Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes”

Shko poshtë

Namik Selmani:Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes” Empty Namik Selmani:Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 03, 2013 11:46 pm

Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes”
 
Namik Selmani:Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes” 37467_146359755380405_2161793_n
 
Namik Selmani
 
Nuk e di se si do të ishte ndjerë poeti emërprofet Ali (Podrimja) kur të lexonte këtë libër që ka si kryetitull e si kryefjalë në ballinë e në çdo rresht e varg frymën e tij. Frymën e guximit të tij . Atë jehonë të atij monologu të madhërishëm për Kosovën. Ndoshta edhe unë mund t’u kërkoj ndjesë që po “mëkatoj “ me të. Fort do të më kritikonte me atë modesti të jashtëzakonshme që ai kishte.. Do më fytyrëskuqte me atë dorë vëllazërore të hedhur në sup e të shoqëruar me atë buzagaz kaq të ndritshëm që ai e kioshte kaq engjëllore. Poetët e kombit tonë asnjëherë nuk ikin me borxhe nga toka e vet. Poeti Ali u nda nga jeta në vend të huaj . Këndoi për mërgimin e bashkëatdhetarëve të tij dhe mbeti në gurbet. Aty pranë vendit ku dikur ishte ndarë nga jeta Lumi i tij që është bërë simboli i dhimbjes së humbjes se djalit. Po të ishte gjallë Lumi atë ditë të ndarjes nga jeta të babait të tij , do të ishte 40 vjeç. Ani se Parisi kishte më shumë drita se Gjakova e tij , se Prishtina e tij, se Mitrovica e tij…Se kishte më shumë teatro, stadium, shetitore, e opera . Se kishte më shumë galeri e fishekzjarrë ndërkohë që Prishtina kishte kaq ëndrra për të ardhmen. Të tjerë që e kanë njohur nga afër e që do të vijnë më vonë në tokën e Poetëve të kombit të çfarëdo gjuhe qofshin do të rreken të thonë fjalë të pafundme për të larë pengun e “ borxhit” ndaj atyre që sakrifikuan shpirtin për ta. Joo, bre bacë Gjakove! Ti nuk kishe borxh. Asnjë borxh për be. Ishe ndër ata shqiptarë të mirë që e kishe moto në të gjithë rrugën e jetës 70-vjeçare atë urti shqiptare “ Fli pa darkë e zgjohu pa borxhe’ Ne të ishim e jemi borxhli ndaj teje. Sot dhe nesër.. Në vitin 1986 në një verë të ngrohtë Çamërie drejt brigjeve diellorë të Jonit një grup shkrimtarësh të Kosovës bënë një udhëtim në Çamëri. Ali Podrimja po zbriste në Pargë. Po prekte Gurin e Prevezës. Po njomej nga shiu i Janinës që seç kishte një ëmbëlsi si shiu i Prishtinës. Dëgjoi për Boçarët . Aso kohe ai, si kryepoet, e kishte kudo “ Miellin” e vet për të gatuar fjalën e mençur. Mund ta kalonte vetëm me një shkrim mbresat e tij. Me një reportazh. Pa me sytë e shpirtit . Ah, të kisha sytë e Ali Podrimjes për të parë Çamërinë time!!!! Mbase lotoi së brendshmi në gjoks për kujën çame, për trojet murranë, për ullinjtë e pavjelë, për shtëpitë e braktisura. Ishte gracka e shpërnguljes që mund të merrte edhe shqiptarët e Kosovës në atë prag të ri luftë të madheFill botoi një cikël me poezi . Me atë stil proverbial që e kishte ai dhe vetëm ai. Dyzet vjet shpërngulje çame e donin dhe një kurorë poetike podrimjane. Për të shuar dhimbjen. Mallin . Për zhbërjen e Çamërisë. 16 vjet më vonë do të botohej një libër me këto poezi e meditimet e tij për Çamërinë. Me një titull shumë simbolik “Te guri i Prevezës”. Sot e ke të vështirë që ta gjesh në libraritë e Tiranës. U përpi nga lexuesët. Mbase ishte rizgjimi vargëror i Pashko Vasës së madh “Qysh prej Tivarit gjer në Prevezë”. Tashmë ishte viti 2002. Kosova kishte lënë pas gjuhën e flakëve të një lufte që solli dhe kasaphanën e madhe. Në Tiranë profesor Bashkim Kuçuku u bë redaktor i librit. Madje do të bënte edhe një parathënie të gjatë për këtë libër Në Prishtinë një Mjeshtër pikture si Sadri Ahmti do të bënte për secilën poezi një pikturë që e bënte më të lavdërushme poezinë. Dy thesare ai vargëror dhe ai i ngjyrës rrinin pranë si bedenat e një kalaje librore. E të dyja kishin një stacion të bukur si i Çamërisë. Një kurorë e bukur që vinte pas 16 viteve.. Vetëm dy vjet më vonë me po atë dashuri , me po atë dhimbje Ali Podrimja do të bëhej nikoqiri i antologjisë së parë për Çamërinë. Mori një titull për ballinë e tij kryvargun naimjan që bilbili i gjuhës shqipe ia kishte kushtuar Çamërisë “Eni vjen pej Çamërie”. Ishin 35 poetë shqiptarë të të gjithë trojve në këtë anologji të parë. Mes tyre isha dhe unë me një poezi që ishte marrë nga libri “ Zërat e brigjeve të mia”. Një libër që u botua në të njëjtën kohë në Prishtinë e në Tiranë. Bashkë me profesor Bashkimin, kësaj radhe u rreshtua në Prishtine Sali Bashota. Parathënia e shkrimtarit të madh Ismail Kadare “ bekonte” këtë punë kaq të madhe të bukur, artistike, patriotike, të dobishme e fisnike. E dy libra në një hark të vogël kohor po na bënin borxhli . Të paktën ne, autorëve të Çamërisë. Pata rastin ta takoj pak më vonë e të shkruaj poezinë “Takim me Ali Podrimjen”. E kisha të vështirë që të mbaja emocionet e takimit. Një vit më vonë u takuam në Ulqin në një panarir libri.Bëmë edhe një fotografi kujtimi. Si mik i nderuar më ftoi edhe për një kafe nmiqësore. Ia dhurova vëllimin tim më të ri poetik “Kroi i këngës çame” ku kisha vënë poezinë kushtuar atij e më gazmoi gëzimi i tij. Prapë po më dukej se ende nuk ia kisha larë “borxhin” për atë që kishte bërë për Çamërinë time.. Që prej 10 vitesh jam bërë ose e jetës së Kosovës. Kam hapur ekspozita, kam bërë promovime librash. Jam ftuar në sa e sa veprimtari. Kam marrë pjesë në shumë konkurse që janë bërë në Kosovë e në të gjithë vitet më ka ndjekur nga pas fryma e poezisë së Ali Podrimjes. Më dhembi fort ikja e tij pariziene. Një poet prishtinas si Naim Kelmendi ia bëri për një muaj librin me poezi “Antologjië e Dhimbjes poetike” kushtuar kujtimit të ndritur të poetit. Një antologji edhe profesor Begzad Balliu. Në të dyja këto libra edhe unë kisha dy poezi. Pak, fare pak, për “borxhin” ndaj tij. Kam njohur në këto vite poetë, bujq, luftëtarë, shoferë, gazetarë, profesorë, emigrantë, valltarë, lahutarë, klerikë, pushtetarë, cicerone, ish luftëtarë, fëmijë jetimë, mësues, ndërtues e besimtarë të devotshëm. E kam prekur cep më cep Kosovën, ashtu si dikur i paharruari Vasfi Visoka, në qytet e në fshat , në shkolla e në pallate kulture. Kam jetuar mbijetesën atyre njerëzve që i kam miq. Urtia e popullit “Borxh pa larë, nuk duhet të ketë “ përherë më ka mëkuar fjalën. Ky libër me poezi për Kosovën për Gjakovën e poetit është homazhi më i respektuar për mikun im poet Ali Podrimja që ishte njëkohosisht miku më i madh i Çamërisë. Është dhe mirënjohje për tërë ata miq të mi që kanë hyrë në jetën tim me kaq dinjitet. Që më kanë dhënë kaq krenari . Faleminderit, baca Ali! Zoti e bekoftë kujtesën tënde! Bekuar qoftë rruga e kombit tonë në jetë të jetëve. Bekuar qoftë pena dhe vargu i poetëve që do të lindin në këto troje të përgjakura e të lavdishme! Besoj se po e laj pak “borxhin” e madh të Çamërisë sime për atë që ke bërë ti për të. Kam më se 10 vjet që punoj për këtë libër. E do të doja me gjithë zemër të shprhja edhe krenarinë e të qënit shqiptar. Ishte kjo krenari që Ali Podrimja e tregonte në çdo varg. Shpresoj se kam bërë më të mirën.
 
Namik Selmani Tiranë, dhjetor 2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi