Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bedri Tahiri: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs

Shko poshtë

Bedri Tahiri: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs Empty Bedri Tahiri: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 15, 2011 12:11 am



Bedri Tahiri: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs U1_BedriTahiri
Pёrvjetor: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs

AMANTI I BREZAVE

Nga Bedri TAHIRI

Të nderuar familjarë të dëshmorëve që sot po i përkujtojmë!
Të respektuar luftëtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së!
Të nderuar të pranishëm!


Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për lёvdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne e ne kemi nevojë të krenohemi me ta.
Tё tillё janё edhe trimat e Prekazit, tё cilёt mё se njё shekull i thurёn himne lavdisё kombёtare. E filluan mё 1912, kur Ahmet Delia e Ramё Islami, me tё bijtё, ua skuqen ballin cerberve karpatianё, e vazhduan me Hashim Lushtakun e Sheshivar Kodrёn dhe e kurorёzuan me Adem Jasharin, duke sjellur kёtё Ditё tё Bardhё.
Nё mesin e tyre lartёsohet si vigan i papёrkulur edhe Tahir Meha. Tahir Meha u lind mё 10 tetor 1943 nё Prekaz. Ai nuk e pati tё vёshtirё tё orientohej nё rrugёn e mbarёsisё. Atdashurinё e gjeti kёmbёkryq nё odёn e tij me nam e me traditё. Gjyshi, Emin Lati, ishte bashkёluftёtari mё i ngushtё i kryetrimit Azem Galica qё ia pёrkujtonte nipit se “besё me shka nuk ka”. Edhe i ati, Nebihu, njё luftёtar i dalluar i Shaban Palluzhёs ngjallte tek i biri ndjenjёn e atdhetarisё dhe urrejtjen ndaj shkelёsve tё pabesё.
Fёmijёria dhe rinia tij ishin tё ngjashme me atё tё moshatarёve, e rёndё, e vёshtirё e pёrplote trazira. Pёrjetoi e ç’nuk pёrjetoi qё nga koha e “tepricёs”, siç thuhej atёbotё, kur vetё nuk kishte bukё pёr t’u ngirё. Mё 1951 xhaxhai i tij, Mehmeti, burgoset pёr veprimtari antijugosllave e mё 1959 burgoset edhe i vёllai, Beqiri, i cili dy vjet i vuajti nё Goli- Otok. Kulla e tij bartte shumё amanete, por vetёm njё dashuri, atё pёr armёn çlirimtare.”Ai qё ёshtё burrё armёt nuk i korit dhe s’ia dorёzon pёr tё gjallё armikut”- thoshte trimi vazhdimisht. As nё shёrbimin ushtarak, nё Gollubovc tё Malit tё Zi e nё Tuzёll tё Bosnjes, nuk e kaloi pa telashe, por mjeshtria nё pёrdorimin e armёve i shёrbeu mё vonё. Si mёrgimtar nё Slloveni, nё Maqedoni, nё Mal tё Zi dhe nё Austri pёrjetoi mallin dhe nostalgjinё pёr atdheun e pёrvuajtur.
Nё gjysmёn e vitit 1979 Tahiri nisi konfliktin me milicinё titiste. Kёshtu, pёr njё kohё u detyrua tё kaloi nё ilegalitet. Dhe, pas gjashtё muajsh hetimesh, Gjykata e Qarkut tё Mitrovicёs, me urdhёr tё UDB-sё e dёnoi me njё vit burg, duke e lёnё tё lirё deri nё fuqizimin e lёndёs.
Erdhi edhe viti 1980. Trimi mundohej tё ruhej, por e pёrcillnin dhe pёrpiqeshin ta arrestonin. Ftesёs pёr burg nuk iu pёrgjigj. Mё 28 prill tё atij viti zbriti nё Skёnderaj. Kukudhat e kishin nuhatur dhe iu vunё pas. Nё vetёmbrojtje edhe plagoset nё
kёmbёn e djathtё. Njё kohё bёri konaqe nёpёr shokё e miq. Jeta ilegale Bedri Tahiri: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs U1_EminLati-NebihMeha-TahirMehaishte jetё e vёshtirё dhe me rreziqe pёr ata qё e mbanin, andaj u kthye nё kullёn e vet.”Bablok, erdha nё shtёpi, ngase nuk dua qё nesёr tё thonё se Tahir Meha ia fiku derёn filanit, sepse kur tё luftojё unё do tё shkruajnё gazetat”.- i tha tё atit. Edhe ai qё kёnaqur me atё vendim dhe u betua se kurrё nuk do ta linte vetёm.
Kur agoi Pranvera studentore ’81 trimi i Prekazit u gёzua aq shumё sa fill u vu nё ballё tё atyre organizimeve. Gjatё diferencimeve ogurzeza, babё Nebihu u tha atyre qё u kishte marrё koka erё: “Nuk i gjykoj demonstratat, sepse atёherё e gjykoj edhe Tahirin tim. Studentёt dhe populli po i shprehin pёrpjekjet tona pёr liri e unё jam deri nё vdekje me popullin tim”. Ai tregoi guxim tё pashoq edhe kur z.komandantit tё stacionit tё milicisё nё Skёnderaj, Cvetko Radojçiqit, i kishte thёnё nё sy: ”Tahiri nuk ёshtё djalё qё dorёzohet e as unё nuk jam babё qё i them tё dorёzohet”.
Ditёt ecnin e trimi nuk ndalej nё rrugёn e atdhetarizmёs. Agoi edhe 13 maji 1981. Mot me shi. Nё kullёn dykatёshe babё e bir kuvendonin pёr hallet e jetёs pa ditur se hijenat tinёzare natёn pa hёnё kishin vёnё kurthe e leqe pёr t’i zёnё tё gjallё. Dhe, lajmёtarёt e ndёrmjetёsit kёrkuan dorёzimin. Trimat dhanё betimin pёr tё qёndruar. Krisёn edhe pushkёt e para. Kukulelet tmerruan malin. Nё katin e parё babё Nebihu dhe fёmijёt, nё katin e dytё Tahir trimi dhe kёnga. Lufta vazhdonte bashkё me kёngёn “Ah, Kosovё mos thuaj mbarova”. Fishekёt duhej kursyer. Qёllonte rrallё e pёr mall. Dhe, asnjё plumb nuk i huqte. I qёndiste nё lule tё ballit. Livadhi poshtё mbushej me tё vrarё e tё plagosur. Udhёheqёsi i Njёsisё Speciale, Franc Kosi, shkulte flokёt me rrёnjё.
Dielli kishte harruar rrugёn. Nё tё errur, njё tank zingjiror, u sul drejt kullёs se paepur. Ajo zu tё shembej. Salёn tetёmuajshe nё djep e shpёtoi trari gjysmё i djegur. Vajza tjetёr, Mihria, e lidhte plagёn vetё. Babё Nebihun e kishte marrё pёrjetёsia. Pas 18 orёsh heroizmi e qёndrese, dragoi fluturoi mbi tank dhe çau rrethin e parё. Sakaq, kur po i afrohej malit, reflektori i helikopterit e zbuloi. Njё breshёri plumbash tё mitralozit tё rёndё u lёshua mbi tё. Vrushkujt e gjakut ujitёn lulёkuqet e lirisё. Nёntё plagёt e Gjergj Elez Alisё stolisen shtatin e pavdekёsisё…
E nesёrmja lindi ndryshe. Historisё sonё iu shtua edhe njё faqe e ndritur e shkruar me gjak lirie. Katilat ishin thyer keq. Skёrmat e Pejanoviqёve, Sharonoviqёve, Tubiqёve, Joviqёve, Stepanoviqёve, Boshkoviqёve e shumё tё tjerёve kishin tmerruar krerёt e Beogradit. Festa e tyre ishte kthyer nё zi.
Megjithatё, frika nuk kishte kaluar ende. Prekazi duhej mbajtur i rrethuar e kulla duhej ruajtur. Tё afёrmit e tyre u burgosёn e varrimi duhej tё bёhej nё heshtje. Por, jo, disa e kishin mundur frikёn dhe erdhёn. Erdhi edhe bacё Shaban Jashari me dy djemtё syptrembur: Hamzёn e Ademin. “Pusho i qetё, o vёlla, se pushkёn tёnde s’do ta lёmё tё pushojё deri nё fitorёn pёrfundimtare”,- u betuan ata nё besa- besё. Dhe, e mbajtёn fjalёn. Dhe, nё gjakun e tyre mbiu LIRIA!
Pushka qё theu mitin e pathyeshmёrisё se ish- Jugosllavisё dhe qё mori hak pёr lulёkuqet e Pranverёs ’81, qe pushka e Tahir Mehёs. Ajo paralajmёroi lindjen e njё epokё tё re, epokёs sё artё tё Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs. Amanetin e tij e çoi nё vend edhe i vёllai, Beqiri, i cili ra heroikisht nё Altarin e Lirisё, mё 25 mars 1999, nё Qubrel.

Lavdi pёr jetё e mot Nebih e Tahir Mehёs dhe gjithё Dёshmorёve tё Kombit!

Prekaz, 13 maj 2011
(Kumtesё e lexuar nё Tubimin Pёrkujtimir nё Prekaz mё 13 maj 2011)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi