Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE

Shko poshtë

Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE Empty Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 29, 2010 6:15 pm

Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE 26275_1246893300881_1485887649_642156_1276362_n





Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE 26275_1246700216054_1485887649_641232_1293928_n


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE




Sot mora edhe një vërjetje.Nuk janë të pakëta vërejtjet e " miqëve të mi" që më këshillojnë të tërhiqem nga rruga e nisur politike, tash e tri dekada më parë. Unë kisha zgjedhur qysh atëherë rrugën e humanizmit politik, para shërbimit të verbër të politikave që do të më ofronin pozita e pushtet. Nuk munguan kurrë njerëzit në politikë më shumë se tash, kur të gjithë kemi pritur të rriten, shumëzohen e përpjestohen, ashtu siq nuk munguan as edhe detyrat që m'u besuan. Të gjithë e dijnë se asnjëherë më keq nuk ka qenë gjendja dhe njëkohësihtë askush nuk beson për ndonjë ndryshim pozitiv. Dhe aq më keq të gjithë më këshillojnë të tërhiqem dhe kujdesem për familjen time.
Unë më nuk dij çka është njerëzore, apo vërtetë politika është xhveshur nga humanizmi!!!
Nuk u besova shumë atyre që kanë marrur pak pushtet prej kësaj klike të egër pushtetarësh dhe mbi baza të kësaj vlerësojnë këtë pushtet antipopullor të instaluar në Kosovë.
Nuk u besova as atyre , që të tmerruar nga frika kanë humbur besimin në drejtësi dhe liri, siç më fliste një mik nga Gjilani, duke më rrëfyer se çfarë gjnedje e vdekur kishte mbretëruar ditën e zgjedhjeve
në Gjilan, ku me dijtë për të satën here të përseritura, ku krijues i kësaj gjendje ishte vet partia në pushtet. As mikeshës nga Gjakova , kur për shkrimet e mia shpesh më tërhiqte vërejtjen të ruhem nga njerëzit e Hashimit, ngase mund të më vrisnin.
Fjalët e tmerrshme të “kriminelit të penduar”, Nazim Bllaca, jo që nuk ndikuan te populli që të ndërrohet
diçka në sjelljet e këtyre qeveritarëve të tërbuar për pushtet, por sikur paten efekt të kundërt . Ato, sikur ndihmuan në futjen e tmerrit edhe më thellë në palcën e popullatës.
Kështu , në vend të dhënjes së kurajos, që edhe kriminelët tjerë të vazhdojnë rrugën e Nazim Bllacës, ata gjenden në qorrsokak, në mes fyerjeve që do t’u bëjnë përkrahësit e PDK-së dhe ndërgjegjës së vrarë. Nuk do të ishte habi që ndonjëri i penduar si Nazimi, më pare të bej vetvrasje se sa të përjetoi fatin e Nazimit.
Injorantët për të mbrojtur klasën e vet politike thirren në asfaltimin e rrugëve dhe infrastrukturës që
është pjesë e atij buxheti ndihmash të ofruara nga bankat nderkombëtare, nga të cilat janë keqpërdorur edhe shumë mjete tjera në vend të përmirësimit të kushteve dhe infrastructures së mjekësisë dhe rezurseve tjera të ekonomisë së vogël dhe zejtarisë që do të ndikonte në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zvogëlimin e papunësisë te brezi i ri.
“Asnjë çeveri nuk e ka bërë më pare një punë kaq të madhe!”, thërrasin nëpër Kosovë dhe kush nuk pyet se cila qeveri ka patur kaq shume para nëpër duar pë të vepruar kështu dhe se ndonjë çeveri që do të shfrytëzonte më racionalishtë këto mjete do të bënte më shumë edhe në lëmitë tjera.
As nuk guxoi askush të shtroj pyetjen njëherë se po ti jepeshin Qndrës Mjekësor e Universitare 18 milion euro ne vend të meremetimit të Pallatit të shtypit për zyra të qeveritarëve çfarë shërbimesh tjera mjekësore do të kishim, por si duket edhe atje kanë future njerëzit e vet që ngulfatin kërkesat e shumta në shëndetësi. Këtu nuk është pa faj as ministri i shëndtësisë i cili do të duhej të tërhiqej nga detyra e minsitrit pas një qëndrimi të tillë indiferent ndaj ministrive të udhëhequra nga LDK. Si duket Fatmir Sejdiu ka vendosur ta fundos përfundimishtë LDK-në, duke ruajtur me çdo kusht poziten e tij dhe ministrave të vetë, qoftë edhe si shërbëtorë të Hashim Thaqit.
E unë prap jam kokëfortë dhe prap besoj në një të nesërme më humane. Unë prap besoj se populli i humbur në mjegullën e tmerrit që mbjell politika nuk ka kohë të mendoj për diçka më humane. Ose i duhet pushim nga vrazhdësia e demokracisë që po përjeton ose të bëhet fanatik në qëndrimet e tij politike.
Një popull që përjetoi kaq momente tragjike në vetdijën e tij brenda pak vitesh e ka të vështirë të këndellet aq lehtë.
Tri-katër momentet më tragjike në tjetërsimin e vetdijes politike shqiptare në atë të mjerimit, varfërisë dhe turpit prosllav janë:
Orientimi prostalinian i PPSH-së dhe vëllaut të vogël të Stalinit, që pamëshirshëm i qëndroi besnik asaj, duke përgjakur duart edhe me gjakun e miqëve më të afërmë (Enver Hoxha).
Demokracia autentike e Ukshin Hotit, teoritiicentit me te madh marksist leninist kosovar, si hymnizim i ideologjisë staliniste të Enver Hoxhës, bashkë me Teorine e Revolucioneve te vonara demokratike te Qosjes, që ishte ideologjia për të cilën sakrifikuan shumë kosovarë dhe e cila ende me kokëfortësi përpiqet me çdo kusht të ruaj pozitat e veta, duke riinkuarnuar Enverin e ri në krijesen e quajtur Hashim Thaqi.
E gjithë kjo në vend të një rirreshtimi të ri në një sistem të ri ku të gjithë do të duhej të hynin të barabartë, përveç atyre që kanë përgjakur duartë me gjak shqiptari.
Në këtë rirreshtim të ri nuk hyhet me analfabetët e Hashimit në ballë të policisë dhe Forcës së sigurisë, me ministrat e korruptuar dhe bandat vrastare, që do të duhej të ishin prapa grilave. Me parti politike që veten e identifikojnë me sistemin politik e jo një forcë politike dhe udhëheqës shtetëror, që veprojnë si partiak, apo udhëheqës partishë dhe harrojnë se ata do të duhej t’u takonin të gjithëve dhe jo vetëm atyre që i votuan.
Po jemi shqiptarë dhe nuk dijmë ndryshe.
Të gjitha këto lojëra luhen në sytë e Evropës dhe Amerikës. EULEX i ardhur enkas për të vënë drejtësi dhe rend shtetëror në Koosvë si duket do të futet si parardhësit në lojën e përbashkët antipopullore që në Koosvë e udhëheqin neokomunistët!
Grushti më i rëndë për demokracinë kosovare ishte shkatërrimi i LDK-së dhe sjelljet e paturpshme të Fatmir Sejdiut dhe Eqrem Kreyziut, të cilët tradhtuan demokracinë humaniste rugoviane që ishte rruga më e padhimbëshme për gjithë popullin në Kosovë me ideologji politike heterogjene dhe paragjykime të rrezikshme nga e kaluara.
Qëndrimet e Eqrem Kryeziut, si duket do të shkojnë deri në fundosjen definitive të saj.Sa i përketë Fatmirit dihet se ai me njëren këmbë gjithëmonë ishte në PDK e me tjetrën shfrytëzonte privilegjet që i ofronte LDK-ja. duke i mundësuar edhe pozitën që aktualisht mbanë.
Nëse ata ende me kokëfortësi do të veprojnë në ruajtjen e LDK-së , si pronë të tyre dhe të atillë që u konvenon të majtëve destruktivë, atëherë është koha që ngadal t'u merret antarësia dhe ata të ngelen me skeletin e Partisë së tyre pa bazë.
Ideja që një LDK e bashkuar nesër të udhëhiqet nga Ukë Rugova nuk më dukej edhe aq tepër e qëlluar nga vet fakti se Uka nuk ka shumë përvojë në politikë, madje për shumë dilema që dalin nga analfabetët e politikës sot në Kosovë nuk kërkojnë vlerësime familjare, sepse do të keqkuptoheshin. Nga ana tjetër Rugova nuk ishte vetëm babai i Ukës, por ishte babai Demokracisë kosovare dhe ideatori i pavarësisë kosovare. Si i tillë nuk mund të mbrohet vetëm nga familja e tij, por nga të gjithë ata që e dashtën lirinë dhe demokracinë e mirëfilltë në Kosovë.
Angazhimet e zotit Hafiz Gagica ne aktivitetin e LDK-së në Evropën Perendimore e bëjnë, pa dyshim atë si njeriun më potencial në Kosovë për të dalur në skenë si njeriu që do të bashkonte LDK-në e Rugovës. Angazhimet e tij janë të mirënjohura për secilin kosovarë. Ai ishte krahu i djathtë i Rugovës në punën më të madhe që bëri LDK dhe Rugova në afirmimin e qështjes së Kosovës në opinionin ndërkombëtar.
Sjelljet e tij të buta dhe njerëzore duket sikur janë trashëgimi e bartur nga vet presidenti i ndjerë, prandaj ai posedon forcen njerëzore të rikonsilidojë LDK-në unik edhe të qëndrueshme, çfarë ishte në kohën e Rugovës.
Nga ana tjetër, nëse Eqrem Kryeziu dhe Fatmir Sejdiu edhe më tutje insistojnë të ruajnë gjendjen e këtillë, antarësia duhet t'ua bëj m edije se nuk qëndrojnë në anën e tyre dhe se LDK nuk është parti e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE Empty Re: Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 02, 2010 11:56 pm


Komente të ndryshme!

Shkruar të dielën · Komento ·PëlqejNuk e pëlqej · Raporto shënimin
Faik Krasniqi, Shaip Bllaca, Gödeker Mejrem dhe 17 të tjerë e pëlqejnë këtë.


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Bekim Tocani Njerezit
si Fadili dijne te marrin verejtje miqesore, sepse u lejon kultura
familjare e demokratike, sepse u lejon shkolla dhe arsimi akdemik!
GAGICA mbetet nje enciklopedi angazhimi kombetar, mergimtar e
liridashes, profesioinal e njerezor! AY mundet qe te realizoje
BASHKIMIN Nacional, demokratik, politik dhe Vizionar per KOSOVEN cfare
e kemi ... Shiko më shumënisur
me dr. Rugoven dhe duhet ta vazhdojme pa postkomunistete e
poststalinistet e sotem! GAGICA me Uke RUGOVEN, pa karrieristet e
semure MUNDET! Mbeshtetje te plote e TY faleminderit per kete artikull
te mrekullueshem! Lum Drenica e Kosova dhe Shqiptaria qe ka nje Fadil
Demak! Lum ideja nacionale e demokratike qe po vejn dhe Lum RUGOVA qe
ka kush e merr vesh!


Hën ora 11:43.PD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Naile Zhupani Ndaj, si njeriu dhe politikani i cili u ka q... Shiko më shumëëndrue
besnik parimeve kombëtare si dhe politikës largpamëse të liderit
karizmatik të LDK-së, Dr. I. Rugova, e po ashtu edhe dispozitave
themelore të Statutit dhe Programit të LDK-së, ma vonë edhe si kryetar
i Degës së LDD-së në Gjermani, gjegjësisht si anëtar i kryesisë
qendrore të saj në Prishtinë, asht pa mëdyshje personaliteti dhe figura
ma e shquar e LDK-së dhe LDD-së që dallohet për merita të veçanta
mbrenda Lëvizjes sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi të Kosovës. Me
karizmin dhe vizionin politik dhe kombëtar që ka asht, pothuajse figura
e vetme, e cila do t’ia dilte t’i ribashkojë LDD-në dhe LDK-në,
gjegjësisht t’i unifikojë në një front të ri politik të gjithë ithtarët
e vërtetë të filozofisë dhe trashëgimisë politike rugoviane.
Përndryshe, të gjitha orvatjet tjera që mund të ndërmerren në të
ardhmen në këtë drejtim tue anashkaluar eventualisht figurën kombëtare
dhe politike të z. Gagica do të përfundojnë pa ndonjë sukses.
Të falemnderoj Fadil Demaku..ju përshendes me respekt!
The best is yet to come..watch this space dear friend..!


Hën ora 11:56.PD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Bekim Tocani Naile
e Fadil, halli eshte se a paraqet sot LDK e LDD shansin hitorik qe ka
te bje me NACIONALEN dhe DMOKRATIKEN?! LDK nuk besoje lutem qe se paku
LDD ta ket ruajtur vizionn dhe knceptin e IBRAHM RUGOVES!


Hën ora 12:09.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Luljeta Shaqiri Fadile une mendoje c,do persone ka vleften e vete nese ka kontribuare ne aspektin politike she kombetare.....

Hën ora 12:42.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Mustafë Shabani I nderuari dhe shume i shtrenjeti mik Fadil je duke bere ate qe sot eshte me se e domosdosheme per te bere.
Te uroj me sinqeritetin me te madh per guximin intelektual.
Ne ty shoh ate shpirtin e ringjallur te Azem Bejtes dhe Shote Galices,te Shaban Polluzhes,dhe familjes Jashari.
Per mua kur permendet familja Jashari nuk kam parasysh vetem Adem Jasharin,mirepo krahas tije eshte edhe Hamze Jashari.
Hamze
Jashari dhe fjalet e tija:" Shkojne dy tre polic bajagi te veshur,dhe i
hyjne ne shtepi brime femija e brime robet ,e askush nuk shkon per ti
ndihmuar atij vellaut,e thojme valla skan dasht ata te paret ishin ken
te ligj se nuk ishim met ner shka,a nuk dashten ata a nuk po dojme na?... Shiko më shumë
A
ken me te forte ata a na?Atehere nuk kan dijet shkrim dhe lexim,letrat
u dasht mei que me i lexue te hoxha ose te prifti,kur na kan ardhe nga
djemet tan nga ushtria a nga gyrbeti.
Na kemi sot djem te shkolluar:si profesora,MG.DR Akademika te rangut boteror dhe i kemi shti veshet ne lesh.
E shkau tu dera.
Deri kur duam me e durue me keshtu?
Gjithemone shkau i pabese u ken"
Familja Jashari kishte vendosur te mbronete pragun e shtepise,ashtu si thoshte edhe Hyjnori yne.
Ajo nuk deshi te leshoj ate deri ne flijim.
U flijuan femije,gra,dhe pleq.
U flijuan edhe ata qe me pushke deshen te mbronin pragun e shtepise.
Sa e sa familje e femije ran,sa e sa gra te dhunuara , sa e sa pleq te masakruar.
Per nje dite me te mire.
E sot ate nuk eshte askush duke perjetuar perpos profitereve politik.
Ata qe nuk dijne asgje me shume perveq interesit personal.
Qofshin ata qe thirren ne LDK,qofshin ata qe thirren ne UQK,e ne fakt ishin ne LDK.
Njehere
na perqan duke u thirrur se vetem njera pale e beri luften,per qka nuk
eshte aspak e vertete ,sepse ate e bem te bashkuar e te bashkuar ishim
me LDK kur po benim Levizjen me te rendesisheme tone kombetare Pajtimin
e gjaqeve.
Keshtu jo vetem pse po sheronim nje plage shekullore,mirepo keshtu unifikoheshim per ato qe po vinin.
Te
teren kete pune po e bente dhe udhehiqete njeriu intelektuali dhe
akademiku,qe ne filozofin e tije kishte humanizmin njerzoren dhe
barazin.
Ai qe po ruanete jeterat tona,sepse ato ishin shume te shtrenjeta.
Duke
ruajtur jeterat tona ne situaten kur Federata Jugosllave ishte ende e
bashkuar,konflikti ishte programuar te bartej diku tjeter.
E vizionari dhe humanisti nuk po ngutej,ai e kishte fituar luften pa e filluar betejen fare me kundershtarin shekullor.
Ai i kishte stervitur ushtaret e lirise ne Shqiperi,mirepo nuk deshironete konfliktin pa ardhur koha.
Duke
ngritur vetedijen politike te popullit te vet ne ate shkalle aq te
larte,saqe armimku shekullor nuk po gjente kurrfar reqete per te na
larguar nga vizioni i tije,ai vizionari yne po e bente popullin e
vete,si nje popull te dashur per tere rruzullin tokesor.
Derisa mesjetaret me politkene e tyre shfarosese po i humbnin miqet e vete kudo qe i ksihin.
Me
poltiken e menqur dhe largpamese te vizionarit tone,sie dhe me durimin
gandian te popullit te tije u shpetua substanca nacionale.
Po sot ku jemi?
Sot jemi ne nje udhekryq edhe me te madh te rrezikshem dhe pa rrugedaleje,po nuk vepruam.
Ajo qe na mbeti amamnet u prish nga EQa.
Fillimisht kur u prish LDK e vizionarit dhe Hyjnorit tone,une po fajesoja keta te LDD.
Me kalimin e kohes sisdomos nga momenti kur u kyqa ne Facebook kam nje pershtypje tjeter.
Ata
qe u perzun nga shtepija e perbashket, trokiten serish ne deren e
shtepise se tyre me Hafiz Gagicen,me ate qe tani po mban ende te gjalle
shpirtin e Hyjnorit tone,amanetin e tije.
Po nje "femije i pakulturuar" EQa qe po rrinete para dere,nuk i lejon te hyje mbremnda.
Ketu
pesova katarezen time shpirterore,dhe une nuk dua te qendroj me tutje
atje ku EQa i pakulturuar dhe i pa cipe ben ligjet dhe rregullat.
Une jam atje ku eshte ai qe mbron dhe pason vizionin e Hyjnorit tone,e ky eshte Hafiz Gagica.
Ky eshte miku me i ngusht i Salih Qekut i cili me bashkluftetaret e tije theu kufrin.
Hafiz
Gagica eshte ai qe mund te ofroj ate ekipen qe kishte rrethe vetes se
tije,derisa me ta po e nderkombtarizonete qeshtejen tone jasht.
Hafiz
Gagica mund te ofroj Donika Gervallen pran vetes dhe rrethe ketij
vizioni,e cila rri diku e strukur dhe nuk bezan meqe klasa e ndyre
politike,me vepriemte e tyre,anti demokratike dhe anti njerzore e anti
kombetare e kan larguar,qe te qendroj enash, mirepo ajo rri aty dhe me
deshiren me te madhe do te vepronete si dikur.
Mjerisht nuk eshte vetem ajo qe rri e strukur,ka edhe ca e ca qe mezi presin qe Hafiz Gagica te merre timonin.
Andaj
ti ndihmojme atije dhe ketij vizionit te mikut ton te shtrenjet Fadil
Demakut,i cili perputhet qind per qind me ate te Hyjnorit tone.
I nderuar Fadil nuk je i vetmi qe te jan kercenuar kriminelet,ka edhe ca qe une njohe.
Andaj duke mabjtur dhe perkrahur njeri tejterin rreth kesaj kauze do tia dalim.
Mua nuk asgje me shume se sa ribashkimi i LDK se hyjnorit tone.
Hafiz Gagica eshte ai qe mund te na bashkoj,dhe bej realitet ate qe kishim dhe duhet te ringjallim.


Hën ora 2:13.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Luljeta Shaqiri C,do figure historike duke filluare qyshe ne kohra te veshtira kane vendin e vete dhe mbesin te gjalla ne medin tone ....

Hën ora 2:38.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Selvete Terstena -Halili SUKSESE uroj qe popullit mos ti mbetet enigm tan jeten!!!

Hën ora 3:08.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Agim Gashi http://agim.poeticforum.com/personazhe-dhe-elita-kombetare-f24/fadil-demaku-hafiz-gagica-njeriu-i-unitetit-te-ldk-se-t9285.htm

Hën ora 5:17.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Agim Gashi Duhet
urgjent dhe decidivisgt ti kerkohet mikes së madhe Amerikës që si na ka
çliruar edhe të na e instalon një pushtet popullor dhe
njerzor.Përndryshe populli do e humbë besimin për Amerikën sepse
mendimet ndahen në turma:mbrojtja e qeverisë së sotme don me thënë të
mbrohet krimi, korrupcioni, hajnia, pishanja dhe kurvnia!!!


Hën ora 5:20.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Ragip Avdyli ...
kur mendoj uné t´gjitha keto- me shkon mendja se kush jam- kur mendoj
per kosoven,s´mund ta zgjate dhe as doren,-KUR MENDOJ PER QEVERIN
NERVOKOSEN HI E FLI.....kur mendoj per ministrit,korrupsio,flishti,deri
kry....- --kur mendoj uné keshtu me rrqethet trupi pse jam ketu,-kur
mendoj te kaluaren, pak me mire e ha buken, keshtu miku im, keta te
shurdherit, me korrespodent, dhe ske ndryeshe, rrespekt a. gashi. .
ich,bin habe alles,und ga nich, keshtu smbetet asnje mik... gipa


Hën ora 9:48.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Muharrem Bajrami me
vjen mir per iniciativen e zotit gagica por do ja bej nje pyetje nese i
lexon,nga ne thone ne gjilan A I KE PYETUR TE SHTEPIS,me sa jam ne
rrjedha LDD+LDK=0 ,perderisa nje kryetar qe,,fshati digjet e ai sjep
pese pare per te, vetem e vetem te jete ne karrigen e pare dhe te
eqremit,qe ne menyr me te piste perdori shkaperderdhjen e gjigantit te
jene edhe si anetare kjo nuk duhet fare te behet,LDK duhet mire te
filtrohet nga organizmat e demshem e pastaj te rishikohet gjendja


Hën ora 11:30.MD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Mentor Thaqi I
nderuari miku im Fadil! Një temë e qëlluar she shkelqyeshëm e
shtjelluar! Pas shkrimit tënd komenti im është vetëm një fasadë e lehtë
në Kullën e bukur që ti e ndërtove. Megjithatë po i shkruaj dy-tri
fjalë për Z. Hafiz Gagica, njeriun që dekada me radhë ishte dhe është
me tërë qenjen në shërbim të Atdheut. Jo rastësisht Presidenti Rugova e
emroi Kryetar të Kolegjiumit të Degëve të LDK-së për tërë Mërgatën,
Ambasador të Parë dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës
në Botë dhe natyrisht si bashkëshoqërues pothuajse apsolut
në të gjitha vizitat e Presidentit Rugova në Shtetet Europiane, SHBA dhe Shtetet tjera mike në Botë. Diplomacia
dhe Arti Diplomatik janë Atribute për çdo lakmi të Z. Gagica,
që fatkeqësisht ju mungojnë shumicës së politikanëve dhe... Shiko më shumë
"diplomatëve" tanë të akredituar. Ai njeri me punën e tijë
arrinte ta ngrisë në këmbë Mërgatën tonë Metropoleve
Europiane dhe Botërore me nga dy-treqindmijë demostrues.
Me një fjalë (ashtu si e ke thënë edhe ti), ai është personaliteti adekuat në përafrimin dhe bashkimin e të dy
LD-ve në një LD - Rugoviane ashtu si e dëshironte vetë
Presidenti Rugova dhe e dëshiron antarësia e gjërë. Pra Z. Hafiz Gagica është ajo pika përafruese-bashkuese e LD-ve,
si
Personalitet i pa komprementuar, i sjellshëm me të dya palët, tërë
jetën vetëm dha për Atdhe dhe nuk mori asgjë përveq gëzimit për
Pavarësinë e arritur dhe sëmundjen që
suksesshëm e mposhti. Edhe më i bindshëm bëhet nga fakti që
pas tijë fuqishëm qëndron Mërgata jonë. Sa i përket të nderuarit Ukë Rugova, unë e përshëndes angazhimin e tij në
Politikë. Si i ri dhe energjik që është mund të arrijë dhe kontribuoj shumë, ngase edhe përvojën mund ta marrë
shpejt nga miqtë e dashur të Babait të tij dhe të Pavarësisë,
siç është Z. Gagica.LD (sido që të quhet, pse jo edhe LDK
si më heret), ka nevojë për kuadro të respektuara si Z. Gagica, Z. Ukë Rugova etj.Shëndet i nderuar!


Dje në orën 12:09.PD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Fadil Demaku Ju falemnderit t... Shiko më shumëë
gjitheve për këto fjalë të mira dhe uroj që së shpejti të kemi një LDK
të bashkuar dhe unike, sepse demokracia e brishtë kosovare do të marrë
rrugën e komunizmit, apo njësoj fashizmit me idetë dhe veprat e
antinjerëzore që u shquan partite e dalura nga lufta. Edhe njeherë u
bëj lutje antarësisë që pa Fatmirin apo Eqrem Kryeziun të bashkohen me
vetiniciativa nëpër dege e nëndegë dhe ngadale t'u thonë atyre se LDK
mund të veprojë edhe pa ta.
Kisha patur dëshirë që edhe nga zoti
Gagica të ndëgjonim mendimin e tij. Nuk do të thotë këtu, por
publikisht para antarësisë së LDK-së. AI ka çfarë të thot.


Dje në orën 4:40.PD


Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe Faik Krasniqi Kam respekt te madhe per z.Gagica,si nje aktivist i palodhshem i LDK-se dhe i ceshtjes kombetare...
Vetem
njerez si z.Hafiz Gagica mund ta shpetojne anijen e fundosur Titanic qe
quhet LDK,qe ka mbetur fatkeqesisht ne duart e disa matrapazeve te
krimbur qe e shkaterruan deri ne themel partine e te ndjerit
presidentit historik te Kosoves Dr.IBRAHIM RUGOVES...
Fadil,flm per kete shkrim te qelluar dhe per tagg...


13 orë më parë



Shkruaj vërejtje...Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE I_safe

Qaush Krasniqi
mendoj
se H.Gagica,ka potenciall poletik njerzor e patriotik,qe edhi njiher ta
mer timonin e Bashkimit te LDKs,(LDK LDD) e nese arritet uniteti kjo
dot ishte

nji
fitore e madhe per kosoven,gjendja duhet ndryshue ne kosove ket duhet
ta bajm ne vendoret me nji qeverisje te mir e transparente,e jo te
presim vetem nga

bashksia nderkombtare.
pershendes H.Gagicen e i uroj pun te mbar per nji uniter sa ma teshpejt.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi