Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Nuk munda të shpëtoj fëmijën tim"

Shko poshtë

"Nuk munda të shpëtoj fëmijën tim" Empty "Nuk munda të shpëtoj fëmijën tim"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 31, 2010 9:00 pm

"Nuk munda të shpëtoj fëmijën tim"



"Nuk munda të shpëtoj fëmijën tim" PATERAS_414_368


"Ndoshta po të isha edhe unë mund të shpëtonte im bir,mund të isha vrarë unë,mund ta kisha kuptuar
që ishte bombë"ka thënë me sy të përlotur babai i 15 vjeçarit emigrant...

që gjeti vdekje të tmerrshme nga bomba e terroristëve mbrëmjen e së djelës në Kato Patisia.

Në një intervistë për gazetën "Ta Nea" Muhamet Naxafi ish mësues në
Avganistan shpreh keqardhjen e tij për terroristët që vendosin bomba
dhe marrin jetën e njerëzve të pafajshëm.

"I lutem popullit grek,i lutem policisë, i lutem kryeministrit
Papandreu dhe qeverisë së tij, të arrestojnë ata njerëz kriminelë dhe
të marrin dënimin e duhur.Nuk vranë vetëm tim bir,vranë të gjithë ata
njerëz që emigruan për një jetë më të mirë,vranë ata njerëz që shpëtuan
nga plumbat në vendin e tyre dhe për fat të keq këtu gjetën bomba.Ne
ikëm nga vendi ynë për një ditë më të mirë,për një jetë të qetë.Nuk dua
të iki nga Greqia,këtu është varri i tim biri dhe dua të jem afër tij"
ka thënë babai fatkeq.

Bashkëshortia e tij është në gjendje të keqe psikologjike ndërsa vajza
e tij 10 vjeçare po "lufton" me shikimin e saj që rrezikon të humbasë.



Shpërtheu bomba në duart e emigrantit 15 vjeçar



Një ngjarje tragjike ka bërë që e gjithë Greqia dhe jo vetëm të jetojë momente shok.

Një nënë emigrante bashkë me dy fëmijët e saj doli mbrëmjen e kaluar të mbledhë rroba nëpër koshat e plehrave të Athinës.

Në orën 22.50 u gjend në Kato Patisja.Vajza e saj e vogël gjeti në një
kosh një çantë të mbushur plot me rroba.E gëzuar ia dha vëllait të saj
15 vjeçar ta mbante sepse çanta ishte e rëndë.

E mori vëllai i saj dhe disa metra më tej e hapi të shikonte rrobat.Në
momentin që e hapi bomba që gjendej brenda në çantë shpërtheu dhe i
mori jetën 15 vjeçarit.

Motra e tij u plagos rëndë dhe në këto momente gjendet në spital duke rrezikuar të humbasë shikimin.

Në vendngjarje shkoi edhe ministri Hrisohoidhis i cili premtoi qytetarët se terroristët do të përballen me drejtësinë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi