Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: INTERNETI KOHA DHE PASIONI - nëpër faqet poetike në Facebook -

Shko poshtë

Pilo Zyba: INTERNETI KOHA DHE PASIONI - nëpër faqet poetike në Facebook - Empty Pilo Zyba: INTERNETI KOHA DHE PASIONI - nëpër faqet poetike në Facebook -

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 01, 2010 12:08 am

Pilo Zyba: INTERNETI KOHA DHE PASIONI - nëpër faqet poetike në Facebook - 24721_106518339381557_100000701739246_100340_1410340_a
Autori i shkrimit



INTERNETI KOHA DHE PASIONI

- në faqet poetike në facebook -

U bë plot një muaj që kam hapur në internet dritaren në fb me emrin tim.Dritaren nga mund të shikoj ku ndodhen miqtë e mi, bashkëkombësit e mi, të shkëmbej me ta mendime, krijime.E për këtë nuk e fsheh kënaqësinë që ma ka krijuar me rrethin e miqëve që më ka shtuar, por edhe problemet e tjera që ka sjellë në jetën time, të familjes e të shoqërisë mendoj se nuk janë të pakta.
Fb-ja tashmë është kthyer në një tryezë të madhe bisedimesh politike, ekonomike, shoqërore apo artistike dhe kritike.
Pra ajo i ngjan një gazete ndërkombëtare ku gjithsejcili prej nesh shpreh mendimin e tij për problemet që e shqetësojë, apo pasionin që mban, përpunon dhe shpreh.Kjo tryezë e madhe, pa formë, pa ngjyrë e pa kornizë, ka filluar të hyjë në jetën tonë të përditshme si domosdoshmëri, por edhe si pjesë e pa diskutushme për të na ndihmuar në komunikim, mendim apo njohje.Si një domosdoshmëri për të shprehur ndjenjat, profesionin apo talentin.
Tani për tani po të hysh në të të duket se hyn në një magazinë të madhe, ku ka dhe gazeta, dhe domate, dhe mollë dhe
fizikë, dhe letërsi dhe hudhra e qepë.Është shpejt për të shprehur mendimin, por unë po i paraprij këtij mendimi.Çdo fillim është paksa i vështirë, më pas ujrat do qetësohen, mendimet do marrin formë, magazina do sistemohet.
Të bëhem i qartë. Sot në fb jep mendim për letërsinë ai që nuk është kopetent, jep mendim për pikturën ai që është laburant( nuk e kam fjalën për profesionet), pra në vorbullën e këtyre mendimeve nuk ka profesionalizëm dhe mendim të specializuar.Por është ende fillimi, këtu futen pasionet e sëmura të ndokujt për të treguar që është poet kur nuk është, të vlerësohet për piktor kur nuk është, kritik, psikolog et etj.Kohët po evolojnë me ritme të shpejta, prandaj edhe fb duhet të bëjë seleksionimin e saj në emër të cilësisë, mendimit dhe drejtimit të qartë.Shikoj me kënaqësi që janë krijuar vatra të mira, me piksynim, me dashje apo pa dashje tashmë funksionojnë, punojnë e krijojnë.Ka ardhur koha që magazinën e madhe për të cilën fola ta sistemojmë, dhe si sistemohet ajo. Shumë thjeshtë. Të gjitha letrat do ti vendosim në një raft dhe sqeparët e mistritë në një raft tjetër, lapsat e penat në një raft dhe gozhdët në një tjetër.Në mënyrë që, ai që kërkon letrën të veje te letra dhe jo te mistria, dhe ai që kërkon lapsin të veje te lapsi dhe jo te gozhdët.Ky sistemin ka dy qëllime kryesore.Njëri është që nëpër këmbët e atij që shkruan të mos jetë suvaxhiu, dhe tjetra, nëpër këmbët e atij që suvaton të mos vijë vërdall ai që shkruan letrat. Kjo është njëra anë medaljes, ana tjetër. Brënda raftit të letrave dhe letrarëve duhet të fillojë pastrimi cilësor.Të hidhen poshtë letrat e grisura, apo ato që nuk i shërbejnë qëllimit të përgjithshëm për hedhjen në të të mendimeve me vlerë.Seleksionim ky që është në interes të cilësisë, por edhe të atij që ka hyrë në këtë rrugë por që është nisur nga dëshira të sëmura dhe jo nga forca dhe pesha e talentit që ka.Për këtë duhet shumë punë,
kujdes. Ky seleksionim kryhet me art, në heshtje për njërën palë dhe shprehje të mendimit cilësor dhe me vlera për të talentuarin.Mendimin tim po e shpreh në faqen e letrave atje ku bëj pjesë këto kohë, atje ku jap krijime dhe më japin mendime. Shikoj me kënaqësi se në dritaren e lëtërsisë është krijuar një bazë e mirë për të ngritur në art këngën poetike,
mund të shtoj me kënaqësi se në faqen e saj është krijuar një zinxhir i bukur dhe i saktë krijimi nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo tregon dhe besimin e një pune të mirë në të ardhmen.Psh. Në këtë faqe letrare lexoj shkrimtarë e poetë të njohur si Janaq Pani, Kadrush Radogoshi, Skënder Hasko, Vasil Tabaku,Lumo Kalleshi, Adem Berisha,Vullnet Mato, Fatime Kulli, Preng Buzhala,Arqile Gjata etj. Pas plejadës së parë dalin ndjekësit e tyre dhe nga mosha dhe nga krijimtaria, si Demir Gjergji, Suzana Kuqi,Riza çato, Enertin Dheskali,Ilira Sotiri,Anila Cicone, etj. Më pas vjen grupi më i ri, apo talentet më të reja si jemi mësuar ti quajmë, të cilët premtojnë në rrugën e letërsisë si Besiana Avdyli, Evah Haliti, Eriola Isaraj, Alketa Delishaj, Keti Agaj, Natyra Kuçi Ivana Dervishi etj.
E gjithë kjo plejadë shoqërohet nga mendimi intelektual i Valentina Prifti, Shqiponja Frashri, Irisi Myftiu, Shqiponja Duro Feçor Shkurti etj. Këto shoqërohen nga pjesmarrja e gazetareve Vera Pelaj, Nikoleta Kovaçi, Doriana Metollari, Sonila Laci, e në fund nga një sërë gazetash si , Tirana Observer, Fjala e lirë, Albemigrant, Poetik Forum etj, Gazeta e Athinës. Apo me talentet shumë të reja në prezantim apo spikere me në krye Elisa Gjernin nga Ebasani.Të më falni pasi janë shumë ata që marrin pjesë dhe nuk mund ti përmënd të gjithë.Pra po të vëmë re me kujdes, pavarsisht se nuk është intresuar kush për një organizim të tillë sot ky funksionin, eshtë një fakt.Por lufta dhe përpjekjet këtu fillojnë, dhe ajo, është lufta cilësore.
Këtu ka faj edhe shteti amë, i cili i prishi të gjitha hallkat e kulturës, si revistat gazetat flas më tepër për fëmijët dhe të rinjët që përbëjnë dhe shumicën në fb.
Për kombin tonë që është i ndarë në katër shtete, por që flet vetëm një gjuhë, atë të nënës, Interneti është tryeza ku rrihen mendimet, fitohet eksperienca , ku bëhen organizimet.Në ekranin e kësaj dritare unë pata mundësinë të shikoj më larg, më thellë, më pastër veten dhe miqtë e mi.Ky ekran më solli në tryezën e shtëpisë sime, Kosovën, Shqiptarët e Malitë Zi e Maqedonisë dhe të gjithë bshkëkombësit e mi brënda kufijve apo jashtë saj.
Dritarja interntike është sot për kombin tonë jo vetëm tryeza e bashkimit, por faqja ku duhet të tregojmë historinë, kulturën, këngën, gjuhën. Unë që shkruaj jetoj 20 vjet jashtë trojeve shikoj me keqardhje se Shteti amë nuk bën asgjë për ne, jo për mua, por për fëmijët e emigrantëve që po shpërbëhen ne vendin që jetojnë, punojnë e studjojnë. Çfar vështirësie do kishte hapja e një faqe për mësimin e gjuhës, po ua them unë “ Asgjë” por politikanët tanë mërren me probleme “ Të mëdha” dhe nuk kanë kohë për gjëra të “vogla” por që krijojnë probleme të mëdha. Ata nuk e kuptojnë sa e rëndë është për kombin kur jeton në greqi, kur mëson gjuhën dhe historinë e tyre duke braktisur gjuhën e mëmës. Pastaj historia shkruhet si do gjithsekush dhe e përmbysin sa herë ndërrohen brezat. Po e le këtë temë pasi ajo kërkon një tjetër shkrim më të specializuar e më të drejtpërdrejtë.
Përsa i përket dritares së artit në fb shikoj rritje cilësore, por edhe gabime që na hanë kohë, na dëmtojnë nga ana cilësore dhe na bëjnë të rendim pas asaj që nuk na jep as “bukë” e as “ujë” por na dëmton në rrugën drejt ngjitjes së shkallëve të artit të vërtetë. Duke i parë me kujdes vërej se: Krahas punës së mirë dalin në skenë shumë probleme.
Për të patur një art të vërtetë dhe me vlera duhet të zhvillohen njëkohësisht dy kolonat që e zhvillojnë atë, nga njëra anë krijumtaria dhe nga ana tjetër kritika. Por në rastin tonë flitet vetëm për prodhimin , krijimin, dhe nuk egziston kolona tjetër kritika, për të mos thënë që të dyja janë shkrirë në një, dhe akoma më keq kur kritika bën punën e bojaxhiut në një vepër letrare.Për këtë duhen dhe shkrime kritike e teorike të cilat ndihmojnë dhe orjentojnë krijuesit.
Shikoj me keqardhej se rendet pas sasisë.Më qëllon të lexoj pesë gjashtë poezi të të njëjtit autor çdo mbrëmje.Këtu nuk hyn fjala e urtë “ me një dallëndyshe, pao me një lule nuk vjen pranvera” . Pranverën në art nuk e sjell sasia e dallëndysheve që fluturojnë në qiellin e saj poetik.Kjo është mania e të dukurit për tu shfaqur sa më shumë para të tjerëve, sasia e saj nuk përbën cilësi dhe as nuk i rrit vlerat autorit, për kundrazi ia ul ato. Si rrjedhojë e saj lindin dhe të tjerat më poshtë.Duke mos arritur ti lexojmë të gjitha shumica prej lexuesit vënë shënjë e njohur, një dorë grusht me një gisht të ngritur, që nuk është as në traditën e shqiptarit.Mua si person më jep një kuptim si “ ta futa, nuk e lexova por ti kujton se e lexova”.Pergjigjet janë shpesh herë vulgare dhe vuajnë nga raketizmi nga paaftësia e analizës ose nga një “bravo” “ e “bukur” apo të lumtë.Këto shprehje nuk janë as artistike dhe as shpreje që tregojnë vlerat e vërteta. Në fund të mbrëmjes poeti mbledh një thes me të lumtë, bravo, etj,dhe ndjehet se diçka ka krijuar.Kjo metodë është shumë zhurmë për asgjë.Ose pjesa tjetër e medaljes, ajo e përgjigjes së autorit pas çdo urimi, ai kthen përgjigje, faleminderit, të uroj, të përshëndes etj.
Kur flasim qoftë edhe për një poezi të vetme duhet ti bëjmë një analizë vlerave të saj, ndryshe më mirë të mos e ngjyejmë penën e mendimit dhe të nxijmë faqen e bardhë të kompjuterit, sepse njëkohësisht nxijmë faqen tonë. Më tej metoda e njohur e shkëmbimit të falënderimeve, më falënderove të falënderova. Kujt i shërben kjo? Ka vlerë ky lloj shkëmbimi?
Si kudo edhe në dritaren e fb rinia është ajo që mban peshën kryesore. Përsa i përket artit poetik, pasi këtë qëllim ka ky shkrim, ajo ka të mirat dhe të metat e saj. Duke kërkuar me çdo kusht ( dhe mirë bëjnë) për të shprehur talentin e tyre, nxitur nga dëshira e prezantimin përpara të tjerëve, bëhet një gabim që u kushton edhe atyre vetë. Poezitë apo proza e hedhur shumë herë gjan me një brumë poetik pa formë e pa ide, një mazë e të gjtha ngjyrave dhe shprehjeve. Ajo që të marri vlerat e saj duhet pa tjetër të krasitet, të prashitet thellë në mendim e mesazh, të punohet nga ana stilistikore e sindaktore e pastaj të paraqitet për ta shijur të tjerët.Nuk mund të kuptohet që të paraqitet një vajzë në konkursin e bukurisë e pa krehur apo e veshur keq. Ose një këngë në festival e pa orkestruar dhe e pa harmonizuar.Kështu është dhe poezia, kur vete të takojë si motrat e saj ajo duhet të shihet edhe njëherë në pasqyrën e vlerave përpara se të dali nga shtëpia e poetit apo shkrimtarit.Këto janë disa norma elementare në fushën e letërsisë.Mos zbatimi i tyre dhe të tjera si këto kanë sjellë një çoroditje të lexuesit në tregun e librit. Nëpër librari nuk e kërkon njeri poezinë, por edhe prozën.Në panairin e librit të vititi 2009 nga dhjetra libra poetikë të botuar nuk gjeje asnjë, përveç poetëve të huaj me emër. Lexusei nuk është specialis i vlerave poetike, ai mërr një libër, dy, nuk i pëlqejnë dhe që nga ai minut largohet prej tij për tu marrë me diçka tjetër. Që të afrohet lexuesi e të trokasë te porta e krijimtarisë duhet të rrisim vlerat llojshmërinë dhe të pasurojmë gjuhën e shkruar. E di, dale do thotë dikush, në një faqe internetike jemi!
Cilësia e poetit nuk ka të bëje me vëndin ku ai propogandon veprat e tij.Poeti, shkrimtari, muzikanti, piktori etj kudo që ndodhen janë përfaqësuesit e artit që bëjnë, ndryshe vepra e tij mbetet për të dëshëruar.Është një faqe interneti, dhe për faqen kombi ynë ka një fjalë të urtë “ Faqebardhë qofsh” “ Na zbardhe faqen” “faqezi”etj. E që fjala e urtë të zërë vënd , duhet të mendohemi thellë kur mendimet tona ua servirim të tjerëve, kjo për shumë arsye. Në radhë të parë për ti zbardhur faqen vetes, të zëmë një vënd në faqen e bardhe të artit, dhe së dyti, ti zbardhim faqen kombit me ato që themi dhe shprehim.

Pilo Zyba
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi