Sulejman Abazi: Më në fund laraska ra vetë në grackë
Faqja 1 e 1
Sulejman Abazi: Më në fund laraska ra vetë në grackë
KOMENT POLITIK
Më në fund laraska ra vetë në grackë
Nga Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)
Tkurrja dhe rrudhosja e Kombit Shqiptar janë pasojë e veprimit të “doktrinave” bizantine të “megalidhesë” dhe “naçertanias”, të cilat për më shumë se një shekull kanë shkaktuar tragjeditë më të rënda të Ballkanit, shpesh nën vështrimin e botës së qytetëruar(!). Tradicionalisht jemi ndodhur përballë pretendimeve aneksioniste e shkombëtarizuese të Greqisë dhe Serbisë. Greqia sot është një shtet antar i NATO-s dhe i BE-së. Me fjalë të tjera, ajo ka pranuar evropianizimin, por deri tani ka menduar dhe vepruar ndryshe. Të shpresojmë tek divorci i saj me “mgalidhenë”.
Ne shqiptarët e dimë më mirë se kushdo tjetër (veçanërisht popullsia në Shqipërinë lindore e jugore) se çfarë është dhe çfarë përfaqëson kjo ide reaksionare. E kemi ndjerë atë në historinë tonë me fqinjët jugorë, përballë gjenoncideve që grekët kanë bërë mbi popullsinë shqiptare, në pushtimet e herëpasherëshme sipas zhvillimeve politike në rajon, me aneksimin e pjesëve të territoreve shqiptare, me “ligje lufte” e mosnjohje kufijsh, me deformime e deri grabitje të historisë, me dhunimin e besimit tradicional ortodoks, çfarë duhet tjetër? Sot vazhdojmë të ndjejmë në shpinë se çdo të thotë nacionalizëm agresiv. Po tentohet të greqizohet Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, po meshohet në gjuhën greke, po kërkohet të rivarrosen ushtarët grekë që “ranë në luftë për vorioepirin”, duan të nga grabisin ujërat territoriale, po na pushtojnë ekonominë dhe sistemin bankar. Goditja më e egër është orientuar kundër vlerave të identitetit tonë kombëtar, tek gjuha shqipe, figurat kombëtare, kultura etj.
Thelbi i çështjes mbetet brenda historisë së përbashkët të të dy kombeve. Ta shprehim me dy fjalë: Dikur Sadiu I madh ka vargëzuar: “Një këlysh ujku njëherë njeriu ushqeu, u rrit ujku dhe njeriun shqeu”. Shqiptarët dhe të tjerët kanë krijuar bindjen se Greqia sot ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë para një shekulli. Për të kapërcyer krizën e brendëshme politike të kohës, shpikësit të “megalidhesë” grekut Karapanos ju bënë shumë “osanara”, pa menduar dhe adaptuar asgjë prej saj në realitetin ballkanik. Euforia e Greqisë “në dy kontinente dhe në pesë detra”, dhe teoria e saj reaksionare u bënë si dy motra të klonuara, tejet qesharake. Opinioni përparimtar dhe shoqëria e civilizuar mbetet reale në gjykimin e saj, duke mos vënë shenjën e barazimit midis grekëve dhe kombit artificial Helen, të tentuar me anë të forcës, dhunës dhe pushtimeve mbi etnitë e tjera dhe kulturën e tyre.
Brenda kësaj doktrine dallohen pretendimet territoriale të Greqisë ndaj hapësirave shqiptare nëpërmjet të ashtuquajturit “Vorio epir”, me pretendimin absurd të shtrirjes deri në Shkumbin. Ideatori ultranacionalist, i nisur nga dashuria e madhe për vendin e tij, po të ishte gjallë, do të kuptonte se me çmendurinë e tij e ka marrë në qafë Greqinë. Autori edhe pse e deshi shumë Greqinë e baltosi atë. Ai në kohën e vet, e deshi atë më shumë se sa duhej. Mbi bazën e ideve megallomane, aneksioniste, raciste e kristiane bizantine, sot është mbrritur në një situatë të vështirë për grekët, të cilët ndodhen përballë presioneve të opinionit të shëndoshë përparimtar për të reformuar sistemin e tyre social politik dhe për t’u distancuar nga këto paçavure të historisë.
Çmenduria greke vazhdon edhe sot e ngritur në sistem dhe e maskuar me zhargonin politik të demokracisë. Në dekada të tëra “doktrina” famëkeqe me filozofinë e saj të mbrapshtë tentoi të injorojë kombet e tjerë. Për shumë kohë Greqia ka përjetuar ëndërrën e barazimit me Bizantin e dikurshëm. Të vazhdosh të propogandosh një gjë absurde, do të thotë që të të mos besojnë më edhe atëherë kur thua të vërtetën. Dëshirën për kryqëzim, qoftë kjo tek mbështetësit apo kundërshtarët e kësaj doktrine, nuk është ndonjë ide e lakmuar nga njerëzit e mençur, të cilët e jetojnë realitetin me të mirat dhe të këqijat e tij.
Sot ndihet veprimi i një hipokrizie brenda rajonit ballkanik për të fshehur një të vërtetë të hidhur. Evropa dhe Greqia flenë në një jastëk, por fatkeqësisht mendojnë ndryshe. Ajo ka jetuar brenda Evropës e tejmbarsur me një nacionalizëm arkaik, aq sa viruset kanë perceptuar deri në ADN. Ortodoksit kudo qe jetojnë nuk mkanë ndonjë përparësi pse grekët duan t’i quajnë “grekë” vetëm pse janë ortodoks. Përballë realitetit absurd, politika evropiane nuk dëshiron më asnjë vatër zjarri dhe konfliktesh brenda territorit politko gjeografik të saj. Përvoja e hidhur e fundshekullit e vuri atë në pozita inferiore përballë rolit determinues të SHBA-ve në zgjidhjen e krizës dhe konfliktit ushtarak ballkanik. Ajo nuk do ta dëshironte më një shuplakë të tillë, kur po bën shumë përpjekje të regjenerojë pozicionin dhe rolin e saj në rajon. Në këto kushte ajo ndjek me vëmendje gjithçka që ndodh në Ballkan dhe nuk dëshiron t’i acarojë, e aq më keq, t’i prishë marrëdhëniet e saj me asnjë shtet. Kësaj politike nuk kanë mundur t’i adaptohen në mënyrë krijuese klasa politike shqiptare në marrëdhëniet e saj me shtetin grek. Problematika e marrëdhënieve të politikës dhe diplomacisë shqiptare në raportet e saj me fqinjët dhe Bashkimin Evropian po shfaqet me probleme.
Greqia sot ka mbetur prapa evolucionit demokratik të Evropës. Kriza e fundit zbuloi në dritën e diellit kalbësinë e një sistemi të korruptuar moralisht dhe materialisht, drejt shpenzimeve marramendësë për të shfaqur supermacinë ndaj të tjerëve, sigurisht me pare borxh. Kriza në fjalë nuk është vetëm vdekja e ekonomisë greke, por vdekja në substancë e një filozofie të konsumuar prej kohësh në Evropë, të një nacionalizmi agresiv të quajtur “megalidhe”.
Me të njëjtën natyrë shfaqet qëndrimi i politikës së Serbisë në rajon, e veçanërisht në marrëdhënie me shqiptarët. Shqiptarëve nuk u bëhet vonë nga deklaratat e Serbisë për mosnjohjen e Kosovës, kur shtetin e ri e kanë njohur fuqitë më të mëdha të botës. Kjo ndodh në kushtet kur politika serbe nuk ka kurajon e mjaftueshme dhe forcën politike që të qërojë hesapet me krahun radiklal ultranacionalist dhe për këtë i duhen “marrëdhëniet e mira me shqiptarët” për sytë e botës.
Për këtë shkak sot po përjetojmë një situatë paradoksale edhe pse shqiptarët lëvizin nga Shqipëria në Shqipëri, duke qenë të detyruar të pranojnë se “kanë dalë jashtë shtetit”(!) Kjo është metamorfoza shqiptare, e cila na ka detyruar të njohim dhe shpesh të pranojmë të keqen tone, duke bërë përpjekje titanike në shekuj ta përballojmë atë. Kjo na sjell në vëmendje se, njerëzit e mirë gjithmonë kanë qenë pranë popullit, të aftë për të organizuar mendimin popullor. E paragjykuar, sot kjo anatemohet nga “analistët” e sotëm si “ngatërresë në politikë”, pa vlerësuar më parë faktin se filozofia e bashkimit kombëtar, është në fund të fundit, një bindje politike, dhe si e tillë, ajo i shërben çështjes kombëtare. Njerëzit e mirë shqiptarë janë shumë më tepër se sa e mendojmë ne, të shpërndarë në tërë botën, ende pa shpresë se një ditë do të rimblidhen në vendin e tyre. Kjo është periudha delikate në të cilën e ka sjellë “rrota e historisë” kombin shqiptar, për ta ringritur një ditë në zenitin e tij. Ndjenja kombëtare që gjallon përditë brenda nesh, nëse kthehet në veprim është barazi me një dyzinë programesh e platformash.
Në këtë situatë nuk mund të pranohet që shqiptarët përballë faktorit ndërkombëtar dhe miqve të tyre historikë të shfaqen si sherrxhinjtë e Ballkanit. Tërheqja e vëmendjes dhe zhurma në këtë çështje delikate, nuk bën gjë tjetër veçse rrit vigjilencën e kundërshtarëve tradicionalë greko – serbë dhe u jep atyre “armë” në dorë për të na sulmuar. Ky nuk është një fenomen i ri, por nuk mund të ketë arësye që të bëhen protagonist shqiptarët drejt pasojave të saj. Tradicionalisht shqiptarët e kanë dashur dhe e duan shumë vendin e tyre, ata kanë dëshmuar në historinë e tyre se janë paqësorë, tolerant, me dashuri për simbolet kombëtare, duke respektuar simbolet e kombeve të tjerë. Marrëzive politike të të tjerëve shqiptarët asnjëherë nuk u janë përgjigjur me marrëzi. Ata kanë kërkuar bashkëjetesën paqësore në rajon me kombet e tjerë. Sot të gjithë ata individë që ngrihen në nivele të tilla nuk po kërkojnë diçka të re, por atë që kanë kërkuar dhe kërkojnë shqiptarët historikisht drejt ribashkimit kombëtar.
Populli shqiptar dhe njerëzit e tij të mirë nuk kërkojnë atë që nuk është e tyre. Shqiptarët nuk mund t’i thonë vetes gjëra që nuk i dinë. Për ne është ajo që ndjejmë të gjithë, dhunën, diskriminimin dhe varfërinë. Përballë kësaj situate na duhen rrugët e shpëtimit. Me politikën tonë jemi ende tek këmba e urës. Nuk jemi në gjendje të përpunojmë opinionin ndërkombëtar, të gjejmë mbështetësit dhe miqtë më të mirë për të hequr ferrat nga këmbët tona.
Edhe në këtë çështje e kemi të nevojëshme të ndërgjegjësohemi se bashkimin kombëtar nuk do ta kërkojmë në çdo kohë, por atëherë kur e sjellin faktorët veprues. Ky qëndrim i duhet popullsisë shqiptare në Kosovë, brenda Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë. Vëmendja e shqiptarëve sot është fokusuar në Tiranë. Politika e saj ka shfaqur hapur shënjat e inferioritetit, dhe kjo reflekton tek të gjithë shqiptarët kudo. Shqiptarët në Serbi ende nuk kanë arritur të përfitojnë gjithçka që u ofron situata, politika në Podgoricë nuk ka pse të mos pranojë që shqiptarët të vetqeverisen, të kenë komunat e tyre kundër interesave të njëanëshme politike. Shqiptarët në Maqedoni nëse do të jenë të bashkuar në opozitë, do ta detyrojnë politikisht nacionalizmin radikal maqedon të kapitullojë. Kushtet demokratike janë të detyrueshme edhe për Greqinë. Kjo është rezonanca jonë shpirtërore dhe kombëtare, e cila ka filluar të funksionojë.
* * *
Greqia sot është vënë në një pozitë për të ardhur keq, përballë borxheve të mëdha, kritikave të opinionit dhe situatës së brendëshme, pasoja të reaksionit zinxhir të nacionalizmit ekstrem. Nuk do t’ja dëshironim të keqen askujt, por me dëshirën e ripërtëritjes së opinionit social politik dhe ekonomik, do të dëshironim që ajo një herë e mirë të lante hesapet me mendësitë e vjetra politiko fetare, dhe të kthehej në një vend, ku qytetarët të besonin, se një politikë e moderuar dëshmon vlerat e shtetit të qytetarit dhe të vet demokracisë. Në të kundërt “laraska” nuk ka se si të dalë nga gracka ku ka rënë, e ngritur prej saj enkas për të tjerët.
[/justify]
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PERGJEGJE PER KORDINATORIN z. SULEJMAN ABAZI
» Sulejman Abazi (Neshaj): Pse duhet të bashkohen shqiptarët
» Dr. Sulejman Abazi :Të njohim vlerat e Historisë sonë Kombëtare
» Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare
» Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ:“Për inat të vjehrrës, ishallah më vdes burri”!
» Sulejman Abazi (Neshaj): Pse duhet të bashkohen shqiptarët
» Dr. Sulejman Abazi :Të njohim vlerat e Historisë sonë Kombëtare
» Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare
» Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ:“Për inat të vjehrrës, ishallah më vdes burri”!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi