Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta Vreko: C'mekat kam bere ?

Shko poshtë

Teuta Vreko: C'mekat kam bere ? Empty Teuta Vreko: C'mekat kam bere ?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 13, 2010 10:49 pm

Teuta Vreko: C'mekat kam bere ? 25742_1290109304376_1579542812_30696768_8018399_n

Teuta Vreko: C'mekat kam bere ?



Perse o Zot ?

Perse kete denim

cfare kam bere

per te merituar

dramen me te thelle

te veshtroj femijen tim

qe vuan me shpirt ?

Perse o Zot?

Keto lot me duken perjetesi

per ty vogelushe

kur linde, te rrita

tani te veshtroj ne shtrat

koken mbeshtetur ne gji

e une dot s'te ndihmoj

Do doja , kam qare

lot gezimi per ty vogelushe

perse tani duhet te vuash ?

Sa do doja keto lot

ti shnderroja ne kure mrekullie

te largoja semundjen trashgimtare

te mposhtja trishtimin

nga kthetrat grabitqare ...

Te veshtroja te qete

te lexoja ne syte e tu

shpresat , endrrat

pa fikur asnje ndjesi...

Perse o Zot ?

Si nje gjethe zverdhesh

era e semundjes te keput me force

fjalet jane thare ne dhome

mbizoteron heshtja

fytyra jote e embel

qesh, me merr duart

me perqafon , une te shtrengoj.

Qan ne qetesi zemra

gelltit lotet e dhimbjes

duke veshtruar vogelushen.

Perse o Zot ??

Ka gjera qe mendja s'do

duket e pabesueshme

kjo jete, ky fat mizor

me thike me pret

cdo dite ,nje lajm

cdo dite , nje goditje

lumturia zgjat vetem minuta

duket cmenduri.

Perse o Zot,

Denimin me te madh

me fale ti ?

Frika udheton ne diellin e pranveres

dhe ti je aty vogelushja ime

e une dot ste ndihmoj.

c'mekat kam bere

per te merituar kete cmim ?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi