Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:NDARJA E KOSOVËS – NJË IDE E VJETËR E AKADEMISË SERBE

Shko poshtë

Adnan Abrashi:NDARJA E KOSOVËS – NJË IDE E VJETËR E AKADEMISË SERBE  Empty Adnan Abrashi:NDARJA E KOSOVËS – NJË IDE E VJETËR E AKADEMISË SERBE

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 12:54 am

Adnan Abrashi:NDARJA E KOSOVËS – NJË IDE E VJETËR E AKADEMISË SERBE  173178_1566631317_7666230_n
Adnan Abrashi:NDARJA E KOSOVËS – NJË IDE E VJETËR E AKADEMISË SERBE
Adnan Abrashi:NDARJA E KOSOVËS – NJË IDE E VJETËR E AKADEMISË SERBE  229186_1988561764821_1566631317_32124272_290344_n
Pikërisht, sa është në vazhdim e sipër dialogu i ashtuquajtur “teknik” në mes të Kosovës dhe Serbisë, disa zërat e shpeshtuara që po na vijnë nga Serbia si propozime për një ndarje të mundshme të Kosovës, gjithnjë e më shumë po e komplikojnë këtë skenarë optimiste të Brukselit. Një deklaratë e tillë, së fundmi erdhi nga ministri për Kosovë në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic, dhe të ngjashme ka pasur edhe nga nënkryetari i qeverisë serbe, Ivica Daciq, si dhe nga kryesuesi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq, e gjer tek kryetari serb, Boris Tadic. Edhe pse me pretekstin e arsyetimit kinse si qëndrime personale të disa politikanëve, ato, nga ne shqiptarët, aspak nuk duhet të merren si të rastësishme.
Ata lexues që sado pak i njohin politikat serbe, duhet ta dinë se, e tërë prapavija e tyre është vetëm bashkërendim veprues në mes të Kishës Ortodokse Serbe, Akademisë së Shkencave dhe politikës zyrtare në pushtet (shtetit). Prandaj, sikurse edhe shumë propozime, projekte, plane të përgjakshme dhe veprime tjera të gjertanishme antishqiptar, edhe kjo ide e ndarjes së Kosovës, vjen e gatuar pikërisht nga kjo kuzhinë e politikabërjes serbe.
Si avokati kryesor dhe më i zëshëm i idesë së ndarjes së Kosovës, konsiderohet akademiku serb, Dobrica Qosiq. Ai qysh nëpër disa biseda intelektuale të viteve të tetëdhjeta, si opsion më të përshtatshëm të zgjedhjes historike të çështjes serbo-shqiptare, e ka shtruar haptas mundësinë e ndarjes së Kosovës me marrëveshje në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Në disa literatura të perëndimorëve thuhet se në aneksin e Memorandumit të ASHAS-së, ekzistojnë edhe harta precize topografike mbi realizimin e kësaj ideje në terren. Mirëpo, tek më vonë, dëshmitë e para materiale më bindëse rreth këtyre angazhimeve të Qosiqit, na jep, Boris Joviq, një ish- President i Jugosllavisë.
Sipas Joviqit, më 11 shator 1990, një takim zyrtar dy-orësh që kishte pasur me Qosiqin, rreth diskutimeve programore të zgjidhjes strategjike të çështjeve të rëndësishme nacionale serbe, atëbotë ai i kish sugjeruar se, "Kosova nuk mund të ruhet më...do të jetë shumë reale që ne (serbët v.s) të kufizohemi me ta (shqiptarët v.a), me kusht që ta ruajmë qymyrin (burimet të pasura thëngjillore të linjiti dhe mineralet tjera v.a) dhe disa monumente tona të shenjta (Graçanicën, Gazimestanin)...për relizimin e këtij qëllimi ne duhet bërë një plan të fshaftë të cilin do ta kishim aktivizuar në një moment të duhur (të përshtatshëm politik v.a)”.
Diçka më vonë, në një shkrim të vetin të titulluar “ Shënimet punuese”, të botuara një vit më pas (1991), Dobrica Qosiqi, në mes tjerash shkruante: “Pa aspirata për një Serbi etnikisht të pastër, ne duhet t’i lirojmë ata (shqiptarët) të cilët nuk po ndjehen të lirë me serbët duke na kufizuar kështu edhe neve serbëve që jetojmë në tokat tona këtë liri të garantuar. Menjëherë dhe në mënyrë radikale duhet filluar zgjidhjen e problemit të Kosovës në drejtim të kufizimit tonë me shqiptarët në bazë të parimeve etnike, historike, kulturore... Revidimi i kufijve është i paevitueshme dhe kjo do të jetë shpëtimtare, në rend të parë, për popujt e Jugosllavisë dhe garantuese për një të ardhme demokratike të tërë Evropës. E ardhmja na obligon këtë revidim kufijsh republikan; paqja e përhershme na imponon ta bëjmë këtë revizion të kësaj gjendjeje të trashëguar nga luftërat dhe të dizajnuara nga ideologjia komuniste titiste”. Përfundimisht në shënimet e veta të vitit 1993, rreth kësaj ideje të ndarjes territoriale serbo-shqiptare, Qosiqi thotë: “Bashkimi i popullit shqiptar historikisht është i paevitueshëm, por, ne këtë proces, duhet kushtëzuar me njohjen e së drejtës së njëjtë të bashkimit të serbëve që jetojnë në tërë territorin e ish-Jugosllavisë “ Në fund (po aty) ai thotë, “zgjidhjen përfundimtare e cila nuk mund të pret gjatë”, e kjo nënkupton “rikompozimin e tërë hapësirës ballkanike të Jugosllavisë ...në bazë të principit të vetëvendosjes së popujve”.
Me fuqizimin e idesë së ndarjes së Kosovës, akademiku Qosiq, nuk mbetet me kaq. Edhe më fortë atë e finalizon në veprën e vete “Kosova” (2004) .
Sa për kuriozitet, mendoj se në këtë kontest është interesant të cekim edhe disa shembuj informativ konkretizues:
- Në maj të vitit 2006, si një mënyrë “më të mirë të mundshme” të zgjidhjes historike të konfliktit shqiptaro-serb, njëri ndër intelektualët më të shquar botëror, Noam Çomski, e ka përkrahur haptazi këtë ide të Qosiqit ;
- Me rastin e ditëlindjes së tij të 80-të, urime rasti Qosiqit i kishin dërguar edhe kryeministri i atëhershëm (tashti i ndjerë) i Serbisë Zoran Gjingjiq, kë në mes tjerash atë e kishte cilësuar si “Tomas Manin serb”;
- Më vitin 2005, në një prononcim të tij publik, kryetari i Serbisë Boris Tadiq, kishte deklaruar se, për shumë veprime të veta politike, shpesh konsultohet me Dobricën (Qosiqin)...
Se ideja serbe e ndarjes së Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk ka qen vetëm një propozim individual i akademikut, Dobrica Qosiq, por është një program i qartë gjëthpërfshirës nacional, na dëshmojnë shumë fakte. Ta zëmë, më vitin 1996, në Konferencën vjetore të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Artave (ASSHA), kryetari i saj i asaj kohe, Aleksandar Despiq, gjatë fjalimit të vetë solemn raportues, në mes tjerash kishte deklaruar : “Kohën e fundit , sinqerisht po çuditem me disa politikanë , të cilët, shumë herë në të kaluarën nuk janë treguar si mike të popullit serb, se si sot mendojnë se shqiptarët e Kosovës as që duhet ta ëndërrojnë se mund të bëhen shtet i pavarur. Nëse pak më esëll e shtrojmë këtë punë”– ka vazhduar më tej Daspiq – “atëherë do të shohim se, duke ju falënderuar eksplodimit të vërtetë demografik që ka, pakica shqiptare shumë shpejtë nuk do të jetë më pakicë në Serbi... Pas 20 apo 30 viteve, Serbia do të jetë shtet me dy popuj që kanë numër të njëjtë banorësh – shtet dygjuhësor me dy gjuhë që nuk kanë rrënjë të njëjtë”.

Adnan Abrashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi