i ngrohtë i krenarisë
që na hapin motivin përse duhet luftuar
Përse i duhej liria Kosovës së nadarë nga Nëna!
Një urim bashkimi sonte për ju o shqiptarë
mos të lindin nënat femijë për vëllavrasje
gjakderdhja nuk është monumenti i lavdisë ,
Të cakrrojmë gotat për dashurinë e shtrydhur
varfëria qoftë e kaluar si dimri kur sjell blerimin
- Jetëgjatësi dhe gëzim ! e përmbyll urimin!
TË KRIJOJ KURORË PËR TY
1.
Dikund qëndron çelësi i artë
për të hapur portën e zemrës
nëse në gurrën e frymëzimit heshtja
ka krijuar prehje në shtigje
ndalu dhe kujto lindjet -
një shenjt ma shumë i shtohet njerëzimit!
2.
Në mikpritjen e ditës ka pasur gjithcka
lodhja nuk ndjehet në gëzim
urata i këput vargonjt e hekurt
buzëqeshja krijon ylberin e lumturisë
sa më mungojnë shijet e lirikës
të krijoj kurorë për ty!
3.
Do të arrijë ta mposht heshtjen
nëpër dallget e detit anija te rrugëtojë
deri në kulmin e matanë bregut
jam e pamposhtur, për dritë mirësie
frymëmarrjen për hapin e parë e nisa
dëshpërimi nuk ka vend...!
KUSH I KRIJOJ MISTERET
Kush i shpiku këto sajesa jete
përse mendojnë se fundi arrin
jemi në nismën e hapit që shenjëzon
sukses,
eja me deshirën e mirë
të ndjehesh i lumtur në rrjedha
frymëzimi im është kënga e mirësisë !
Nëse nuk i kupton klithmat
eja të ndejshë trokitjen
për jetën e mbarë !
Kush i krijoj misteret , erërat, shirat
u shndërrua në lamsh - rrëfimi
nuk e ka formulën ,as zgjidhja
për humbje,
janë zgjuar ata që rendin pas kobit
kërkojnë të vrasin shpresat
të përgjaket ardhmëria!
Nëse nuk i kupton qëllimet
ndalu mos krijo trazira
për prehjen e shqetësuar !
RILEXONI HESHTJEN
1.
Nëse doni të dini të vërtën
mos rrini atje në zgafellë të përgjumjes
kanë ndodhur gjëra pa shije, gjëra pa kripë
i kanë bërë ata që e duan të keqen
Nëse doni ta dini të vërtën
shikoni gjithmon në ballin e rrudhur
në fytyrën e vyshkur , të berë eshkë
do të bindeni se jeta i ka vra!
2.
Kur të ndaleni të pushoni në udhëkryq
mendoni për ata që u ndanë dhe s'u takuan
mendoni për dëshirat që u mbetën peng
mendoni do të kthehen në piktakimin e njëjtë
Se u nisën me trenin e të dëbuarve
me lot e me mall , me plagë e me zjarr
dhe vdiqën të ringjallen në kujtime
këgët lot e pikëllim, kanë ...!
3.
Tash kur të ktheheni të rilexoni heshtjen
mos klithni për martirët e vrarë
ia falën Kosovës gjakun për qetësi
të mos ketë kurrë vëllavrasje,
Sa shpejt kaluan të gjitha, si era
mos e mallkoni harresën që ra ,
është ndezur dëshira për të rrëmbyer fronin
të pushtohet gjaku me gjakun e gjuhës...!
EDI-GJITHSIJA IME
Në djepin e rritës të shtrova
të prehesh nga loja , të rritesh
ca vargje mbi kokë , përkushtime
si trim të ndjehesh kur të ngritesh!
Të zgjohesh me rrezet e mëngjesit
Ditës sime t'i japish ngrohtësi
Unë pres të dëgjoj zërin e këndesit
Mëngjesin ta bëj për ty!
NUk e di përse loti më mbeti
tek çerpikët u ndal , u përlotën sytë !
pika- pika rrjedhin si dallgë deti
Edi - gjithesia ime , s' ke të dytë...!
FRYMEZIMET
Sonte frymëzimet më kanë pushtuar
jam në përballje, jam në betejë
se gjumi kush e di ku ka merguar
vargu i këngës ta rrëfejë !
Sonte ma shumë se gjithcka kam vlerë
le të krijojnë vargjet një llogari
ia kujtoj duhmën e shpirtit që solli erë
më bëri të ndjej - dashuri!
Sonte, vetmia dhe heshtja flasin
dyfish më oshëtin mungesa për ty !
Nëse nga inati nisin dhe pëlcasin
është zjarri që djeg e të bën hi!
SA ME KA MARRE MALLI
Sa më ka marrë malli
kam nis të të harroj
ku shkoj gjithë kjo jetë
kështu na verboj!
Nisem drejt kujtimit
e di kur ishim bashkë
ishte kohë e lumtur
mbeti kohë e lashtë
Në cilën ëndërr ngecëm
si doli ky hutim
kush na ngatërroj rrugët
mbetëm pa kungim!
Në kurorë të jetës
ne pa lumturi
Sa vuaj këto çaste
kam një tmerr në gji!
VIJ TEK TIJ KUR TE MERR GJUMI..
Një vullkan , një llavë del
brenda meje e kam zjarr
zëri britmë rënkon në tel
më ik zemra si e marrë,
Vij tek ti kur të merr gjumi
vij një ninulë të të them
sa i bukur - fëtyrë pëllumbi
malli zjarrtë më rrëmben!
Nga thellësi e syve rrjedhin
lot të nxehtë shkojnë valë,
dhe frymëzimet gjithkund bredhin
vargjet bëhen radhë - radhë,
janë për ty zemra ime
rima kurrë nuk nërpritet
të bëjnë roje , të përgdhelin
trupi shpejt të të rritet!
SONTE KAM KUJTIME....
Sonte kam kujtime
rikthej jetën pas
ndjej mjegulla gjëmime
por zemra s'më palas,
Jam e fortë si shkëmbi
jam margaritar nga deti
më dridhet frymëzimi
vargëzoj si poeti!
Frerët mbaj në dorë
kah i jap ardhmerise
nuk më frigon bora
s'kam frige prej stuhisë,
E kam ngrit flamurin
ec per në fitore
Kënga ime nesër
do të mposhte llogore...
KETO VARGJE TE LIRA
Nuk është ujëvarë lumi
loti që pikoj
as klithma që bëhet
nuk është këngë gëzimi,
Syri kërkon syrin
jetësisht ta shikojë
të ringjallet shpresa
si feniks prej hiri!
Keni parë si zverdhet
gjethin që merr era
e kalbet në heshtje
sa të vijë pranvera
për të ngjallur bimën
të dalë lulemira
të kundërmojnë jetë
nga vargjet e lira !
RRËMET VETMIE
Sonte dua të krijoj jehonë
të degjojnë yejet
se këtu në tokë ka vuajtje!
Mos i besoni errësirës
që e sjell furtuna!
Kam ndryshuar qëndrimin
kuptimi për të vërtetën
nuk e ka domethenien !
Lindin ngatërresa
në nismën e penguar !
do të behem e rrebeluar
të klith në kohë frymëzimi
Ti - më ndal frymëmarrjen!
Mos është ëndërr e trishtë
rrëmet vetmie ndjej ?
DO TA NDEZ SHPRESEN E ZGJIMIT
Vjeshta arriti përsëri
blerimit iu shtuan rënkimet , u zverdh
nisi qielli varganin e shiut
mjegullat u ngrysën nga hidhërimi!
Sa më mori malli për lejlekët
çerdhet në lartësi plepash bosh
as cicerrima e dallëndysheve nuk dëgjohet
pos njerëZ që rendin me ombrela mbi !
Nuk e di përse gjithe kjo mungesë
për gjëra që hyjnë në kujtime
dhe mbesin ëndërra të kaluara
për të hapur kaptineën e frymëzimit!
Do ta ndez shpresën e zgjimit
dhe do të kapërcej horizontet
deri atje ku qëndron në pritë
vargu i blertë i lirikes !
NËSE
Nëse pikëllohem -
është malli që kam për TY
është mjegulla që ngritet dhe derdh shi
nga sytë e mi ujvarë e hapit në kërkim!
Nëse mendon -
se aq lehtë të harroj
rikujtohu për gjithë të kaluarën
kurorë e ngrirë në kujtime!
Nëse të vij -
në erresirën e mesnatës
mos u frigo nga hapat që dëgjon
të sjell jetën me dritë e ngrohtësi Dielli !
Nëse jemi të ndarë -
në këtë largësi
në zemrën time je gjithmonë
me vargje të jap shpirtin të jetosh!
VIJ ME ERË BLERIMI
Sa shpejt i ranë maskat
si ngjyrat e stinës kur ndryshon !
Ajo mbeti si mumje -
të shpifë thashetheme pa përmbajtje
ashtu si mjerimin që e bart në shpirt
sa herë përhumbet !
I thash se vij me erë blerimi
në lirika -
më ka shpërthyer pranvera!
Zemrën time kritikët e kuptojnë çka ndjen,
dhe e shpalosin
domethenien e fjalës që ndez zgjimin e heshtur.
Jam jehona që u këndoj Alpeve
me këngën e urtisë
me fjalët e uratës kërkoj shërim
për plagët e shekujve
dhe rritës ia fërkoj ballin
të shikojë bardhësive...!
VOGLUSHIT TIM EDI -
Si ikën vitet , tash hyn për tri
Të ruaj kujtimet kur dëgjova vajin e parë !
Si më digjet zemra dhe shpirti e di
Se jetoj pa ty - e ndarë !
Drejtoj shikimet, lartësisë së qiellit
Nga mjegullat befas nis të bijë shi!
Buzeqeshja jote i ngjan Diellit
Shpirt i mamit ! Gjithcka për TY!
Per Ditëlindjen tënde unë bëra dhuratë
Edhe këto vargje i bëra për TY !
Në mendime netëve kur mbes gjatë
Kërkoj shtigjet t'më hapin sy!
Të të shikoj e të të ledhatoj Edi im
Se çdo çast ti më mungon!
Nëpër vite një shekull me gëzim
Edi! Për ditëlindje mami të uron!
ÇAST FRYMËZIMI LIRIK
Dëshira ime mbeti në zgafellë
ia vrane ëdërrën, ia ndrydhen shpresën !
U mbushën gjithë nivelet e pikëllimit
riguan pa ndal lot sytë e mi!
Mos më thuaj se je në vetmi
keto çaste jam me Ty e do të jem gjithmonë
do të lidh penjtë e jetës me qiellin
të krijoj lirikën me shi!
Eja! E pres atë çast të të shikoj
kujtimin ta ruaj në shekuj!
Sa e rëndë mesnata që u shtri
këtë çast frymezimi lirik!
Për ty !
Do të nisem horizontit
dhe qiellin do te arrij
shpirtin te sheroj ,
se eshte plotë mirësi!
As stinët -
nuk kanë domethenie,
deti që dallgëzon!
Pa ty kot ështe jeta - pa ty kot agon!
Je bërë rrezedritë,
gjithmon bëhesh diell
vetullat si lumenj,
balli jot si qiell !
Sytë te burojnë shkendija ,
buzëqeshja mirësi !
Për Ty !
Çdo çast e rast - ndjej dashuri !
NDJEVA GËZIM !!!
Arrite ti !
Unë ndjeva gëzim !
Me ty nisa fjalë të shkëmbeja ?
Të flisja ?!
Sa herë hyredalje gëzim e lumturi
i bëja -
për të arritur gjithçka nisja !
Më arriti dhe forca që e kam -
Ti Dielli je ?!
Ndriçon -
nga lartësia një përmase !
Unë e di ?
Ti vjen të blerosh gjithcka qe ke ?
- T'më gëzohet zemra mua : - Mos plasë!
UNË TY TË PRES
Dua të prehem, të ndjej se si gjumi vjen
por Ti, sa mbyll sytë - sa shpejt më gjen!
Si të shikoj netëve kur errësia është e trashë
më ledhaton qerpikun e më thua : Ku je vashë ?
Klith e përpëlitem, hesht po si drenushë
si mali me borë , si blerim në fushë!
Kjo gjendje me ankth më mban deri në mëngjes
Eja! Unë të dua! Unë ty të pres !
Te kete Gezim!
Nuk e dua ta ndjej trishtimin
Prandaj gjithmon rrezatoj dashuri
në agimin tim nis ëndërra e zgjimit
për të arri aty ku dua të rri!
Do të hesht sonte! Do të flas nesër !
Mund të shpërthej si bombë ! Nuk e di!
të ndjek dreqërit që shitojnë çdo zemër
e mbjellin gëzimin me zi!
Do të nisem në shtigje të arrij
me vargje të ndërtoj një lindje
të valojnë flamujt për këtë mirësi
të ketë gëzim, rritë dhe rilindje !
PSE DUHET TE NDAHEMI ?
Pse duhet të ndahemi
sa ndjejë hidherim !
dua fortë të mbahemi
errësirës t'i bëjmë agim!
Zemërzitë terrin e duan
të ndezin e shuajnë meteorë !
Mos krijo acar e furtunë
Në shpirtin tonë ngricë e borë ?!!
Të dal me vargje në pritë !
Çdo çast në zonën e vëzhgimit !
Për Edin shtigje dua për rritë,
ti japin krenari i si trimit!
NË LUFTËRA
Diçka befas vjen më pëshpërit
ia kuptoj nga larg mirësinë:
E pres te vijë edhe ajo ditë
Në kuvendim ta mund befasinë !
Frymëzimi në mesnatë mori arrati
Një engjël me tha keni gëzim !
Unë permes tymit te cigares ndjeja vetmi
mendimet me shpienin në udhetim!
Më degjoni të nderuar dua t'u them .
Pse dalin mendime të pakuptuar ?
Me shtriga e demonë denbabaden
Në luftëra - me nderë, i kam fituar...!
KUR JAM ME EDIN
Sonte gjumi nuk më merr , shkoj zjarr
agimin e pres të shkoj përpara!
Edin do të shkoj herët ta marr
se vullkan pikëllimi më pret si shara!
Kjo ështe jeta ime e gëzimit, më nxjerr nga humbella
Kur jam me Edin ngjitem lartësive të qiellit
Pa të gjithë pallatet më duken si shpella
se ai është për mua ngrohtesia e Diellit !
Jam e ngrirë pa të por, ai më bleron
frymëzimet e mia marrin blerim
ato çaste zemra më këndon
jam lule pranvere që shpërthej gëzim
MOTIV
Patjetër te arrijë në cak
atje ku netet i dorëzohen agimit
dhe drita fshin me gomë errësirën
Nuk ka kush e mban çelsin e dryrit per të mbyllë
gjithe kënget e mia janë rreze qe hapin
dhe pushtojnë me mirësi
Nje dite do t'ia them gjithe ëndërrën
kalorsit të frymëzimit,
dhe do të shtrihem në detin e lirikës !
S'do te kete vjeshtë në shpirt
as errësirë ku ndizen e shuhen meteorët
do te ketë jehonë .
KENGA IME ME LOT
Më shkojnë vërdallë frymëzimet
misteri ka përmbyll franxhitë
me errësirë ka shpallë mbretërinë
Janë nis Krushqit që vrasin shpresën
Bajraktarë të mbarë përgjakjesh
pse derdhin helm në dashuri!
Le të turren pulbardhat në liqen
peshku i artë ka rënë në lak
përralla e Hirushes e dehu
E kanë gjetur këpucën e humbur
askund nuk ka këmbën që i bën
kënga ime me lot .
VJESHTË!
ësht zverdhur gezimi dhe si gjeth bie buzeqeshja
kerkon lulen qe rritet pa pergdhelje nëne.
Kryeneçe bëj serenaten me vrushkuj lotesh qe rrjedhin
Ia bashkangjita frymëmarrje me klithma vetmie
Tani rri mendoj se si dalin yjet ne errësirë
sa here Dielli nuk eshte , dhe nuk ka pranvere
Do te bleroje shpirti im vjeshte te ndizen lulet
dhe kenget qe sjellin gjalleri e gezim ne shpirt?
SONTE
Sonte më ka ngrirë gëzimi
gjymtyrët më lëshojnë , loti më pikon
në rrjedhë të kohës turfullin hidhërimi
në gotën e vetmisë mbaj kristalin e mallit
E vërteta për dhembjen është ngujuar
Në shpellën e dreqit është rritur shëmtia
Sonte më ka ngrirë gëzimi
me heshtje i flas qëndresës!
TË MBLIDHEN DITËT E AGIMIT TIM
Hesht ! Se më lidhet fjala në grykë.
Por, mendimet më shkojnë gjithkund.
Me klithma e rënkime zemra më derdh mall
për voglushin që flen këto çaste apo qan
ështe i urët , i etur apo fle pa jorgan
të lutem errësirë e natës e ruaj
të rritet e bëhet burrë se atë e kam
për të mbledh forcë të ndez xixat e shpresës
të mblidhen ditët e agimit tim.
MË GËRRYEN PIKËLLIMI
Thash se per ty dua jetëgjatësi
Të bëhesh shekullor zemra ime!
Mjaft mendoj nga kjo largesi
të ndjej si rrezja kur hap agime.
Pa ty ku mundem keto net te gjata
me gerryen pikëllimi me therr si shpata!
E MBJELL ME LIRIKA
Edhe sonte me zjarr frymëzimi
Edhe sonte ti më bëhesh dritë.
Do të të shikoj çerpikun si lule blerimi
të ndjej hapat që trokllijnë në pritë ?
Je berë krijesa me ëmbëlsi nektari
e mbjell me lirika ate hapësirë ugari...
MEDITIM
Si u prish moti
si vetëton oshetima
mbetëm kot se koti
te na percellojë bryma !
NE SERISH MA TE RI
Sa kohë endemi nëpër mistere
askund një vend për të marrë frymë të lirë.
U kallëm me mall e me dashuri të ëndërruar
brezat u plakën me heshtje!
Ne sërish ma të ri për këngët e shpresës
Netët me zjarr e me dritë i mbushim!
NE ZGRIPE RRUGETIMET
U nisa të arrijë tek shpresa
shekulli i kerleshjes heshti.
Pa stinë në vite të lotëve
vargani i lumenjve të pikëllimit
Nuk kishin ylber horizontet
Në zgripe rrugëtimet!
NESËR DO TË FLAS PËRPARA DRJETËSISË!
Nesër do të flas përpara drejtësisë !
Nesër, duan të më bëjnë gjyq !
Ku ndahet zemra prej zemrës , dashurisë ?
Si ndodh ky absurd, ky hiç!
Sonte mendohem për atë procedurë
me atë ngatrresë vrastare!
Më kanë vënë të gjallë në murë ,
Më ndajnë nga zemra IME mitare!
Do t'ua them se nuk ndahem kurrë prej tij !
Edi më jep jetë se është gjithësia !
Ndaj jam krenare do të shkoj të flas:
- Kurrë nuk ndahet zemra nga dashuria!
DUA TE BEHESH MAL
Kur jam larg teje po derdh lot
Një lumë është bërë, një liqen
Me dritë kandili të kam kërkuar
mu bëre se je Diogjen.
Nuk desha të mbes ashtu me vaj
nuk desha as për ty trishtim
gjithmonë në zemër të mbaj
se ty të kam agim.
Në thirravajë jam , se të dua
Ti Edi, më ke bërë të tillë !
më rrjedh malli si krua
Për ty gjithmon jam shtyllë!
Për ty jam një blerim pranvere
Gjithcka në jetë të fal
Nuk e shpreh as kësaj here
se dua të bëhesh mal...
DO TE SHKRUAJ PER TY
Se di si të vij tek ti Edi im!
Nuk e di a ke pushuar nga vaja!
Mua më lotojnë sytë si shi !
Se prej shpirti të ndaja!
Se di a të dhan të darkosh shpirti im!
Të kam pëllumb që në shtigje mërgon!
Unë gjithmon jam për ty në pikëllim
Asgjë më nuk më shëron!
Se di si e shikon rrezen e agimit
Sa horizontet e shtigjeve unë të dua!
Të kërkoj o bir , e nuk dal prej frymëzimit
se lotët më rrjedhin krua!
Si na ndanë? E kuptove dhe ti ndarjen!
E kuptove mallin çka do të thotë nënë ?
Gjithë ditën dhe naten une bëj lot
E errët më duket dita si natë pa Hënë !
Rritu bir, të më falish bardhësi agimi
Se vetëm ti më shton lumturi për jetë !
As vitin se mbushe kur përjetove hidhërimin
Unë dua një shekull të jetosh i gëzuar dhe i qetë!
Le të bijnë pikëllimet mbi mua
le të bijnë vuajtjet, dhe të gjithë anatemat!
Por unë s'të lë kurrë se shumë të dua
do të shkruaj për ty vargjet, poemat!
KUR TË RRITESH TË BËHESH BURRË !
Të afrohet ditëlindja Edi im !
Në sofër të pres të festojmë !
Nëntori të solli dhe ndjej gëzim
Por, pandal sytë lotojnë !
Do të të blej dhurata për atë ditë
Por, sërish më bëhet se është pak
Se desha ndryshe të ndjehesh në rritë
ndaj të ndjej në damar e gjak!
Të shkruaj këto vargje kur ti je në gjumë
Por , ti të vërtetën akoma nuk e di !
Largësia jote më krijon dhunë
malli më djeg, bëhem hi !
Si të të them gëzuar me jetë të gjatë
Datë e madhe për mua në nëntor
Edhe këto lot t'i shtoj në uratë
që ti i gëzuar të jeshë çdo orë !
Edi im! Kur të rritesh të bëhesh burrë
Të jetosh me grua e të lindish fëmijë !
Do të kuptosh përse malli më dogji furrë
Thinja më dolën - të ndjeshë lumturi!
VOGLUSHI IM !
Sa herë flas me ty - sa herë klith per ty
në shpirt e ndjej dridhejn, e loti me lag
si yje - ndriçojnë vargjet , me verbojne ne sy
strofat bëhen Diej! Po ti gjithmon larg.
Dhe vullkan i blertë , me behesh si mal
ka magmën nektar ! Behesh ëmbelsirë !
merr hije pranvere - Të prehem une dal
shndërrohet thesar çdo shikim i lirë !
Në drejtim t'një shtegu - shpresat i kam lidh
me fton per qetësi ! Me fton te mbijetoj
Por s'prehet dot zemra - me pranga zinxhire
se, ndjen dashuri...! Pa ty nuk jetoj!
PER TY EDI JAP GJITHÇKA
Të isha me ty Edi do ish pranverë
Edhe Hëna do më bëhej Diell në errësirë !
Pa ty me duken ditët me shi dhe erë,
më rrjedhin lotët pa hir !
Çfarë trishtimi kam, çfarë ëndërrash shikoj
Të puth duarët, të lëmoj shtatin!
Por zgjohem e vetmuar nis e rënkoj
diçka e padukshme më ndrydh shtatin!
Me ty më zbukurohet natyra dhe qielli
Lartësive në net më i bukuri yll !
Me e këndshmja lule më e zjarrta rreze
se shtati dhe rrita me bëhen si pyll!
Për ty e shikoj se si me dalin thinja
Për Ty o bir jap gjithcka që kam!
Je berë shpirt se nuk je vetëm brinja
Prej ku Eva nga Adami u ndanë !
EDI IM - GËZIMI IM !
Bashkë me Edin kur më vjen
arrin gëzimi, lumturia,
Sa thellë zemra ime ndjen
çdo të thotë dashuria!
Ato çaste bëhem ujvarë
po si uji që del nga gurra
Një gëzim më bën të marrë
nuk e di se sa e dua!
Edi , është për mua yll
Edi , është gëzim i im!
tek e shikoj si lis në pyll
më bëhet Diell që sjell agim !
Nis me vedi shumë mendime
nis shumë vargje për poezi !
Janë ninula, dhe ledhatime :
Të rritet Edi me shpejtësi!
EDI! LOJERAT T'I RUAJ !
Me mall e pres takimin bir
Lojërat që bleva t'i ruaj!
S'mundem pa lot , pa ty vështirë !
Çdo çast të të shoh , vuaj!
Të të shikoj syrin , dhe shtatin sa je rritur?
Kush të dha mëngjesin, dhe darkën ty ?
Unë nëpër ëndërra dal për të të pritur
më rrjedh ujëvarë loti nëpër sy!
Tani kur të shkruaj, i fshiva
se me prishin vargun, frymëzimin !
Sa do të të perqfoja të të kisha
mos dilte i trishtë malli për rimimin!
EDI ZEMRA IME !
Kur te shikoj Edi, mijëra drita dalin..
Nuk mund te te them atë ndjesi
me rrokullisen lot e shembin malin
ne zemren time ka shume vetmi!
Je bërë Ylber - i nje kuptimi
Ti jeta , që më shton gjallëri!
Nese me dalin thinjat nga pikëllimi
prej teje fitoj jetëgjatësi !
Fjalet tua më ndezin kandila
zeri jot cicerrimë lirike
Me merr malli me thyhen shtyllat
nga largëzia e kësaj pike !
Kur s' je me mua më shikon
engjëlli im qe me jep jetë
me keto vargje zemra renkon
se pa ty ndjehem e shkretë !
UNË PËR TY NDJEJ !
Kete letër te perlotur
ta shkruaj , po ti se lexon !
Te kerkoj gjithkah
Eh! sa me mungon!
Te ruaj ne brendi te zemrës
ty kurre nuk te largoj !
Si u largove prej femrës
qe shume te dashuroj!
Kujtohu se cka me flisje
si i harrove ato vite !
Gjithmon me peshperisje
deri ne qiell me ngrite.
Perse me perlote syte
qe the se i kam te artë ?
Une per ty gjithmon ndjej
dashuri te zjarrtë !
E NDJENI DESHIREN TIME
E ndjeni deshiren time
kam nje lutje per mëshirë
Dua voglushin me gezime
ta rris ne jete si ma mirë !
Me merr malli t'i degjoj zerin
e kam rreze per cdo agim
Dua ta shikoj tek rritet
te behet burrë i ditur trim!
E kam jetë , e kam shpresë
per te ne shtigje rrugetoj
per te nuk kam pertese
qe ta rris e shkolloj!
SONTE
Nëpër rrathët e tymit të cigares të sodis
Voglushi im Edi!
Cilën ëndërr shikon në gjumë
çka mendon në këtë errësirë ?
Unë pa ty e kam vështirë !
Të kam vënë në profil të dukjes
se dua të të shenjtëroj!
Ku ka ma të dashur se krijesa
Përse të mos tregoj!
Nëse vargjeve u vjen loti
le të njomen zanoret dhe rimat !
Pa ty voglushi im Edi
Sonte - më mbytën oshëtimat... !
SE DI...
Se di neser le te flasin per keto
Janë vargje shpirti se të dua!
Mos me kurthoni me vepra si ato
se une ashtu kurrë nuk dua!
E them edhe sonte në këtë mesnatë ?
E dua per jete per te bëhem hi!
Me preu shpirtin dhe zemren me shpatë
Fund nuk ka ne dashuri!
Te gjitha keto le te ngelin ne leter
Me ditar ndodhitë i kam me vulë !
Dashuria kurrë s'behet e vjeter
se nuk është prej penjsh te behet pelhurë...!
KUR NDAHEM NGA EDI !
E dini ju gezimin tim , sonte me mungon ?
E ndjeni pa Edin si shtrihet mbi mua vetmia?
Eshte i vogel , fjalet dhe buzeqeshjen i mendoj ,
Në largësi misteresh, ku është dashuria!!!
Me falni lexues qe vargjet mbush me lot !
Nuk e duroj dot ndarjen pa ate kam zbrazeti !
Nëse një pjesëjetë e imja mbeti pezull kot !
Le të jehojnë rimat për atë rreng të zi!
Më thoni si ta jem e ndar pa te jam shkretetire ?
Nëper shtigje rrugesh ku e shetis , shikimet me mbesin !
Nëse nga shfrimi im pikëlloj pahirë -
Per Edin mbarësite , gjithmon të më presin!
E VETMUAR NË SHTIGJE
E vetmuar në shtigje kërkoj drejtesinë
kërkoj të më bëhet e mundur ajo që e kam !
Ku keni parë të ndajnë nënën - që E ka dashurinë -
për Edin, unë jap gjithcka që kam!
Si mund të jetë natyra e kthejllët pa atë yll
dhe hëna në mbremje se ka atë shkelqim !
Ai është lisi më i miri që e kam gjetur në pyll
është shprsa që mbjell tek unë gëzim!
Ia mas përditë shtatin, eh sa e dua të rritur
se ai do te kuptojë klithmat që bëj unë në varg
ia degjoj zërin që pëshpërit për nënë , se është i mitur
ku e di si fle kur unë prej ti jam larg...
VOGLUSHI IM
Mos u trondit , përse s'jemi tok
se jeta e deshi të jemi të ndarë !
Pse prinderit e shokeve jane bashke do mendosh
Per fatin tone do te vijë per te qare!
Jeta bir i ka këto rrenime shemtake
mos u pikëllo mos rri i hidhëruar!
Unë dua të mira të përjetësosh
mos të të ndodh rast se zemra ke shituar!
Pa gjumë jam netëve të vetmisë
sa çaste lotoj se malli më pushton!
Për ty shkruaj vargje të dashurisë
të rritesh si trim se ashtu zemra ime do !
KRENOHEM ME TY
(Birit tim te vogël EDI )
Ti i vogël je ,s'di se çka ka në mua
gjithësi të kam , sa shumë të dua!
Për plagen time , je i shenjtëruar
në jetë arrite - engjëll i uruar!
Të rritesh i lumtur - dua biri im
se atëherë unë - do të ndjejë gëzim!
Pas lindjes sate jeta -m'u bë plagë e zi
ashtu më ndodhi ! Më bënë padrejtësi!
Për ty jam shqipe e pushtoj qiellin
të të jap ngrohtësi nëne si toka që do Diellin!
Kush mund të na ndajë, kush mund të na pengojë?
Engjëlli im i dashur shumë rëndë do të gabojë !
Të nesërmen dua me lumturi ta ngris
të të shikoj burrë, dua të të rris !
Se me gjykime, se ndajnë zemrën tonë
do t'i dënojë dënesja herët qoftë a vonë... !
E PRES NJE DITE!
Kjo jete e tillë më befason,
sa te trishta ato ndodhi!
Papritmas hile kur jeton
sikur ndodh një befasi !
Të dalin mendimet, pikëllimet.
Lotet bejnë ujvarë deshprimi !
Nuk ka forca të perballe rrenimet
ec ne drejtim të drites së agimit !
Ngel në udhëkryq nga ajo pasojë.
Te verteten s'mundet ta thote !
E pres ate dite - drita te agoje
dashuri të ketë kjo bote...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besnike Dervisholli:Cikël poetik
» BESNIKE DERVISHOLLI, FUSH KOSOVA
» Besnike Dervisholli: Legjenda e Kosoves në histori
» Besnike Dervisholli: MËSUESIT ABDYL KRASNIQI
» Nehat Jahiu: Cikel poezish:
» BESNIKE DERVISHOLLI, FUSH KOSOVA
» Besnike Dervisholli: Legjenda e Kosoves në histori
» Besnike Dervisholli: MËSUESIT ABDYL KRASNIQI
» Nehat Jahiu: Cikel poezish:
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi