Xhafer Leci: Nga kujtimet e mia në kohë dyshimesh
Faqja 1 e 1
Xhafer Leci: Nga kujtimet e mia në kohë dyshimesh
Nga kujtimet e mia në kohë dyshimesh
Nga Xhafer Leci
Disa njerëz kanë memorjen e fortë-mbajnë mend gjatë kohë. Pse?
Prill 1983. Në Sindelfingen dhe vende tjera në Gjermani u prezantua Premiera e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të RPS të Shqipërisë. Kishin ardhur për ta përcjellur Ansamblin përafërsisht 350-400 shikues, shumica shqiptarë, por kishte edhe gjermanë.
Kurrë në jetën time, deri atëherë, nuk kam qenë më i gëzueshëm dhe i vullnetshëm, për ta shikuar "live" këtë Ansambël. Asnjëherë nuk kisha pasur rastin të shihja e të dëgjoja këngë, valle e muzikë më të bukura, se sa ato në Sindelfingen. Ëndrra, malli për Shqipërinë, shtetin tonë amë, të cilin nuk e kishim mundësinë që ta vizitonim legalisht, por as ilegalisht, ata që nuk kishin flirtëruar me personelin qeveritar shqiptar apo diplomatik. Këtë privilegjë e gëzonin vetëm garda e marksistë - leninistëve dhe të enveristëve të Kosovës. Kisha dëgjuar këngë përmes Radio Tiranës dhe Kukësit, por krejt ndryshe ishte kënaqësia kur i shikonim në skenë vëllezërit dhe motrat tona, duke kënduar e vallëzuar aq bukur.
Në këtë përcjellje të Ansamblit patëm marrë pjesë unë, me gruan time, Refiken, dhe kushërinin tim, Ismail (Asllan) Leci, e shokë të tjerë. Nga kënaqësia na dhimbnin duart duke duartrokitur.
Atëherë iu pata afruar Kameramanit dhe e pyeta nëse e pengoj atë nga afër kamerës të tij të fotografoj Grupin e Ansamblit në skenë, ngase pozicioni për të fotografuar ishte më i mirë? Kameramani më shikoi në sy, por heshti pa më dhënë përgjigje! Unë vazhdova duke fotografuar, kushërini im, Ismajlin, i cili, gjithashtu fotografonte, më tha:
-Xhafer, apo largohesh pak të fotografoj edhe unë nga ky pozicion?"
-Po - i thashë - Ismajl, urdhëro. Unë dhe Ismajli e blemë bashkarisht videokasetën e Vallëzimit të Ansamblit, e cila kushtonte 168 DM!
Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja dhe gazetari-kameramani Petrit Kume |
Më 1999 ishte kohë lufte. Në dhomën parapritëse të zyres të LDK-së, në Stuttgart, më pyet një njeri, i panjofshëm për mua:
- Xhafer si je?!
- Mirë jam,- i them.
- Si është Ismajli,?- më pyet ai.
- Cili Ismail?
- Ai, Ismajli!?
- Unë njoh disa Ismajla - i them.
-A nuk po më njeh, më thot ai?
- Jo- i them!
- Kujtohu ku jemi pa? - Nuk më kujtohet, ndoshta në Kosovë - i them unë.
- Jo, jam nga Shqipëria - thotë ai!
- Po atëherë qenkemi pa në Shqipëri.
- Jo - thotë ai, "në Gjermani jemi pa"!?
- Nuk ka mundësi - i them unë.
- Po - thotë ai- Jemi pa në prill të vitit 1983 në Sindelfingen...! Unë isha kameramani me Amsamblin Shtetëror Shqiptar".
Shikoj afër tij ulur një person tjetër, i pa njofshëm, i cili, ndoshta ishte shoqërues i tij. Mendohem, habitem si me njeh ky njeri pas 16 vitesh?! Unë kisha ndryshuar shumë nga pamja, mosha e ndryshon njeriun, atëherë kam pasur flokët e shpeshta dhe pa mustaqe. Ndërsa tani flokët më kishin rënë, mbaj mustaqe dhe kam shtuar peshën.
Meqë nuk kisha kohë të bisedoja më gjatë, për të mësuar, së paku, emrin e tij, u përshëndeta me - ditën e mirë zotëri, duke e marrë të njëjtën përshëndetje nga ai.
Të nesërmen e marr në telefon z. Hafiz Gagica, të cilin e pyes:
- A është paraqitur dje tek Ju një person nga Shqipëria, i cili po rrinte në paradhomën e zyrës pritëse?
Gagica më tha: "E pashë dikë të panjofshëm në paradhomë duke ndejtur, por ai person nuk u paraqit në zyren time."
Para disa ditësh shfeletova disa revista e gazeta të vjetra, tek revista "Ylli" janar 1982, shoh personin në fjalë, i cili duket në foto, e njoha se ai është kameramani Petrit Kume!!!
Përsëri e pyeta z. H. Gagica nëse i kujtohet personi nga Shqipëria, i quajtur Petrit Kume, i cili mund të këtë vizituar zyren e LDK-së me 1999?
" - Jo, - më tha z. Gagica - nuk më kujtohet ky emër, Petrit Kume, sepse neve, vazhdimisht, kemi mbajtur protokoll, kur kemi pranuar palë mysafirësh, nga kudo që ishin ata. Unë, Sali Çekaj, tashmë "Hero i Kosovës" e të tjerë, të cilët punonim në zyre të LDK-së, nuk lejonim që asnjë mysafir të dalë nga zyra, së paku, pa e pi një kafe"- tha zoti Gagica.
Vërtret, disa njerëz kanë memorjen e fortë, mbajnë mend për gjatë kohë. Por, në rastin tonë, siç shpalosa ca kujtime të një kohe ca të largët, po aq edhe të afërt, mbamendja duket sikur është e porositur. Një personalitet, si zoti Kume, në vitin 1983 shihet në rolin e kameramanit, ndërkohë që ai është fotograf si dhe më 1999 depërton deri në paradhomëm e LDK-së, por nuk identifikohet, i shmangët takimneve dhe ikën që andej, duke lënë prapa dyshimin, hamendjen e madhe, madje në një kohë kur kryetari Gagica kishte ingjirencat e kryetarit të LDK-së, në mungesën e dhunëshme të kryetarit - dr. Ibrahim Rugova.
Doza e dyshimit shtohet kur, sipas disa shkrimeve mirë të faktuara, rezulton se SHIK-u i Kosovës, është krijesë e Sigurimit Shqiptar, qysh prej dy dekadash dhe implikimi në krime tashmë kalon caqet e çdo logjike të shëndoshë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci:Dosjet e falsifikuar nga UDB-a
» Xhafer Leci:NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
» Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE
» XHAFER LECI:LDK kurrë më si dikur!
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci
» Xhafer Leci:NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
» Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE
» XHAFER LECI:LDK kurrë më si dikur!
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi