Gjon Keka: Përbuzja e shtetit dhe kushtetutës
Faqja 1 e 1
Gjon Keka: Përbuzja e shtetit dhe kushtetutës
Përbuzja e shtetit dhe kushtetutës
Nga Gjon KEKA
Nëse lidershipi i institucioneve të shtetit të mbykqyrur të Kosovës përdor çdo ditë retorikën se “Kosova është shtet sovran dhe territorialisht i definuar qartë” ,atëherë nëse kjo është vertëtë ashtu ,vendimet mbi disa çështje detale që kanë të bëjë me sovranitetin dhe territorialitetin ta bëjnë realitet duke ndalur kështu një herë e përgjithmonë cenimin e këtij sovraniteti nga ana e strukturave paralele serbe me anë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në muajin maj.Gjithashtu nëse lidershipi i institucioneve të Kosovës ka një kushtetutë që është themel bazë i shtetit juridik dhe demokratik ,atëherë atë duhet ta vëjë në zbatim duke u nisur nga vetë ata e deri të shtrirja në të gjitha pjesët e vendit.Një shtet që ka si synim ecjen në shinat e demokracisë ,shtetit juridik dhe të procesve të integrimit europian,ajo së pari duhet ta kaloj pragun e brendshëm që simbolizon rregullimin dhe funksionimin e shtetit juridik në të gjitha cepat e vendit dhe së dyti në pengimin dhe shuarjen e strukturave që rrënojnë themelet e demokracisë dhe shtetit kushtetues.
Në këtë kontekst duhet theksuar se format e lëvizjeve pozitive për të quar përpara shtetin duke zhvilluar muskujt e kushtetutës në të gjitha nivelet si dhe në të gjithë vendit mund të arrihen vetëm nëse liderët institucional e kanë si udhëzues apo si qëllim primar ndërtimin e një shteti kushtetues ,modern dhe europian.Në kuadër të kësaj është për t'u nënvizuar një gjë e cila jo vetëm se po i kushton shtrenjët Kosovës por edhe po e pengon atë në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore serioze ,nëse qeverisja e popullit të Kosovës përmes popullit të saj, në shtetin e ri dhe të mbykqyrur të Kosovës po bëhet gjithnjë e pamundur për shkak të arsyeve(problemeve të shumta) të brendshme dhe të jashtme, atëherë mbetet si konkretizim i sovranitetit të popullit para së gjithash liderëve institucional të udhëheqin me përgjegjësi institucionet në bazë të kushtetutës duke shtrirë atë në të gjitha cepat e vendit,pastaj sipas vullnetit të popullit dhe me miratimin e tij.Ndërkaq nëse thënia se i gjithë pushteti demokratik del nga populli kjo nuk nënkupton edhe qeverisjen dhe ushtrimin e ndikimit të tij në vendime politike pa u marrë vesh apo pa e dëgjuar edhe mendimin e popullit në lidhje me qëndrimet dhe vendimet që merren si dhe duke u bazuar fuqishëm në ligjshmërin apo kushtetutshmërin që është pjese e trupit të popullit apo qendra e mendimeve dhe vullnetit të tij.Gjithashtu duhet theksuar se strukturat paralele dhe aktivitetete e tyre apo manovrat e tyre nëpërmjet zgjedhjeve brenda një shteti demokratik dhe juridik janë një mish i huaj që pengojnë zhvillimin dhe forcimin e shtëpisë,duke e dobësuar , duke reduktuar kështu fuqinë e kushtetutshmërisë dhe të rendit si dhe të rrugës së integrimit të vendit drejtë proceseve të reja drejtë së ardhmes.
Vlerat themelore të çdo rendi paqëdashës kushtetues janë kur shteti mbanë të lidhura ngushtë aftësinë e veprimit demokratik dhe shtrirjen në tërësi të ligjshmërisë dhe rendit në vend ,sepse vetëm përmes shtetit juridik dokumentohet që demokracia bazohet mbi botëkuptimet e përbashkëta dhe pajtimin e të gjithë qytetarëve për respektimin e rendit dhe ligjshmërisë kushtetuese por edhe të ruajtjes së të drejtave themelore të të gjithëve brenda kornizës së shtetit demokratike e juridik ,shtet ky i të gjithë qytetarëve.Kështu brenda këtij trupi autoritativ dhe legjitim për ushtrimin e pushtetit në tërë vendin mund të hyj një trup tjetër i huaj(strukturat paralele) që pengon shëndetin e demokarcisë forcimin e rendit dhe të shtetit juridik si dhe të zbatimit apo plotësimit të kushtetutshmërisë duke vepruar në mënyrë harmonike -institucionet shtetërore dhe sovrani apo populli në tërësin e tij.Nëse institucionet e Kosovës lejojnë manovrimet e politikës së Beogradit në pjesët e territorit të saj duke nxitur kështu proceset negative me anë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale brenda territorit të Kosovës si dhe duke shkelur kushtetutshmërin apo duke e mohuar fuqinë e saj vepruese ,atëherë politika serbe gjithnjë e më shumë do të bëjë përpjekje që serbët që jetojnë brenda territorit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës të mos mendojnë pastaj të mos besojnë apo t'i binden realitetit të ri dhe jetës brenda shtetit të Kosovës ,por gjithnjë duke ndjekur veprimet iluzive të politikës së Beogradit dhe ndikimet e saj në jetët e serbëve ,pastaj duke i bindur se ata duhet të shikojnë dhe të ushqehen nga kazani i po asaj politike gënjeshtare serbe.
Dhe krejt në fund shteti kushtetues, duhet të reflektoj gjithnje shprehjen e autroiteti të saj në tërë territorin e saj ,ajo duhet të mbyllë çdo vrimë ,çdo defekt apo çdo mosbindje ndaj rendit dhe ligjshmërisë së shtetit,në këtë mënyrë ajo mund të ndal pasojat e shembjes dhe rrënimit të themeleve të demokracisë dhe kushtetutshmërisë.Në lidhje me këtë duhet të thënë se veprimet për të ndaluar fenomenet apo shkeljet e kushtetutshmërisë brenda territorit të Kosovës e që mund të qojnë vendin në humner dhe rrënim shpesh mund të jenë të vështira dhe të mundimshme mirëpo këto sfida duhet që edhe nëse këto procedura kanë në vetvete kompleksitetin e tyre ato(institucionet) duhet ta vëjnë në jetë autoritetin dhe legjitimitetin e shtetit e jo duke e refuzuar e diskredituar kushtetutshmërinë apo shtetin kushtetues si diçka formale.Kosova me ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare dhe përpjekjeve të popullit për të jetuar të lire dhe të pavarur ka hyrë në kohën e demokracisë dhe tani është duke e shijuar e provuar edhe formën e dobishme të saj në jetën politike dhe qytetare .Atëherë nuk mund të mos na vij në mend fjalët e shkrimtarit politik francëz Aleksis de Tokvil, në lidhje me këtë kohë se a do të mund Kosova ta bëjë pjesë të saj demokracinë dhe a do të mund t'i përballoj me mençuri sfidat që dalin rrugës ,ai shkruan në lidhje me këtë proces kështu se "njerëzit qё jetojnë në kohëra demokratike ...nuk e vënë re lehtë dobinë e formave; ata i trajtojnë ato me një përbuzje instiktive.Format nxisin përçmimin, e shpesh edhe urrejtjen e tyre. Të orientuar më tepër në shijim tё lehtë dhe të shpejtë, ata i pengon çdo barrierë që pengon realizimit e shpejtë të dëshirave të tyre; edhe zvarritja më e vogël i pengon. Ky qëndrim që reflektohet edhe në jetën politike, i nxit ata kundër formave, të cilat shtyjnë apo pengojnë realizimin e planeve të tyre.Format bëhen edhe më të domosdoshme sa më i madh dhe i fortë që të jetë sovrani dhe sa më i papërfillshёm dhe i dobët të bëhet individi. Nё kёtё mёnyrё, pёr popujt demokratik, format janё vetvetiu më të rëndësishme se sa për popujt e tjerë."Sidoqoftë mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe më datë 30 maj në një pjesë të territorit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës është zhveshje nga demokracia ,kërcënim i sovranitetit,shkelje e kushtetutës si dhe largim i kësaj pjese nga realiteti i brendshëm i rrjedhës së proceseve demokratik dhe të shtetit juridik apo mospjesmarrja në rrugën e vendit drejtë proceseve të integrimit në strukturat euroatlantike.Me një fjalë lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe nga ana e institucioneve të Kosovës do të thoshte ushqim i iluzioneve dhe ëndërrave të strukturave paralele serbe pastaj politikës së beogradit që të mbaj nën ndikim dhe me kokë të kthyer mbrapa serbët e Kosovës edhe për shumë vite duke i larguar kështu ata nga realiteti ekzistues dhe pjesmarrja aktive si qytetarë në jetën e shtetit të mbykqyrur të Kosovës dhe proceset e saj të rrugës së integrimit në familjen europiane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjon Keka: Këmisha e tradhëtisë
» Gjon Keka: Merimangat e shpellave orientale
» Gjon Keka: Krimbat e perandorisë
» Gjon Keka: Idetë e çmendura
» Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar
» Gjon Keka: Merimangat e shpellave orientale
» Gjon Keka: Krimbat e perandorisë
» Gjon Keka: Idetë e çmendura
» Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi