Milazim Kadriu: Përkujtojmë Dëshmorët; Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi
Faqja 1 e 1
Milazim Kadriu: Përkujtojmë Dëshmorët; Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi
NË 11 VJETORIN E RËNIES
PËRKUJTOHEN DËSHMORËT: FATMIR HYSENI DHE SKËNDER GASHI
Nga Milazim KADRIU
11 vite më parë, më 9 maj të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë edhe dy dëshmor të kombit pjesëtarë të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit: Fatmir Hyseni-Musa i lindur në fshatin Mavri të Grykës së Llapit dhe Skënder Gashi nga fshati Anallap (ish Bajqinë) . Ata ishin të sistemuar në Brigadën 152"Shaban Shala'' të Zonës Operative të Llapit. Dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi morën pjesë në betejat e zhvilluara në Kaqanuell, Lamaj (ish Potok), Majas, Katunishtë, Bardhash (ish Bradash), Gegaj (ish Dobratin), Revuçë etj. Kështu Fatmiri e Skënderi të vendosur betejë pas beteje duke marr pjesë në luftime vazhduan rrugën drejtë lirisë deri në ditën e 9 majit 1999. Këtë ditë pas një përleshje të përgjakshme me forcat kriminale serbe në beteja të ndara, në luftime të rrepta në afërsi të madhe me forcat serbe bien dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi. Fatmiri bie në betejën në afërsi të "Shkëmbit të Bardhë" afër fshatit Potok, kurse Skënderi në bjeshkët e fshatit Albonë (ish Pakashticë) te "Kroi i Delisë".Ata ranë për të mos vdekur kurrë. Në këtë përvjetor përpos familjarëve, bashkëluftëtarëve merrnin pjesë edhe shumë qytetar të Llapit e më gjerë që bënë homazhe tek vendet e rënies dhe varret e dëshmorëve si dhe evokuan kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të dëshmorëve të UÇK-së .
ME GUXIM LUFTOI PËR LIRI
(Fatmir Hyseni)
Gjyshi i Fatmirit
Ishte luftëtar i rrallë
Me Ahmet Selacin
Ishte bashkëluftëtar.
Në UÇK u radhit
Fatmiri, dha betimin
Luftoi kurrë pa ndalur
Të madh e kishte guximin.
Mori pjesë në shumë beteja
Që nga Kështjellasi
Luftoi shkaun pa ndal
Deri tek Përpellaci.
Tek Guri i Bardh
Fatmiri shikon
Në çdo anë të Llapit
Lufta për liri vazhdon.
Edhe aty në Lamaj
Luftë e rreptë është zhvilluar
Ra në vij të frontit
Lirisë duke i kënduar.
RA NË ALBON TE KROI I DELISË
(Skënder Gashit)
Në ato ditë të vështira
U dha kushtrimi për liri
Nga Anallapi në Bajgorë
U nis Skënderi i ri.
Në çdo anë të Llapit
Për liri ka luftuar
Por edhe me ushqime
Popullatën e ka ndihmuar.
Ra dëshmor,Skënderi
Atje mbi fshatin Albonë
Në bjeshkë tek “Kroi i Delisë”
Që ruan kujtimin e pavdekësisë.
[/justify]
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VII)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (X)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (X)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi