Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ:“Për inat të vjehrrës, ishallah më vdes burri”!
Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ:“Për inat të vjehrrës, ishallah më vdes burri”!
Nga Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)
Epilogu: Jemi dëshmitarë të krizës politike, në kohën kur ish presidenti Sejdiu jep dorëheqjen dhe e çon Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme. Largohet nga kreu i partisë, nuk përfshihet në listën e deputetëve dhe “emigron” për disa ditë në Amerikë. Atëherë u shtruan pyetje të shumta, pse pikërisht ndodhi në këtë kohë, kur shkeljet e Kushtetutës diheshin më parë? Pse Sejdiu nuk la kreun e LDK-së, por preferoi të shkaktonte krizën politike? Kush ishte i interesuar që Kosova në këtë periudhë, në prag të bisedimeve me Serbinë, të ndodhej pa ekip dhe pse? Çfarë shpresonin forcat dhe rrymat politike antishqiptare nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve? Pse në të njëjtën kohë që serbët dolën masivisht në zgjedhje dhe arritën numrin e plotë të deputetëve, nga ana tjetër, u bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në Kosovë? Dhe së fundi, çfarë lidhje kanë sulmet dhe akuzat e Dik Martin & CO ndaj Hashim Thaçit, pas fitores së zgjedhjeve nga ana e tij? T’i shpjegojmë me durim më poshtë.
Prologu. Një kor gjelash qafërrjepur sot kanë bërë si kauzë të përbashkët, sëbashku me pasuesit e Milosheviçit, sulmin ndaj Kombit Shqiptar, gjuhës dhe historisë sonë, të drejtës për vetëvendosje, kanë bërë të përbashkët kauzën, që sipas tyre, Qeveria dhe qeverisja në Kosovë, është jo efikase, jo demokratike dhe jo multietnike. Gjithmonë sipas gjelave qafërrjepur, qeverisja e sotme e Kosovës është një aksident gjoja i politikës amerikane dhe evropiane. Ky sulm drejtohet jo kundër Hashim Thaçit, por do të ishte i tillë edhe kundër çdo kryeministri tjetër të shtetit të pavarur, por siç thuhet rëndom, që në këtë detyrë vetë Hashim Thaçi u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, prandaj meqenëse sot ai po akuzohet nga Dik Martin & CO dhe po kërkohet largimi i tij, është dashur të gjendet një “kriminel”, një “trafikant” dhe një “kolaboracionist” etj. Dhe llotaria në këtë rast i ra Hashim Thaçit që të konsiderohej i tillë. Bukur dhe kjo apo jo(!). Sipas kësaj logjike absurde, ky është i kërkuari dhe më në fund i gjeturi. Po a është Hashim Thaçi i gjeturi për të plotësuar kërkesat e skenarit serb, ku nënkuptohet kërkesa e politikës nacionaliste që, “përballë Tadiçit nuk duhet të jetë Hashim Thaçi i UÇK-së”?
Koha sipas meje, po provon drejtësinë e mendimit të Albin Kurtit, i cili shpesh herë ka theksuar antikërkesën, përse duhet të ulemi në bisedime me Serbinë, vetëm sepse këtë e kërkon faktori politik ndërkombëtar, kur dihet se ende Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Ballkan në dy dekadat e fundit, e veçanërisht kundër popullsisë shqiptare në Kosovë? Përse do të ulet pala shqiptare në bisedime, që të diskutohet Mitrovica Veriore, që të ndahet Kosova, që të shtohen akoma të drejtat për popullsinë serbe në Kosovë?(!)
Nga loja e keqe e klasës politike shqiptare, është dëmtuar shumë çështja jonë kombëtare, sepse siç po shihet, peshorja po anon nga Serbia. Sot nuk po merret vesh se kush është viktima, populli i Kosovës, apo politika gjenoncidiste e Serbisë ndaj shqiptarëve. Në këtë kuadër, çështja bëhet edhe më konfuze, kur politikanë dhe zyrtarë shqiptarë me një qëndrim të përulur dhe servil ndaj udhëheqjes së sotme serbe, vazhdojnë të shpërfillin interesat e popullsisë shqiptare në Kosovë. Loja serbe e mbështetur nga faktori evropian, po e lidh problemin me kombin shqiptar, kundër interesave të tij dhe pavarësisë së Kosovës. Ndoshta Hashim Thaçi e kupton këtë ose jo, këtë nuk e dimë, por elementi i bashkimi rreth tij ende po mungon. Nuk ka propagandë më të mirë, kur akuzohesh ashpër dhe publikisht, por ajo që na bën më shumë përshtypje është fakti se, akuza është e ngritur mbi një fabul shumë të lexueshme e dashakeqe dhe tmerrësisht naive. Kushdo e kupton se në Shqipëri as tani e as atëherë, nëse flitet me gjuhë shkencore, nuk mund të bëheshin operacione të tilla.
Hashim Thaçi e bëri të vetën, e paditi Dik Martin dhe ky i fundit duhet të nxjerrë provat. Mjaft personalitete politik po distancohen nga dyshja tashmë të deklaruar antishqiptar, Karla Drel Ponte e Dik Martin & CO. përballë këtij agresioni politik në përmasa fyese ndaj Kombit Shqiptar, klasa politike në Shqipëri duhet të ruajë gjakftohtësinë. Ky problem nuk ka nevojë që të përdoret për kapital patriotik nga partitë politike, nuk ka nevojë as për të përdorur gjuhë fyese ndaj individëve. Akuza që i bëhet Lulëzim Bashës, se paska qënë shoqërues e përkthyes me një antropolog peruan, nuk do të thotë ndonjë gjë të veçantë për askënd në lidhje me problemin e “shtëpisë së verdhë”, prandaj dhe ministrit i duhet gjakftohtësia, por ajo që duhet të provojë dhe të rrëzojë Lulëzim Basha para opinionit, është akuza, nëse vërtet ai ka përgatitur dosje për Gjykatën e Hagës, siç akuzohet në rastin e Fatmir Limajt. Klasa politike shqiptare nuk po punon për konsolidimin e fitores historike të Kosovës. Të kundërtën bëjnë serbët edhe pse të mundur nga lufta, ata nuk ndalen, shtiren si fitimtarë edhe pse e drejta nuk anon nga ana e tyre, por amplifikojnë me kokëfortësi nacionaliste për gjoja padrejtësitë që u janë bërë në “çështjen Kosovë”(!).
Gjithë çështja qëndron se, klasa politike serbe sot ndihet e mundur dhe e thyer përballë “Qeverisë Thaçi”, si përfaqësuese e UÇK-së dhe me sa duket, ata nuk e duan atë në bisedime, sepse atëherë do të ishte akti i pranimit dhe zyrtarizimit të Qeverisë dhe të shtetit të ri të Kosovës. Por ka dhe politikanë që u janë errësuar sytë dhe bëjnë kauzën e përbashkët me filozofinë serbe, kundër Thaçit. Më së pari, këtu rreshtohen ish titistët, mbeturinat që kanë shërbyer në pushtetin titist në Kosovë, të cilët gjenden mjaftueshëm në LDK dhe në ndonjë parti tjetër. Së dyti, këtu rreshtohen qejfmbeturit nga të ashtuquajturit luftëtarë të orëve të fundit të UÇK-së. Së treti, rreshtohen arrivistët e qelbur, karrieristët, pseudopatriotët dhe moria e zogjve shtegtarë të prostituimit politik, që lëvizën nga një krah në tjetrin për të ngulur nga një pirun në tortën politike.
Pra, sot Hashim Thaçi, i cili i fitoi zgjedhjet me partinë që drejton, pikërisht sot pas fitores, akuzohet rëndë, gjë që na jep të drejtën të bëjmë kundërpyetjen: Pse nuk u akuzua më parë, kur “faktet” diheshin nga Dik Martin? Kjo flet për një konseguencë primitive të Dikut, apo se ky zotëri sot ka motive personale utilitare pas thërrimeve të Serbisë? Ndoshta Qeveria dhe qeverisja Thaçi, duke vlerësuar kritikat që i janë bërë, ka pasur dhe ka objeksione për t’u vetëkorrigjuar nga shfaqjet e korrupsionit, nga neopotizmi dhe drejtimi klanor. Nga këto dukuri vuajnë sot plotë qeveri dhe shtete në mes të Evropës dhe ja ku janë ende. Pra, nuk është ky problemi, por ajo që i duhet sot shqiptarëve në Kosovë, është fakti se, përballë këtyre skenarëve inteligjentë, u duhet të ruhen shumë nga goditjet e brendshme, duke mbajtur parasysh se, titistët, kolaboracionistët, qejfmbeturit, pseudopatriotët dhe arrivisto – karrieristët, po i përmbahen një fjale të urtë të thënë nga populli në Kosovë, “për inat të vjehrrës, ishallah të më vdes burri”.
Tiranaobserver
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sulejman Abazi (Neshaj): Pse duhet të bashkohen shqiptarët
» Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare
» Fronti Demokratik Fdbk: Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-Ku fshihen udbashët shqiptarë?!
» Kush e ka mizen nen kesule? Koment politik nga Prof Dr Sulejman Abazi (Neshaj)
» Dr. Sulejman Abazi (Neshaj):Zbulohet skema e vrasjes së ngadaltë të shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduara
» Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare
» Fronti Demokratik Fdbk: Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-Ku fshihen udbashët shqiptarë?!
» Kush e ka mizen nen kesule? Koment politik nga Prof Dr Sulejman Abazi (Neshaj)
» Dr. Sulejman Abazi (Neshaj):Zbulohet skema e vrasjes së ngadaltë të shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduara
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi