Adnan Abrashi: Ardhjen e Bogdanoviçit në Kosovë, nuk e ndaloi qeveria e Kosovës, por Brukseli...?!
Faqja 1 e 1

ARDHJEN E BOGDANOVIQIT NË KOSOVË, NUK E NDALOI QEVERIA E KOSOVËS, POR BRUKSELI...?!
Nga Adnan Abrashi
“Ne nuk i kemi dhënë pëlqimin dhe kemi kërkuar t’u drejtohet institucioneve me kërkesë dhe agjendë, përndryshe do të kthehet prapa, apo nëse insiston të hyjë pa leje dhe me persona të armatosur do të arrestohet”, ka thënë për KTV-në zv. kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Hajde për hajër na koftë. Besoj se, me të dëgjuar këtë lajm, nuk ka kosovar i cili nuk është ngazëllye me këtë potez tejet të qëlluar dhe kaherë të pritur të Qeverisë tonë . Më në fund, një zyrtar i lartë serb vendosmërisht ndalohet që pa leje zyrtare të institucioneve të Kosovës të hyjë në territorin e saj sovran. Në këtë moment, aspak nuk është me rëndësi se a është ai zyrtar Goran Bogdanoviqi, apo ndonjë tjetër serb mbiemri i të cilit përfundon me “iq” apo “viq”, por kryesorja është se ia nisi mbarë dhe kjo na inkurajon të gjithëve se më në fund Qeveria e jonë “filloj t’i tregoj dhëmbët e veta”. Figurativisht, të gjithë menduam se pasi këto ditë i mbushi një vjet nga lindja e saj, shyqyr “Pavarësisë” i paskan dalë edhe disa dhëmbë të qumështit në nofulla?!.
Pranoj se, në kuadrin e shumë kritikuesve të ashpër të tolerimeve të këtyre ardhje-vajtje të pa paralajmëruara të qeveritarëve të ndryshëm serb në territorin e pavarur të Kosovës, ka qenë edhe vegjëlia ime, andaj, aty për aty, lajmi i këtij refuzimi shpresëdhënëse, më bëri një presion të fuqishëm në mua si paralajmërim, se ndoshta më në fund ka ardhur koha që edhe unë t’i ndryshoj disa qëndrimet e mija të ashpra kritikuese ndaj Qeverisë tonë ende të vogël njëvjeçare.
Dhe, merrni me mëndë se sa shpejtë u stopua ky disponimi i imi revidues? Përkundrazi, shumë shpejtë, ai u shpalos si koftra-efekt në mua, duke më cytur që në të ardhmen, edhe më fuqishëm të qëndroj në këto pozita të bindjeve që kisha për politikanët tanë dhe në përgjithësi për politikëbërjen jo aq të “pavarur” dhe “sovrane” në Kosovë.
Menjëherë të nesërmen, në ditarin e mbrëmjes së RTK-së, dëgjova lajmin befasues se, urdhrin për ndalimin e hyrjes së zyrtarit të lartë serb Goran Bogdanoviq në Kosovë, nuk e kishte dhënë Qeveria “sovrane” e Kosovës, por qeveria vërtetë sunduese në Kosovë e Brukselit. Jashtë krekosjeve dhe lavdërimeve të qeveritarëve tanë se kjo ndalesë ishte rezultati i tyre, sikur po na del nga ky lajm i dytë, realisht, si shkas i vërtetë i këtij ndalimi, qëndron hidhërimi serioz i Brukselit ndaj Jeremiqit, i cili, ditë më parë, e ka nënçmuar shefin e Zyrës së BE-së në Beograd Sorensenin (që i raporton direkt Solanës) në mënyrë arrogante dhe të pasjellshme, duke mos i lejuar atij të fliste gjatë takimit, ku ishte prezent edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier. Madje, thuhet se Jeremiqi edhe gjatë pjesës së mbetur të takimit, në mënyrë të dukshme e kishte injoruar Sorensenin.
Se sa ishte i saktë ky lajmë, menjëherë të nesërmen e vërtetuan edhe mediat tjera. Por, mbi të gjitha, nga ana tjetër e medaljes, gazetat tona ditore dhe mediet tjera elektronike,atë ditë u mbushën me lëvdatat dhe krekosjet e qeveritarëve tanë për këtë sukses të tyre dhe vendosmërinë e mbajtjes së një kursi të ashpër edhe herëve tjera në situata të ngjashme
A do të jetë vërtetë kjo”vendosmëri” si një praktikë e vazhdueshme principiele e qeveritarëve tanë edhe në të ardhme, mbase mbetet të shohim. Duhet të presim se, pas këtij ekcesi diplomatik me serbët dhe Jeremiqin, si do të pajtohet në të ardhmen Brukseli. E, nga praktikat tona të gjertanishme, e dimë mirë se Brukseli ndaj Serbisë, gjithmonë është treguar me cilësi dhe virtyte të larta morale si të Zotit: Fal, dhe gjithmonë të fal, vetëm nëse pak pendohesh ... ?!
A thua, a mundemi ta paramendojmë deklaratën publike para kamerave televizive , ta zëmë të Kuqit më vonë, kur shumë shpejtë do ta shohim për vizitë në Kosovë edhe ndonjë zyrtar të lartë serb, i cili si zakonisht, përpos tjerash, do të dërgoj përplotë selame ofenduese kundër shqiptarëve, shtetit dhe qeverisë tonë...?!
Unë, veç tani po mundem ta paramendoj se si në atë moment do të duket një deklaratë e tillë e qeveritarëve tanë, e ju?!
Sido qoftë, me këtë veprim, luajti diçka nga vendi! Ja nisi, ja nisi...dhe për hajër na qoftë?!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi:REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË
» Adnan Abrashi:NACIONALIZMI SHQIPTAR NË KOSOVË PAS VITIT 1999
» Adnan Abrashi: Bisedimet Kosovë-Serbi nga një këndvështrim ndryshe
» Adnan Abrashi:JO SEGREGACION TË KONKURENCËS SË LIRË POLITIK NË KOSOVË , z. DELL!
» Adnan Abrashi:NDARJA E KOSOVËS – NJË IDE E VJETËR E AKADEMISË SERBE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi