Haxhi Muhaxheri: Medaljon për Nënën Tereze në 100-vjetorin e lindjes nga Frrok Kristaj http://pavaresiaekosoves.piczo.com/frrokkristaj1
Faqja 1 e 1
Haxhi Muhaxheri: Medaljon për Nënën Tereze në 100-vjetorin e lindjes nga Frrok Kristaj http://pavaresiaekosoves.piczo.com/frrokkristaj1
NËNA
E DASHURISË
Haxhi Muhaxheri
I. (Dhuratë me lule)
Lule kam mbjellë
në saksi
dritareve
u japin bukuri
Çdo ditë i ujis
kur në shkollë shkoj
e kur kthehem prapë
- kurrë s'i harroj
Se vjen një ditë
një ditë urimi
si buqetë lulesh
shpërthen gëzimi.
"Zani i rinisë", Prishtinë, tetor 1958
II. (E ëmbël përherë)
Nënë, moj nënë
ti je rreze
ti je Hënë
lule me erë
nektar në pranverë
Nënë, nënë e tërë
mollë me erë
lule - pranverë
e bekuar
e ëmbël -
përherë.
III. (Kur flet Nëna Tereze)
Kur flet Nëna Tereze
na mbush plot me shpresë
dashuri në ne ndez
medaljon ari me njesë
Kur flet Nëna Tereze
urrejtjes i vë dry
largon retë ndër breze
hedh dritë n'sy
Kur flet Nëna Tereze
mbjellë veç dashuri
dorë që ngroh me rreze
- sjell gëzim e lumturi.
Prishtinë, 22 gusht 2000
IV. (Nëna Tereze rreze dielli)
Gonxhja jonë lule-prilli
motra jonë motër dielli
nëna jonë dritë qielli
Nënë Terezja
dashuri -
për çdo popull
për çdo njeri.
V. (Dritë e paqes)
Në zemra të njerëzve
hodhe dirtë e rreze
nënë jona hyjnore -
Nëna Tereze
Mbushe botën me dashuri
buzëqeshje dhe rreze
Gonxhja jonë në shenjtëri
e madhja Nëna Tereze
Nënë, motër, bijë e mbesë
urtësi tej shprese
dritë e paqes - qëndresë
Nëna Tereze.
Prishtinë, 9 korrik 2000
VI. (Nënë e nënave)
Nëna Tereze
zemër e këtij dheu
legjendë e paqes
- Bukë e bekuar
në sofrën e shtruar
Nënë e nënave
dritë e njerëzisë
nënë e mirësisë
dhe e dashurisë.
VII. (Ndërmjet nesh e nënës)
Ndërmjet meje e teje
edhe kur s'kishte lumë
ishte një urë
që na lidhte shumë
Ndërmjet meje e teje
edhe kur s'kishte det
ishte një dashuri -
Nënëshenjtja vetë
Ndërmjet nesh
e Nënë-Terezes - hyjnore
besimi, dashuria
bëheshin madhështore.
"Rilindja", Prishtinë, 3 mars 1987
16
VIII. (Edhe territ i jepte dritë)
Nëna Terezë
mbi botë fshinte
renë e zezë
edhe territ i jepte dritë
shih ti natën -
e kthente në ditë
IX. (Në zemrat tona je gjithmonë)
Nëna Tereze
nëna jonë
emri yt
- dha jehonë
Të bardhë e të zi
i pe në një emër
i dhele me dashuri
i ndihmove me zemër
Të uritur e të sëmurë
lumturove
me buzëqeshje
i shërove
Nënë-Tereze
- nënë-jona
përgjithmonë
- në zemrat tona!
X. (Nënë e nënave plot dashuri)
Nëna jonë - nënë e botës
engjëll paqeje në lartësi
Shëna-Terezja - lule drite
me atdhe botë dhe liri
Gonxhja jonë - nënë e botës
engjëll paqeje në lartësi
- rreze drite në çdo shtëpi -
nënë e nënave - dashuri!
XI. (Në globin tonë ishte një nënë)
Në shtëpinë tonë
ishte një bijë
shpirt motre e mbese
- ishte Nëna Tereze
Në kopshtin tonë
një gonxhe mirësie
por s'ishte vetëm gonxhe
ishte më shumë se lule -
lule njerëzie
Në globin tonë
ishte një nënë
Nënë Terezja
shenjtëreshë zënë
ishte rreze
ngado hidhte dritë
- ishte diell e hënë.
XII. (Nënë e dritës)
Gonxhe jona
ti - Anjezë,
Nënë Tereze
themel-fortese
Kudo në botë
shpërndave rreze
me frymë njese
me zë bese
Ti nëna jonë
nënë e dritës
Nënë Tereze
- Nënë e rritës.
Prishtinë, 11 prill 2003
XIII. (Ti Nënë - histori)
Për ty oj Nënë luten edhe lulet
me dashuri hyre në histori
të përgjërohem oj frymë hyjnore
flamur zemre në çdo shtëpi
Ti Nënë e rruzullit
Nënë rruzare
shenjtore në përjetësi
ti Nënë e jetës - histori
Ti Gonxhe e lulëzuar
Nënë Tereze e uruar
me rruzare në duar
ylber lirie e lumturuar
XIV. (Gonxhe je diell-rreze)
Nënë urtie
rrënjë në ndjesë
dhe në shpresë
e qëndresë
Mbi Gonxhe
besë
diellrrezë
e ylberzë
Shenjtëreshë
nënë ilire
nënë e ëmbël
Nëna Tereze
Prishtinë, 9 korrik 2000
XV. (Nëna e dashurisë)
Është një Nënë
Nënë shqiptare
që e njeh bota
- Nënë hyjnore
- Nënë botërore
Është një Nënë
Nënë e paqes
që e njeh bota
- Nënë-model
- e nderuar me Nobel
Është një Nënë
Nënë e mirësisë
Është një Nënë
- Nënë e dashurisë!
XVI. (Nëna e zemrave)
Motër Anjezë
ti Nëna Tereze
me urtësi
u shndërrove
në dashuri
Je një lule
një hyjneshë
nënë e paqes
nënë shenjtëreshë
Nënë e zemrave
plot shenjtëri
shpirtmadhe
për njerëzi.
XVII. (Emër në zemër)
Ku duhet ta shkruajmë
emrin e Nënës Tereze?
Në tokë -
sepse i jep bukuri
Duhet ta shkruajmë
emrin e Nënës Tereze
edhe në qiell -
sepse rrufeve u jep dashuri
Edhe ku më ta shkruajmë
emrin e Nënës Tereze?
Ta shkruajmë në zemrat tona -
sepse është jona!
XVIII. (Gjuha e nënës)
Jetën ma shton përherë
gjuha e nënës sime
me diell dhe pranverë
I lumtur e mësoj
- me gjuhën e nënës
atdheun nderoj.
"Zëri i Hasit", Zym-Has, viti I, 1971
XIX. (Lule e plisit)
Ti oj nënë
vullnesë e Zotit
në shenjtëri
ti ylbere e motit
Për ty
oj Nënëmadhe
ndezim qirinj
e bekuar qofsh
oj lule gonxhe
Zoti dhe engjëjt
të dhanë dashuri
Me ty krenohet
bota mbarë
e më së shumë
- çdo shqiptar
Ti krenari e fisit
- lule e plisit.
XX. (Çka i duhet paqes)
Paqes nuk i duhen
lufta, armiqësia
i duhen buzëqeshjet
i duhet dashuria
Bekimi i Nënës -
paqe e Zotit,
Uratë e Nënës -
urim i motit.
"Zëri i Hasit", Zym, 1987, nr. 28-29
Frrok Kristak
Nëna Tereze
E DASHURISË
Haxhi Muhaxheri
I. (Dhuratë me lule)
Lule kam mbjellë
në saksi
dritareve
u japin bukuri
Çdo ditë i ujis
kur në shkollë shkoj
e kur kthehem prapë
- kurrë s'i harroj
Se vjen një ditë
një ditë urimi
si buqetë lulesh
shpërthen gëzimi.
"Zani i rinisë", Prishtinë, tetor 1958
II. (E ëmbël përherë)
Nënë, moj nënë
ti je rreze
ti je Hënë
lule me erë
nektar në pranverë
Nënë, nënë e tërë
mollë me erë
lule - pranverë
e bekuar
e ëmbël -
përherë.
III. (Kur flet Nëna Tereze)
Kur flet Nëna Tereze
na mbush plot me shpresë
dashuri në ne ndez
medaljon ari me njesë
Kur flet Nëna Tereze
urrejtjes i vë dry
largon retë ndër breze
hedh dritë n'sy
Kur flet Nëna Tereze
mbjellë veç dashuri
dorë që ngroh me rreze
- sjell gëzim e lumturi.
Prishtinë, 22 gusht 2000
IV. (Nëna Tereze rreze dielli)
Gonxhja jonë lule-prilli
motra jonë motër dielli
nëna jonë dritë qielli
Nënë Terezja
dashuri -
për çdo popull
për çdo njeri.
V. (Dritë e paqes)
Në zemra të njerëzve
hodhe dirtë e rreze
nënë jona hyjnore -
Nëna Tereze
Mbushe botën me dashuri
buzëqeshje dhe rreze
Gonxhja jonë në shenjtëri
e madhja Nëna Tereze
Nënë, motër, bijë e mbesë
urtësi tej shprese
dritë e paqes - qëndresë
Nëna Tereze.
Prishtinë, 9 korrik 2000
VI. (Nënë e nënave)
Nëna Tereze
zemër e këtij dheu
legjendë e paqes
- Bukë e bekuar
në sofrën e shtruar
Nënë e nënave
dritë e njerëzisë
nënë e mirësisë
dhe e dashurisë.
VII. (Ndërmjet nesh e nënës)
Ndërmjet meje e teje
edhe kur s'kishte lumë
ishte një urë
që na lidhte shumë
Ndërmjet meje e teje
edhe kur s'kishte det
ishte një dashuri -
Nënëshenjtja vetë
Ndërmjet nesh
e Nënë-Terezes - hyjnore
besimi, dashuria
bëheshin madhështore.
"Rilindja", Prishtinë, 3 mars 1987
16
VIII. (Edhe territ i jepte dritë)
Nëna Terezë
mbi botë fshinte
renë e zezë
edhe territ i jepte dritë
shih ti natën -
e kthente në ditë
IX. (Në zemrat tona je gjithmonë)
Nëna Tereze
nëna jonë
emri yt
- dha jehonë
Të bardhë e të zi
i pe në një emër
i dhele me dashuri
i ndihmove me zemër
Të uritur e të sëmurë
lumturove
me buzëqeshje
i shërove
Nënë-Tereze
- nënë-jona
përgjithmonë
- në zemrat tona!
X. (Nënë e nënave plot dashuri)
Nëna jonë - nënë e botës
engjëll paqeje në lartësi
Shëna-Terezja - lule drite
me atdhe botë dhe liri
Gonxhja jonë - nënë e botës
engjëll paqeje në lartësi
- rreze drite në çdo shtëpi -
nënë e nënave - dashuri!
XI. (Në globin tonë ishte një nënë)
Në shtëpinë tonë
ishte një bijë
shpirt motre e mbese
- ishte Nëna Tereze
Në kopshtin tonë
një gonxhe mirësie
por s'ishte vetëm gonxhe
ishte më shumë se lule -
lule njerëzie
Në globin tonë
ishte një nënë
Nënë Terezja
shenjtëreshë zënë
ishte rreze
ngado hidhte dritë
- ishte diell e hënë.
XII. (Nënë e dritës)
Gonxhe jona
ti - Anjezë,
Nënë Tereze
themel-fortese
Kudo në botë
shpërndave rreze
me frymë njese
me zë bese
Ti nëna jonë
nënë e dritës
Nënë Tereze
- Nënë e rritës.
Prishtinë, 11 prill 2003
XIII. (Ti Nënë - histori)
Për ty oj Nënë luten edhe lulet
me dashuri hyre në histori
të përgjërohem oj frymë hyjnore
flamur zemre në çdo shtëpi
Ti Nënë e rruzullit
Nënë rruzare
shenjtore në përjetësi
ti Nënë e jetës - histori
Ti Gonxhe e lulëzuar
Nënë Tereze e uruar
me rruzare në duar
ylber lirie e lumturuar
XIV. (Gonxhe je diell-rreze)
Nënë urtie
rrënjë në ndjesë
dhe në shpresë
e qëndresë
Mbi Gonxhe
besë
diellrrezë
e ylberzë
Shenjtëreshë
nënë ilire
nënë e ëmbël
Nëna Tereze
Prishtinë, 9 korrik 2000
XV. (Nëna e dashurisë)
Është një Nënë
Nënë shqiptare
që e njeh bota
- Nënë hyjnore
- Nënë botërore
Është një Nënë
Nënë e paqes
që e njeh bota
- Nënë-model
- e nderuar me Nobel
Është një Nënë
Nënë e mirësisë
Është një Nënë
- Nënë e dashurisë!
XVI. (Nëna e zemrave)
Motër Anjezë
ti Nëna Tereze
me urtësi
u shndërrove
në dashuri
Je një lule
një hyjneshë
nënë e paqes
nënë shenjtëreshë
Nënë e zemrave
plot shenjtëri
shpirtmadhe
për njerëzi.
XVII. (Emër në zemër)
Ku duhet ta shkruajmë
emrin e Nënës Tereze?
Në tokë -
sepse i jep bukuri
Duhet ta shkruajmë
emrin e Nënës Tereze
edhe në qiell -
sepse rrufeve u jep dashuri
Edhe ku më ta shkruajmë
emrin e Nënës Tereze?
Ta shkruajmë në zemrat tona -
sepse është jona!
XVIII. (Gjuha e nënës)
Jetën ma shton përherë
gjuha e nënës sime
me diell dhe pranverë
I lumtur e mësoj
- me gjuhën e nënës
atdheun nderoj.
"Zëri i Hasit", Zym-Has, viti I, 1971
XIX. (Lule e plisit)
Ti oj nënë
vullnesë e Zotit
në shenjtëri
ti ylbere e motit
Për ty
oj Nënëmadhe
ndezim qirinj
e bekuar qofsh
oj lule gonxhe
Zoti dhe engjëjt
të dhanë dashuri
Me ty krenohet
bota mbarë
e më së shumë
- çdo shqiptar
Ti krenari e fisit
- lule e plisit.
XX. (Çka i duhet paqes)
Paqes nuk i duhen
lufta, armiqësia
i duhen buzëqeshjet
i duhet dashuria
Bekimi i Nënës -
paqe e Zotit,
Uratë e Nënës -
urim i motit.
"Zëri i Hasit", Zym, 1987, nr. 28-29
Frrok Kristak
Nëna Tereze
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Frrok Kristaj: Mbahet manifestimi “Gjurmë të Gjeçovit”
» Frrok Kristaj: Në 15-vjetorin e kalimit në amshim të Anton Pashkut
» Frrok Kristaj: Pjetër Bogdani
» Frrok Kristaj:Pashkët – kremtja e ringjalljes
» Frrok Kristaj: Pashkët – kremtja e ringjalljes
» Frrok Kristaj: Në 15-vjetorin e kalimit në amshim të Anton Pashkut
» Frrok Kristaj: Pjetër Bogdani
» Frrok Kristaj:Pashkët – kremtja e ringjalljes
» Frrok Kristaj: Pashkët – kremtja e ringjalljes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi