Fadil Demaku: LDK nuk guxon të luftojë vetëm sa për të mbijetuar
Faqja 1 e 1
Fadil Demaku: LDK nuk guxon të luftojë vetëm sa për të mbijetuar
Fadil Demaku: LDK nuk guxon të luftojë vetëm sa për të mbijetuar
KONGRESI I RI- KONGRESI I RIBASHKIMIT
Hafiz Gagices ti besohet Krijimi i një Këshilli Kombëtarë për përgatitjen e një Kongresi të ri të LDK-së, ku do të ribashkoheshin të gjithë ithtarët e rugovizmit. Këshilli nismëtar i Partisë së Humanizmit Rugovian është në pritje të një iniciative të tillë për t'u shkrirë në kuadër të saj...
LDK-së nuk i duhet vetëm mbijetesa, por asaj duhet kthyer autoriteti i forcës numër një në vend, siç e kishte dikur me presidentin Rugova në krye. Platformat e Fatmir Sejdiut dhe Konventat e Nexhat Dacit nuk sigurojnë një gjë të tillë prandaj është momenti që vet antarësia dhe format e organizimit të LDK-së dhe LDD-së t'u thonë lamtumirë Sejdiut, Dacit, Kryeziut...të legjitimojnë kërkesën tonë që Hafiz Gagicës , krahut të djathtë të presidentit Rugova dje, ti besojnë detyrën e krijimit të një Këshilli Kombëtarë për përgatitjen e Kongresit të ri të LDK-së, që do të ishte Kongresi i Bashkimit të sërishim të LDK-së së Rugovës dhe zgjedhja e udhëheqjës së re të kësaj Partije. Të gjitha format tjera do të shtyjnë edhe ndonjë ditë jete të kësaj partie, por nuk do të jenë zgjedhje e duhur për LDK-në.
Platforma e Sejdiut për LDK
Fatmir Sejdiu duket se ka një platformë për LDK’në. Ai synon ndryshime në udhëheqjen e partisë së tij. Ideja e Presidentit është emërimi i një Sekretari të ri dhe zvogëlimi i numrit të Nënkryetarëve të LDK’së. Fatmir Sejdiu është duke provuar ta rikthejë Lidhjen Demokratike të Kosovës në fuqi të parë politike, përmes një platforme që synon ndryshime rrënjësore në Kryesinë e partisë që udhëheq.Burime të Expressit brenda LDK’së, sqarojnë se është duke u përgatitur varianti i ndryshimeve duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët.
Një zyrtar i lartë i LDK’së ka thënë se ideja e Kryetarit të ngrirë është që të emërohet një sekretar i përgjithshëm, i cili do të merret ekskluzivisht me partinë dhe nuk do të mbajë post shtetëror. Në të njëjtën kohë, Fatmir Sejdiu parasheh edhe zvogëlimin e numrit të nënkryetarëve - nga pesë sa ka aktualisht, në dy. Ky ekip, sipas zyrtarit të LDK’së që foli në kushte anonimiteti për Express, duhet ta çojë partinë drejt zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen vjeshtën e këtij viti.Duket se Sejdiu tashmë i ka të qartë edhe emrat që do të delegohen në pozitat e reja.“Pozitën e Nënkryetarit të Parë pritet të marrë Isa Mustafa”, ka thënë burimi i gazetës.Zyrtarët e LDK’së thonë se nuk janë në dijeni të ndryshimeve që pritet të ndodhin, por janë të pajtimit për lëvizje të reja. “Këto ndryshime mund të ndodhin, por unë nuk e di këtë projekt. Ideja jonë është që diçka me ndryshu”, ka thënë Nënkryetari i Parë i LDK’së, Eqrem Kryeziu, të dielën, për Express.
Derisa, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Ismet Beqiri thotë se ditët në vijim janë vendimtare për të ardhmen e partisë. “Ky është viti i zgjedhjeve për LDK’në. Do të ketë ndryshime dhe në ditët në vijim dhe do të ketë hapa konkretë në fuqizimin e Partisë. Sigurisht se do të fitojë ideja që do ta kthejë LDK’në në fuqi të parë politike duke angazhuar figura të reja”, ka thënë Beqiri për Express. As Sekretari tekniko-administrativ i LDK’së, Sadri Ferati nuk ka dëgjuar për ndonjë ide për ndryshimet brendapartiake.“Me sa di unë, në asnjë forum nuk është diskutuar një ide e tillë. Por, me të thanë të drejtën, si ide më kishin pëlqyer këto ndryshime”, ka thënë Ferati, kur është pyetur për propozimin e fundit për ndryshimet e strukturës udhëheqëse të LDK’së. Ndryshe, Eqrem Kryeziu thotë se është i gatshëm t’ia lirojë postin Isa Mustafës në përbërjen e re të udhëheqjes së LDK’së, derisa është pro emërimit të një sekretari të përgjithshëm, i cili do të merrej vetëm me çështje administrative. “Aktualisht, Isa Mustafa pati një bum në popullaritetin e LDK’së. Besoj se duhej shfrytëzuar njërin që ka një autoritet të tillë. Forcimi i Kryesisë pa nënkryetarë, edhe kjo mund të ndodhë. Ky është një modalitet interesant”, ka thënë Kryeziu. “Ne provuam me Blerim Kuçin dhe Sadri Feratin, mirëpo nuk dha fort rezultate të mira. Unë jam pro ndarjes së administratës dhe të politikës së LDK’së. Kjo do të ishte punë shumë e mirë”, ka vlerësuar ai. Kryeziu nuk e mohon mundësinë që në Këshillin e Përgjithshëm të propozohet rizgjedhja e Fatmir Sejdiun në krye të LDK’së. Ai jep arsyen pse mendon se Presidenti aktual duhet të vazhdojë të udhëheq partinë e dytë në Kosovë. “Liderët nuk ndërtohen për çdo ditë. Edhe pse vuajmë nga një figurë konkrete e liderit në jetën politike të LDK’së, megjithatë ndoshta është rrezik më i madh me prodhu lider tjetër”, vlerëson ish-Kryetari i Prizrenit.Ai thotë se është në dispozicion të LDK’së për çfarëdo pozite që t’i ofrohet me kusht që të ketë fuqizim të partisë. “Jam në dispozicion, por nuk kam kurrfarë ambicie për të udhëhequr LDK’në”, ka thënë Nënkryetari i LDK’së.
Derisa Isa Mustafa do të ishte njeriu adekuat për postin e nënkryetarit të LDK-së dhe gatishmëria e Eqrem Kryeziut është inkurajuese, problemi i vetëm këtu është Fatmir Sejdiu dhe kryeneqësia e tij për të mbajtur edhe më tutje postin e kryetarit të LDK-së. Problem tjetër paraqet Daci, duke shënuar hapa progresiv drejt ngushtimit të rrethit të LDD-së edhe ashtu në rrugën e shkatërrimit.
Një kushëri i imi, president i organizatës rinore në fshat kishte përjashtuar një nga një mbi gjysmën e antarëve të rinisë. Në fund kishte shkuar te kryetari i rinisë së komunës dhe i kishte treguar për përjashtimet e bëra. Ai pasi kishte qeshur pak i thot se ata të kanë përjashtuar ty dhe kanë zgjedhur tjetër udhëheqje.
Ndoshta ka ardhur momenti kështu të veprohet edhe me LDK-në dhe LDD-në, apo më mirë themi me Fatmir Sejdiun dhe Nexhat Dacin..
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Demaku:KUR BIJNE TRAKTATET
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku: Pak humor e pak satirë
» Fadil Demaku: Kulturë dhe diktaturë
» Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku: Pak humor e pak satirë
» Fadil Demaku: Kulturë dhe diktaturë
» Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi