Agim Vuniqi: Për çfarë drejtësie flitni?
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi: Për çfarë drejtësie flitni?
Për çfarë drejtësie flitni?
Jo serioziteti i Kuvendit të Kosovës, dhe ikja e përgjegjësisë për të adresuar kërkesat e nënshkruesve të peticionit në Gjyakatë shpreh mosinteresimin e "shtëpisë së populllit", që po karakterizohet më tepër si "shtëpi e jetimëve".
Nga Agim Vuniqi
Sot, tre vjet pas ngjarjeve të përgjakshme të shkurtit 2007 u mbajt seanca e veçantë Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për peticionin e 150,000 qytetarëve, të cilët ia adresuan Parlamentit, për të dhënë mendimin politik dhe për të këshilluar Gjyqin që të ndërprejë këtë gjykim të turpshëm politik kundër liderit të Lëvizjes "Vetëvendosja" Albin Kurtit. Kjo seancë edhe njëherë dëshmojë se parlamentarët nuk janë përfaqësues të popullit, por janë dorë e zgjatur e mekanizmave ndërkombëtarë, dhe se më e rëndësishme për ta është ulësa e parlamentit, sesa turpi nacional. Ky parlament, por edhe përbërjet e mëheshme, nuk mund të kujtohen për dicka të mirë. Përbërja e tanishme mund të lavdërohet për shpalljen e pavarësisë (ata u paguan me bonuse të majme, sikur të ishin mercenarë e jo përfaqësues të popullit) që e kishin edhe detyrë. Ishte kjo hera e dytë e shpalljes politike të pavarësisë, edhepse ajo e 7 shtatorit 1990 shpalli Kushtetutën e Kosovës, që për kohën kur u votua ajo ishte shumë domethënëse, ngase në Kaçanik u realizua verdikti i popullit, që për kohën ishte një akt shumë madhor dhe me përgjegjësi, mbahej nën masat e rrepta të policisë serbe dhe jugosllave. Cili ishte dallimi i ngjarjeve të sotme me ato të mëhershme; nga kodi moral ngjarjet në të kaluarën ishim shumë më të pranuara dhe ishin popullore, ndërsa tash ndryshojnë në përmbajtje, sidomos pozicioni administrativ i Kosovës, por liderët nuk kanë shkallën aq të lartë të përkrahjes popullore. Krahasoni vetëm numrin e qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin për lirimin e Albin Kurtit me numrin e atyre të cilët janë zgjedhur me një numër shumë margjinal të votave. Frika e disa udhëheqësve të parlamentit se vet debati është ndërhyrje në punët e gjyqësorit tregon mjerimin e tyre intelektual, a nuk janë të mjaftueshme 150,000 nënshkrime të qytetarëve? Shumë keq që nuk kuptoni edhe gjenezën e të drejtës dhe të drejtësisë, ngase gjykatat ndajnë drejtësi në emër të popullit, dhe se kjo e drejtë ka burimin te sovrani, populli. Nuk ka gjyq në Ameikë që nuk respekton mendimin e qytetarëve, dhe mendimet e tyre ndikojnë në vendimet e gjykatësit, ngase qëllimi i i gjyqësorit është respektimi i ligjit, por edhe qetësia e qytetarëve, është pra një komunikim i natyrshëm i gjyqit me qytetarë, ndoshta edhe për një arsye shumë domethënëse, ata zgjedhen-pastaj emërohen me votën e qytetarëve. Cila është substanca e marrjes së një vendimi gjyqësor, dhe si mund të pranohet vendimi si i vlefshëm dhe i drejtë, nëse nuk votonë porota, e cila përbëher nga qyetetarë të ndershëm, ata japin edhe mendimin përfundimtarë, e si mund t'i quani ju 150,000 qytetarë, të ndershëm, studentë, intelektualë..., pra për çfarë drejtësie flitni?
Nuk harrohet aq lehtë dhuna policore që shkaktojë vdekjen e dy protestuesëve të cilët pësuan nga plagët e marra, pasi që policia përdori dhunën duke gjuajtur me plumba gome dhe gazë lotësjellës në mija shqiptarë etnik, të cilët demonstruan atë të shtunë, më 10 shkurt, 2007, kundër propozimit të KB-së, që nuk jepte garanca të mjaftueshme për pavarësinë e Kosovës, ishte ky njëri ndër titujt e shumtë të gazetave më prestigjioze në perëndim. Shtypi i atyre ditëve i kushtonte hapësirë të rëndësishme Kosovës, që fatkeqësisht mori jetën e dy shqiptarëve. Reuters e dielë, 11 shkurt 2007 sjellte artikullin e titulluar "Liderët e Kosovës inkurajojnë për qetësi, pas përleshjeve u vranë dy veta" duke vazhduar se liderët shqiptarë të Kosovës bënë thirrje për qetësi të dielën, pasi që u vranë dy njerëz në përleshje midis policisë dhe protestuesve shqiptarë, duke protestuar planin e KB-së të hudhet poshtë, pasi që nuk përcaktonte pavarësinë e plotë nga Serbia. "Dy të vdekur nga plagët e marra pas protestave violente të Kosovës" është titulli në "CNN.com" e dielë, 11shkurt 2007. Prishtinë, (AP) -- Dy protestues të lënduar në vikendin violent pas përleshjes me policinë, në Kosovë, vdiqën nga plagët e marra, thanë të dielën zyrtarët e policisë. Më tutje jipet artikulli i titulluar në AP e shtunë, 10 shkurt 2007: "Dhuna policore ndali protestat në Kosovë", duke vazhduar: Policët përdorën dhunën duke gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotësjellës në mija shqiptarë etnik të cilët demonstruan të shtunën kundër propozimit të KB-së, që ata thonë se nuk jep garanci të mjaftueshme për pavarësi të krahinës. Edhe BBC News e dielë, 11 shkurt 2007 gati ngjashëm raportonte në tekstin e titulluar "Dy të vdekur si pasojë e përleshjeve në Kosovë", duke sqaruar se dy njerëz vdiqën gjatë natës si pasojë e përleshjeve në Kosovë midis protestuesve shqiptarëve etnik dhe policisë. "Liderët e Kosovës thërrasin për qetësi pasi që vdiqën dy protestues në protesta" thuhet në "The Scotsman Sun", 11 shkurt 2007. Liderët e shumicës shqiptare bëjnë thirrje për qetësi mbrëmë pasi që vdiqën dy demonstrues në përleshjet e dhunëshme midis policisë dhe protestuesëve, është përmbledhja e artikullit në fjalë. "Dy veta vdiqën nga lëndimet, pas protestave të dhunëshme në Kosovë" thuhet në "People's Daily" e dielë, 11 shkurt 2007. Dy shqiptarë të Kosovës vdiqën gjatë natës nga plagët e marra në protestat e dhunëshme kundër planit të deleguarit të KB-së Martti Ahtisaarit për të ardhmen e statusit të provincës serbe, tha policia e KB-së të dielën në Prishtinë, kryqytetin e Kosovës, është konsttimi i artikullshkruesit. Edhe në "Nasdaq" e dielë, 11 shkurt 2007, shumë ngjashëm me gazetat tjera jipet artikulli i titulluar "Protestat e të shtunës kundër planit të KB-së për Kosovën lanë dy të vrarë". Prishtinë, (AP)--Dy protestues të lënduar në përleshjet violente gjatë vikendit me policinë vdiqën nga plagët e marra, më pas liderët e shqiptarëve etnik thirrën në qetësi të dielën në krahinën e shqetësuar, ishte përmbajtja e artikullit, që është syzhe i gati të gjthë artukujve, të cilët objektivisht përshkruanin ngjarjet e hidhura të vikendit që morën jetën e dy protesuesëve të cilët nuk përballuan dhunën e shfrenuar të policëve.
Propozimi i Ahtisarit shumë i ndërlikuar nuk jepte përgjigje të plotë në kërkesat e shumëpritura të shqiptarëve për pavarësi, të cilët vuajtën një kohë të gjatë nga regjimi serbian i Millosheviqit që detyroi forcat multinacionale të NATO-s të bombardojnë caqet ushtarake të Serbisë, duke detyruar Millosheviqin të nënshkruaj marrëveshjen tekniko-ushtarake të kapitulimit për të bartur problemin në OKB, zgjidha e së cilës kërcnohej vazhdimisht nga vetoja ruse në KS të OKB-së. Kosova e shqetësuar është bërë një ndër prioritetet e veçanta të Bashkësisë ndërkombëtare, në çdo tryezë rajonale, dhe në organizmat tjera ndërkombëtare. Prandaj jo serioziteti i Kuvendit të Kosovës, dhe ikja e përgjegjësisë për të adresuar kërkesat e nënshkruesve të peticionit në Gjyakatë shpreh mosinteresimin e "shtëpisë së populllit", që po karakterizohet më tepër si "shtëpi e jetimëve".
Çdo shtyrje e mëtejme e këtij gjykimi absurd mund të rris paknaqësinë e shqiptarëve, dhe mund të eskalojë në dhunë të papërmbajtur. Prandaj përshpejtimi i mbajtjes së çfarëdo seance gjyqësore, është i pakuptimtë, pa pjesëmarrjen e policëve rumunë, për të cilët ka fakte të mjaftueshme të dyshimit se kanë kryer krimin. Zgjidhje më reale, pas gjithë atyre përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të qetësuar situatën, është pranimi i katër pikave të evidentuara në peticionin e 150.000 qytetarëve të Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi:Shteti pa kufij
» Agim Vuniqi: Udha e hutit
» Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi:Shteti pa kufij
» Agim Vuniqi: Udha e hutit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi