Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: ÇFAR KANË THËNË KAFSHËT PËR NJERZIT - humor -

Shko poshtë

Pilo Zyba: ÇFAR KANË THËNË KAFSHËT PËR NJERZIT - humor - Empty Pilo Zyba: ÇFAR KANË THËNË KAFSHËT PËR NJERZIT - humor -

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 11, 2010 1:32 am

Pilo Zyba: ÇFAR KANË THËNË KAFSHËT PËR NJERZIT - humor - 26522_109636415736416_100000701739246_110988_5478510_a
autokarikaturë


Pilo Zyba: ÇFAR KANË THËNË KAFSHËT PËR NJERZIT - humor -


Kohët e fundit duke gjurmuar gjurmët e lashta të njerëzimi në pyllin e lashtë të "Bjeshkëve të nëmura",
rashë në gjurmët e një reviste letraro - artistike, që botojnë kafshët dhe artin e tyre ua kushtojnë njerzëve. Fabulat dhe epigramet e kafshëve për njerzit po i përkthej nga gjuha kafshërore për ti lexuar edhe ju, miqtë e mi.Këto vepra artistike të "Kafshëve" për njerzit së shpejti do shohin dritën e botimit në një libër të ri. Por Ju mund ti lexoni dhe të jepni përshtypjet tuaja, që autori të dijë më pas, të pajtohet me mendimin e kafshëve për njerzit, apo me njerzit që shpesh kthehen në kafshë.
faleminderit



FJALA E GJARPRIT

“ Eh! Këta njerzit sa të çuditshëm që janë,
Fisnikë e babaxhanë hiqen gjithmonë,
Por helmin nën gjuhë si ne e kanë,
E fshehin dhe nuk e thonë".




DRITA

"Çudi me njerëzit, shumë çudi,
Ndonëse drita hyri në ç’do shtëpi,
Errësira brenda tyre ka bërë mbretëri".



BLETA

- Kur mjaltin ma do ta kesh me kuintalë,
Për thumbin pse më tjerr gjith’ ato fjalë?



LEPURI

Nuk mjafton qeni, ujku dhe ariu,
Tani kundër nesh u hodh dhe njeriu.
Për vete e do në përrallë,
“Këmbët e shpejta faqja e bardhë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi