Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: KËMBORA IME - poez

Shko poshtë

Pilo Zyba: KËMBORA IME - poez Empty Pilo Zyba: KËMBORA IME - poez

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 13, 2010 10:54 pm

Pilo Zyba: KËMBORA IME - poez 26522_110440322322692_100000701739246_113970_7174838_a


Pilo Zyba: KËMBORA IME - poez 24371_102768006423257_100000701739246_78255_2035517_n
Pilo Zyba: KËMBORA IME - poezi -



Si ogiçi në livadhe, varur në qafë një këmborë,
Kërkoj tërfil, farë sane, dhe këmborën tund me dorë.

E tund zilen tingëllime, që t’u them se jam këtu,
Me vrap e me lozërime vrapoj që të vij te ju.

Pastaj ulem me këmborën mbi varg të një poezie,
Trokas rrugës dhe kurorën ndër livadhe që ta shpie.

Ndër livadhe ku poetët mbledhin nota frymëzimi,
Porsi nëpër lule bletët për në hojet e botimit.

E tund zilkën nëpër rrugë, çantën plot ndonse rrallë,
Si në prralla u shtroj gunën, t’u tregoj se jam i gjallë.

U kujtoj se nuk kam humbur nëpër botë kaqë vite,
Lule mblodha kokë ulur për takim të kësaj dite.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi