Papandreu të kërkojë ndihmë në Moskë, jo në Berlin apo Uashington
Faqja 1 e 1
Papandreu të kërkojë ndihmë në Moskë, jo në Berlin apo Uashington
|
Kryeministri grek Georgios Papandreu ka vijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës turin e tij disa javor të vizitave nëpër Europë e botë, për të kërkuar nga presidenti Obama ndihma financiare për vendin e falimentuar nga kriza ekonomike botërore. Kriza ka goditur rëndë ekonominë greke duke bërë që qeveria e këtij vendi ballkanik të miratojë tre pako reduktimi të shpenzimeve qeveritare në më pak se disa muaj. Pakoja e fundit e cila shkaktoi trazira të fuqishme me dhjetëra të plagosur në Athinë, parasheh reduktimin e shpenzimeve për rroga me reth 5 miliardë nga 26 miliardë euro sa i kushton administrata e fryrë publike brenda një viti buxhetit grek. Masa tjera kursimi janë paraparë për javët në vazhdim, të cilat do ta risin në kulm pakënaqësinë popullore ndaj qeverisjes socialiste, në një skenar të ngjashëm me qeverinë e djathtë të Karamanlis që humbi zgjedhjet pikërisht si pasojë e krizës ekonomike.
Nga: Valon Kurtishi
Pra Greqia është në krizë. Tabloidi gjerman “Bild” i cili i takon asaj pjese joserioze të shtypit në këtë vend e cilësuar si “i verdhë” (Gelbe Presse), nën një titull të madh kërkoi nga grekët që për të dalë nga kriza ,“të shesin ishujt e pabanuar, disa kompani publike, disa ndërtesa dhe mundësisht Akropolin në qendër të Athinës”.
Përrtej shakave të këtilla të asaj pjese joserioze të shtypit europian të cilat ndonjëherë flasin më shumë se deklaratat zyrtare, ministri i ekonomisë dhe teknologjisë, z. Rainer Brüderle e paralajmëroi, kurse kancelarja Merkel ia konfirmoi z.Papandreu, vullnetin e qeverisë gjermane për të mos i dhënë asnjë cent ndihmë qeverisë greke. Kjo për arsyen e vetme se kriza e njëjtë globale e ka goditur edhe më fuqishëm Gjermaninë. RFGJ duke qenë ekonomia më e madhe dhe më e fuqishme europiane është goditur akoma më rëndë nga kjo krizë. Na këtu qëndrimi gjerman duket shumë i drejtë dhe korekt. Qeveria gjermane me diciplinën tipike që e karakterizon, ka miratuar një pako të gjerë masash të kursimit të cilat kanë shpëtuar nga falimentimi jo vetëm ekonominë e Gjermanisë, por edhe të gjithë Europës. Këtë plan të dhimbshëm kursimi e reduktimi duhet ta realizojë edhe Greqia në mënyrë që të dalë nga kriza. Nuk mund të punojnë dhe kursejnë gjermanët e përparuar e të civilizuar europianë për të financuar dhe shpëtuar nga falimentimi grekët bizantinë, orientalë e shovinistë që rotullohen gjithë ditën me raki në duar nëpër kafetë e mbushura plot tym të kasabave greke.
Një përgjigje të ngjashme ndaj kërkesave e lutjeve greke për asistencë financiare pati edhe presidenti francez Nikola Sarkozy. Edhe ai kërkoi seriozitet dhe diciplinë maksimale në menaxhimin e fondeve publike greke, në mënyrë që ky vend të dalë me forca vetanake nga kriza e rëndë ku është zhytur kohëve të fundit. Shihet qartë që si Gjermania ashtu edhe Franca hezitojnë dhe nuk duan të ndihmojnë një shpërdorues dhe keqpërdorues tradicional të fondeve strukturore të BE si Greqia. Britania e madhe nga ana tjetër as që ka diskutuar apo anoncuar ndonjë ndihmë të mundshme financiare për këtë vend. Duket se treshi kryesor europian i ka ngritur duart nga Greqia dhe Papandreu.
Duke mos gjetur rugëdalje dhe mirëkuptim për krizën nga qeveritë kryesore europiane, Papandreu zgjodhi rrugën e shantazhit tipik bizantin. Sipas informacioneve të fundit, kryeministri grek ka deklaruar se vendi do ti drejtohet për ndihma financiare Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili operon në bazë të monedhës amerikane. Duke qenë se Greqia është pjesë e eurozonës dhe anëtare e BE që nga viti 1981, ky veprim i qeverisë aktuale greke shihet dhe interpretohet nga analistë të shumtë europianë si një thikë pas shpine për Bashkimin Europian, i cili është në përgatitje intensive për të themeluar Fondin Monetar Europian. Fondi Monetar Europian parashihet të themelohet në bashkëpunim të ngushtë dhe në bashkërendim të punëve me FMN, por përsëri themelimi i Institucioneve të tilla paralele tregon qartë intencën europiane për pavarësi nga çregullimi aktual i raporteve të sistemit financiar ndërkombëtar. Pritet të shihet përgjigja e FMN ndaj kërkesave greke për hua miliardëshe. SHBA nga ana tjetër nuk e ka ndërmend të ndihmojë Greqinë. Këtë e ka të qartë edhe Papandreu i cili gjithmonë me eufemizma bizantine para çdo takimi si me kancelaren Merkel, presidentin Sarkozy apo Presidentin Obama, përsërit frazën se në këto takime me zyrtarët më të fuqishëm botërorë nuk kërkon ndihma financiare por vetëm mbështetje politike!?. E vërteta e hidhur është se qeveritarët grekë janë duke lutur dhe duke u përgjëruar deri në shfytyrim para kolegëve europianë për ndihma urgjente financiare. Edhepse z.Papandreu deklaroi se, “nuk duam të jemi Leman Brothers të Bashkimit Europian”, Greqia është realisht e tillë dhe sillet me fondet strukturore të BE njëjtë si pronarët e kësaj banke të falimentuar me rezervat federale amerikane.
Siç duket Greqia nuk do ta marë ndihmën e kërkuar në perëndim. Për të qenë më të drejtpërdrejtë, Greqia edhe nuk e ka merituar ndonjëherë ndihmën kaq bujare të perëndimit. Greqia është quajtur shpeshherë si zemra e civilizimit perëndimor, por kjo nuk duket asesi të jetë e vërtetë duke mos koresponduar aspak me realitetet e shoqërisë greke. Greqia dhe populli grek, duke qenë për reth 1500 vite pjesë përbërëse aktive e perandorive lindore bizantine dhe otomane, janë shndëruar në një zonë civilizuese tipike orientale. Populli grek ndan karakteristika të përbashkëta racore, kulturore e shpirtërore shumë më tepër me turqit aziatikë se të themi me shqiptarët europianë. Edhe pamja e jashtme fizike apo karakteristikat antropologjike të grekëve i bën këta shumë më të afërt me turqit e Anadollit se të themi me rumunët e Karpateve. Kultura materiale dhe shpirtërore greke është gati identike me kulturën materiale dhe shpirtërore turko-aziatike. Stili arkitektonik i objekteve fetare, fanatizmi fetar, muzika popullore, kuzhina, stili i jetës në përgjithësi i grekëve dhe turqve aziatikë është shumë i ngjashëm për të mos thënë i njëjtë. Misticizma orientale pasqyrohet më së miri në muzikën bizantine ortodokse e cila është e përafërt me muzikën mistike të sufinjve shiitë të Anadollit.
Nga ana tjetër, simpatia tradicionale e masave popullore dhe qeverive të ndryshme greke ka qenë gjithmonë proruse dhe antiperëndimore. Kjo ka të bëjë me frymën e fuqishme primitive fundamentaliste ortodokse e cila është e pranishme në masë të madhe në gjirin e popullit grek. Grekët u dhanë sllavëve lindorë dhe jugorë shkrimin e tyre bizantin si dhe i kthyen këta barbarë të stepave të Euroazisë në të krishterë ortodoksë. Më vonë, në shekujt XVI-XIX, grekët të prirë nga kleri i tyre mistik ortodoks kanë ushqyer shpresa për “një popull të bardhë nga veriu të cilin zoti do ta çojë të vijë dhe ti shpëtojë nga turqit”. Ky populli i madh i bardhë nga veriu është populli vëlla ortodoks rus. Edhe Dostojevski në disa vepra të tij mistike i ka mëshuar fort kësaj teze të vëllazërisë sllavo-bizantine. Aleksandër Ypsilanti, udhëheqësi i organizatave të ndryshme greke për çlirim kombëtar është shkolluar në Rusi, kurse lëvizja antiturke greke është financuar dhe kontrolluar nga Rusia.
Për këto arsye marrëdhëniet mes Greqisë dhe Rusisë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera pavarësisht dalllimeve ideologjike që mund të kenë pasur në periudha të caktuara historike, si gjatë komunizmit sovjetik p.sh. Disponimi mbizotërues popullor në Greqi, te populli grek, në masat e gjera greke, në shoqërinë greke, te rymat e ndryshme politike greke të majta e djathta qofshin ato, ka qenë në të kaluarën dhe është akoma sot prorus dhe shumë antiperëndimor. Urrejtja ndaj perëndimorëve është shfaqur edhe në sulmet e egra terroriste të anarkistëve të "17 nëntorit", të cilët i kanë pasur si caqe të preferuara të sulmeve terroriste gjithmonë diplomatët dhe interesat perëndimore e asnjëherë ato lindore. Gjatë çdo vizite të ndonjë presidenti amerikan në Greqi, Athina mbushet nga qindra mijëra grekë ekstremistë e shovinistë të cilët protestojnë si të çmendur kundër presidentëve të ndryshëm amerikanë. Urrejtja e tyre egër dhe e pakufishme për perëndimin shihet qartë në fytyrat dhe në sytë e tyre të çartur lindorë.
Të përmendim këtu vizitën e presidentit Klinton në Greqi menjëherë pas çlirimit të Kosovës, kur u prit nga një masë e madhe protestuese armiqësore prej 1 milionë grekëve në qendër të Athinës. Edhe në Beogradin e atëhershëm antiamerikan nuk besojmë se do kishin dalë 1 milionë sërbë për të kundërshtuar presidentin e një fuqie të madhe demokratike e liridashëse si SHBA.
Edhe gjatë agresioneve të njëpasnjëshme sërbe të viteve 90 në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, qëndrimi prosllav grek ka qenë aq “i drejtë dhe parimor”, sa e detyroi personalisht Radovan Karaxhiqin të deklarojë publikisht për grekët si “aleatë të vetëm të sërbëve në tokë, pos zotit në qiell”.
Një shprehje e tillë e aleancave greko-ruse u vërejt edhe me rastin e vizitave të ndërsjella të Putinit dhe Karamanlisit në Moskë dhe Athinë respektivisht. Putini gjatë vizitës së përbashkët në malin e shenjtë Athos, u përkul me respekt dhe u zotua se do ta çojë para aleancën historike mes dy vëllezërve ortodoksë duke u bazuar në lidhjet historike shpirtërore që i ndajnë dy popujt tanë, kurse Karamanlis e fuqizoi akoma më shumë aleancën strategjike dhe gjeopolitikën e re ruse në këto zona me nënshkrimin e kontratave për naftësjellës të ndryshëm që kontrollohen nga Rusia dhe u bëjnë karshillëk projekteve të tilla amerikane në Ballkan apo më gjerë.
Sistemet raketore më të avancuara ruse janë blerë kohëve të fundit nga armata greko-qipriote duke shtuar edhe një gur në murin e pathyeshëm historik të miqësisë greko-ruse. Kjo i ka bërë shumë studiues perëndimorë si Robert Kaplan p.sh i cili ka jetuar një kohë të gjatë në Greqi, ta karakterizojnë këtë vend si “gruaja e perëndimit dhe dashnorja e Rusisë”.
Duke parë edhe ringjalljen e fundit ekonomike të Rusisë është interesante të shtrohet pyetja logjike: Pse Georgios Papandreu nuk kërkon ndihmë ekonomike nga vëllezërit e tij sllavo-ortodoksë në Moskë, Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev? Do të ishte e udhës që të kërkojë ndihmë atje, pasi lojaliteti i masave greke priret gjithmonë drejt stepave ruse. Këtë mesazh është mirë t’ia përcjellin qarqet ekonomiko-financiare amerikane bashkë me presidentin Obama, kryeministrit grek gjatë takimeve dypalëshe në Uashington. Mund të supozohet se lobi i fuqishëm grek në Amerikë ka punuar shumë për të përgatitur vizitën e tij atje. Ish shefi i CIA amerikane George Tenet (Jorgos Tanasis), miliarderi Kokkalis, miliarderi tjetër Spiros, ish kandidati demokrat për president Dukakis, këshilltari i ish presidentit Klinton George Stefanopoulos, shovinisti i sëmurë psikopat antishqiptar gazetar i njohur i “NY Times”, Nik Gage (Nikolaos Gaxojanis) dhe shumë “të fortë” të tjerë të Amerikës me origjinë greke, do të bëjnë të pamundurën që kjo vizitë të dalë e suksesshme. Mbetet të shihet si do të sillet administrata Obama me lypsarin ballkanik. Lypësi vepron gjithë kohës si "trouble-maker" regjional antiperëndimor, duke sfiduar në kontinuitet politikat paqësuse të bashkësisë ndërkombëtare në këtë pjesë të Europës. A do ta dënojnë dhe disiplojnë njëherë e përgjithmonë Amerika dhe Europa bashkë këtë plangprishës ballkanik, mbetet të shihet në ditët dhe javët në vazhdim.
http://www.albaniapress.com/lajme/11161/Papandreu-te-kerkoje-ndihme-ne-Moske-jo-ne-Berlin-apo-Uashington.html
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KEJSI TOLA NE EUROVIZIONIN 2009, NE MOSKE
» Sekretarja Amerikane Hillari Klinton në Moskë
» Moskë: Erdogan e Putin hapin xhaminë e re (Foto)
» Idriz Morina:Nga qebapgji ambasador në Uashington DC
» Denzel Uashington, njeriu që sfidon Apokalipsin
» Sekretarja Amerikane Hillari Klinton në Moskë
» Moskë: Erdogan e Putin hapin xhaminë e re (Foto)
» Idriz Morina:Nga qebapgji ambasador në Uashington DC
» Denzel Uashington, njeriu që sfidon Apokalipsin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi