Bedri Tahiri: Plumbat e ‘’demokracisë’’ përgjakën rrugët e Prishtinës
Faqja 1 e 1

Shkrim me shkas
Në përkujtim të dëshmorëve tanë më të rinj Man Balaj e Arben Xheladini dhe në momnetin kur të gjithë po e shohim lepurin e ca po na i tregojnë tragjet!
PLUMBAT E “DEMOKRACISË” PËRGJAKEN RRUGËT E PRISHTINËS
Më mirë të vdesësh në këmbë,
se sa të jetosh i gjunjëzuar.
(Popullore)
Nga Bedri TAHIRI
Demokracia.
Një fjalë e bukur, e ëmbël dhe e butë, të cilën, ne shqiptarët, në përgjithësi e kemi ëndërruar me shekuj. Dhe, më në fund, pas gjithë atyre përpjkjeve e sakrificave, sikur e arritëm të uruarën. Madje-madje, ne në Kosovë, një demokraci të shumëfishtë. Demokracia e gjithë botës u zbraz si me gurgule në Kosovën tonë të vockël, sa një lagje kushërinjsh në periferi të Pekinit.
- Lum kush do ta presë e do ta gëzojë atë ditë!- shpreheshin ata që dhanë edhe jetën për të.
- Lum për ne!- uruam ne mjeranët e gjallë, pa e ditur se do të na dilte për maje të hundës.
Vallë, nga i gjithë ky si mallkim historik?!!!
Mbase morëm në thua herët, kur po bënim çapin e parë prej çilimiu. Po, po, mu atëherë, në të feksur të ditës së bardhë. Një hoxhë i vjetër drenicas që në ditët e para u kishte thënë luftëtarëve të lirisë se, edhe pse është e ndaluar, po të më rrokte zori, do të shkelja edhe Kur’anin, do të shkelja edhe bukën, por kurrë nuk do të shkelja mbi gjakun e dëshmorëve të lirisë!
- Po ju ç’zor patët, ore të uruar, që gati me të dy këmbët shkelet mbi atë gjak!- do të pyeste hoxha, po të qe gjallë, sepse edhe ai vetë ra dëshmor në betejat e marsit 1999.
- Hiç fare!- do të gjegjeshim, më shumë me rrudhje krahësh, pa ditur t’i japim përgjigje, edhe pse mbi kurriz po e ndjemë atë si mallkim që po na përcjell si ogur ndjellazi.
- O popull liridashës e liribërës, këndellu, bëji sytë katër dhe merre rrugën e mbarësisë, sepse Atdheu është në rrezik!!!
Kështu sikur më vegohen ca zëra nga nëndheu, nga varret e të parëve e të luftëtarëve të lirisë. Odiseu dëgjonte zërin e sirenave magjepse që e ftonin në ishullin e vdekjes, por të tjerët i kishin mbyllur veshët me dyllë dhe çanin përpara nëpër ujërat e trazuar nga Posejdoni idhnak.
Bjeri kah të duash dhe prapë nuk ke derman pa u takuar me të madhin Faik Konica, i cili thoshte: Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet dhe e fundosën politikanët!
Aman, aman sa keq! Të vije për të plasur nga marazi i shkretë me ca politikanë tanë kokëgdhe. Që nuk kanë gjë në dorë, e dimë të gjithë, edhe kalamajtë, dhe i arsyetojmë. Por, kur krekosen dhe të pispillosur si gjelat e detit, duke na dhënë dushk për gogla, nuk durohen dot, ore të keqen vëllai.
Dhe, pika-pika mbushet pusi!
Pavarësia jonë- mollë sherri e dardhë me bisht.
Pakoja e z. Ahtisari si Kutia e Pandorës. Nga gjithë ato folje e përfolje, ngeli vetëm ajo e fundit- Shpresa!
Shpresa dhe ëndrrat.
Obobo!!!
A jetohet me to?!
Jo, ore jahu, jo!
Ah, më falni, se u nxitova. Jetohet, si nuk jetohet. Me shpresë jeton populli, ndërkaq me ëndrra jetojnë politikanët!
Ama, gjaku që vlon, nuk duron shumë. Ai shpërthen e brufullon si vullkan i pashuar kundër padrejtësive, sepse nuk beson në ëndrrat syhapur e ditën për diell.
Jo negociata- Vetëvendosje!
Kjo është motoja e atyre që për datën 10 shkurt 2007 organizuan demonstratë të qetë e paqësore nëpër rrugët e kryeqendrës sonë.
Asgjë e keqe, do të logjikonte çdo mendje normale e botës së qytetëruar. Kështu veprohet kudo në globin tokësor. Një shprehje e pakënaqësisë në mënyrë demokratike.
Dhe, në orën 14, sheshet dhe rrugët e Prishtinës gumëzhinin nga njerëzit e moshave, gjinive e profesioneve të ndryshme. Të gjithë kishin një hall e një brengë: Fati i Kosovës martire, që pas një shekulli robërie, sërish ishte vënë në shtratin e Prokrustit!
Mirëpo, sakaq shkrehu si moti për se kthjelli. Turmës së qetë ia kishin zënë rrugën forca të shumta policore. O Zot, çfarë paradoksi! Sërish të huajt, në bashkëpunim me tanët, po na e cenonin lirinë e lëvizjes e të shprehjes. Jo vetëm kaq. Ata po kërkonin edhe sherr. Si duket do të hakmerreshin në djelmoshat me të bardha, të cilët më 28 nëntor 2006 kishin skuqur muret e ndërtesave qeveritare.
Hajde mendjekrisur, hajde!
Ata me ngjyrë e këta me gjak!
Keni parë kështu?!
Jo, as në filma horror!
Kontrast çmendurak: Ngjyra dhe Gjaku!
Dhe, pa një, pa dy, plasën bombolat me gaz lotësjllës, krisën armët me plumba sferikë. Një armatë e tërë, me mjetet më të përsosura kundër njerëzve duarthatë...
Në fillim, gati nuk më besohej. Fët e fët mendja më fluturoi në Pranverën ’81 e në vitet e mëvonshme, kur demonstronim kundër regjimit shtypës serbosllav. Një copë herë i blova dhe i krahasova në mendjen time. Për çudi, ato më dilnin si të klonuara, identike. Madje, shikuar hollë e hollë, këto edhe ua kalonin atyre, ishin më të sofistikuara e më të përsosura. Ta zëmë, atëbotë nuk qe përdor shumëtytëshi dhe rrallëherë është qëlluar me plumba drejt në kokë e në fytyrë...
Tek kur më ranë njerëzit e përgjakur para këmbëve, erdha në vete dhe mora kthesën e parë pas hotel “Ilirisë”.
Sheshi “Nenë Tereza” për tri orë rresht u shndërrua në arenë gladiatorësh. Kudo tym, flakë, gjak...Autoambulancat, me sirenat alarmuese, bartnin sa mundnin të plagosur për në Emergjencë. Gjaku i njomë i rinisë sonë skuqi asfaltin e zi. Plumbat e “demokracisë” shitonin më keq se ata të tiranisë. Policët ndërkombëtarë, të ardhur nga anë e botës e të dalë nga gjene të prishura fisesh endacakësh, lëviznin si robotët pa ndjenja dhe shfrenin pamëshirshëm mbi njomëzakët sypatrembur, që nuk kërkonin gjë tjetër pos atë që na takonte: PAVARËSINË.
Rrugët dhe sheshet u skuqen nga plumbat e demokracisë.
Por, nuk e di a u skuqen ata që përdorën dhunën, ata që morën jetët, ata që plagosen mbi tetëdhjetë veta!!!
A thua a do t’i vete mendja ndonjërit nga eprorët a qeveritarët që të skuqen, makar kur të shkojnë në varrimin e të vrarëve e në ngushëllimin e familjarëve të tyre, apo, Zoti mos e dhëntë, të ofrojnë dorëheqje nga postet e tyre?!!!
Kurrë nuk e besoj një gjë të tillë! Ata që kanë ardhur janë të pacipë fare e tanëve ka zënë t’u griset e shkreta. Si zakonisht, edhe kësaj here, do të luhet loja e strucit dhe do të vijë në shprehje logjika sllaviste: secila çudi zgjat veç tri ditë!
Edhe këta rreshta, që më dolën nga zemra, gjatë përjetimit të drejpërdrejtë të atyre skenave tmerruese, besoj nuk do t’u pëlqejnë atyre që e kanë mizën nën kësulë dhe, nëse pranon t’i botojë ndonjëra gazetë, e do të lexohen nga ata, ka gjasa të prekën në “sedër”...
Bilanci matematikor i asaj dite qe: Tetëdhjetë të plagosur e dy të vrarë: Man Balaj nga Podujeva dhe Arben Xheladini nga Prishtina. Dëshmorët më të rinj të përpjekjeve tona për Liri, Pavarësi e Bashkim Kombëtar edhe njëherë trokitën ashpër në veshin e shurdhër të demokracisë botërore. Ata që bënë krimin, rumunët, ikën pa ferrë në këmbë...
Paqin faqën e zezë dhe ndjenja e fajësisë i mbuloftë edhe në varr!!!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bedri Tahiri - Si u krijua Prekazi?
» Bedri Tahiri: Me penë e pushkë në mbrojtje të atdheut
» Bedri Tahiri: Bahri Haxha - Intelektual dhe atdhetar i shquar
» Bedri Tahiri: Milosh Nikollë Kopiliqi - Heroi që sfidoi historinë
» Bedri Tahiri: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi