Ton Zmali sjell për Ju-Diana Çuli:PARATHËNIE Per Librin "Lulet e KSENIT
Faqja 1 e 1
Ton Zmali sjell për Ju-Diana Çuli:PARATHËNIE Per Librin "Lulet e KSENIT
Ton Zmali
Ton Zmali sjell për Ju-Diana Çuli:PARATHËNIE Per Librin "Lulet e KSENIT
Nga: Diana Çuli
Një ditë, në një nga këto ditë kur plumbat shpojnë të verbër ajrin e
thatë dhe ftohtësisht të ndriçuar të Tiranës, në derën e zyrës sime
troket një njeri. Ai nuk mban në duar kërkesa drejtuar shoqatës për
ndihma humanitare, as ndonjë thirrje për manifestime pajtuese, as ka
gabuar adresë. Ka diçka në dorë, të mbështjellë me kujdes, një dosje,
një dorëshkrim. Dhe befas, pa ditur se si, pa e kuptuar pse m'u freskua
kujtesa ashtu paprimtas, ndërmendem në çast.Kuptoj ç'ka ai në dorë: një
vëllim poetik. Kthej kokën andej nga qielli i gërvishtur çmenduri sht
përkulet i munduar mbi rrugët e përgjakura dhe përsëri vështroj fletët
në duart e tij. Dhe ndjej se kam përpara diçka "të vërtetë" dhe se
gjithçka ndodh aty jashtë nuk mund të jetë më e rëndësishme se sa ai
dorëshkrim.
Eshtë poeti Ton Zmali, i cili dikur, djalë i ri, trokiste në dyert e
gazetës "Drita", me atë vështrimin e ndrojtur të atyre që provonin t'i
hynin poezisë dhe që në duart e dridhura nga emocioni, shtrëngonin
tufezat e para të vjershave. Mund të kenë kaluar njëzet vjet që atëhere
, ndoshta pesëmbëdhjetë. Ku paska qënë poeti për gjithë këta vjet? Si
ka rrjedhur dëshira e tij poetike, jeta e tij, pjesëz e mundimshme e
jetës së vështirë të brezit të tij?
Unë e kërkoj dhe e gjej përmes rrjeshtave, të cilat ai ka shkruar gjatë
jetës së tij prej "kseni". Kjo fjalë greke, e përkthyer "I huaj", si
nje udherefyes per të ndjekur një jete e cila eshte edhe fiymezimi
kryesor i poezive te Ton Zmalit. Poeti eshte një "ksen" në Shqipërine
komuniste, sepse biografia e tij nuk i vjen per shtat luftes së
klasave, eshte një "ksen" ne atdheun e grekërve, ku rrugëton i
deshperuar për të harruar vuajtjet e kaluara në një vend të huaj, por
ku perjeton të tjera vuajtje, te tjera halle, eshte një "ksen" perseri
ne Shqiperine e tij larg së ciles nuk mund të qendroje më por ku, i
kthyer gjithë shprese nuk e realizon dot atë. Ndoshta prandaj dhe i ka
vëne titullit këtë fjalë, për të shprehur atë që emigranti shqiptar
ndjen kur është "} huaj". Ajo fjalë u ka mbetu!" në vesh shqiptarëve
dhe do tJu kumboj ë si alarm të gjithë atyre që e provuan shqiptimin e
saj.
Këtë përjetim ndeshim nëpër poezitë e këtij vëllimi, ku poeti kujton
buzëqeshjete ëmbla të fëmijëri së, vendin e tij ku rinia nuk shuhet
asnjëherë. Duket se emigrimi ka nxitur një shpërthim përfytyrimesh të
fshehura dhe të papërcaktuara më parë, por në largësi ato
shndërohen në shkëndija shumëngjyrëshe, të cilat e grishin të kthehet
pas. Atje ai ënd ëron për bjeshkët, për këngët e lashta dhe tingujt e
lahutës, atje pret me padurim letrat:
letrat nga larg
Gjithë aromë çiltërsie
buzëqeshje vetmish
mbi dete dashurie
Një vend të dukshëm zënë poezitë e shkruara nën ndikimin e jetës në
mërgim. T ë duket se i gjithë shpirti i vuajtur i shqiptarëve që morën
sytë këmbët për të qetësuar më kot dallgët e dëshpërimeve të pafund
është derdhur në këto poezi. Ato janë klithmat e mundura të atij që
bredh natën rrugëve të qyteteve të huaja, " ... ku trastë efukarait
rëndon plumb mbi shpinë", ku "vetëm h.det nuk më dinë të huaj" ...
Vetëm nga ky varg lexuesi percepton gjithë peshën e dhimbjes së
shqiptarit të përbuzur, vetëm sepse është "i huaj", trishtimin dhe
hidhërimin e fatit kundërshtar. Dhe atëhere, në ato netë të ngrysur,
dëgjojmë dhe thinjen e heshtur e të lashtë:
Zogj të malit në fluturim
atij i çoni mallin tim
Pas e ndjekin shpresat e tjetërsuara, vetmia e pandashme, hijet e zeza,
moskuptim i njerëzve në përgjithësi ndaj shpirtit poetik, prandaj dhe
ai .
thëret : "Mos i mallkoni o njerëz shpirtrat e lirë". Çfarë ka kërkuar
shqiptari në ato hapësira të pafundme të dherave të huaj: pak
mirëkuptim, pak mbështetje, pak liri të munguar në vendin e tij. Dhe, i
zhgënjyer shpesh herë, e derdh zhgënjimin në poezi, për ta shndëruar
edhe atë në një ndjenjë fisnike. "Njeriut askush s'ia lexon në shpirt
tragjeditë" shkruan poeti, duke u përpjekur nga ana e tij të prekë
pjesëza të shpirtit njerëzor.
Të bën përshtypje të veçantë në këtë vëllim lidhja e ngushtë me natyrën
dhe interpretimi artistik i saj. Ajo është përhërë e pranishme, në të
gjitha pamjet; është e mbushur me qëniet e veta, njerëz, shpendë,
kafshë, pemë, lule,ujra, erëra,të cilat janë elementët e gjuhës
artistike të autorit. Kjo lidhje e fortë me natyrën nuk bëhet prej
autorit si një vazhdë e traditës poetike në përgjithësi, por është një
element i natyrshem dhe pjesë organike e poezisë së tij e cila nuk mund
të kuptohet pa lidhjen e saj me natyrën.
Dashuria:ajo është forcë, është frymëzim. "Pa më pyetur do më shfaqet
portreti yt si ylber i dashurive nëpër shiun e vargjeve". Gjuha e
figurshme e ndihmon të shprehë me sukses idenë, mendimin dhe ndjenjën,
pa artifice dhe sforcime. Poezia Ijedh e natyrshme, si ujvarat e
vendlindjes,
nganjëherë e vetmuar si këngë majekrahu, nganjëherë e mbushur dhe e plotë si kënga polifonike.
Brenda këtyre vargjeve ka shumë jetë, dhe në një detaj të vogël
shpërthen hapësira, dhe ajo e gjallëruar nga jeta. Por Ton Zmali,
megjithë përshkrimin e fuqishëm që i bënjetës së vështirë të
emigrantit, nuk është nga ata poetë që gjejnë ngushëllim tek humbja dhe
trishtimi, duke i sofistikuar këto realitete në gjuhë të përkryer
poetike. Ai kërkon rrugëdalje. Në rrënjët e popullit të tij, në tokën e
vuajtur të vendit të tij,në qeshjen e gëzuar të bashkëatdhetarëve të
tij, të cilët buzëqeshin dhe në ditët më të ngrysura, ai gjen forcën.
Moto e poezive dhe mesazhi që u jep lexuesve është: "Kur i ke humbur të
gjitha shpresat, bëj diçka".
Lexuesi merr në dorë një vëllim të papritur poezie gjithë freski,
gjithë jetë, ku talenti përzjehet me përvojën dhe maturinë, ku dhimbja
është forcë dhe shpresë, ku poezia shqipe është në vazhdën e saj të
traditës më të mirë, duke u pasuruar dhe rinuar përsëri.
Tiranë, mars, 1997
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Iren Papas: KERKIM I THUKTE SHKENCOR ME KARAKTER MULTIDISIPLINOR (Dr.ADEM JAKLLARI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe ...
» Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES"
» Naile Zhupani sjell poezinë "Lamtumire" - nga Arshi Pipa.
» Namik Selmani:Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes”
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES"
» Naile Zhupani sjell poezinë "Lamtumire" - nga Arshi Pipa.
» Namik Selmani:Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes”
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi